Kronikë
-
Harta, rrugët e trafikut të drogës
20 Maj 2014, 08:22
nga Shqipëria drejt vendeve të BEPolicia e Shtetit ka publikuar një hartë ku janë rrugët e trafikut të drogës nga Shqipëria drejt Bashkimit Europian. Edhe pse lënda narkotike mbillet në zona të ndryshme, rrugët e trafikut janë kryesisht ato në drejtim të Greqisë, Italisë, apo dhe kohët e fundit Malit të Zi, një korridor trafiku që është rritur shumë.
-
Dy tërmete brenda ditës lëkundin
20 Maj 2014, 13:43
vendin, më i madhi 4.5 rihteLëkundje të tjera tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme. Në qytetin e Beratit rreth orës 13:22 është ndjerë tërmeti me magnitudë 3.6 rihter. Nga verifikimet paraprake nuk raportohen dëme materiale apo të lënduar. Ky është tërmeti i dytë brenda ditës së sotme, ku rreth orës 06:45 janë ndjerë lëkundje më të forta sizmike me magnitudë 4.5 rihter.
-
Peshkopi, aksident automobilistik
20 Maj 2014, 06:07
një i vdekur dhe tre të plagosuNjë aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në qytetin e Peshkopisë, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Si pasojë e përplasjes së rëndë, ka humbur jetën Osman Doda rreth 26-28 vjeç.
-
Asgjësohen 3 mln € drogë, Tahiri
20 Maj 2014, 12:40
'Gati plan veprimi ndaj kultivimit'Janë asgjësuar në Bërzhitë të Tiranës 1780 kg kanabis sativa me vlerë 3 milionë euro. Në këtë proces asgjësimi Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se për luftën ndaj kultivimit të kanabisit, është gati një plan veprimi me partnerët ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i BE, Rumbold: Lufta ndaj drogës do ndikojë për statusin FOTO - VIDEO
-
Veliaj me myslimanë e të krishterë:
19 Maj 2014, 19:14
Jetimë e pleq meritojnë familjeMinistri i Mirëqënies Sociale ka bashkuar myslimanë etë krishterë sot në Durrës për të mbështetur fëmijët e jetimores dhe pleqtë e azilit, moralisht dhe materialisht për t'i dhënë mesazhin shoqërisë që të gjithë meritojnë të rrojnë nëpër familje.
-
Tiranë, arrestohet në Rinas vrasësi
19 Maj 2014, 17:55
i biznesmenit fierak, po ikte në ItaliËshtë arrestuar sot në Tiranë, i dyshuari kryesor si vrasës i biznesmenit 51-vjeçar Agron Imeraj nga Fieri. Ai quhet Ildi Hoxha dhe është 21 vjeç. Arrestimi i tij ndodhi në aeroportin e Rinasit, tek po tentonte të kalonte kufirin për në Itali. (Në foto: Viktima Agron Imeraj)
13 plumba për hakmarrje mbi biznesmenin e pllakave -
Tepelenë, arrestohet 22-vjeçari
19 Maj 2014, 17:18
kërkohej për vjedhje në Tiranë22 vjeçari Mahmuti ishte shpallur në kërkim pasi ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 4 vite e 4 muaj burg për vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim.
-
UNICEF: 359 fëmijë punojnë në
19 Maj 2014, 17:15
Lazarat, Veliaj: Reformim rrënjësoRaporti i UNICEF ka zbuluar një fakt tronditës të shfrytëzimit të fëmijëve në situatë rruge në vendin tonë. Sipas këtij raporti 359 fëmijë janë të angazhuar në kultivimin e marijuanës në fshatin Lazarat të Gjirokastrës, pasi u siguron të ardhura më të larta. Ministri Erion Veliaj, i pranishëm në këtë aktivitet deklaroi se shërbimet sociale do të reformohen rrënjësisht.
VIDEO -
Ushtria nis Kampionatin e Futbollit
19 Maj 2014, 17:16
ndeshje mes Marinës e KomandësKampionati i Futbollit i Forcave të Armatosura, një kampionat tërësisht “ushtarak” ka nisur sot në Tiranë, sipas traditës të nisur tashmë dhe që do të zgjasë deri të premten. Ai nisi me ndeshjen midis ekipit të Forcës Detare dhe ekipit të Komandës së Doktrinës e Stërvitjes.
-
Tentoi të korruptonte policët e
19 Maj 2014, 16:34
Rrugores,arrestohet Petrit ÇakrrajPolicia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar nga Tropoja pasi ka tentuar të korruptojë efektivët.Petrit Çakrraj fillimisht është ndaluar pasi ishte pa dëshmi drejtimi dhe pa asnjë dokument mjeti. Çakrraj është një emër i njohur nga ana e Policisë së Shtetit pasi ka qenë një nga dëshmitarët kryesor në vrasjen e Azem Hajdarit.
-
Rikontroll mbi pasuritë e gjyqtarëve
19 Maj 2014, 16:20
Policia e SHISH do të informojnëInspektoriati i Deklarimit të Pasurive drejtuar nga Shkëlqim Ganaj do të kontrollojë dhe rikontrollojë, pasuritë e të gjithë gjyqtarëve të shkallës së parë dhe atyre të apelit. Ndaj, ai ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve që kanë informacion për pasuritë e fshehura, veçanërisht Policisë dhe SHISH-it, që ta informojnë.
-
Holandë, Naço: Reformat në drejtësi
19 Maj 2014, 16:21
do të flasin me gjuhën e BrukselitReformat në sistemin e drejtësisë kanë qenë tema në fokus të një takimi që ministri i Drejtësisë Nasip Naço ka zhvilluar me homologun e tij Ivo Opselten. Kreu i drejtësisë ndodhet për një vizitë pune në Holandë, ku është takuar me përfaqësues të lartë të vendit.
-
Çelet sezoni turistik në Pogradec
19 Maj 2014, 15:13
si dhe panairi me punime artizanaleI cilësuar si një prej perlave të turizmit juglindor, Qyteti i Pogradecit ka çelur edhe për këtë vit sezonin turistik. Pavarësisht temperaturave të luhatura dhe ditëve disi të freskëta, sezoni u hap përmes një ceremonie e cila është shoqëruar me panaire të punimeve artizanale, ekspozita në pikturë dhe gatime të ndryshme.
VIDEO -
Kavajë, arrestohet një infermier,
19 Maj 2014, 15:47
vidhte dhe shiste ilaçet e spitalitNjë infermier 53-vjeçar, i quajtur Ylli Shehu, është arrestuar sot në spitalin e Kavajës për vjedhjen e barnave dhe shitjen kontrabandë të ilaçeve pa pullë që tregtoheshin nga disa farmaci në këtë qytet. Ndërhyrja e policisë solli arrestimin e tij në flagrancë.
-
Gjebrea: Vetëm në prill 375 % më
19 Maj 2014, 14:34
shumë drogë e kapur se para një vitiZëvendësministrja e brendshme Elona Gjebrea, një dalje për shtyp, tha se gjatë muajit prill të këtij viti është kapur 375 % më shumë drogë se sa e njëjta përiudhë e një viti më parë. Gjebrea theksoi se kjo është arritur falë rikthimit të nrye të detyrës të policisë.
-
Fier, krim brenda familjes, burri
19 Maj 2014, 15:00
vret gruan më pas edhe vetenNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patosit ku një 51-vjeçar ka vrarë bashkëshorten dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën (në foto) e çiftit Yzeiraj.
VIDEO
Mirditë, vret me thikë gruan e më pas veten -
Lezhë, policia bashkiake
19 Maj 2014, 14:50
aksion për lirimin e trotuareveKonfiskim malli, heqje e tabelave reklamuese dhe lirimi i të gjithë trotuareve në territorin e Bashkisë së Lezhës ka shoqëruar aksion e Policisë Bashkiake.
-
Hoshi: Tërmeti ka vijuar deri në
19 Maj 2014, 14:45
orën 6:05, po verifikojmë dëmetQerim Hoshi, Drejtor i Komandimit të Emergjencave Civile, në një intervistë ekskluzive për A1 Report tha se situata është nën kontroll dhe se dëmet e shkaktuara nga tërmeti janë vetëm materiale. Hoshi tha se pas lëkundjeve të para janë shënuar gjithsej 6 lëkundje të tjera tërmeti ku më e madhja është e para me magnitudë 5.2 rihter.
-
Gjirokastër, PD kundër betonizimit
19 Maj 2014, 13:50
të aerodromit: Duhet për emergjencaKryekëshilltari i djathtë në bashkinë e Gjirokastrës, Bexhet Çobani, ka reaguar sot lidhur me vendosjen e blloqeve të betonit nga ministria e Mbrojtjes ne aerodromin e Gjirokastrës ditën e enjte.
VIDEO
Ushtria betonizon aerodromin në Gjirokastër