Kronikë
-
Një 75 vjeçar ka humbur jetën pasditen e kësaj të diele, pasi është përplasur nga një makinë në mbikalimin e Patokut. Policia ndalon drejtuesin e automjetit.
VIDEO 18 Tetor 2015, 19:28
-
Fotolajm/ Ja si është shndërruar
18 Tetor 2015, 19:15
shtëpia e harruar e Gjergj FishtësVetëm pesë ditë para ditëlindjes së At Gjergj Fishtës, janë disa foto të postuara në Facebook që na kujtojnë gjendjen e mjerueshme të shtëpisë ku ka banuar poeti dhe rilindasi shqiptar. Shtëpia e tij tashmë shërben si magazinë për kallamishtet e misrit.
FOTO -
Përplasen dy automjete në rrugën
18 Tetor 2015, 17:47
e Rinasit, 4 persona të lënduaNjë aksident rrugor ka ndodhur pasditen e të dielës në rrugën e Rinasit. Nga përplasja e dy automjeteve mësohet se kanë mbetur të dëmtuar 4 persona, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-
Skema e kontrabandës së vezëve nga
18 Tetor 2015, 17:25
Maqedonia, 2 doganierë në hetimLejuan kontrabandën e vezëve nga Maqedonia rrezikojnë burgun dy doganierët e kalimit kufitarë në Goricë. Sipas prokurorisë Marigels Dodolli dhe Rigers Mulla, kanë shpërdoruar detyrën pasi kur ata lejonin vezët kontrabandë fiknin kamerat e sigurisë për të mos lënë gjurmë.
-
Në ditën pa makina, Veliaj përuron
18 Tetor 2015, 14:18
parkimin e ri publik te sheshi “Italia”Nga kjo e dielë, sheshi “Italia” është në dispozicion të qytetarëve si vend parkimi publik për makinat, i pari i llojit te tij si investim i Bashkisë së Tiranës. Kryetari Veliaj zgjodhi pikërisht ditën pa makina për të përuruar parkimin e ri publik të ndërtuar në këtë hapësirë, sipas standardeve bashkëkohore.
-
Kanceri i gjirit, mjekët:ekzaminohuni
18 Tetor 2015, 14:03
ushqimi e ushtrimet fizike,parandalojnëÇdo grua është e rrezikuar nga kanceri i gjirit! Nga janari e deri më tani në vendin tonë janë konstatuar 800 raste të grave të prekura nga kjo sëmundje. Ndonëse shifrat nuk janë alarmante mjekët këshillojnë vizita dhe konsulta të shpeshta sidomos për gratë 35- 40 vjeç e lart .
-
Droga, në pranga dhe pronari i
18 Tetor 2015, 09:25
rafinerisë së lidhur me Armo-nKatër nga shtatë personat e arrestuar një ditë më parë në operacionin e policisë që zbuloi një laborator droge në zonën e ish-Kënetës në Durrës, rezultojnë të jenë pronarë të disa bizneseve, dy në Shqipëri dhe një tjetër në Itali. Ne brendesi te lajmit, emrat dhe bizneset e tyre. Zbulohen lidhje direkte te njerit prej te arrestuarve dje ne operacionin antidroge ne Durres ku u kapen 700 kg marijuane, dhe me raferine qe ka lidhje me Armo-n.
-
Alarmi i "The guardian": Viktima
18 Tetor 2015, 13:27
të trafikimit fëmijët shqiptarëPrestigjiozja britanike “The Guardian”, e Londrës, njofton për shifra alarmante të fëmijëve shqiptarë, që pasi trafikohen në Britani detyrohen të punojnë si skllevër. Sipas shifrave të marra nga shoqata e bamirësisë, “Barnardo”, që merret me mbrojtjen e fëmijëve dhe që bashkëpunon me Ministrinë e Brendshme “Home Office” për të mbrojtur fëmijët, viktima të trafikimit, po rritet me rritme alarmante numri i fëmijëve që vijnë nga Shqipëria në Britani, shpesh në mënyre vullnetare, por që më pas përfundojnë të shfrytëzuar.
-
Gjebrea: Ndihmë Interpolit për 7
18 Tetor 2015, 12:55
fëmijët që kërkohen si të trafikuaNumri i fëmijëve të trafikuar jashtë shqipërisë mbetet ende i lartë. Burime për ReportTv nga ministria e brëndshme flasin për 10 deri 15 kallezime te regjistruara ne komisariate ne te gjithe vendin per fëmijë te trafiuar përgjatë një viti, por jo zyrtarisht kjo shifer deklarohet te jete te pakten 8 here me e larte.
-
Vlorë, përmbytet biblioteka
18 Tetor 2015, 12:58
shkatërrohen 1500 kopje librash1500 kopje librash shumica prej të cilëve e një rëndësie të veçantë janë shkatërruar pas përmbytjes së katit të parë të bibliotekës në qytetin e Vlorës. Drejtuesit e këtij institucioni pohojnë se dëmi është kolosal, ndërsa I bëjnë apel qytetarëve dhe instancave të ndryshme të japin kontribut për pasurimin me libra të bibliotekës.
-
Lumi Vjosa kërcënon Vlorën
18 Tetor 2015, 12:47
argjinatura e Mifolit pa mbaruaLumi Vjosa vijon të mbetet një kërcënim për fshatrat e Novoselës në Vlorë. Punimet për argjinaturat e Mifolit dhe Selavecit nuk kanë mbaruar. Ndërkohë ende nuk ka nisur puna për thellimin dhe zgjerimin e grykëderdhjes së lumit Vjosa, ujërat e të cilit dimrin që lamë pas shkaktuan përmbytje të mëdha në fshatrat e Novoselës.
-
Tepelenë, asgjesohen 810 bimë
18 Tetor 2015, 11:16
kanabis, asnjë kultivues në prangaNga operacioni i koduar "Këndervica" në qytetin e Tepelenës janë asgjesuar 810 bimë narkotike kanabis gjysëm të prera dhe gjysëm ende të kultivuara në një parcelë, pesha totatel e të cilave pas tharjes shkon 800 kg.
VIDEO -
Kërkoi 70 mijë euro, gjykata pushon
17 Tetor 2015, 22:29
padinë e Vokshit kundër ShalsitGjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë padinë civile të deputetes së PD-së, Albana Vokshi, e cila kërkonte 70 mijë euro dëmshpërblim nga deputeti i PS-së Eduart Shalsi.
-
"Në rrezik si komunistë", Islanda
17 Tetor 2015, 22:21
i refuzon azilin familjes shqiptareNjë familjeje shqiptare me tre fëmijë i është mohuar azili në Islandë dhe pritet të dëbohet për në Shqipëri. Gazeta “Visiri” shkruan se familjes i është dhënë njoftimi nga Drejtoria për Emigracionin se aplikimi i tyre është mohuar.
-
Nusja rreh me mjete të forta vjehrrën
17 Tetor 2015, 22:00
Komenton çdo gjë që bëj, s'e durovaQëlloi me mjete të forta në trup vjerrën sepse përzihej në punët e saj. Një gjë e tillë ka ndodhur dje në fshatin Dërsnik të Korçës. 28-vjeçarja me iniciale N.S., pas konflikteve që kishte me vjerrën e tij, 56-vjeçaren F.M., pasi kjo e fundit komentonte çdo gjë që bënte nusja e saj.
-
FOTOLAJM / Ja si ka ndryshuar
17 Tetor 2015, 20:28
sheshi “Italia” brenda pak ditëshPunimet në sheshin “Italia” para stadiumit “Qemal Stafa” janë drejtë fundit. Kjo foto flet qartë për ndryshimin e madh mes asaj që ishte para pak ditësh dhe asaj që shohim sot.
-
PËRGJIMI/4 vite burg 2 ish-zyrtarëve
17 Tetor 2015, 19:58
të Transporteve, morën 470 000 lekëAltin Shehu dhe Marash Dema, dy ish-zyrtarë të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Tiranë janë dënuar me nga 2 vite burg secili, pasi i kanë marrë shtetasit Andrea Kasaj një shumë prej 470 mijë lek të vjetra, në mënyrë që ai të nxirte targat e reja dhe të merte leje për xhama të zinj.
-
Kërkon të "respektojë" policin...
17 Tetor 2015, 19:36
6 muaj burg drejtuesit të makinësVehbi Hidri që 5 muaj më parë tentoi të korruptojë policët me 10 mijë lek është dënuar nga Gjykata e Tiranës, me 6 muaj burg. Por ky dënim u reduktua në 18 muaj në shërbim prove.
-
Vrau dy fëmijë nga urrejtja për
17 Tetor 2015, 18:57
shqiptarët, burg përjetë turkutNjë gjerman me origjinë turke është dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë në Hanover të Gjermanisë, pasi ka vrarë në mënyrë dy fëmijë romë, që të dy me origjinë nga Kosova.
-
Arrestohet gazetarja greke, fshehu
17 Tetor 2015, 18:09
në shtëpi shqiptarin që kërkohejNjë trafikat shqiptar i cili ishte në kërkim është arrestuar nga polica greke. Shqiptari ishte strehuar nga një gazetare greke, e cila gjithashtu ka përfunduar në pranga.