Kronikë

  • “Jemi një vend plot me ëndrra, ashtu si Italia e dikurshme.” Bumi ekonomik i Shqipërisë për Kryeministrin Edi Rama qëndron i gjithi tek pasioni dhe dëshira për emancipimin e një populli, pas vitesh diktature të egër.  Projekti “Nga Lindja në Perëndim” i Fondacionit “Corriere della Sera” dhe “Corriere del Mezzogiorno” mbi tarracën e Pallatit Diana, me ndalesë në dhe rreth Tiranës, mbush një boshllëk të njohurive të italianëve dhe veçanërisht puliezëve në lidhje me vendin e shqiponjave.
  • Fatos Nano feston sot 63-vjetorin
    e lindjes. Kulla: Udhëheqës liberal

    Ish-kryeministri dhe ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston sot 63-vjetorin e lindjes. Nano reformoi Partinë Socialiste gjatë kohës së ndryshimit të emrit të Partisë së Punës. Gjatë drejtimit të PS-së, Nano me reformat e ndërmarra e bëri atë pjesë të Internacionales Socialiste dhe Partisë Evropian Socialiste.

  • Shiti 964 kallëpë tritoli dhe 9449
    dotonatorë,16 muaj burg ushtarakut
     

    Një ushtarak me gradën “Tetar” është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 1 vit e katër muaj burg pasi dyshohet se ka shitur nga depot ushtarake të Qafë-Mollës, plot 968 copë kallëpe tritoli 400 gramësh. Mungesa e kësaj sasie tritoli është bërë shkak edhe për kryerjen e një inventarizimi nga Drejtoria e Armatimit pranë Ministrisë së Mbrojtjes, inventar që më pas konstatoi se në depon ushtarake mungonin dhe 9449 kapsolla detonatore.

  • Sherri Prenga-Cali gjendet thika
    e thyer, dërgohet për ekspertim

    Prokuroria e Përgjithshme ka urdhëruar ekspertimin e disa mostave të gjakut të sekuestruara para Komisariatit të Laçit dhe një thikë me dorezë të thyer. Këto prova materiale janë gjetur nga uniformat blu, fill pas përfundimit të përplasjes me armë mes deputetit Prenga dhe anëtarëve të familjes Cali.

  • Veliaj i përgjigjet PD-së për fotot: 
    Çlirohuni nga Enveri brenda vetes

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka sqaruar pas deklaratës së PD-së, për ceremoninë e zhvilluar në 73 vjetorin e konferencës te Pezës. Në profilin e tij në twitter ai ka nënvizuar se simbolet komuniste dhe fotot e diktatorit Hoxha nuk kishin lidhje me ceremoninë e organizuar nga Bashkia e Tiranës, dhe se zyrtarët e shqupit kanë nevojë të çlirohen nga Enveri që kanë brenda.  VIDEO

  • Sarandë, kultivuan drogë në kufi
    me Greqinë, në pranga 2 shqiptarët 

    Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke pasi kultivuan drogë në Kostur në zonën kufitare.Shqiptarët përkatësisht 28 dhe 36 vjeç janë parë duke prerë dru në mënyrë të ligjshme dhe pasi kanë pikasur forcat e policisë janë munduar të bëjnë rezistencë ndërkohë që janë  28 vjeçari u arrestua shoku i tij 36 vjeç u fut në territorin shqiptar

  • Dibër, kreu i LSI-së: PS nuk na ka
    dhënë poste në Bashkinë Peshkopi

    Kryetari i degës së LSI në Dibër akuzon kryetarin e bashkisë, Shukri Xhelili se ai ka mënjanuar këtë parti në dhënien e posteve të administratorëve. Sipas Beqir Bici, LSI ka dhënë një kontribut të madh në Dibër gjatë fushatës elektorale, por ajo deri tani nga 14 njësi administrative, LSI nuk ka marrë asnjë post drejtues. 

  • ​Ish-truproja e Berishës: Shkëlzeni
    mori 30 mln lireta nga Miri i Xhikes

    Pas letrës të ish-kryeministrit Sali Berisha drejtuar OSBE-s ku hidhte poshtë akuzat ndaj familjareve te tij, ka reaguar dhe ish-truproja e tij, Izet Haxhija. Me anë të një letre Haxhija thotë se, Shkëlzen Berisha është i përfshirë në trafiqe të ndryshme. Sipas Izet Haxhijë djali i ish-kryeministrit Berisha ka marrë 30 milionë lireta nga Miri i Xhikes.  VIDEO

  • Pashaliman, rikthehet "në detyrë"
    nëndetësja 105, restaurohet

    Nëndetësja 105 është rikthyer sërisht në Pashaliman. E njohur me kodin e luftës “Tufani” nëndetësja është restauruar. Gjendja e keqe e saj ka detyruar bazën ushtarake detare që të bëjë remontin e jashtëm.  VIDEO  FOTO

  • VIDEOLAJM / Sherr në radhën gjatë
    para zyrave të QKR-së në Tiranë

    Aksioni kundër informalitetit ka sjellë radhë të gjatë pritjes në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit për bizneset. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon sesi njerëzit shtyhen në përpjekje për të hyrë sa më shpejt në zyrat e QKR-së.  VIDEO

  • Paloka: Qeveria provokon me
    fotot e diktatorit Enver Hoxha

    Kryetari i grupit të Partisë Demoklratike Edi Paloka ka akuzuar qeverinë dhe Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj se me paratë e qytetarëve kanë vendosur fotot e Enver Hoxhës në Pezë

  • ​Tentoi të kalonte emigrantë
    shqiptarë në Britani, burg shoferit

    Një gjykatë ka dënuar me 4 vite burg një rumun, i cili tentoi të kalojë klandestin në Britaninë e Madhe 13 klandestinë, 11 prej të cilëve shqiptarë dhe 2 indianë. Liviu Sori Gherghina prej muajit mars kur është arrestuar ka qëndruar në paraburgim ndërsa tashmë gjykata Leëes Croën e ka shpallur fajtor për veprën penale të kalimit dhe trafikimit të paligjshëm të kufirit.

  • Mat, punonjësit e OSHEE-së duan
    ta zhvasin, ja si "ua punon" pronari 

    Një punonjës i OSHEE është arrestuar në flagrancë nga policia e qarkut të Dibrës për korrupsion pasiv ndaj një pronari të një fabrike mermeri në Mat. Dilaver Kurti ka bërë kallëzim në polici për ngjarjen e ndodhur të martën e 15 shtatorit ku një punonjës në bashkëpunim me 4 të tjerë i kanë shkëputur me pinca vulat e matësit të energjisë elektrike e më pas i ka kërkuar një shumë prej 50.000 lekësh për moskallëzim të veprimit që sipas tyre pronari e kishte kryer vetë. 

  • Shkodër, PD akuza: U godit biznesi
    se votoi PD-në, terrori goditi qytetin

    24 orë pas aksionit të grupeve të Tatim-Taksave ne qytetin e Shkodrës, deputetët e Partisë Demokratike Helidon Bushati dhe Irma Kopliku i kanë cilësuar këto aksione si ato të viteve 1946, kur shteti komunist grabiste pasurinë dhe pronat e shkodranëve padrejtësisht. 

  • Impianti i Trajtimit të Ujërave,
    Haxhinasto: Respektoni afatet!

    Ministri i Transportit, Edmond Haxhinasto ka inspektuar punimet në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Përdorura për Tiranën e Madhe dhe i ka kërkuar kompanive ndërtuese që të respektojë afatet e përcaktuar.  VIDEO

  • 9 000 euro për të kaluar klandestin
    nga Franca në Britaninë e Madhe

    Ky vend “ëndrrash” në Angli në fakt nuk lakmohet për të jetuar vullnetarisht nga askush. Por, Kujtimi nga Shqipëria e gjen shumë të mirë këtë lokalitet pa emër. “Është mirë këtu, apo jo” pyet 22-vjeçari nga Shkodra, i cili e ka këmbyer atdheun e tij me këtë qytet të përgjumur para portave të kryeqytetit britanik, Londrës.

  • Elbasan, Klosi takim me bizneset:
    S'do lejojmë më punën në të zezë

    Luftë Informalitetit edhe në tregun e punës. Ka qënë ministri Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi i cili i ka bërë thirrje të gjithë bizneseve dhe punonjësve që të mos punojnë në punë të zezë pasi kjo dëmton direkt sistemin e sigurimeve shoqërore si dhe dëmton punëmarrësin.  VIDEO

  • Komisioni për Dekriminalizimin,
    mazhoranca dhe opozita pa konsensus

    Komisioni i Posaçëm parlamentar për Dekriminalizimin ka mbyllur punimet rreth orës 15:45, pa marrë një vendim sesi do të vijohet më tej. Kreu i komisionit, Oert Bylykbashi në përfundim të mbledhjes tha se në mbledhjen e ardhshme do të diskutohet konkretisht për propozimet që do t’i dërgohen Kuvendit në seancë plenare.  VIDEO

  • Kushtetuesja "rrëzon" Frrokun

    Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetit Mark Frroku për shfuqizimin e masë së arrestit me burg, ndërsa avokatët kanë paralajmëruar dërgimin e çështjes në Strasburg. 

  • Konferenca e Pezës,Veliaj: Mesazhi 
      i para 73 viteve  aktual edhe sotVIDEOLAJM/ "Rishfaqet" Enver Hoxha

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sëbashku me drejtues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë për 73-vjetorin e Konferencës së Pezës. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Veliaj theksoi se mesazhi që u dha 73 vite më parë qëndron aktual edhe sot.  FOTO  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv