Kronikë

  • Në pikën kufitare të Rinasit policia arrestoi dy persona me kombësi Guineze pasi konstatoi se dokumentat e tyre ishin të falsifikuara. Uniformat blu ndaluan Alpha Oumar Barry dhe Thierno Madjou Bah pasi udhëtonin me dokumenta të falsifikuara, viza shqiptare të falsifikuara si dhe leje qëndrimi Belge të falsifikuara. 
  • Cannon:Shifrat e “The Guardian” për
    fëmijët e trafikuar s’janë verifikua

    Faktet tronditëse të trafikut ndërkombëtar të fëmijëve shqiptarë të publikuara në gazetën e njohur britanike “The Guardian”, ku Shqipëria zë vendin e dytë, për ambasadorin e britanik mbeten të paverifikueshme, ndonëse janë bërë pjesë e një hetimi të gjerë.
     

  • Rrëfehet vrasësi i penduar, si u
    zbulua plani për Mimoza Kusarin

    Me një foto të Mimoza Kusari lilës dhe ofertën prej 300 mijë euro Mikel Qupi biznesmeni Kosovar i Hidrokarbureve i ka kërkuar 24-vjeçarit nga Tropoja Gramoz Nokshiqi të vrasë kreykomunaren e Gjakovës Mimoza Kusari Lila. Është kjo dëshmia e Nokshqit e dhënë në muajin korrik në policinë e Tropojës, të cilën REPORT TV e mëson me burime nga grupi hetimor.

  • Itali, shkatërrohet banda shqiptare
    arrestohen 18 persona për 73 vjedhje

    Policia e Xhenovës ka arrestuar 17 shqiptarë dhe një italian pjestarë të një bande të specializuar për vjedhjen e banesave. Pjestarë të kësaj bande banonin në Rajonin e Ligurias ndërsa vjedhjet i kryenin në veri të Italisë zonë e cila njihet për familje më të pasura. 

  • Djali i Remzi Hoxhës u "lë"në dorë
    peticionin deputetëve të Kuvendit

    Një ditë pas protestës që u mbajt para zyrave të Kuvendit të Shqipërisë nga të afërm të Remzi Hoxhës, djali i tij, u dorëzoi këtë të enjte dorazi deputetëve, peticionin ku kërkon gjetjen e eshtrave të të atit si dhe arrestimin e ekstradimin e Ilir Kumbaros. 

  • FOTOLAJM/ Spitali ushtarak, tani
    shërbim mjekësor edhe për kafshët!

    Kjo foto me përmbajtje mjaft shqetësuese, ku shfaqet një qen brenda ambienteve të spitalit ushtarak, është publikuar kudo në rrjete sociale. 

  • Tahiri takon Knut Fleckenstein 
    diskutohen arritjet dhe reformat

    Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri priti sot reporterin për Shqipërinë në Parlamentin europian, z.Knut Fleckenstein. Arritjet e MPB-së dhe Policisë së Shtetit gjatë këtij viti në luftën kundër narkotikëve, krimit të organizuar dhe korrupsionit ishin në fokus të takimit.
    VIDEO

  • Ashpërsohen kontrollet, gjoba 40
    mjeteve që transportojnë nxënës

    Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka nisur aksionin për kontrollin e automjeteve të transportit të udhëtarëve qytetas dhe ndërqytetas si dhe atë të transportit të nënësve të shkollave me mjete 8+1 dhe 9+1. Deri tani janë ndëshkuar më shumë se 40 drejtues mjetesh që tansportojnë nxënës shkollash më shumë se kapaciteti i lejuar në lejen e qarkullimit dhe janë testuar për pije alkoolike më shumë se 250 drejtues mjetesh që drejtojnë mjete të transportit të udhëtarëve dhe të nxënësve të shkollave.

  • Përmet, pranga 2 doganierë e shoferi
    kaluan goma makinash kontrabandë

    Arrestohen dy doganierë të pikës doganore Tre Urat Përmet si dhe një person tjetër i akuzuar për veprën penale "Kontrabandë me mallra të licensuara". Policia e Përmetit ka ndaluar doganierët Sokol Kamenica dhe Orland Çepani pasi ka konstatuar që gjatë shërbimit të tyre kanë kaluar mallra kontrabandë.

  • "Çelësi i Tiranës" për Withers:
    Ka një frymë ndryshimi në qytet

     Ish-ambasadori amerikan në vendin tonë John Eithers është nderuar në një ceremoni të veçantë nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili i dha çelësin e Tiranës ish-kryediplomatit, një simbolikë për ta falenderuar për mbështetjen e dhënë ndaj zhvillimit të demokracisë në vendin tonë.
    VIDEO  FOTO

  • Shpërdoruan detyrën, prokuroria
    çon në gjyq 7 ish-zyrtarë të ALUIZNI

    7 ish-zyrtarë të ALUIZNI-t janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pas përfundimit të hetimit. Sipas një njoftimi për shtyp ata akuzohen për ‘shpërdorim detyre “, për legalizmin e ndërtimit të 14 subjekteve në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej rreth 370 mijë euro.

  • Jalë, plumb aksidental 1-vjeçares
    vëllai 4 vjeç mori çiften e babait

    Armët në duart e fëmijëve kanë shkaktuar një tragjedi në Jalë të Vlorës. Një vogëlushe 1-vjeçare humbi jetën pasi mori një plumb aksidental në kokë nga vëllai i saj 4-vjeçar.

  • Itali, pensionisti vret në shkallë 
    shqiptarin "hajdut", nisin hetime

    Një i ri shqiptar u vra në Milano nga pronari i shtëpisë ku dyshohet se ai do të kryente grabitje. Një plumb në zemër i mori jetën 22-vjeçarit ende të paidentifikuar. Shqiptari u vra nga pensionisti Francesco Sicignano dhe nga hetimet e deritanishme dyshohet që ai të jetë qëlluar ndërsa ndodhej në shkallët e jashtme dhe ende nuk kishte hyrë në shtëpi.

  • Lushnje, dhunoi nënën dhe
    njerkun vihet në pranga 23-vjeçari

    Një 23 vjeçar me inicialet E.P nga fshati Zhelizhan i Lushnjes, është arrestuar nga policia pasi një ditë më parë ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe njerkut të tij.

  • Belsh, përmbyset një furgon
    me 30 nxënës, disa të lëndua

    Një autobus i cili transportonte rreth 30 nxënës të shkollës së mesme të Belshit është përmbysur mëngjesin e sotëm në aksin Drogot-Belsh.

  • DEBATE për emigrimin/ "Trafiku i
    azilantëve nga 2 agjenci të opozitës”

     Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka akuzuar opozitën si të përfshirë në trafikun e azilantëve shqiptarë drejt Gjermanisë. Dade dhe Dokle: Informacioni u dha nga zv.kryetari i Bundestagut gjerman.

  • Policia nuk do të qëllojë me armë 
     në protesta...edhe të paligjshme

    Gazeta Shqiptarja.com zbardh vendimin, ja tre rastet kur do te lejohet perdorimi i armeve. “Armët e zjarrit nuk mund të përdoren në asnjë rrethanë në rastin e protestave paqësore, qofshin ato të ligjshme apo të paligjshme”. 

  • Ndryshimet, komision i pavarur
    për verifikimin e pasurive

    Projekt-drafti i grupit të ekspertëve të nivelit të lartë ka krijuar disa struktura këshilluese, ku ndër të tjera është dhe një strukturë tjetër që do quhet Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.Gjithashtu, kjo reformë synon të ngrejë dhe një Komision të Pavarur Kualifikimi me disa anëtarë të cilët do bëjnë kualifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ky komision të verifikojë në bashkëpunim edhe me ILDKPI pasurinë e çdo gjyqtari dhe prokurori dhe në fund do dalë me një vlerësim.

  • Reforma në prokurori, kreut të
    akuzës i hiqen kopmetencat

    Projekti për ndryshimet në Kushtetutë: Prokurori i Përgjithshëm merr rolin e administratorit. Projek-drafti copëton në disa drejtime institucionin e Prokurorisë së Përgjithshme, e cila nëse do miratohet reforma, do të humbë Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Sipas draftit të ri, kjo prokurori nuk do ekzistojë, ndërkohë që Krimi i Organizuar dhe Trafiku i Drogës do i kalojë prokurorive të rretheve.

     

  • "Byroja", prokurorëve do t'u 
    hetohen tabulatet telefonike

    Zbardhet projektligji, krijohen dy kontrolle të larta për gjyqtarët dhe prokurorët. I hiqen kompetencat Adriatik Lllallës. Shkrihen Krimet e Rënda, ndryshojnë kriteret e emërimeve në Gjykatën e Apelit.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv