Kronikë

  • Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli në fjalën e mbajtur në Kuvend u shpreh se, ligji i dekriminalizimit nuk është garanci për ndarjen e politikës nga krimi. Topalli akuzoi Edi Ramën se është përgjegjës për situatën e krijuar ku në parlamentar tha ajo ka njerëz me të shkuar kriminale.
  • Nishani: Janë angazhuar për të më 
    ​hetuar jetën personale, jam qeliba

    “Kanë angazhuar institucione shtetërore për të hetuar jetën private të presidentit të Republikës. Jeta ime private është qelibar, unë e kthej kokën pas më shumë krenari. Të gjithë këta individë që janë përfshirë në këtë çështje kanë bërë një gabim fatal.  Ka dëshmi, ka prova dhe drejtësia herët a vonë do të veprojë”. Kjo është deklarata e Presidentit Nishani ne "Opinion".

  • Hasan Halilaj: Do të padis dhe
    Blushin, por s'dua ta bezdis tani

    Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj ka paralajmërua se do të padisë deputetin e Partisë Socialiste, Ben Blushi. Halilaj tha se, do të bëjë një padi ndaj Blushit për përdorimin e termit “Hasanizimi”, por këtë gjë do ta bëjë në ditët në vijim pasi nuk do ta që ta shqetësojë për momentin deputetin socialist pasi po punon për një libër.

  • Bankers nënshkruan Memorandum
    Mirëkuptimi me Bashkinë Roskovec

    Bankers ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Bashkinë e Roskovecit, për studimin e fizibilitetit për hartimin e projektit e furnizimit me ujë, për të gjithë banorët e Marinzës. Ky memorandum mirëkuptimi është i pari i një serie të Partneritetit Publiko-Privat që Bankers shpreson ta çojë përpara këtë partneritet me njësitë vendore në të cilat kompania operon, si pjesë e angazhimit të saj për një zhvillim të qëndrueshëm.  VIDEO

  • ALBtelekom mbrëmje gala
    prezantohet teknologjia 4G  

    4G/LTE, IPTV, shërbimet fikse dhe celulare të ALBtelecom dhe Eagle Mobile u promovuan me një ceremoni gala të zhvilluar në Tiranë. Zv. kryeministri Niko Peleshi, anëtarë të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, emra të njohur të biznesit, qeverisjes lokale, medias, artit dhe sportit morën pjesë në këtë super aktivitet festiv të ALBtelecom dhe Eagle Mobile.  VIDEO

  • Trafikuan 70 mln € marijuanë
    në Itali, pranga 9 shqiptarëve

    Dy grupe që merreshin me trafikimin e marijunës nga Shqipëria në rajonin e Lacios dhe Katanias janë kapur nga policia. Në pranga kanë përfunduar 15 persona, mes tyre 9 shqiptarë. VIDEO  FOTO

  • ​Nisma “Tirana pa makina”, Veliaj:
    Më 22 shtator qendra në pedonale

    Bashkia e kryeqytetit ka lajmëruar sot nismën “Tirana pa makina”, e cila do të kulmoi më 22 shtator, ku qendra e qytetit do të kthehet në pedonale. Kryebashkiaku, Erion Veliaj ka promovuar këtë nismë, ku i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e “Ecovolis”, ka përdorur sot biçikletën në vend të makinës për të sensibilizuar qytetarët që të përdorin sa më pak makinën.  VIDEO  FOTO

  • Bunkeri, përfaqësues të PD dhe të 
    përndjekurit perplasen me policinë

    Tentativat për prishjen e bunkerit artistik që po ndërtohet në shesin midis Ministrisë së Transporteve dhe asaj të Brendshme në qendër të Tiranës ka sjellë përplasjen e ish-të përndjekurve politikë me policinë.  VIDEO

  • Protesta për ligjin, studentët vezë
    sekretarit të MAS dhe ministrit Beqaj

    Diskutimi për arsimin e lartë sot në seancën plenare ka sjellë një sërë kundërshtimesh të dhunshme nga ana e studentëve të Universiteteve të Tiranës  të cilët kanë dalë në protestë para parlamentit duke akuzuar se ky ligj per Arsimin e larte favorizon Universitetet private ne kurriz te atyre publike. Ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH Plarent Ndreca  si dhe makinën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në sheshin para Parlamentit.  VIDEO  FOTO

  • Tiranë, vret kushëririn me 12
    thika, familjarët: E kafshoi qeni

    Dymbëdhjetë goditje me thikë, njëra në zemër, i kanë marrë jetën një inspektori të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (ish-INUK) gjatë një konflikti me djalin e xhaxhait të tij pasditen e së mërkurës (rreth orës 19:00). Ngjarja ndodhi në banesën e të ndjerit në zonën e Kamëz në periferi të kryeqytetit, ndërsa 32-vjeçari Melazim Shehu, baba i tre fëmijëve gjeti vdekjen në spital pas mesnate (rreth orës 00:50).  VIDEO

  • "Arratia", prindërit i hapin derën
    Orialdës, Apeli e liron nga burgu 

    Gjykata e Apelit në qytetin bregdetar ka caktuar ndaj të resë masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” duke rrëzuar vendimin e “Arrestit më Burg” të dhënë një muaj me parë nga gjykata e Shkallës së Parë. Kjo seancë ishte kërkuar nga prindërëtit e e Oriada Kajtazit, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm në gjykatë.  VIDEO

  • Gjirokastër, i'u gjet parcelë me
    drogë, në pranga 53 vjeçari 

    Kishte kultivuar një parcelë me bimë narkotike bie në prangat e policisë së Gjirokastrës 53 vjeçari Alfred Haska banues në fshatin Mashkullorë
     

  • Kukës, nuk kishte faturë tatimore 
    për...viça! Arrestohet 42-vjeçari

    Një person është arrestuar në flagrancë në Kukës pasi transportonte bagëti pa fatuën tatimore të shitjes.

  • Vendimi i qeverisë, rihapen
    punimet për rrugët e Tiranës

    Konflikti mes bashkisë dhe qeverisë daton që në vitin 2005.Këshilli i Ministrave i ka hapur rrugë ndërtimin të disa rrugëve në Tiranë dhe të bulevardit “Petro Nini Luarasi”. Ditën e djeshme është miratuar lista e shpronsimit për qytetarët që preken nga rikonstruktimi dhe ndërtimi i këtyre veprave publike. 

  • Itali, shqiptari del huq, planin
    e arratisjes e mëson policia

    Plani i arratisjes i një shqiptari të dënuar në Itali nuk ka funksionuar.

  • Një nga anëtarët e grupit “Kokaina” 
    Batku dënim në Itali për trafik droge

    Saimir Batku, njëri nga anëtarët e grupit “kokaina” ku u arrestua dhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, rezulton të jetë dënuar në Itali me 14.1 vite burg. 

  • 3 ekspertë për lekët që Ismailaj
    transferoi nga DIA në dhjetra shtete

    Biznesmeni Kastriot Ismailaj, që është arrestuar për aferën e mashtrimit me 5 milion eurove të CEZ, do të përballet me një ekspertizë të kontabilistëve. Prokuroria e Krimeve të Rënda synon të nxjerrë diferencën e parave që biznesmeni Kastriot Ismailaj ka xhiruar nëpërmjet kompanisë së tij “Debt International Advisory”.

  • KLSH dërgon në prokurori 
    ish kreun e doganës Tiranë

    Konstatimi nga KLSH i një dëmi ekonomik prej 931,000 eurosh, në Doganën e Tiranës, ka sjellë kallëzimin në prokurori të B.D. ish-Kryetar i Degës së Doganës Tiranë gjatë vitit 2014 dhe F.K., ish juristit. 

  • Aksident në Lushnje -Fier, makina
    përplas biçikletën, vdes 60 vjeçari

    Një aksident me pasojë vdekjen e një të moshuari është rregjistruar orët e para të mëngjeist të sotëm në aksin rrugor Lushnje-Fier. Automjeti tip ford që drejtohej nga shtetasi, Maksut Dertili, ka përplasur 60 vjecarin Agron Bello, që udhëtonte me bicikletë

  • Hyn në fuqi ligji, rritet me 30 %
    çmimi i zhdoganimit të makinave

    Duke nisur nga sot, zhdoganimi i makinave të vogla, ashtu si dhe të furgonëve e kamionëve do t’u kushtojë qytetarëve rreth 30% më shtrenjt. Këshilli i Ministrave ka rritur vlerën e referencës përmes të cilës llogaritet TVSH e zhdoganimit të mjeteve me vit prodhimi më shumë se dhjetë vjeçar.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv