Kronikë
-
Bashkia e Tiranës i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, lidhur me vdekjen e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj, në landfillin e Sharrës. Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Bashkia e Tiranës e quan të turpshme përdorimin politik të vdekjes së të riut nga PD. 11 Gusht 2016, 14:58
-
Grabitja në Lezhë, Noka: Po
11 Gusht 2016, 14:38
bëhet batërdia, shteti ka rënëIsh-ministri i Brendshëm, Flamur Noka, ka reaguar pas grabitjes nga maskat të një familje në Lezhë. Në një status në Facebook, Noka shkruan se ngjarja është mjaft e rëndë e cila tregon dhe njëherë tjetër se në këtë vend nuk ka asnjë gjurmë shteti.
-
Humbi jetën në landfillin e Sharrës
11 Gusht 2016, 14:22
tropojanët thirrje për protestëSot Arditi ka datëlindjen, mbush 17 vjeç e një muaj, lindur më 11 korrik 1999. Studionte në shkollën e mesme teknike të ndërtimit “Karl Gega” në Tiranë. Para dy ditësh, në një pasdite tiranase, në periferi të saj,ku tashmë banojmë të shpërngulurit e pas nëntëdhjetës, nën qiellin e lotëve dhe vapës së korrikut,u mbulua me dheun e kësaj toke,për t’u përjetësuar nën hyqmin e kësaj jete, kësaj jete që i mori vetëm 17 vjet, duke ia vjedhur të ardhmen, ani pse ishte duke punuar për të siguruar me djersën e ballit, në rrugë të ndershme librat dhe veshjet për shkollë.
-
Shkodër dhe Përmet, asgjësohen
11 Gusht 2016, 14:07
20 mijë bimë kanabis, ikin kultivuesitNga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër është zhvilluar operacioni policor i koduar "PERTEJ MALIT". Në bazë të të dhënave të siguruara në rrugë policore, Efektivat e Komisariatit Shkodër për një periudhë dy ditore kanë ushtruar kontrroll në territorin e fshatrave Shosh dhe Shalë të Dukagjinit Shkodër.
-
Arrestimet te kolaudimi Shkodër
11 Gusht 2016, 13:38
SGS: Asnjë punonjës i kompanisëSGS Automotive Albania mohon pretendimet e mediave për arrestimin e disa punonjësve të saj për korrupsion në qytetin e Shkodrës.
-
KQZ miraton KZAZ Dibër,më shumë
11 Gusht 2016, 13:17
përfaqësues të opozitës nga shortiKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka emëruar anëtarët e KZAZ numër 19 për zgjedhjet e pjesshme të 11 shtatorit në Bashkinë e Dibrës. KQZ vendosi emërimin e anëtarëve të KZAZ ku maxhorancën në këtë komision e ka opozita, pas shortit të hedhur në mbledhje e shkuar të KQZ.
-
Vau i Dejës, Panariti inspekton
11 Gusht 2016, 13:17
punimet për kanalet kullueseMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti inspekton punimet ndërtuese dhe rehabilituese të kanaleve ujitës dhe kullues në Vaun e Dejës
-
Grabitja e bankës në Vlorë
11 Gusht 2016, 12:48
arrestohet një prej autorëve
VIDEO/ Si u grabit Banka në VlorëPolicia e Vlorës ka arrestuar një nga personat e implikuar në vjedhjen e bankës në Vlorë me datë 11 Korrik të këtij viti. Në prangat e policisë ka rënë Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë dhe banues në fshatin Vajzë, Vlorë.
VIDEO -
Vdekja e 17-vjeçarit në Sharrë
11 Gusht 2016, 12:35
PD akuzon kryebashkiakun VeliajKëshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Akil Kraja, ka bërë sot fajtor kryebashkiakun Erion Veliaj për vdekjen e 17-vjeçarit në andfillin e Sharrës. Në një deklaratë për mediat, Kraja tha se heshtja e Veliajt, tregon për përgjegjësinë e tij, në atë që ai e quajti rast të pastër të korrupsionit dhe krimit shtetëror në përpunimin e mbetjeve urbane.
VIDEO -
Veliaj përuron bllokun urban te
11 Gusht 2016, 11:53
Pallatet Agimi në njësinë 5Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka qenë i pranishëm në përurimin e një blloku urban në zonën e njohur si pallatet e “Agimi”, në Njësinë Administrative nr. 5. Veliaj, tha se në këtë zonë është punuar me cilësi, ashtu si në të gjitha blloqet e tjera urbane që janë rehabilituar nga bashkia.
VIDEO
FOTO -
Kush janë tre deputetët e lidhur
11 Gusht 2016, 11:13
me trafikantin? Dosjen e ka BraçeKush është trafikanti i drogës i lidhur me tre deputetë të Kuvendit? Deputeti socialist Erion Braçe, duke iu përgjigjur akuzave të kryetarit të grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka për lidhje të shefave të policisë me trafikun e drogës, u shpreh dje se ka dosjen e një trafikanti dhe lidhjet e tij me deputetët.
-
Vlorë, vritet me plumb në kokë
11 Gusht 2016, 10:08
çobani, 1 i arrestuar, 2 në kërkimNjë vrasje me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Mesaplik të Vlorës. Një i ri i moshës 21-vjeç i identifikuar si Endri Kosteja është qëlluar me një plumb në syrin e djathtë, duke i marrë jetën në vend. Trupi i pajetë ka mbërritur në Spitalin Rajonal të Vlorës rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme.
VIDEO -
Matura,Malaj:Sot u mbyll faza I e
11 Gusht 2016, 09:55
aplikimeve,fituesit me 10 shtatoE ftuar në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv zëvendës ministrja e arsimit Nora Malaj është shprehur se me datë 10 shtator do të shpallen emrat që kanë të drejtë të studiojnë në universitetet shqiptare. Malaj është shprehur se janë universitetet ato që do të shqyrtojnë dosjet e studentëve për të shpallur fituesit. “Në këtë proces Ministria e Arsimit ka vetëm rol vëzhgues”, ka thënë Nora Malaj. Në lidhje me mundësinë e dytë që u është dhënë maturantëve ngelës Malaj është shprehur se ata do të mund të shfrytëzojnë mundësinë pas datës 30 shtator.
-
Vetingu,24 pyetje gjyqtarëve: "A keni
11 Gusht 2016, 09:34
drekuar me persona të inkriminuar?"Procesi i vetingut do të jetë i ngjashëm më atë të dekriminalizimit për nga procedura që do të ndiqet për bërjen e tij. Së pari, prokurorët dhe gjyqtarët do të duhet të plotësojnë nga 4 formularë me pyetje rreth tyre, dhe më pas do të bëhet përmes strukturave të vetingut verifikimi i këtyre informacioneve. Në rast se ata rezultojnë të kenë gënjyer gjatë deklarimit, kjo përbën një arsye për skualifikimin e tyre nga gara.
-
Ngacmoi seksualisht motrën
10 Gusht 2016, 07:28
dënohet me 3 vite burg 21-vjeçariNjë i ri me inicialet S.S është dënuar me dy vite burg nga gjykata e Tiranës,pasi ka ngacmuar seksualisht në mënyrë të përsëritur, motrën e tij 17-vjeçare.
-
Grabitja e Bankës, punonjësit:
11 Gusht 2016, 07:24
Menduam se po lëviznin minjtëVIDEO/ Vendi ku hynë grabitësitNë të gjitha alarmet e rëna nga e premtja në mbrëmje deri të shtunën, kur sipas hetuesve janë marrë paratë, pretendimi që kanë ngritur si Drejtori i bankës Luigj Gjonaj dhe Florian Skarra, shef i sigurisë së filialit është se pas kontrolleve nuk kanë konstatuar asnjë lëvizje të dyshimtë dhe kanë menduar se sinjali i alarmit binte nga ndonjë insekt i mbetur brenda degës ose lëvizje të minjve.
VIDEO
FOTO
Kamerat filmojnë një prej autorëve
Lirohet drejtori, burg shefit të sigurisë
Braçe: Komunikim i ri mes bankave dhe ministrive
Grabitja si në filma, gërmuan nga bodrumi i lokalit
Hetimi i grabitjes nga Prokurori i 21 Janarit, Cama
Policia arreston drejtorin e filialit e shefin e sigurisë
Grabitja e Bankës, KSHH: Shteti mban përgjegjësi, krimi në rritje
Si ruhen kasafortat e bankave, rregullat minimale
Vjedhja e radhës, rreth 1 muaj pas asaj të Rinasit
Precedenti i Bankave, në 2010-ën u tentua një grabitje përmes tunelit
Ngjarja e përsëritur/ Vjedhja e bankës një muaj pas supergrabitjes në Rinas
Basha: Bastisja e bankës, këmbanë alarmi që bie
-
Lezhë, grabitje me armë e
11 Gusht 2016, 07:44
maska, plagoset kryefamiljariNjë grabitje me armë dhe maska ka ndodhur në fshatin Rrilë të Lezhës. Persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyre brenda në banesë dhe kanë dhunuar kryefamiljarin i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Ai është nisur me urgjencë drejt Tiranës.
VIDEO -
''Shqipëria ka nevojë për këta njerëz''
10 Gusht 2016, 21:04
Fleckenstein me emigranten shqiptareEurodeputeti gjerman, Knut Fleckenstein, i cili është dhe raportues për Shqipërinë në parlamentin Europian, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se ka takuar një shqiptare, e cila punon në Greqi
-
Raporti i DASH për Shqipërinë:
10 Gusht 2016, 19:53
Grupet fetare ankesa për pronatDepartamenti amerikan i Shtetit botoi sot raportin vjetor për gjendjen e lirive fetare në botë për vitin 2015. Dy shkelësit më të mëdhenj të lirive fetare, sipas raportit janë ISIS dhe Boko Haram që kanë kryer disa nga krimet më mizore.
-
Rruga, Lame: Tunel panoramik për
10 Gusht 2016, 19:51
mbrojtjen e bunkerit në PogradecDrejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se bunkeri i Luftës së Dytë Botërore në hyrje të Pogradecit do të shpëtojë nga shembja nga projekti i rrugës që po ndërtohet.