Kronikë
-
Është shtyrë sërish sot gjyqi ndaj imamëve pasi të pandehurit janë larguar nga seanca për shkak se ata kanë kërkuar që në seancë të ishin të pranishëm edhe familjarët e tyre. Në seancë ka qëndruar vetëm imami i vetëshpallur Genci Balla ndërsa të tjerët janë larguar. Më herët trupi gjykues vendosi të nxjerrë nga salla e gjykimit të afërmit dhe familjarët e imamëve pasi ata sërish kishin veshur bluza me mbishkrimin “Jam krenar që jam musliman”.
VIDEO 19 Maj 2015, 10:14
-
Fier, përmbytjet i prishën shtëpinë
19 Maj 2015, 09:30
I moshuari 3 muaj në qiell të hapuPërmbytjet e muajt shkurt u shembën banesën, e prej asaj kohe 72 vjeçari, Qemal Aliaj, dhe bashkëshortja e tij nga Levani I Fierit jetojnë në qiell të hapur. Cifti i të moshuarve përmes televizionit A1 Report u bën apel për ndihmë instancave vendore.
VIDEO -
Aksident në Lezhë,drejtuesi humbet
19 Maj 2015, 09:25
kontrollin e mjetit, dy të plagosuNjë aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona
-
Shkelen grafikët, trageti ankorohet
19 Maj 2015, 09:07
në portin e Vlorës me 6 orë vonesëPasagjerët e linjës së tragetit Bari - Vlorë prej disa orësh nuk po munden të zbarkojnë në port. Pasagjerët të cilët janë nisur mbrëmë me linjën e trageteve “Blue Star” nga Bari dhe kanë mbërritur në portin e Vlorës në orën 05:00 të mëngjesit por nuk kanë mundur të zbarkojnë.Lidhur me këtë situatë ka reaguar dhe ministria e Transporteve dhe Infrastrukturës e cila njofton se shkak për këtë është bërë moszbatimi i grafikëve të vendosura që më herët dhe për këtë do të gjobiten edhe agjencitë.
VIDEO -
Arkat bosh, bashkiakët blerje
19 Maj 2015, 07:09
e investime kolosale para ikjesKomuna e Golemit është një ndër ato komuna që shkrihen sipas ligjit të ri të ndarjes administrative-territoriale të vendit. Megjithatë, me ditet e fundit te qendrimit ne kete post, kreret e saj kane blere 100 milione leke karburant. Bashkite Lushnje, Fier, Vau i Dejes dhe te tjera tenderojne me urgjence rikonstruksione rrugesh, trotuaresh e shkollash.
VIDEO -
Shkodër, makina përplas për vdekje
19 Maj 2015, 08:36
52-vjeçaren, shoqërohet drejtuesiAksidenti ka ndodhur në aksin Kolik - Stërbeç. Këmbësorja me iniciale P.L ndërroi jetë menjëherë. Policia do të sqarojë rrethanat e aksidentit.
-
Krushqia e prishur, flet Xhevria
19 Maj 2015, 07:45
nëna e autorit të vrasjes në KashaPolicia e Tiranës në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, bënë të mundur arrestimin e 38 vjeçarit Altin Aluku nga Kashari, pasi dy ditë më parë vrau babain e vajzës me të cilën kishte qënë i fejuar rreth shtatë vite më parë, si dhe plagosi nënës e saj në dorë.
-
Adriatik Llalla fut në testimin me
19 Maj 2015, 07:40
shkrim 38 OPGJ për 4 prokurorëNjësoj si qeveria dhe kryeprokurori Adriatik Llalla ka vendosur të praktikojë testimet me shkrim mes oficerëve kandidatë, që pretendojnë të bëhen prokurorë.
-
Ja pasuritë e 6 ish-deputetëve
19 Maj 2015, 07:25
makina, troje e para të deklaruaraDeputetët që hoqën dorë nga mandatet e tyre për të marrë pjesë në zgjedhjet vendore zotërojnë një kapital të fortë financiar.
-
Memorandumi,kërkesat e SHBA-BE
19 Maj 2015, 07:25
e vendorët që do votojnë shqiptarëtKomisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe Prokuroria e Përgjitshme nënshkruan dje një memorandum bashkëpunimi mes tyre për hetimin e të gjitha rasteve apo incidenteve që mund të ndodhin gjatë zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.
-
Vendoret, bashkitë e mëdha
19 Maj 2015, 07:14
rregullojnë rrugë e shkollaDitët e para të qershorit janë përzgjedhur edhe nga disa bashki të mëdha për të kryer punime infrastrukturore me shifra jo të vogla.
-
Ambadasdorja shqiptare Faber
18 Maj 2015, 22:58
i dorëzon kredencialet ObamësAmbasadorja e parë femër e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Floreta Luli-Faber i ka dorëzuar sot presidentit amerikan letrat kredenciale. Këtë e ka njoftuar vetë ambasadorja përmes një postimi në faqen e saj në Facebook.
-
'Kumanova', mbyllet pa marrëveshje
18 Maj 2015, 22:34
takimi mes liderave të MaqedonisëEdhe takimi i dytë mes liderëve të partive politike Nikolla Gruevski, Zoran Zaev, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi përfundoi pa asnjë përafrim të qëndrimeve mes partive politike. Në tavolinë është propozimi për vendosjen e parimeve dhe kornizës për bisedime politike, por LSDM-ja kërkon që para se të bisedohet për këto çështje, duhet të barazohet pozicioni i palëve. Kjo sipas LSDM-së mund të arrihet vetëm me dorëheqjen e kryeministrit Nikolla Gruevski, sepse sipas tyre, partia në pushtet kontrollon të gjitha institucionet shtetërore.
-
Aksident në Burrel,PD: E shkaktoi
18 Maj 2015, 22:13
eskorta e Ramës/Policia:E pavërtetëAksidentimi i një 16-vjeçar me inicialet K.K rreth orës 14:40 në segmentin Burrel - Klos në vendin e quajtur Shkëmbi i Butë është bërë shkak për polemika mes policisë edhe Partisë Demokratike.
-
Raporti i DASH: Shqetësim krimi
18 Maj 2015, 21:42
e xhihadistët, vlerësohet LazaratiByroja e Sigurisë Diplomatike, pranë Departamentit amerikan të Shtetit, ka publikuar raportin e saj për vitin 2015 mbi krimin dhe sigurinë në Shqipëri. Në raport thuhet se, në vitin 2014 krimi dhe situata e përgjithshme e sigurisë vijojnë të mbeten shqetësuese teksa vlerësohet aksioni i Lazaratit.
-
Bregu në Bruksel: Integrimi, furçat
18 Maj 2015, 21:33
nuk na ndihmojnë duhen reformaMajlinda Bregu në cilësinë e kryetares së Komisionit të Integrimit e njëkohësisht ish-ministre e Integrimit në qeverinë Berisha, në mbledhjen e Këshilli të Stabilizim Asocimit në Bruskel ka vënë në dukje 4 probleme në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bregu shkruan se çfarë ka theksuar në takimin e sotëm, duke thënë se deklaratat furce nuk e ndihmojnë Shqipërinë për në BE.
-
Ilir Kulla: Sulmi në Kumanovë
18 Maj 2015, 21:11
hakmarrje për UÇK-n e dikurshmePërfshirja e vendit fqinj në krizë politike dhe etnike ku ndodhet situata aktuale në Maqedoni është tema e emisionit të “5 Pyetjet nga Babaramo”. I ftuari i mbrëmjes së sotme ka qenë analisti Ilir Kulla, njohës i mirë çështjeve Ballkanike. Sipas Ilir Kullës, në Kumanovë nuk bëhej fjalë për ndonjë tentativë terroriste, ashtu siç u cilësua, por reagimi i autoriteteve maqedonase sipas tij ka qenë një formë hakmarrje kundër Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare që ka vepruar dikur.
VIDEO -
Zbulohet si u rekrutua Hasanaj në
18 Maj 2015, 20:51
Siri, rekrutues ishte Bujar HysaLajmi për vdekjen e Ervin Hasanajt i njohur ndryshe si (Ebu Ahmed), u mësua dy ditë më parë. Ndërkohë që raporti i antiterrorit zbulon se rekrutuesi i familjes drejt Sirisë është Bujar Hysa, imami i xhamisë së Mezezit i arrestuar një vit më parë.
-
Mimoza Kusari-Lila nderohet
18 Maj 2015, 20:34
"Qytetare Nderi” e Bajram CurritNë Pallatin e Kulturës “Dardania” në Bajram Curri u organizua ceremonia e dhënies së titullit të lartë “Qytetare Nderi” e bashkisë Bajram Curri,kryetares së komunës Gjakovë,Mimoza Kusari-Lila,njërës prej intelektuales,politikanes,drejtueses më të suksesshme dhe më të guximshme,siç u vlerësua edhe nga disktutantët që morën fjalën në këtë ceremoni.
-
Drejtësia, ekspertët: Presidenti
18 Maj 2015, 20:11
jokonsensual ka sjellë problemeReforma në drejtësi ka mbledhur sërish bashkë këtë të hënë ekspertët për të nxjerrë elementët që e bëjnë sistemin të çalojë. Një nga problematikat e ngritura ishte ndryshimi që kushtetuta e Shqipërisë pësoi në vitin 2008, ku një ndër nenet e saj parashikon zgjedhjen e një presidenti jo konsensual. Sipas ekspertit të së drejtës Sokol Sadushi këto ndryshime në mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit sollën krijimin e një marrëdhënie jo bashkëpunuese mes institucioneve.
VIDEO