Kronikë

  • Dy javë pas arrestimit nën akuzën e korrupsionit Prokurori i Fierit Petrit Vukaj lë qelinë e burgut.  Apeli i krimeve të rënda ndryshoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Vukajn. Fier, prokurori në pranga! 300 mijë lekë për lirinë e të dënuarit
     
  • VIDEO/ Përmbyset në autostradë
    makina, s'ka të lënduar në njerëz

    Një automjet ka humbur kontrollin në autostradës Tiranë-Durrës duke u përmbysur, fatmirësisht pa të lënduar. Makina është përmbysur në kilometrin e 6 të autostradës duke shkaktuar kështu një trafik tejet të rënduar.

    Dhjetra automjete qëndrojnë në rradhë në aksin drejt qytetit i Durrësit.  VIDEO

  • Rama nga Gjirokastra: Reformim
    PS-së për të mbështetur reformat

    Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar reformim të strukturave të PS e kjo në funksion të reformave të qeverisë. Nga Gjirokastra në turin “Të pastrojmë shqipërinë”, kryeministri tha se qeveria nuk është magjistar ti bëjë të prekshme ato menjëherë për qytetarët. Po ashshtu shefi i qeverisë e konsideroi protestën e opozitës një revolucion që të mos ketë shtet.  VIDEO

  • 'Laguna e Patokut', dosja në gjyq 
    3 akuza ndaj Armando Prengës
    ARKIV/ Gjitha lajmet për Prengën

    U konfliktua me familjen Cali duke përdorur armën për lejen e peshkimit në Lagunën e Patokut në Laç, mbyllen hetimet ndaj deputetit Armando Prenga. Prokuroria e akuzon atë për armbajtje, kanosje e palgosje akuza për të cilat ai rrezikon 23 vite burg.

  • Videolajm/ Furgoni në kundrravajtje
     hipën mbi trotuar, s'ka të lëndua

    Drejtuesi i një furgoni ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trotuarin tek kryqëzimi i '21 dhjetorit' në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe fatmirësisht nuk ka patur të lënduar.  VIDEO
     

  • "Edhe pas “Adisa”-s shërbimi në
    hipoteka vijon të ketë probleme"

    Shërbimi në hipoteka vijon të ketë probleme dhe një fakt i tillë u pranua nga vetë ministry Manjani. Ky i fundit teksa u pyet nga gazetari i “Shqiptarja.com” për prezencën e një kompanie “Adisa” në shërbimin publik në hipotekë, theksoi se ky shërbim i tillë me këtë agjensi shtetërore, nuk është shpikur për herë të parë nga Shqipëria, por e aplikojnë dhe vende të tjera.

  • Eksplozivi ndaj policit ushtarak
    i vëllai grabiti një çift në Tepelenë

    Detaje të reja kanë dalë në pah, për ngjarjen e disa ditëve më parë, ku një punonjësi të policisë ushtarake i’u vu eksploziv në automjetin e tij, e për pasojë u plagos në gjymtyrët e poshtme. Të dhënat flasin se vëllai i tij kishte qenë jesë e një grabitje në Tepelenë, ku një çift bashkëshortëve i’u morën edhe një vlerë prej 5 mijë eurosh.

  • Hoffman: Nuk isha protestues në 8
    dhjetor, u trondita nga ajo që pashë

    Ambasadori gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman ka reaguar lidhje me spekulimet në media për praninë e tij në protestën e opozitës. Hoffman është parë tek ministria e Brendshme gjatë kohës që po prishej bunkeri dhe disa media spekuluan lidhje me arsyen e pranisë së tij duke e cilësuar si protestues atë.

  • "Vrasësin e Fatmir Xhindit
    ia kërkoj drejtësisë jo PS-së"

    Kanë kaluar 5 vjet nga vrasja e deputetit socialist të Fierit, Fatmir Xhindi, dhe familja e tij i ka ende sytë nga drejtësia për zbardhjen e ngjarjes.Në një intervistë për Shqiptarja.com, Anduel Xhindi shprehet se borxhin ndaj familjes së tij e ka drejtësia, dhe jo Partia Socialiste, dhe thotë plot besim se drejtësi do të ketë.

  • Zbardhet vendimi i KiE: Çmimi
    i ri i pronave është i paqartë

    Përplasjet me qeverinë, zbardhet vendimi i plotë i Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropë. Brenda 30 janarit qeveria shqiptare duhet të argumentojë ndryshimet me metodologjinë për kompensimin financiar. Do të vlrësohet zbatimi i ligjit dhe rrugët që janë ndjekur

  • 25-vjetori, Shinasi Rama: PD
    na harroi por sot është dita jonë

    Studentët e dhjetorit të harruar nga Partia Demokratike janë mbledhur së bashku për të kujtuar rënien e komunizmit në Shqipëri. Sipas Shinasi Ramës një prej drejtuesve të lëvizjes së dhjetorit, kontributi i tyre nuk është vlerësuar, madje ai akuzon Sali Berishën se ka marrë në kontroll PD-në prej 25 vitesh duke harruar ata që dhanë kontributin e vërtetë.  VIDEO

  • Protestuesi i PD-së Hajdaraj
    10 herë i proceduar penalisht

    Arben Hajdaraj, protestuesi në protestën e 8 Dhjetor i arrestuar për shkatërrim të pronës private dhe mosbindje të punonjësit të policisë dhe liruar më pas nga gjykata, është i njohur për policinë e kryeqytetit. 43-vjeçari i liruar dy ditë më parë nga gjykata, rezulton i proceduar penalisht në Policinë e Tiranës në të paktën 10 raste, për vepra të ndryshme penale. Ndër to, kryeson vepra penale e kundërshtimit të punonjësit të policisë, falsifikimi i vulave ose stampave dhe mashtrimi. Ndërkohë, teksa qëndronte i arrestuar tre ditë më parë, ai akuzonte policinë për ushtrim dhune ndaj tij.

  • Kapet 49-vjeçari i shumëkërkuar
    nga INTERPOL për terrorizëm

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga në orët e vona të së enjtes një 49-vjeçar të shumëkërkuar nga Interpol për akte terroriste. Burime nga policia e kryeqytetit bënë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Anton Nokaj, lindur dhe banues në fshatin Petrofsk, Komuna Kamenice, Kosove.

  • 25 vite tranzicion, Abrahams sjell
     librin "Shqipëria e Re" në Tiranë

    Libri “Shqipëria e re” e autorit Fred Abrahams ishte në qendër të takimit me temë: “25 vjet, dokumente, memorie dhe tranzicion shqiptar”, që u mbajt në Qendrën për Hapje dhe Dialog(COD) në ambjentet e kryeministrisë. "Shqipëria e re" ofron një histori të larmishme të 25 viteve të tranzicionit shqiptar nëpërmjet dëshmive të protagonistëve kryesore të jetës politike në vend, diplomatëve të huaj apo dokumentave të deklasifikuara nga arkivat amerikane.

  • Itali, arrestohen 'kokat' e bandës së
    drogës, shqiptarët 'makth' i klientëve

    Karabinierët italianë kanë mundur të gjurmojnë e më pas shkatërrojnë një bandë trafikimi droge, e cila drejtohej nga dy shqiptarë. Pjetër Salca 27 vjeç dhe Vate Salca 23 vjeç, banues në Spinea në Venecia, janë arrestuar nën akuzën ‘trafikim marijuane dhe kokaine’. 

  • Spitali Amerikan nesër 6 orë
     festë tek “Selman Stermasi”

    Me rastin e festimeve të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, spitali Amerikan se bashku me agjensine e Parqeve dhe Rekreacionit në bashkëpunim dhe me Akademinë e Hipizmit organizojne "Në Vigjilje të festave".

  • Vlorë, vrasja e 3-fishtë burg përjetë
    autorit, 70 vjet 2 bashkëpunëtorëve

    Burgim të përjetshëm kërkoi prokuroria e Vlorës për të dyshuarin e tre vrasjeve në Çole të Vlorës, Aleksandër Llanaj. Kurse për dy personat e tjerë të akuzuar të cilët aktualisht janë të lirë, Bertil Alliaj dhe Ani Begajn ka kërkuar nga 35 vjet burg. Bëhet fjalë për vrasjen e Haki Rakipit, Alfred Velaj dhe Albi Limaj në 24 Maj, në një nga ambjentet e jashme të lokal “Adore” .

  • Braçe: GFI shantazh qeverisë
    për naftën bruto, po negociojmë

    Bllokimi i markimit të karburanteve nga kompania GFI Albania një ditë më parë në Porto Romano, është konsideruar nga kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, si shantazh ndaj qeverisë për markimin e naftës bruto. Braçe thotë se GFI ka rinisur punën, por është ende në negociata me qeverinë.

  • Mandati i Kokëdhimës, Kushtetuesja 
    rrëzon Kuvendin: E shqyrtojmë ne

     Gjykata Kushtetuese kërkon ta shqyrtojë në themel kërkesën e Partisë Demokratike për mbarimin e mandatit të deputetit Koço Kokëdhima. Në këto kushte ky institucion ka marrë vendimin i cili konstaton antikushtetueshmërinë e Kuvendit në shqyrtimin e më tej vendimin për mandatin e Koço Kokëdhimës.

  • Rama: Për herë të parë do të
    regjistrojmë emigrantët tanë

    Për herë të parë Shqipëria do të regjistrojë emigrantët, një proces i vlerësuar "fatkeqësisht" historik nga kryeministri Edi Rama. Nga janari i vitit të ardhshëm, çdo shqiptar që jeton jashtë kufijve do të ketë mundësinë të regjistrojë online banesën e tij duke përfituar kështu nga dhjetëra shërbime të munguara nga vendi i tij, vetëm për shkak se nuk i dihej adresa.  VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv