Kronikë
-
Një 41-vjeçar është gjetur nga kalimtarët i shtrirë për tokë pasi ishte i plagosur me thikë. 16 Tetor 2015, 19:31
-
VIDEOLAJM/ Makina përfshihet nga
16 Tetor 2015, 19:12
flakët në autostradën Tiranë-DurrësNjë makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës. Në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet që pjesë e përparme e automjetit është djegur plotësisht.
-
Arrestohet një 50-vjeçar, ktheu
16 Tetor 2015, 18:51
banesën në depo malli kontrabandëPolicia ka arrestuar një 50-vjeçar pasi banesën e tij e kishte kthyer në depo të mallrave pa faturë tatimore si dhe cigare pa pullë fiskale. Efektivët e policisë kanë vënë në pranga Arben Cerinën, banues në Tiranë.
-
Përplasje mes krerëve të jetimëve
16 Tetor 2015, 18:20
për 450 mijë $, çështja shkon në gjyqKrerët e institucioneve të jetimëve janë përplasur me njëri tjetrin për 450 mijë dollarë të cilat duhet të shkonin për jetimët. Kjo shifër është bërë shkak që Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve të Shqipërisë Kadri Alia të padisë për shpifje në gjykatën e kryeqytetit Ilir Çumanin, Drejtorin e Përgjithshëm të Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë.
-
Akuza: Rrëzoni gjykimin e shkurtuar
16 Tetor 2015, 18:06
ndaj Xhuvanit, duam burg përjetëProkuroria nuk tërhiqet nga dënimi me burgim të përjetshëm të Kostandin Xhuvanit, i cili akuzohet për 4 vrasje. Prokuroria e Apeli ka vendosur t’i drejtohet me një rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar që kjo gjykatë të rrëzojë kërkesën për gjykim të shkurtuar dhe të shpallë fajtor Xhuvanin me burgim të përjetshëm.
-
Mandati i Mark Frrokut, Këshilli
16 Tetor 2015, 18:03
për Rregulloren mblidhet të martënPDF-Kërkesa e Ristanit drejtuar MetësKuvendi do të mbledhë të martën e ardhshme Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, në cilësinë e organit përgjegjës parlamentar, për të vendosur mbi mandatin e deputetit Mark Frroku.
-
Stërvitja “Trident Juncture-15”
16 Tetor 2015, 17:46
Kodheli: Angazhim i rëndësishëmKompania e Parë e Batalionit të Dytë të Këmbësorisë, u përcoll sot për në stërvitjen shumëkombëshe “Trident Juncture-15”. Në ceremoninë e përcjelljes, në ambientet e Komandës së Forcës Tokësore në Zall-Herr, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli tha se kjo është një nga angazhimet më të rëndësishme për Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë që nga nisja e procesit të anëtarësimit në Nato.
VIDEO -
Çështja CEZ, Komisioneri Canete:
16 Tetor 2015, 17:42
Mendojmë se konfliktet duhen zgjidhuKomisioneri Evropian për Energjinë, Miguel Arias Canete dhe Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaç dolën në një konferencë për shtyp në përfundim të mbledhjes së 13-të ministrave të Komunitetit të Energjisë nën Presidencën e radhës së Shqipërisë.
-
AKKP:Kallëzim penal për 13 persona
16 Tetor 2015, 17:10
tjetërsuan 474 ha pronë shtetëroreAgjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht 13 persona të cilët dyshohet se kanë bërë të mundur tjetërsimin në mënyrë të paligjshme të një një prone shtetërore prej 747 ha tokë në fshatin Meldovë, në Berat.
-
Kisha Ortodokse i kundërpërgjigjet
16 Tetor 2015, 16:45
Ramës: Kemi investuar 11 mln €Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka bërë një deklaratë për mediat në përgjigje të interepelancës së kryeministrit, Edi Rama me kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule.
-
Shefi i policisë pasagjerit: Të
16 Tetor 2015, 16:31
shtri në tokë, të vë prangat zvarrëNjë tjetër qytetar ka denoncuar incidentin që i ka ndodhur ditën e sotme me një efektiv policie, më specifikisht me shefin e policisë.
-
Vrasja e 58 vjeçarit në Kurbin
16 Tetor 2015, 16:24
mbeten në burg motër e vëllaVëlla e motër do të qëndrojnë në burg si autor të vrasjes së Ndrec Prendit, ngjarje e ndodhur në fillim të kësaj jave në fshatin Selitë të Kurbinit. Indrit dhe Xhoana Ndoci u njohën këtë të premte me masën e sigurisë "burg pa afat" dhënë në Gjykatën e Laçit.
-
Prokurorët e Ismailajt hetojnë
16 Tetor 2015, 15:35
Gjiknurin, transferohet kallëzimiI njëjti grup prokurorësh që po hetojnë Kastriot Ismailajn dhe skandalin e borxheve të CEZ-Shpërndarje, do të verifikojnë dhe kallëzimin penal ndaj ministrit Gjiknuri dhe Avokatin e Shtetit. Është ky vendimi më i fundit i Prokurorisë së Përgjithshme e cila sot ka kaluar për kompetencë të Tiranës kallëzimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Braçe: Asnjë pengesë për hetimin
CEZ, Gjiknuri: Së shpejti e vërteta
Basha: KLSH, pse qeveria s'do hetimin
Gjiknuri: Raport i KLSH përkon plotësisht me pretendimet e PD
Akuzat e CEZ, avokatja Hicka: Sulmpolitik, çështja nuk u ndoq nga unë
-
Kapet hajduti pukjan në Fier, vodhi
16 Tetor 2015, 15:08
11 mln e 500 mijë lekë nga 3 kazinoTre grabitje kazinosh brenda 10 ditëve, arrestohet 27-vjeçari. Policia e Fierit vuri në pranga Besion Ahmetajn lindur në Pukë dhe banues në Fier pasi në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje, rreth orës 01:20 në lagjen “11 Janari” ka grabitur i maskuar dhe i armatosur me pistoletë 240 mijë lekë të reja në një kazino
-
Hapja e dosjeve të sigurimit,Raunig:
16 Tetor 2015, 14:43
Çështje delikate,duhet bashkëpunimHapja e dosjeve të ish sherbimit sekret në Shqipëri është një çështje delikate pasi plagët e komunizmit nuk janë shëruar ende në vend. Kështu ka deklaruar përfaqësuesi i prezencës së OSBE në Shqipëri, Florian Raunig në një aktivitet për rolin e medias duke shtuar se duhet më tepër bashkëpunim për të gjetur një zgjidhje
-
SHBA vëzhgon për herë të parë
16 Tetor 2015, 14:00
gjyqin e zyrtarit për korrupsionGjashtë muaj pas nisjes së punës në mbështetje të njësisë anti-korrupsion tek Krimet e Rënda, prokurori amerikan Gjon Juncaj zbret në terren dhe ndjek procesin gjyqësor ndaj gjykatësit Rasim Doda të akuzuar për mitmarrje në vlerën e 80 mijë eurove dhe shpërdorim detyre.
-
CEZ, Kopac: Marrëveshja miqësore
16 Tetor 2015, 13:57
e duhura për Shqipërinë europiane"Zgjidhja miqësore e mosmarrëveshjes me CEZ-in ishte e duhura pasi Shqipëria aspiron për tu anëtarësuar për në BE". Ky është qëndrimi i Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopaci i cili nënvizoi se kjo qeveri duhet përgëzuar për këtë marrëveshje që sipas tij nuk shton konfliktet por i jep mundësi Shqipërisë për t'u integruar sa më shpejt në BE.
-
Fier, i grabisin 8 milionë lekë
16 Tetor 2015, 13:23
plagosin në këmbë kambistinNjë kambist është plagosur me armë zjarri dhe është grabitur mesditën e sotme në Fier. Artur Çepele është kthyer rreth mesditës më furgon nga Tirana në Fier dhe ka lënë çantën me 8 milionë lekë në makinën e tij që e kishte parkuar pranë një karburanti. Dy autorët i marrin çelësin dhe e plagosin, largohen në drejtim të paditur me lekët.
VIDEO -
Falsifikonte dokumenta, pas 5 vitesh
16 Tetor 2015, 12:21
shpallet në kërkim 42-vjeçariPas 5 vitesh policia shpall në kërkim një 42-vjeçar i cili është denoncuar se para liberalizimit të vizave falsifikonte dokumente me qëllim kalimin e kufirit të Shqipërisë. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim Besnik Pacin i cili përkundrejt pagesës 3 mijë dollarë ka marrë përsipër të ndihmojë të kalojë kufirin një çift bashkëshortrish.
-
3.2 ton kanabis në Kurvelesh
16 Tetor 2015, 11:49
Kultivuesit ja "mbathin" në malArrin në 3.2 tonë cannabis sativa sasisa e drogës së sekuestruar gjatë kësaj të premteje në malin e Kurveleshit nga Policia e Gjirokastrës. Gjatë aksionit të koduar 'lufta" fillimisht u sekuestruan 1 ton cannabis sativa në një stan dhe pak orë më vonë u gjetën edhe 2.2 tonë të tjera, të kultivuara në 4 parcela.
VIDEO
FOTO
Foto Çako në Gjirokastër