Kronikë

  • Një vajzë 15-vjeçarete, ka ikur nga shtëpia e saj dhe është martuar me një terrorist në Siri. Gazeta ‘Tages Anzeiger’ shkruan se vajza ka lindur në Zvicër, në qytetin Winterthur dhe mbiemri i saj është Loxha. Për më tepër, gazeta shkruan se nga e njëjta familje ka ikur edhe djali 16 vjeçar. Babai i fëmijëve ka shkuar në Turqi, sipas gazetës, për t’i kërkuar ata, por pa rezultat.
  • ​I kërkoi biznesmenit 80 mln lekë 
    gjyqtari i Sarandës i lirë me kusht

    Gjyqtari Rasim Doda ka kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, ku po zhvillohet seanca me dyer. Seanca ka nisur rreth orës 10:00. Anëtari i Gjykatës së Sarandës akuzohet për korrupsion pasiv dhe pritet të qëndrojë në burg për 30 ditë sipas vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

  • Kanosën dhe dhunuan një
    23-vjeçar, dy të arrestua

    Policia ka arrestuar një 27-vjeçar pasi ka kanosur me armë dhe ka dhunuar fizikisht një banorë në Shkodër. Efektivët e Komisariatit Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Ismir Dabati, ndërsa ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin A.D., 20 vjeç. Këto shtetas kanë kanosur me një armë tip pistoletë e markes “Ekol” dhe goditur me grushte shtetasin A.Sh., 23 vjeç, banues në Shkodër.

  • Korçë, vetëvritet kreu i Antidrogë
    Ja mesazhi i fundit të dashurës 

    Shefi i antidrogës në Komisariatin e Policisë Korçë është gjetur i vrarë në banesën e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se, Erion Bino ka vrarë veten me armën e shërbimit. 33-vjeçari ishte në këtë post që prej një viti.

  • Arrestohet 36-vjeçari, tentoi të
    vrasë vëllain nga xhelozia për gruan

    Xhelozia bashkëshortore e një 36 vjeçari ka degraduar deri në plagosje me thikë ndaj vëllait të tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur më 2 Maj të këtij viti në qytetin bregdetar të Vlorës, në lagjen “24 Maji”. 

  • Avokatët e Frrokut, kërkojnë
    pafajësi: Akuza nuk provohet 

    Avokatët e Arben Frrokut, paraqitën dje në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda mbrojtjen për klientin e tyre, i akuzuar për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt. Në fjalën e tyre avokatët Tonin Prendi dhe Genc Gjokutaj, argumentuan se nuk qëndronin pretendimet e prokurorisë se Frroku ishte autor i vrasjes së Lamajt.

  • Aksidentohet ish-deputeti Tritan
    Shehu, jashtë rrezikut për jetën

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu është përfshirë në një aksident automobilistik, teksa udhëtonte me makinën e tij  në aksin rrugor Gjirokastër- Tepelenë.  VIDEO  FOTO

  • Struktura të AKB-së dhe vullnetarë
    aksion pastrimi në plazhin e Durrësit

    Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit dhe qytetarë vullnetarë, kanë vijuar pastrimin e bregdetin. Ata janë fokusuar për disa ditë në pastrimin e vijës bregdetare “Hekurudha - Mali i Robit”, në plazhin e Durrësit.

  • "Stresi" lihet i lirë pasi u arrestua
    në qendrën e votimit te “Partizani”

    Arkimed Lushaj, i cili me emrin e artit njihet si “Stresi” është lënë i lirë pas shoqërimit në polici. Stresi u arrestuar pas disa muajsh në arrati, ku iu vunë në prangat para qendrës së votimit në shkollën “Partizani” në kryeqytet. Ai u shoqërua për të kryer verifikimet e nevojshme nëse ishte ende person në kërkim. Disa muaj më parë, policia e shpalli në kërkim atë pasi u arratis nga ambientet e komisariatit Nr 3, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit në gjendje të dehur.

  • Durrës, arrestohet në flagrancë
    30 vjeçari, mbante armë zjarri

    Një 30 vjeçar nga qyteti i Durrësit është arrestuar mëngjesin e sotëm nga blutë e qytetit bregdetar pasi nga kontrolli i është gjetur një armë zjarri pistoletë  tip "Parabellum”

  • Policia në gatishmëri të plotë
    merr në ruajtje materialet zgjedhore

    Disa orë nga fillimi i votimeve, Policia e Shtetit njofton se tashmë ka marrë gjithçka nën kontroll të rreptë sigurie çdo material zgjedhor. Në zbatim të detyrave institucionale që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi për detyrat e saj.

  • Arrestimi në Kalimash, mesazhi
    që futi në kurth Vladimir Gjutën

    Vladimir Gjuta, i shumë kërkuari i Policisë së Shtetit është futur në kurth nga agjentët e Grupit të Operacioneve Speciale që e mbanin në mbikqyrje dhe forcat RENEA. Ademaj Gjutes: Kalo se tuneli nuk ka problem. Policia fiku dritat per te prangosur Gjuten.
    Akuza: Gjuta u prezantua si kosovar
    Gjuta me paruke, arresti në Kalimash
    VIDEO/ Shoqërimi i Gjutës në polici
    FOTO/ Gjutaj në polici me paruke
    ARKIVA - Lajmet për Gjutën e tritolin ndaj Tahirit
     

  • Kamëz, arrestohet shoqëruesi i 
    Xhelal Mziut, ju gjet armë e ftohtë 

    Efektivët e policisë kanë arrestuar rreth orëve të para të mëngjesin shoqëruesin e kryebashkiakut të Kamzës ,Xhelal Mziu. Sipas informacioneve, shoqëruesi i Mziut, Dilaver Baja, gjatë një kontrolli policor i është gjetur një armë e ftohtë të cilën e mbante në brez. 

  • ​Sulmohet faqja e Bashkisë Tiranë
    Hakerat mesazh: Mos shisni votën!

    Faqja zyrtare në internet e Bashkisë së Tiranës është sulmuar sot nga hackera-t. Sulmi është ndërmarrë përsipër nga “RedAnons_AL”. Hackera-t kanë postuar një mesazh ku u bëhej thirrje qytetarëve që të mos shesin votën. Pasi ka qëndruar për disa orë i publikuar në faqen e Bashkisë Tiranë, administratorët e faqes kanë ndërhyrë duke nxjerr faqen jashtë funksioni.

  • Vorë, shoqërohen në komisariat
    gjashtë persona për verifikim

    Gjashtë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vorë. Shoqërimi është bërë për verifikim dokumentesh. Një prej të shoqëruarve i quajtur Durim Picari, është dhe kryetar i një KZAZ-je në Vorë. Nuk dihet nëse policisë do të zbatojë procedurës standarde të mbajtjes në komisariat për 24 orë. Shoqërimi është bërë rreth orës 17:00.

  • Aksident në Berat, ndërron
    jetë në spital këmbësori

    Një këmbësor i aksidentuar sot në Berat ka ndërruar jetë në spital. Policia Rrugore ka arrestuar në flagrancë, Diamant Gogën si shkaktar të aksidentit. Aksidenti fatal i mori jetën Sotir Tapija, 89 vjeç, i cili ndërroi jetë në Spitalin e Beratit. Goga përplasi këmbësorin 89-vjeçar me automjetin e tij përballë bibliotekës së qytetit.

  • 3 të vdekur në Lezhë, makina
    del nga rruga dhe merr flakë

    Tre persona kanë humbur jetën mbrëmjen e kësaj të shtune pas një aksidenti të rëndë në superstradën Lezhë - Shkodër, tek kryqëzimi i Blinishtit. Rreth orës 20:40, automjeti tip BMW me targa AA879 IT ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur në parcelë dhe më pas është përfshirë menjeherë nga flakët. I plagosuri nga ky aksident, Stavri Ndrepepaj është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.  VIDEO  FOTO
     

  • Arben Frroku lë Shqipërinë  
    48 orë para vendimit të Apelit

    Burime të A1 Report konfirmojnë se Frroku është ndalur nga autoritetet kufitare në Mal të Zi, ku është mbajtur për rreth pesë orë për verifikim. Të njëjtat burime bëjnë me dije se autoritetet e Malit të Zi kanë kërkuar informacion për të verifikuar nëse Frroku ishte apo jo në kërkim dhe pas marrjes së përgjigjes negative nga pala shqiptare e kanë lënë atë të lirë. Largimi i tij nga vendi vjen kur pas 48 orësh pritet vendimi i Gjykatës së Apelit për akuzën për vrasjen e Dritan Lamajt.

  • ​Policia italiane zbulon vrasjen
    e shqiptarit, dy të arrestua

    Pas tre muajsh hetime duket se policia italiane ka arritur të gjejë autorët e vrasjes së Mikel Leksaj. 29-vjeçari u vra në mars brenda makinës së tij në Zagarolo. Policia ka arrestuar një 17-vjeçare nga Rumania dhe një 23-vjeçar shqiptar. Vajza duket se ka joshur 29-vjeçarin dhe ka lënë një takim me të në Zagarolo. Pikërisht në vendin që kishin caktuar për t’u takuar Mikel Leskaj u gjet i vrarë me një plumb në gjoks. Ende nuk dihen arsyet e kësaj vrasjeje.

  • Prokuroria, Gjuta para arrestimit,
    prezantohet si shtetasi kosova

    Prokuroria e Krimeve të Rënda ka shpjeguar dinamikën e prangosjes së Vladimir Gjutës dhe mënyrën se si ai lëvizte deri në momentin e arrestimit 4 muaj nga shpallja në kërkim. Sipas prokurorisë, në momentin e arrestimin, kur Gjuta është pyetur nga policia ka deklaruar se ai është shtetasi kosovar me identitetin L.Thaçi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv