Kronikë

  • Gjermania vijon që të riatdhesojë shqiptarëttë cilët kishin shkuar atje për të kërkuar azil ekonomik. Në një javë, në Shqipëri janë riatdhesuar 256 persona.
     
  • Flet me familjen në telefon
    kapet në pyll vrasësi i Hasës

    Bisedat telefonike me familjarët kanë "tradhëtuar" Miran Tilën. Kështu është arrestuar në afërsi të Shën Pjetrit në Durrës, autori i vrasjes së biznesmenit Arben Hasa. Tila, 43 vjeç nga fshati Manëz u kap nga policia e Durrësit në fshatin Rreth të Manzës në një zonë të pyllëzuar, ku dyshohet se ishte fshehur. Po ashtu uniformat blu kanë gjetur dhe i kanë bllokuar atij edhe armën e krimit “Kallshnikov”.  VIDEO
    Durrës, sherri 4 muaj më parë shkak për vrasjen

  • Llalla - prokurorëve të Fierit:
    Luftoni korrupsionin, ose burg!

    Luftoni korrupsionin ose të gjithë do të dilni para drejtësisë. Me këtë thirrje të fortë i është drejtuar kryeprokurori Adriatik Lllalla prokurorëve të Fierit, kolegu i të cilëve u arrestua vetëm pak ditë më parë nën akuzë për 20 mijë euro ryshfet për një çështje.
     

  • Fushata e Nebiajt për FRPD-në
    Valle me këngë për Sali Berishën

    Një ditë pas përfundimit të këtij konkurimi në stukturat e PD-së në rrjetet sociale është publikuar një video e cila duket që i perket turit per fushatën për zgjedhjen e kreut te FRPD-së ku Nebilaj shfaqet duke kërcyer këngën që i këndohet figurave të PD-së 

  • "8 Dhjetori", Nishani thirrje të
    rinjve: Guxoni të rizgjoni shpresë

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka ftuar studentët që të guxojnë për të rizgjuar shpresën e humbur. Thirrja është bërë gjatë një aktiviteti në kujtim të Dhjetorit të vitit 1990, ku të pranishëm ishin stidentët ekselentë dhe dekanë të Fakulteteve të Univsertitetit tëTiranës.  VIDEO

  • Mark Frroku në gjyq me 4
    akuza, rrezikon 32 vite burg

    Pas 9 muajsh hetime deputeti i mazhorancës Mark Frroku, njëherësh kryetar i Partisë Kristian Demokrate do të gjykohet për 4 vepra penale, atë të vrasjes së një shqiptari në Belgjikë, mosdeklarimit të mbi 2 milionë dollarëve pasuri, pastrimit të parave nga trafiku i drogës dhe ndërtimit të paligjshëm mbi një godinë të cilën ja kishte blerë deputetit Tom Doshi. Referuar Kodit Penal dhe akuzave të ngritura ndaj Frrokut ai rrezikon 32 vite burg.

  • Ja ku u shit 4.4 milionë litra
    naftë bruto, zbardhet skema

    4.4 milionë litra naftë “ virxhin” e cila dyshohet se është kontrabanduar nga kompania “Tea Construction & Petrol”, duke shmangur akcizën, në pronësi të biznesmenit tashmë të shpallur në kërkim Adrian Xhillari, mendohet se është shitur në tregun vendas kryesisht në Fier, Vlorë, Durrës, Shkodër e Tropojë. Zbardhet skema e përdorur për këtë kontrabandë.

  • Tropojë, shembet galeria, humb
    jetën gjatë punës minatori 42 vjeç

     Një minator ka humbur jetën gjatë punës në fshatin Zogaj të Tropojës. R. Aliaj, 42-vjeçar ka mbetur i vdekur nga shembja e galerisë në një minierë të firmës "Bytyçi". Aliaj po punonte në hyrjen e minierës ku u zu nga masivi i dheut.

  • ​Robert Hand: Shqipëria duhet të
    kishte ecur përpara me tjetër ritëm

    Në gusht 1990, disa muaj para se të vendosej pluralizmi në Shqipëri, një delegacion amerikan bëri vizitën e parë zyrtare në Shqipëri që nga viti 1946, drejtuar nga ish- Senatori demokrat Dennis DeConcini. Kjo vizitë ishte në kuadër të Komisionit të Helsinkit, ose të asaj që atëherë quhej KSBE, nga i cili regjimi komunist donte të merrte miratimin për t’u bërë pjesë e procesit të Helsinkit, duke shpresuar të menaxhonte ndryshimet dhe të mos humbte pushtetin.

  • VIDEO / Përleshje masive me armë
    e thikë mes shqiptarëve në Holandë 

    Policia është ende në kërkim të autorëve të plagosjes së tre shqiptarëve në Roterdam. Në një sherr masiv mes shqiptarëve të ndodhur në një lokal tre meshkuj u plagosen me thikë dhe armë zjarri. Sherri nisi rreth orës 23:00, kur lindi një mosmarrëveshje ndërmjet personave të ndryshëm në kafenenë "De Markt".

  • ​Rama në Kukës: 1.5 milionë dollarë
    investime për projektin e qendrës

    Gjatë vizitës në Kukës, kryeministri Edi Rama është ndalur në sheshin e qytetit të Kukësit. Investimet e programit të qeverisë për rilindjen urbane parashikon që rikonceptimin e shëtitores dhe parku në një projket që kap një vlerë prej 1.5 milionë dollarë.

  • Të akuzuarit për terrorizëm
    dalin në mbrojtje të luftës në Siri

    Vazhdon gjyqi ndaj të akuzuarve se kanë rekrutuar dhe kanë nisur luftëtarë shqiptarë drejt Sirisë. I pandehuri Fadil Myslimani, nga salla e gjyqit, doli për herë të parë në mbrojtje dhe mbështetje të luftëtarëve të ISIS-it në Siri e Irak. Në sallën e gjyqit, ai filloi leximin e një letre të shkruar me dorë, duke mbrojtur luftën e shenjtë, sipas tij, të luftëtarëve të ISIS-it në Lindjen e mesme.

  • Grabitja, mbeten në burg 5 policët
    privat, shoqëruesi në arrest shtëpie

    Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 punonjës të firmës së sigurisë dhe një në arrest shtëpie, pas grabitjes së 3.5 milionë eurove të enjten e kaluar në Qafë-Kashar. 

  • Kukës, 6 muaj nga granti, si
    e bëri fermeri rrënojën biznes

    Mbështetja e qeverisë ndaj fermerëve faktohet me vepra konkrete. Në këtë mënyrë kryeministri Edi Rama është kthyer pas 6 muajsh në Kukës ku ka parë investimet në magazinën e grumbullimit dhe përpunimit të bimëve mjekësore të një fermeri të kësaj zone, të cilin agjencia e zhvillimit bujqësor financoi përmes një granti. Më parë kjo ndërtesë ishte një ngrehinë e rrënuar.

  • Nishani në Spaç: Dhe pas rënies së
    komunizmit, asnjë s’ka kërkuar falje 

    Presidenti Bujar Nishani vizitoi Burgun e Spacit në ditën e 25 vjetorit të rënies së komunizimit. Presidenti u shpreh se duhet kumtuar për drejtësi, hapjen e dosjeve, dhe pastrimin e shoqërisë e politikës nga të inkriminuarit. Nishani dekoroi edhe disa ish të burgosur. 

  • Lezhë, përkujtohet vdekja e
    mjeshtrit të madh, poetit Gjok Beci

    Miqtë e mjeshtrit të madh mirditor poetit, Gjok Beci i cili nuk jeton më, janë mbledhur në Lezhë duke përkujtuar këtë figurë të madhe të kombit Shqiptar. 

  • Shkup: rruga merr emrin emrin e 
     liderit të Dhjetorit Azem Hajdari

    Këshilli i komunës në Shkupi vendosi që ti japë emrin e liderit të lëvizjes se Dhjetorit Azem Hajdari, një rruge në lagjen Çarshi .

  • Gjakos Mumajesin pas "Këngës
    Magjike", Stine hetohet në liri

    Ndërsa në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve Aurela Gaçe ngriti kupën e fitores së Këngës Magjike 2016, jashtë sallës dy këngëtarët Stine dhe Flori Mumajesi u përfshinë në një sherr të dhunshëm mes tyre. Stine (Ernest Duka) goditi me shishe në kokë Mumajesin. Stine shoqërohet në polici: Nuk e kam qelluar, u veteplagos. Këngëtari procedohet në gjendje të lirë.

  • Fier, falsifikoi kallëzimin e gruas së
    dhunuar, në hetim efektivi i policisë

    Një oficer policie nga Fieri akuzohet për falsifikimin e kallëzimit të një gruaje me inicialet B.GJ. Kjo grua ka denoncuar në Policinë e qarkut Fier dhe pikërisht para oficerit Arben Deda dhunën e rëndë fizike të ushtruar mbi të nga kunati i saj  Asqeri Gjodeshi.

  • Meta në Prishtinë, takim me Veselin
    në orët e mbrëmjes për dalje nga kriza

    ​Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në orët e vona të mbrëmjes ka zhvilluar një takim me homologun e tij nga Shqipëria, Ilir Meta. Takimi është mbajtur në njërin prej restoranteve në periferi të Prishtinës, ndërsa sipas burimeve jozyrtare, Meta ka ardhur në Kosovë për të ndërmjetësuar në mes të opozitës dhe koalicionit për dalje nga kriza parlamentare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv