Kronikë

  • Operatori i Shpërndarjes së energjisë elekttrike njofton të gjithë konsumatorët e saj se sot nga ora 01:30-13-30 do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në kryeqytet.Me kërkesë të OST-së si pasojë e punimeve në nënstacionin Tirana 1 nuk do të ketë energji elektrike në:
  • Vrasja në Bathore, policia kap në 
     një hotel në Tiranë Elson Dacin

    RENEA arrestoi këtë mëngjes Elson Dacin, i dyshuar si autor i vrasjes së Valmir Kolaverit dhe plagosjen e vëllai të tij Robert Kolaveri. Ngjarja ndodhi me 4 nëntor të këtij viti në rrugën "Berisha", në Bathore në një lokal, ku po qëndronin dy vëllezërit dhe një kushëri i tyre.  VIDEO

  • Kryetari i trashëgimisë 5 sms
    kërcënuese drejtorit të bankës

    Një drejtor banke e nivelit të dytë është shantazhuar dhe kërcënuar me mesazhe telefonike nga kryetari i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë, Kulturore e Historike Pal Trashaj. 

  • 5 korridore rrugore në 2020 do të
    ketë edhe 4 aeroporte të vogla

    Infrastruktura e transportit në të katër anët e vendit është një nga pikat prioritare të Planit të Përgjithshëm Kombëtar. Me qëllim realizimin e integrimit hapësinor të vendit dhe të shpërndarjes së balancuar të flukseve brenda territorit të tij, 

  • Plani, Shqipëria ndahet në 6
    rajone, ja projektet e zhvillimit

    Zbulohet projekti i qeverisë, bashkitë do të grupohen në gjashtë qendra ku përcaktohet modeli i zhvillimit ekonomik. 5 boshtet rrugore që do përshkojnë territorin, parashikohen dhe 4 aeroporte. Harta e plotë. Ky plan, të cilin e ka siguruar “Shqiptarja.com” ka për qëllim të orientojë dhe shfrytëzojë zonat e përcaktuara si dhe të krijojë infrastrukturën e përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm.

  • Hajdari: Reforma do të pastrojë
    prokurorinë nga të korruptuarit

    Ish-shefi i prokurorëve të Apelit, Shkëlqim Hajdari, në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”, deklaroi se të gjitha lëvizjet e bëra nga prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, në dy vitet e fundit janë antiligjore. Përsa i përket reformës në drejtësi, Hajdari tha se do të kemi një Prokurori të pastruar nga të korruptuarit dhe të paaftët, kur kryeprokurori të zgjidhet nga radhët e prokurorëve me një mandat 9-vjeçar.

  • Izrael, Rama: Krenar për çdo
    musliman që shpëtoi hebrenjtë
    Foto-Rama në muzeun e Holokausti

    Kryeministri Rama tha sot në një intervistë për televizionin izraelit i24News se edhe Shqipëria rrezikon të preket nga terrorizmi, e megjithatë jemi të angazhuar- tha ai për ta luftuar atë. Si pjesë e NATO-s edhe Shqipëria është e rrezikuar nga terrorzimi dhe ekstremizmi. Në fjalën e tij Rama tha se Shqipëria ka një histori për të treguar dhe ndjehet krenar për çdo musliman që shpëtoi hebrenjtë.
    Rama në Izrael: Bashkëpunim kundër ekstremizmit të dhunshëm
    Rama: Marrëveshje me grupin më të madh të naftës e gazit
    Rama takon Netanyahu: Nuk i harrojmë kurrë miqtë tanë

     

  • Ndërron jetë në SHBA
    piktori i njohur Pandi Mele

    Është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare si shkak i një sëmundjeje të rëndë piktori i njohur shqiptar Pandi Mele. Artisti u shua pak ditë më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pandi Mele është një nga piktorët më të njohur shqiptarë, fama e të cilit tashmë është bërë ndërkombëtare. Piktor i spikatur i metodës së realizmit socialist, ai vijoi pikturën realiste pa asnjë kompleks përballë pikturës moderne.

  • Rama në Holokaust, Basha:
    As Jeruzalemi s'i bën derman
     

    “As toka e shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman "të sëmurit të Tiranës" siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj". Kështu është shprehur përmes një statusi në Facebook, lideri i opozitës Lulzim Basha, pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës në Muzeun e Holokaustit në Jeruzalem i cili tha se "është për të vënë duart në kokë kur sheh se çbëjnë kundër shëmbëlltyrës së bunkerit", duke iu referuar kështu opozitës.

  • Raporti i MJAFT për qeverine: Janë
    mbajtur 4 premtime...por 10 ende jo

    Lëvizja Mjaft ka prezantuar raportin e monitorimit, mbi realizimin e premtimeve të qeverisë Rama. Në raport thuhet se nga 27 premtime, 4 janë realizuar dhe 10 mbeten ende te parealizuara. Qeveria sipas raportit ka realizuar në mënyrë të pjesshme 12 premtime.
     

  • Tendera abuziv, KLSH kallëzon
      ish-numrin dy të doganave

    Për shkak të evidentimit të shkeljeve në tre tendera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për ndjekje penale ish-Zëvendësdrejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Blerta Kraja. KLSH bën me dije se nga auditimi në fushën e prokurimeve në DPD, u konstatuan të meta dhe mangësi, në 3 tendera duke shkaktuar një dëm prej 5 milionë lekësh.

  • Dënohet sekseri i hipotekës
    mori 500 euro e s’bëri punën

    I ka marrë 500 euro me premtimin për t’i nxjerë dokumentatat në hipotekë, por në fakt Ergys Hasa nuk ka bërë asnjë punë duke u zhdukur së bashku me paratë. Hasa i kishte premtuar shtetasit Arben Plasa se ai do arrinte të përfundonte punë me dokumentat në hipotekë, dhe për pasojë ai ka pranuar që nëpërmjet këtij sekseri të nxjerë letrat e pronës së tij.

  • Lirohet australiani që transferoi 
    200 mijë $ në vit, e detyroi shqiptari

    Një kriminel shqiptar ka detyruar fizikantin australian që të dërgonte në Shqipëri më shumë se 100 mijë dollar, të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm. Ngjarja ka ndodhur në Australi ku sipas mediave vendase dhe hetimeve nga autoriteteve në Sdelaide fizikanti Jignesh Devjibhai Patel, 40 vjeç, ishte shpallur fajtor nga një gjykatë pasi ishte akuzuar se kishte transferuar para të dyshimta, burimin e të cilave nuk kishte mundur ta justifikonte.

  • FOTO/ Projekti, ja si do të kthehet
    piramida në “Parkun e Besimit”

    Shtatë studio arkitekture të huaja dhe vendase prezantuan sot projektet e tyre për “Parkun e Besimit” që do të krijohet në Tiranë me në qendër Piramidën. Qëllimi kryesor i këtij konkursi, sipas “Atelier Albania”, është përfitimi i projekt-ideve që do të transformojnë hapësirat lineare të hapura, si dhe xhepa të tjerë të gjelbër përgjatë bulevardit, në pasqyrime peisazhistike, që simbolizojnë vlerat kulturore më fisnike, që shqiptarët transmetojnë nëpërmjet besimit. 

  • Nuk zbardhi në kohë 34 vendime
    shkarkohet Gjyqtari i Shkodrës

    Mosbardhja e 34 vendimeve gjyqësore në kohë i ka shkaktuar shkarkimin nga detyra e gjyqtarit Albano Çepeles. Vendimi për shkarkimin e Çepeles është marrë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Ky është vendimi i dytë i shkarkimit të Çepeles pasi një vit më parë ai është shkarkuar nga KLD, por ka qënë Gjykata e Lartë ajo që ka rikthyer sërisht shkarkimin për shqyrtim pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

  • Dokumentar pro Vorio-Epirit
    Rektori: S'isha në dijeni të tij
     

    Rektori i Universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, Gëzim Sala ka reaguar pas skandalit me dokumentarin e prodhuar nga Departamenti i Gjuhës, Letërsisë dhe Qytetërimit Grek, në të cilin i bëhet jehonë ushtarëve grekë dhe luftës italo-greke, duke mohuar të ketë pasur dijeni për të.

  • Bileta e urbanit 70 lekë? Veliaj:
    Sa të jem unë kryetar harrojeni!

    Operatorët e Shërbimit Urban, i kanë kërkuar Bashkisë së Tiranës rritjen e çmimit të biletës, deri në 70 lekë. Ndërkohë Veliaj është përgjigjur menjëherë kësaj kërkese duke theksuar se kjo gjë nuk do të ndodhë sa të jetë ai kryebashkiak i Tiranës

  • Skandali/ Librat e historisë në
    Maqedoni: Shqipëria një shtet sllav

    Librat për shqiptarët në Maqedoni, deformojnë historinë duke e renditur Shqipërinë në mesin e vendeve sllave

  • Rama në Izrael: Marrëveshje me
    grupin më të madh të naftës e gazit 

    Kryerministri i vendit, Edi Rama ka folur nga Izraeli për vizitën e tij zyrtare duke e konsideruar atë si shumë të rëndësishme, pasi nga atje ka nisur bashkëpunimi me kompaninë më të madhe të naftës e gazit.

  • PDIU: Prokuroria të frenojë
    epshet greke në Gjirokastë

    PDIU kërkon ndërhyrjen e prokurorisë për ngjarjen në Gjirokastër, ku universiteti publik është përfshirë në një debat për Vorio Epirin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv