Kronikë

  • Tërheqja e një patente të bllokuar, leje qarkullimi apo pagimi i gjobës në policinë rrugore të Tiranës ka rikthyer radhët ku nëse je me fat mund të mbarosh punë për 1 deri në 4 orë, pasi janë të shumtë ata qytetarë të cilët kalojnë dhe ditë të tëra dhe ende nuk gjejnë një zgjidhje për problemet e tyre.  VIDEO
  • Vetëhelmohen nënë e bir
    dhunoheshin nga kryefamiljari

    Nënë e bir kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre me medikamente mjekësore, sepse dhunoheshin në mënyrë sistematike nga kryefamiljari.

  • Sali Berisha: Edi Rama si Don
    Corleone, i vendos rrugës emrin e tij 

    Deputeti i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas lajmit në media se Kryeministri Rama i ka vendosur rrugës ku banon në Surrel emrin e tij. Me një  kërkim në “Google Map” rezulton që rruga në Surrel ku ndodhet shtëpia e Ramës të ketë emrin e tij. Por janë banorët e zonës të cilët e mohojnë një fakt të tillë.

  • Vlorë,vëllai dhe nipi plagosin me 
    mjete të forta prerëse 66 vjeçarin 

    Një 66 vjeçar nga Vlora është dhunuar barbarisht nga vëllai i tij dhe nipi të cilët e kanë goditur dhe më nje mjete peresë dhe me mjete të forta.Mwsohet se Musa Malaj 55 vjeç dhe djali i tij Edi Malaj të dy nga fshati Hoshtim kanë shkuar në banesën e 66 vjecarit M. Malaj, vëllai I Muasit.



  • Vdekja e minatorëve, ndalohen 
    pronarët e 2 minierave në Peshkopi

    Miftar Losha dhe Albet Losha të cilët humbën jetën dje në minierën e Selishtës në Dibër kanë qenë duke punuar në mënyrë të paligjshme-informale, në një objekt i cili kishte ndërprerë aktivitetin, punonin pa asnjë urdhër pune me shkrim nga drejtues teknik, të pa siguruar dhe të pa mbikqyrur nga specialist minerar.Gojard Pula pronar i firmës “Pula X” dhe Ismail Hoxha pronar i firmës “Hoxha SHPK”, janë shoqëruar nga policia e Peshkopisë dhe po merren në pyetje për këtë ngjarje.  VIDEO

  • Ja sa tragjedi numërohen në
    minierat shqiptare gjatë këtij viti

    "Galeritë e vdekjes" padyshim ky është emertimi më saktë për minierat shqiptare që vijojnë të marrin jetë minatorësh.Mungesa e kushteve të sigurisë teknike mbetet shkaku kryesor i vdekjeve ne minierat shqiptare, teksa vetem këtë vit deri më tani kanë ndërruar jetë tetë minatorë dhe shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.  VIDEO

  • Parkoi makinën e gazetarit mbi
    trotuar,pranga kamerierit të ‘Bllokut’

    Në kuadër të masave të rrepta të policisë rrugore për respektimin e rregullave të qarkullimit, ditën e sotme në prangat e uniformave blu të kryeqytetit ka rënë edhe një nga kamerierët e lokalit ‘Choco bar’ i lokalizuar tek ish-Blloku. Mësohet se kamerieri Mario Abazi 23 vjeç është arrestuar nga policia pasi parkoi në trotuar makinën e një gazetari sportiv.

  • Reforma në Drejtësi, UNICEF
    tryezë për të drejta e fëmijëve

    “Drejtësia e të Miturve në fokus të Reformës së Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri” është tema e tryezës së konsultimit publik që po zhvillohet paraditen e sotme nga komisioni i posaçëm parlamentar, në bashkëpunim me UNICEF­-in.  VIDEO

  • Projekti i ri, Veliaj: Biletë
    unike për transportin publik

    Në një takim që zhvilloi me përfaqësues të shoqërisë civile në Bashkinë e Tiranës,kreu Erion Veliaj paralajmëroi se në mbledhjen e ardhshme të këshillit Bashkiak do të 4-fishohen gjobat për këdo që ndot kryeqytetin kjo pasi Tirana është kryeqyteti më i ndotur në rajon.  VIDEO

  • Vlorë, asgjesohen 1.606 rrënjë 
    bimë narkotike kanabis

    Polica e Vlorës ka arritur të asgjesojë 8 parcela në fshatin Gërnec ku ishin mbjellë 1.606 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

  • Shkodër,shkatërrohen 12
    parcela me 1530 rrënjë kanabis

    12 parcela me 1530 rrënjë bime narkotike janë asgjesuar në qytetin e Shkodrës nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim FNSH.Sipas policisë kanabisi ishte i kultivuar në 6 fshatra dhe i ndarë në 12 parcela

  • Berat, vrau për një vijë uji 
    kapet pas 8 orësh autori 

    Sherri për një vijë uji është bërë shkaku i vdekjes së një 28 vjeçari nga qyteti i Lushnjes mëngjesin e sotëm në fshatin Lybesh të Beratit. Viktima është qëlluar me armë nga 34 vjeçari Fatmir Bregu i cili pas krimit është larguar nga vendngjarja .Pas disa orësh policia ka bërë mundur vendodhjen e tij dhe e ka rrethuar duke e bindur të dorëzohet vetëm pas disa orësh.  VIDEO

  • Do shisnin 30 kg eksploziv në
    Tiranë, arrestohen dy kuksianët

    Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, Komisariati i Policisë nr.3 pas një pune një mujore të hetimit ka finalizuar operacionit “Danger” ku nga ana e shërbimeve të policisë kriminale në Kamëz u kapën në flagrancë dy persona.  Mësohet se të arrestuarit janë Sokol Sinani, 31 vjeç dhe Imerli Metaj, 37 vjeç, të dy banues në Kukës. Kapja e tyre është realizuar në momentin kur ata po realizonin dorëzimin e lëndës plasëse. Policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit të tretë.  VIDEO

  • Librazhd,debitori i energjisë elektrike
     dhunon elektriçistin e OSHEE-së

    Dhunohet barbarisht në krye të detyrës elektricisti i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Librazhd. Sali Beqo, i cili rezulton debitor ndaj OSHEE-së ka ushtruar dhunë fizike mbi Nesti Carcia. Elektricisti është keqtrajtuar fizikisht ndërsa kryente detyrën.

  • 11 emigrantë shqiptarë kapen në
    jaht, 5500 € për të mbërrit në Britani

    Një jaht me 11 emigrantë shqiptarë që kishte si synim brigjet e Brianisë së Madhe është kapur nga policia në Holandë. Ndalimi i jahtit është bërë afër Amsterdamit. Bashkë me 11 emigrantët shqiptarë në mjetin luksoz lundrus gjendeshin dhe 14 emigrantë nga Vietnami.

  • Veliaj:Rregullimi i qytetit kushton më
    pak nëse i ruajmë ato që investojmë

    Bashkia e Tiranës ka rehabilituar bllokun e pallateve në rrugën “Ferit Xhajko” në njësinë administrative nr 8. Kreu i bashkisë, Erion Veliaj pa nga afër punën e kryer në këtë bllok pallatesh, ndërsa u ndal të bisedonte edhe me banorët e lagjes, të cilëve u kërkoi të mirëmbajnë investimin e kryer. “Në vetëm katër javë kemi mbyllur këtë investim në një zonë shumë problematike të Tiranës. Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve se rregullimi i qytetit kushton, por kushton më pak nëse të gjithë e ruajmë atë që investojmë”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.  VIDEO

  • Operacioni “Tallavaja” në lokalet e
    natë,2 të arrestuar 26 të shoqëruara

    Gjatë një aksioni për kontrollin e lokaleve të natës në Tiranë ka arrestuar dy persona dhe janë shoqëruar 26 shtetase. Aksioni ka nisur në orët e mbrëmjes së djeshme dhe ka zgjatur deri në orët e para të së dielës. Edhe pse qëllimi i policisë ishte kapja e personave në kërkim, me armë, drogë dhe shfrytëzim prostitucioni u sekuestruan vetëm 20 doza kokainë.

  • Pogradec, 27-vjeçari i zhdukur prej
    tre ditësh gjendet i pajetë në kanal

    Gjendet i pajetë trupi i 30-vjeçarit nga fshati Cerrave i Pogradecit i cili rezultonte i zhdukur tre ditë më parë. Ngjarja e rëndë u regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Korçë - Pogradec në vendin e quajtur Qafe Pllocë. Sipas të dhënave nga blutë e Pogradecit, trupi i pajetë i 30-vjeçarit të zhdukur tre ditë më parë u gjet në kanal bashkë me motorin që ai udhëtonte në momentin e ngjarjes.

  • Dibër, shembet masivi i dheut 
    vdesin 2 minatorët kushërinj 

    Miftar Losha 54 vjeç dhe kushëriri i tij Albert Losha 35 vjeç janë dy viktimat e radhës në galeritë e minierave shqiptare. Dy kushërinjtë po punonin në minierën e Selishtës në Dibër kur gjatë punës pasditen e sotme i ka zënë poshtë një masiv dheu. Kanë qenë punonjësit e tjerë dhe banorët e fshatit që u kanë ardhur në ndihmë. Aksidenti tragjik ndodhi pikërisht në një ditë pushimi si e sotmja, ndërsa administrator i njësisë vendore të Selishtës, Mirjan Elezi në një lidhje telefonike për A1 Report sqaron se miniera është e palicensuar dhe nuk plotësonte as kushtet minimale të sigurisë.  VIDEO

  • Ja fotot e pistët ku u kap Vilson Lamaj

    Shqiptarja.com sjell për herë të parë foto të pistët në Costa Merlata në Ostuni Itali, ku më 24 gusht në orën 08:15 minuta të mëngjesit u sekuestrua avioni me 130 kg marijuanë i cili u nis nga Xhelilaj e Vlorës dhe drejtohej nga shqiptari Vilson Lamaj.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv