Kronikë
-
Policia e Sarandës ka ndaluar 7 klandestinë dhe ka arrestuar 2 persona për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Petrit Goxhaj dhe Arsen Hoxha janë kapur duke transportuar klandestinët me dy mjete të ndryshme. 21 Maj 2014, 10:57
-
Tiranë, banda e tritolit me ish
21 Maj 2014, 10:41
ushtarakë, vodhën C4 nga depotEksplozivët e shumtë dhe ndezësit e sekuestruar gjatë operacionit “Porosia”, janë vjedhur vitet e fundit nga depot e ushtrisë. Të katër të arrestuarit të cilëve iu sekuestruan 96 kg eksploziv plastik C4, kanë ushtuar detyra në Ushtri, tek asgjesimi i municioneve, magazinimi dhe transporti i tyre. Operacioni i mbrëmjes së të hënës solli sekuestrimin e sasisë më të madhe të eksplovit plastik në vitet e fundit. VIDEO
Si funksiononte banda, 1 mijë euro për 1 kg tritol -
Ekstradohen drejt Italisë 8 shqiptarë
21 Maj 2014, 10:40
të shpallur në kërkim ndërkombëtarInterpol Tirana ka ekstraduar sot drejt Italisë 8 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Të ekstraduarit akuzohen në shtetin fqinj kryesisht për krime të rënda si pjesëmarrje në organizatë kriminale, shfrytëzim prostitucioni, trafik droge, vrasje në rrethana rënduese.
VIDEO -
Struktura e re, shkurtohen 300
21 Maj 2014, 10:30
policë nga zyrat, dalin në terrenShkurtohen vendet në Drejtorinë e Policisë së Shtetit. Struktura e re i nxjerr në terren, tek drejtoritë e tjera. Më shumë se 300 oficerë që janë të punësuar aktualisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit do të dalin në Terren.
Struktura e re e Policisë së Shtetit, ja kush vjen e kush ikën
Emërimet deri më 10 qershor, kriteret që duhen
“Shkrihet” RENEA, shtohet me 300 numri i uniformave blu -
Gjykata i thotë “po” ekstradimit
21 Maj 2014, 10:20
të biznesmenit Gropa drejt ItalisëBiznesmeni i Fierit Arben Gropa, i dënuar me 32.6 vite burg do të ekstradohet në Itali. Vendimi për t’u ekstraduar është marrë disa ditë më parë nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke vendosur t’i thotë “Po” ekstradimit të biznesmenit Gropa. Pronari i tavernës "Pelikani" trafikoi heroinë me vlerë 300 mln lireta, i mbeten 29. vite burg.
-
SHKB arreston 2 policë e taksistin
21 Maj 2014, 10:11
Kaluan nje emigrant për në GreqiKORCE/ SHKB ka arrestuar 2 punonjës të policisë në pikën kufitare të Kapshticës, pasi kanë kaluar pa e regjistruar në sistemin TIMS një qytetar. Punonjësit e policisë Trifon Ocka dhe Rexhep Lushka në bashkëpunim me taksistin Mondi Agolli në mënyrë të kundraligjshme kanë kaluar drejt Greqisë shtetasin R. Z.
-
Kërcënohet me vdekje koordinatori
21 Maj 2014, 09:40
i PD, i dogjën makinën në TiranëDevis Kokoli, koordinatori i Partisë Demoktarike në një prej zonave elektorale në Tiranë, kërcënohet me vdekje. Kokoli në datën 17 maj të këtij viti ka denoncuar në komisariatin nr.6, disa mesazhe kërcënuese, për të cilët ai mendon se janë kryer nga personat që një ditë më parë i kishin djekur makinën.
-
Vlorë, asgjësohen 1950 rrënjë
21 Maj 2014, 18:20
kanabis sativa, u zbuluan në pyjeForcat e policisë së Vlorës, kanë zhvilluar sot një aksion në zona të thella të fshatrave të këtij rrethi, ku kanë zbuluar dhe asgjësuar 1950 rrënjë kanabis sativa. Aksioni i policisë filloi që paradite ku u asgjësuan 450 bimë kanabis, ndërsa aksioni ka vijuar edhe gjatë ditës, ku janë asgjësuar edhe 1500 rrënjë kanabis të tjera
FOTO -
Prokuroria: ADN për zemrën e
21 Maj 2014, 09:25
Karelit, dyshime se s’është e tijDyshimet se autoritetet greke mund të kenë ngatëruar zemrën e Kudret Kumes dhe dorëzuar atë tek pala shqiptare, ka detyruar prokurorinë e Fierit, të autorizojë mjekësinë-ligjore, për kryerjen e ekspertizës së ADN. Trupi i Ilia Karelit është varrosur në fshatin Zhupan të Fierit, ndërsa zemra e tij ndodhet në laboratorin e Institutit të Mjekësisë- Ligjore.
-
Protesta të dhunshme në Shkup,
21 Maj 2014, 09:12
maqedonasit kundër shqiptarëveKanë vijuar deri në orët e vona të mbrëmjes protestat e maqedonasve në ditën e dytë në qytetin e Shkupit. Protesta e dhunshme kanë ardhur si pasojë e vrasjes së një të riu maqedonas nga një shqiptar.
-
Pamjet e katër të arrestuarve të
20 Maj 2014, 17:30
bandës së tritolit në TiranëEKSKLUZIVE - "A1Report!" ka arritur të sigurojë pamjet e 4 anëtarëve të bandës së tritolit, duke u shoqëruar nga policia, të cilët u kapën mbrëmë gjatë një operacioni të Policisë, në flagrancë, në tentativë për t'i shitur tritol grupeve kriminale në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë. Operacioni "Porosi" sekuestroi rreth 100 kg tritol FOTO
-
Apelohet vendimi për Gjin Gjonin
21 Maj 2014, 08:30
Akuza: Nuk analizuan provatProkuroria e Elbasanit nuk pajtohet me vendimin e gjykatares Miranda Çekrezi që rrëzonte kërkesën për pezullimin e gjyqtarit të Apelit Gjin Gjoni, njëherësh anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Organi i akuzës kërkon pezullimin e gjyqtarit. Gjyqtarja Miranda Çerkezi: Kërkesa nuk kishte prova.
Pezullimi i Gjonit, Prokuroria kundër Gjykatës -
'Modë' në Europë trafik heroine
21 Maj 2014, 08:20
dhe kanabis me avionë turistikëTrafiku me avionë turistik i lëndëve narkotike apo i materialeve të tjera nga Shqipëria ka ardhur me vonesë, pasi në Europë ky fenomen është bërë shqetësues prej kohësh.
-
Sarandë, operacion antidrogë
21 Maj 2014, 08:20
kapen dy çanta me 40 kg KanabisPolicia zhvilloi një operacion antidrogë në aksin Sarandë-Delvinë, ku dhe sekuestroi një sasi prej 40 kg Kanabis Sativa të ndarë në dy çanta. (Në foto: Dy çantat e drogës me 40 kg Kanabis Sativa)
-
Tiranë, hajduti vjedh një celular në
20 Maj 2014, 20:09
dyqan, ja pamjet në "A1Report!" VDHajdutët nuk ndalen në vjedhjen e sendeve personale si celularë, çanta apo portofolë. Këtë herë pa fat ka qenë shitësja e një dyqani në rrugën e Durrësit, ku në pak minuta, hajduti i pamaskuar i futet në dyqan dhe i merr celularin. Ja çfarë kanë fiksuar kamerat e sigurisë.
-
Shqipëria pa sirena alarmi për
20 Maj 2014, 19:58
emergjencat, qytetarët në rrezikRastet e fundit të tërmeteve në disa qytete shqiptare nxorën në pah se banorët, mënyrën e vetme të komunikimit apo të njoftimit për të dalë jashtë banesave, patën telefonin,pasi askund një sirenë e tillë nuk u dëgjua. Fakti pranohet dhe nga përfaqësuesit e emergjencave civile.
-
Ish-të përndjekurit,përfituesit e
20 Maj 2014, 17:21
parë të dëmshpërblimit janë femratIsh-të përndjekurit politikë femra dhe ata që vuajnë nga sëmundje të rënda do të jenë të parët që do marrin lekët e dëmshpërblimit për vitet e burgut. Zv/ministrja e Mirëqenies Sociale, Gentiana Sulaj, ka shpjeguar ndryshimet që i janë bërë ligjit për dëmshpërblimet.
VIDEO -
Lezhë, tregtimi i produkteve
20 Maj 2014, 16:58
shtazore jashtë standardeveKonstatimi është prezantuar nga autoriteti kombëtar i ushqimit në Lezhë,fakt për të cilin u janë drejtuar me shkresë edhe institucionëve vendore, por ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
-
Levan-Tepelenë, vidhen për
20 Maj 2014, 16:50
skrap mbrojtëset anësoreAksidentet me pasoja fatale nuk janë i vetmi tipar dallues i autostradës Levan -Tepelenë. Ky aks rrugor prej kohësh është në qëndër të sulmeve të hajdutëve të skrapit, të cilët grabisin pjesët metalike të anësoreve të rrugës.
-
Albtelecom dhe Eagle mbështesin
20 Maj 2014, 16:32
rehabilitimin e Shtëpisë së FëmijësAlbtelecom dhe Eagle Mobile ka çuar në Sarandë Ditën Ndërkombëtare të Jetimëve. Fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës në këtë qytet kanë festuar në një atmosferë të ngrohtë e familjar.
FOTO