Kronikë
-
Lirohen nga qelia dy kushërinjtë Klodian dhe Sajmir Gjuzi të arrestuar me shumë bujë nga policia e Tiranës si persona të dyshuar për vrasjen e bankierit Artan Santo. 15 Korrik 2014, 07:26
-
Gjykata rrëzon gjeneral Gjokën
15 Korrik 2014, 07:23
i jep të drejtë Mimi KodhelitGjeneral Bridade, Syrja Gjoka ka humbur betejën gjyqësore me ministren Mimi Kodheli e cila në muajin maj të këtij viti vendosi ta pezullojë nga detyra e komandatit të Brigadës Logjistike, pas procesit penal të iniciuar ndaj tij nga prokuroria e Beratit.
-
Universitetet, formulari
15 Korrik 2014, 07:15
A2 do kushtojë 2 mijë lekëMinistria e Arsimit këtë javë pritet që të publikojë Formularin A2, formular i cili do të plotësohet nga të gjithë maturantët që kanë rezultuar kalues dhe do të konkurrojnë për në universitet.
-
Atentat me eksploziv vëllait të
15 Korrik 2014, 07:20
drejtorit të burgut ‘Jordan Misja’Një sasi eksplozivi prej rreth 70 gramësh, i telekomanduar ka shpërthyer në makinën e Sulejman Allushit, 46 vjeç nga fshati Ferraj i komunës Dajt, i cili ka mbetur i plagosur rëndë. Në lidhje me këtë ngjarje, policia është duke hetuar në dy pista, atë që lidhet me një plagosje të 2011 dhe tjetra se mund të jetë porostitur nga burgu, pasi vëllai i Allushit është drejtori i burgut “Jordan Misja-313”, në Tiranë, Sajmir Allushit.
FOTO
VIDEO -
Humbi jetën në aksident, përcillet në
14 Korrik 2014, 22:26
banesën e fundit gazetarja e KorçësFamiljarë, të afërm, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë të Korçës i kanë dhënë lamtumirën e fundit gazetares 29-vjeçare, Enkelejda Skenderasi, e cila humbi jetën ditën e djeshme në një aksident rrugor në fshatin Panarit.
VIDEO -
Tregtimi i fruta-perimeve pa kushte
14 Korrik 2014, 22:36
Prodhimet shiten edhe në trotuareRrugës për tek tregu pranë ish-uzinës “Dinamo” shumë tregtarë të vegjël kanë zënë trotuaret. Gjithçka tregtohet aty, nga produktet e mishit, deri tek fruta perimet, jashtë çdo kriteri higjieno-sanitar.
VIDEO -
Itali, arrestohen dy shqiptarë
14 Korrik 2014, 22:29
vidhnin argjendaritë në MilanoDy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se grabisnin argjendari në Milano. Kristani Shkambi 22 vjeç dhe Sokol Shkambi 26 vjeç janë arrestuar pasi kanë vjedhur disa dyqane argjendare në qendër të Milanos.
VIDEO -
Mbikalimi i shkozetit, punimet
14 Korrik 2014, 22:17
përfundojnë në muajin dhjetoZvarritja e punimeve për ndërtimin e mbikalimit të Shkozetit është kthyer në një gangrenë për drejtuesit mjeteve që kalojnë në këtë segment rrugor. Firma ndërtuese zotohet se punimet pritet të përfundojnë në fund të këtij viti.
VIDEO -
SHBA dhuron pajisje për Policinë
14 Korrik 2014, 21:16
ndihmoi e në aksionin në LazaratShtetet e Bashkuara nëpërmjet Programit për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë kufitare vazhdojnë të mbështesin Policinë e Shtetit.
-
Reforma në Arsim, Lindita Nikolla:
14 Korrik 2014, 21:52
Universitetet pa standarde, mbyllenReforma në Arsim ka qenë tema në fokus të bisedës në studion e “A1 Report”. E ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, ministrja Lindita Nikolla tha se ato universitete që nuk plotesojnë standardet dhe nuk përmbushin kriteret e licencimit do të mbyllen.
VIDEO -
Vlorë, rrëmbimi i taksistit, apeli
14 Korrik 2014, 20:28
i shoferëve: Ndihemi të rrezikuaRrëmbimi dhe dhunimi i taksistit, Memo Beqaj, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në qytetin e Vlorës ka shtuar pasigurinë tek kolegët e tij. Ata shprehen se ndihen të pambrojtur, e teksa solidarizohen me kolegun e tyre të punës, i bëjnë apel policisë për më shumë bashkëpunim.
VIDEO -
Shpërthen makina në lëvizje, 3 të
14 Korrik 2014, 20:09
plagosur, dyshohet se iu vu tritolTre persona kanë mbetur të plagosur, pasi një automjet ka shpërthyer në momentin që ka qenë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 tek vendi i njohur si “Rruga Ura” në Tiranë, ndërsa dyshohet se makina është shpërthyer me tritol. Si pasojë e shpërthimit kanë pësuar djegie tre persona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
FOTO
VIDEO -
Librazhd, arrestohet mjeku, lëshoi
14 Korrik 2014, 19:58
50 raporte për kempPolicia e Elbasanit ka arrestuar një mjek 55-vjeçar në qytetin e Librazhdit pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën. Pas një pune hetimore gjatë operacionit “Kempi” në pranga ka përfunduar mjeku me iniciale A .D. 55 vjeç, lindur e banues në Librazhd.
-
FOTOLAJM/ Flamuri shqiptar në
14 Korrik 2014, 19:41
paradën ushtarake në FrancëFranca përkujtoi 14 korrikun 1789, njohur ndryshe si Dita e Bastijës që shënoi nisjen e Revolucionit Francez.
FOTO -
U mbyt në Igumenicë, sillet në
14 Korrik 2014, 18:48
Shqipëri trupi i të riut nga FieriNë morgun e spitalit të Fierit ka mbërritur trupi i pajetë i të riut Besmir Çullhai i cili është gjetur i mbytur në shtetin grek. Familjarët e viktimës kanë kërkuar që t’i bëhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe për këtë kanë në qytetin e Fierit kanë shkuar specialistë nga Tirana për të bërë autopsinë.
VIDEO -
Skandali i Rrashbullit, gjykata lë në
14 Korrik 2014, 17:05
burg kreun e Komunës e 4 zyrtarëtAsnjë surprizë nuk ka patur seanca e radhës në gjykatën e Durrësit karshi kryekomunarit të Rrashbullit në Durrës, Hysen Gashi dhe 4 zyrtarëve të tjerë të kësaj komunë, të vënë pas hekurave 2 ditë më parë për shpërdorim detyre.
VIDEO
Skandali/ Nis hetimi i pasurisë për 8 të arrestuarit e Rrashbullit
Arrestohet kryekomunari i PD në Rrashbull, 16 pallate në rërë! -
Protestat në Maqedoni, Nuland:
14 Korrik 2014, 17:04
Zbatoni marrëveshjen e OhritNdihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Viktoria Nuland i dha porosi të qarta politikës së Shkup. Duke komentuar situatën politike dhe të sigurisë të krijuar pas valës së protestave rreth rastit ‘Monstra’, Nuland theksoi nevojën për përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit si kusht i domosdoshëm për të ardhmen e shtetit.
VIDEO -
Kurbin, hetimi për vjedhjet zbulon
14 Korrik 2014, 16:45
të kërkuarin për tentativë vrasjeHetimet për disa vjedhje në zonën e Kurbinit kanë zbuluar edhe të kërkuarin për tentativë vrasje. Gjatë hetimit, policia ka zbuluar dhjetë ngjarje të vjetra, kryesisht vjedhje, mes tyre edhe një tentative vrasje të ndodhur disa muaj më parë.
-
Dokumenti/ Porto Romano, si
14 Korrik 2014, 16:19
fitoi familja Berisha nga pazaretVajza e ish-kryeministrit Berisha, Argita Malltezi dhe rrethi saj i ngushtë kanë përfituar miliona euro nga shitblerja e tokave në Porto Romano, që nga një kënetë u bë zonë për park energjetik me vendim të ish-qeverisë Berisha. BIRN ka publikuar dokumente që e vërtetojnë aferën e familjes Berisha me biznesmenin Fazlliç. Ky i fundit pretendon se është duke bashkëpunuar me qeverinë Rama për zhvillimin e biznesit të tij, ngritjen e një terminali të madh nafte por burime për "A1 Report" nga Kryeministria e përgënjeshtrojnë duke thënë se Rama nuk e ka takuar asnjëherë Fazlliçin. Ja dokumenti që fakton skandalin me tokat dhe familjen Berisha.
VIDEO
Fazlliç: Jam takuar me Ramën Kryeministria: S'është e vërtetë
Malltezët, Kola dhe Fazlliç dinin planin në Porto Romano
Shitblerja, veprimet e dyshimta të ortakes së Argitës -
Themeluesi i trustit të mbrojtjes së
14 Korrik 2014, 16:15
bregdetit të Zelandës, sot në ShqipëriAgjencia Kombëtare e Bregdetit ka pritur sot një nga themeluesit e Trustit të mbrojtjes së bregdetit të Zelandës së re. Ditën e sotme themeluesi i Trustit të mbrojtjes së bregdetit në Zelandën e Re ka vizituar bregdetin e jugut shqiptar.
FOTO