Kronikë
-
Policia e Durrësit ka arrestuar ditën e sotme ish-drejtorin e drejtorisë së shërbimeve operacionale në Portin e Durrësit, Agron Çopjan nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Arrestimi i Agron Çopjas ka ardhur në kuadër të hetimeve që sollën edhe arrestimin e disa ditëve më parë të ish-Drejtorit të Portit Durrës Eduard Ndreu. 19 Mars 2015, 22:34
-
Plagoset një efektiv policie gjatë
19 Mars 2015, 21:40
operacionit antidrogë në VlorëNjë efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni antidrogë mbrëmjen e djeshme pranë zonë së njohur si "Kuzum Baba". Katër prej trafikantëve janë arrestuar, ndërkohë që janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Burime nga policia e Vlorës bëjnë të ditur për A1 Report se u gjetën dhe u sekuestruan mbi 50 kg kanabis sativa e llojit çokollatë.
VIDEO
-
Sërish alarm fals për bombë në
19 Mars 2015, 20:19
Fushë Krujë, çanta ishte boshFushë Krujë/ Një çantë e braktisur pranë qendrës së qytetit të Fushë Krujës, ka vënë në lëvizje policinë e këtij qyteti pas dyshimeve se mund të jetë me eksploziv.Policia ka rrethuar zonën dhe ka evakuuar banorët përreth çantës së zezë, e lidhur me një shirit natribani. Pritet mbërritja e ekspertëve xhenierë nga Tirana të cilët do të bëjnë edhe verifikimet përkatëse
FOTO
-
Shtrëngohet gara brenda PS
19 Mars 2015, 20:02
për kandidaturën në TiranëZgjedhjet Lokale/ Blendi Klosi, Pandeli Majko dhe Lindita Nikolla janë tre emrat e propozuar nga njësia e Partisë Socialiste në Tiranë si kandidatura të mundshme për bashkinë e Tiranës. Në garën e kandidaturave të PS për kreun e Bashkisl, mbetet ende emra të tjerë të PS, mes të cilëve Erjon Veliaj dhe Saimir Tahiri, që kohët e fundit janë shumë të përfolur.
VIDEO
-
Eksponenti i CDU flet për ‘Doshin’
19 Mars 2015, 19:10
Luan Rama: Brok të mos përdoretElmar Brok, eksponent i partisë gjermane CDU, njëkohësisht edhe kryetari i komisionit të punëve të jashtme të PE, ka folur rreth çështjes së akuzave të deputetit Tom Doshi. “Së pari, është detyrë e autoriteteve shqiptare që të hedhin dritë mbi çështjen dhe të kryejnë hetimin.”- është shprehur Elmar Brok.
VIDEO
-
Haxhinasto-Moskovski: Të shtojmë
19 Mars 2015, 18:51
bashkëpunimin për Korridorin 8Shqipëria dhe Bullgaria do të angazhohen maksimalisht për ndërtimin e Korridorit 8 i cili do të bëjë të mundur tërheqjen e shumë investitorëve të huaj. Kjo u theksua gjatë konferencës së përbashkët për shtyp të Ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto dhe homologu i tij bullgar.
-
Rama:Shqipëria vendi i 1 nga 3
19 Mars 2015, 17:47
destinacionet turistike EvropianeKryeministri Rama ka postuar një foto në Facebook ku vendi ynë renditet i pari ndër tri destinacionet e Evropës për turizmin.
-
Gjirokastër, zjarr në shkollën e
19 Mars 2015, 17:18
mesme, shkak një bisht cigarejeNjë bisht cigareje e braktisur nga një nxënës i klasës së tretë në Shkollën e Mesme Industriale “Thoma Papapano” në Gjirokastër, ka shkaktuar djegien e klasës dhe rrezikun e shkrumbimit të tërë shkollës
FOTO
VIDEO
-
Pranga një tjetër vrasësi të
19 Mars 2015, 16:59
bandës së drejtuar nga Tafilaj
Arrestohet nga policia e Tiranës anëtari i katërt i bandës së vrasësve me pagesë të drejtuar nga i burgosuri përjetë Admir Tafili. Ai është Dhimitër Zito 22 vjeç, arrestimi i të cilit është kryer në Rinas teksa kthehej nga jashtë Shqipërisë, mbi të cilin rëndojnë akuza e vrasjes së mbetur në tentativë ndaj Edmond Çakmashit. Mbrëmjen e 4 shtator 2014. Dyshohet se 22- vjeçari do kryente vrasjen në bashkëpunim me Kristi Pinen, Alfred Qefalian dhe Adrian Uzunin.
VIDEO
Grupi deri në 50 mijë euro për vrasje
Dëshmia e Kristi Pines fundos bandën
Foto/ Anëtarët e bandës dhe armët -
Mbyti djalin se e dhunonte
19 Mars 2015, 16:27
Gjykata lë në burg 71-vjeçaren
LUSHNJE/ Gjykata e Lushnjës ka lënë në burg 71-vjeçaren Hatixhe Ahmetaj e cila mbyti djalin e saj Pëllumb Ahmetaj, 40 vjeç gjatë mbrëmjes së të dielës. Ajo ka treguar para gjykatës gjithë ngjarjen. "O do vdesësh ti ose unë", i ka thënë djali i saj, ndërsa ka nxjerrë edhe një thikë. Pas kësaj 71-vjeçarja tregon se e ka mbytur me duar dhe më pas e ka shtrënguar me një rrobë të bërë si litar. Mbrojtja ka kërkuar masën arrest shtëpie për të moshuarën, pasi sipas saj ngjarja ka ndodhur për vetëmbrojtje.
VIDEO
-
Tritoli ndaj ministrit Tahiri, Apeli
19 Mars 2015, 16:12
s'pranon ankimin e Vladimir GjutësMbetet në fuqi “arresti me burg” ndaj Vladimir Gjutës personit që për Prokurorinë e Krimeve të Rënda është përgjegjës për atetnatet me tritol ndaj familjes së ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt. Apeli i Krimeve të Rënda nuk ka pranuar ankimin e Gjutës këtë të enjte, ndërsa po sot ka nisur dhe procesi për kundërshtim të forcave të policisë ku Gjuta është i pandehur.
VIDEO
Vladimir Gjuta aktivizoi tritolin te farmacia,u tradhtua nga IMEI
Tritoli, Didi: Zbuluam autorët Ende s'dimë motivet e sulmeve
Kapja e shitësit të telefonit 6 ditë më pas ikën Bruka-Gjuta
Matmuja vuri tritolin tek farmacia e Bashkim Tahirit, e iku në Durrës -
Kërkonte 1.000 euro për "nderin" e
19 Mars 2015, 15:47
kushërisë, 29-vjeçari para gjykatësProkuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimin dhe ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Koxha Ismailaj, i cili ka kërcënuar një person tjetër se duhet t’i jepte 1 mijë euro, në të kundërt “do t’i fustë plumbin kokës”. Sipas hetimit, rezulton se shkak për këtë kërcënim ka shërbyer dyshimet që Ismailaj ka pasur për një lidhje të mundshme intime ndërmjet të dëmtuarit R.N dhe një kushërire të tij.
-
Galletti-Koka: Italia do mbështesë
19 Mars 2015, 15:42
Shqipërinë në sektorin e mbetjeveShqipëria ka marrë mbështetjen e Italisë sa i takon sektorit të mjedisit dhe konkretisht të mbetjeve. Gjatë takimit zyrtar që ministri i Mjedisit Lefter Koka zhvilloi me homologun e tij Gian Luca Galletti.
VIDEO
-
Pranga 3 personave, u hodhën drogë
19 Mars 2015, 15:16
dhe 1 celular miqve të paraburgosuTre persona kanë rënë në pranga të policisë së Vlorës, me akuzën e prodhimit dhe shitjeve të lëndëve narkotike.
-
Arbitrazhi me Rapiskan, Cherie Blair
19 Mars 2015, 15:00
merr 495 mijë euro nga ShqipëriaMe një vendim të mbajtur gjysmë të fshehtë, qeveria urdhëroi Ministrinë e Financave të paguajë gati gjysmë milioni euro “për kryerjen e pagesave të tarifave të avokatëve në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar”, bëhet e ditur nga Fletorja Zyrtare.
-
‘Doshi’, Berisha këmbëngul: Hetim
19 Mars 2015, 14:28
ndërkombëtar. Lu: Zbardheni vetë!Pavarësisht deklaratës së një dite më parë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga pala shqiptare, ish-kryeministri Sali Berisha tha se kjo çështje nuk mund të zbardhet nga drejtësia shqiptare sa kohë që vijon të qëndrojë në krye të parlamentit Ilir Meta.
Ambasadori i SHBA: S'ka hetues ndërkombëtar për "Doshi"-n -
Kurbin, kisha e Shën Mërisë drejt
19 Mars 2015, 14:03
degradimit,banorët apel për zgjidhjeËshtë unike në llojin e saj, por mungesa e vëmendjes së instancave përkatëse prej vitesh ka bërë që ajo të degradojë plotësisht, duke rrezikuar shembjen totale. Fjala është për kishën 1500 vjeçare të Shën Mërisë në fshatin me të njëjtin emër në Malësinë e Kurbinit.
VIDEO
-
Shkodër, rrjedhje gazi në banesë
19 Mars 2015, 13:44
zjarrfikësit shpëtojnë 60-vjeçarenNjë 60-vjeçare është shpëtuar nga forcat zjarrfikëse në qytetin e Shkodrës, ndërsa ka mbetur e asfiksuar si pasojë e rrjedhjes së gazit në katin e tretë të një pallati në lagjen “Xhabije”.
VIDEO
-
Reshjet e shiut pengojnë
19 Mars 2015, 13:38
përkohësish punën në portin e Durrësiteshjet e dendura të shiut që kanë rënë paraditen e sotme në të gjithë vendin kanë shkaktuar probleme në përpunimin e 5 anijeve tregtare me mallra në portin e Durresit.
-
Procedim djalit të Tom Doshit, i
19 Mars 2015, 13:13
jepte Q7-ës...por është 15 vjeç!Djali 15-vjeçar i deputetit të përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi, do të procedohet në gjendje të lirë nga Policia e Tiranës pasi u kap duke drejtuar makinën, e jashtëligjshme kjo në kushtet kur patenta (leja e drejtimit) merret në moshën 18-vjeçare.
