Kronikë

  • Këngëtari i mirënjohur, Tonin Tërshana, sot në moshën 80 vjeçare, është një nga përfituesit e parë të banesave sociale. VIDEO 
  • Lufta kundër informalitetit/ Dyndje
    në QKR-të e Tiranës dhe rretheve

    Nisja e fushatës kundër informalitetit ka shtuar radhët në QKR në të gjithë vendin. Në Vlorë prej një muaji janë shfaqur radhët e gjata, ndërsa dita e sotme ka shënuar fluksin më të madh. Brenda dy orëve janë regjistriruar 20 biznese. Në Fier fluksi i qytetarëve që paraqiten për të regjistruar bizneset është i lartë. Në Shkodër radhët pranë QKR në Shkodër vijojnë prej ditësh. Qytetarët ankohen për situatën e krijuar, duke u shprehur se nuk arrijnë të mbarojnë punë për shkak të burokracive. Sipas tyre me dokumentacionin operon vetëm një zyre.  FOTO  VIDEO

  • Itali, zbulohen 500 kg kanabis
    pranga shqiptarit e një marokeni

    Një sasi prej 500 kilogramë kanabis e cila dyshohet se vinte nga Shqipëria është zbuluar në kryeqytetin e Italisë në një vilë. Operacioni është bërë gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme dhe në pranga janë vënë dy emigrantë, një shqiptar 27-vjeçar dhe një maroken, 29 -vjeçar. Gjatë aksionit të policisë ka pasur rezistencë nga ana e dy personave të arrestuar të cilët kanë hapur zjarr duke lënë të plagosur edhe disa agjentë policie.

  • Zbulimi i kapos së laboratorit të
    kokainës, Prokuroria kërkon kohë

    Për llogari të kujt punonte laboratori i kokainës në Xibrakë të Elbasanit dhe se si futej lënda narkotike në Shqipëri, kjo ende nuk është zbardhur nga 6 muaj hetime. Ky fakt konfirmohet nga burime pranë Krimeve të Rënda të cilat po ashtu sqaruan se kanë kërkuar zgjatje të hetimeve nga Gjykata dhe me 3 muaj.  VIDEO

  • Lezhë, godet me grusht punonjësen
    e gjendjes civile, kërkohet 30-vjeçari

    Punonjësja e gjendejes civile në Lezhë, Prena Përpali u godit me grushte në krye të detyrës. Policia ka shpallur në kërkim autorin 30 vjecar me inicialet E.SH. 

  • Arrestohet 19-vjeçari, dyshohet se ka 
    kryer marrëdhënie me një 13-vjeçare

    LUSHNJË/ Një 19-vjeçar nga qyteti i Lushnjës është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur. Mësohet se 19-vjeçari Kejdi Çela është vënë në pranga pasi vajza 13-vjeçare E.F në prani të psikologes ka shpjeguar se para rreth 4-5 ditëve ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

  • Vrasja për një vijë uji, autori: U 
    ​dorëzova kur më mbaruan fishekët

    34-vjeçari Fatmir Bregu është shprehur i penduar për vrasjen e 28-vjeçarit pas konfliktit që kishte lindur për vaditjen e ujit. Në ambientet e policisë ai tregon se si nisi konflikti e në nerva e sipër shkoi të marrë armën kallashnikov që mbante pa leje në shtëpi dhe qëlloi ndaj  28-vjeçarit Namik Gjoka.  VIDEO

  • Shkodër, 400 policë në aksion
    mbyllet dita e parë e operacionit

    Rreth 400 forca policie si dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, me 60 mjete, kanë nisur që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë anti-kanabis në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Operacioni ka zgjutur deri në orët e vona të mbrëmjes së martë dhe pritet të nisë sërisht të mërkurën.

  • Avioni i drogës, përgjimet dhe
    pseudonimet e anëtarëve të grupit

    Prokuroria e Krimeve të Rënda në Itali, në bashkëpunim me atë Shqiptare zbardhin përgjime të reja për pjesëtarët e grupit të drogës që transportonin me avion nga vendi ynë në Itali. Nga përgjimet ka rezultuar se polici i arrestuar si pjesëtar i grupit kriminal ishte i përfshirë në trafikun e drogës. 
    Arkiv/ Lajmet për trafikun e drogës me avion

  • 25-vjeçari kapet në flagrancë me
    kallashnikov dhe me dy maska

    Pas denoncimit në Komisariatin Dixhital, nga një qytetar se një person i dyshimtë që mbante një çantë dore dhe lëvizte në lagjen "8 Shkurti" Fier, policia ka arrestuar një 25-vjeçar. Pas identifikimit u bë kapja e Arteo Muahjt dhe gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën brenda çantës që mbante me vete.

  • Aksident me pasojë vdekjen në Fier
    largohet nga vendngjarja shoferi

    Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Fier. Aksidenti ku mbeti i vdekur një person ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”. Agim Hoxha u dërgua pak minuta pas aksidentit në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve

  • Durrës, 5-vjeçari i humbur kthehet tek
    prindërit,policia falënderon A1Report

    Pak minuta pas publikimit të lajmit në A1 Report për humbjen e një fëmije 5 vjeç, prindërit janë paraqitur në Komisariatin e Policisë së Durrësit. Policia njoftoi fillimisht se fëmija i gjetur nuk pranonte të fliste dhe se nuk kishte dhënë asnjë informacion mbi prindërit e tij apo sesi ishte larguar prej tyre.

  • Reagon Bashkia e Tiranës:
    Nuk kemi rrugë "Edi Rama"

    ​Bashkia e Tiranës në një reagim për shtyp sqaron lajmin e publikuar pas një statusit të ish-kryeministrit, Sali Berisha në Facebook, ku pretendonte se një rruge i është vënë emri “Edi Rama”. Në reagimin e bashkisë, thuhet se një gjë e tillë është e pavërtetë dhe se emërtimi i rrugëve bëhet me vemdim të Këshillit Bashkiak.

  • ARD reportazh në Shqipëri: Nuk e
    besojmë, thuaji Merkelit do vijmë!

    ​Shqiptarët largohen për një jetë më të mirë për në Gjermani. Kështu përgjigjen banorët e Elbasanit dhe ata të Shishtavecit në reportazhin e televizionit publik gjerman ARD se përse kërkojnë azil. Televizioni ARD ka shoqëruar kthimin në shtëpi të një qytetari nga Elbasani të cilit i është refuzuar azili. Ai ka falënderuar Gjermaninë për trajtimin që i ka bërë, duke thënë se kjo ishte mundësia e vetme e tij.  VIDEO

  • Konferencë botërore për paqen
    450 personalitete vijnë në Tiranë

    “Paqja është gjithmonë e mundur” është konferenca ndërkombëtare që Komuniteti i Sant Exhidios, një nga komunitetet katolike më me influencë në botë, do të sjellë nga data 6 deri në 8 shtator në Tiranë. Personalitetet më të larta, ekspertë të feve, përfaqësues fetarë nga e gjithë bota do të flasin në Tiranë për Paqen dhe mundësitë e realizimit të saj në botë, në vendet e prekura edhe sot nga konfliktet.  VIDEO

  • Lavdrim Muhaxheri është gjallë 
    reklamon edhe monedhën e ISIS

    Lavdrim Muhaxheri, xhihadisti shqiptar nga Kaçaniku i Kosovës, jo vetëm nuk është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por vijon të jetë një ndër drejtuesit më aktivë të ISIS. 

  • ALUIZNI Durrës: Legalizimet,
    dy muaj për të shlyer detyrimet

    ALUIZNI i degës së Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë objekte për të legalizuar që brenda dy 2 muaj të shlyejnë detyrime financiare pasi në të kundërt objektet do të sekuestrohen nga shteti.  VIDEO

  • 7-mujori,OSHEE:Arkëtimet u rritën
    me 49%, humbjet u ulën me 6%

    Në 7 muajt e parë të vitit 2015, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) mblodhi në total shumën prej 39,3 miliardë lekë, ose 12,9 miliardë më tepër se e njëjta periudhë e 2014-tës me 49% rritje dhe 17,2 miliardë më shumë se 2013-a me 78% rritje.

  • U kap me 0.5 kg hashash, Mero:
    E kam blerë për qëllime mjekësore

    "Hashashin që më keni sekuestruar e kam për përdorim mjekësorë dhe me të kuroj babanë e sëmurë.” Në këtë mënyrë i është përgjigjur oficerëve të policisë 33-vjeçari Alban Mero i konsideruar si tekniku dhe tashmë nën akuzë për vjedhje, armëmbajtje, si dhe trafikim lëndësh narkotike
    VIDEO

  • Gjirokastër, tregu industrial në
    kushte jo normale, në Bulevard

    Një pamje aspak normale e sidomos për një qytet si Gjirokastra e cila është pjesë e Trashëgimisë Botërore. A1 Report sjell një panoramë të tregut industrial në Gjirokastër ku aktiviteti kryhet në bulevardin kryesor në lagjen “18 shtatori”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv