Kronikë
-
Drejtoria doganore e Republikës së Maqedonisë konfiskoi 117 kilogram drogë marijuanë në një autobus me targa regjistruese shqiptare. Droga ishte fshehur në boshllëqet mbi gomat e para dhe të prapme mes hapësirës së bagazhit dhe hapësirës për ventilim mbi ndenjëset e autobusit. 15 Qershor 2013, 17:17
-
Itali, 28-vjeçari brazilian pranon
15 Qershor 2013, 16:26
dhunën fizike ndaj shqiptaresI arrestuari në Napoli (foto), si i dyshuari kryesor për dhunimin barbar të një 24-vjeçareje nga Berati, ka pranuar fajin. Ngjarja e ndodhur ka ndodhur dje në rrugën “Via dei Tribunali” në Napoli, kur Xhulia Toska, u gjend e dhunuar fizikisht në futur në një qese plehrash.
-
Milano, arrestohet shqiptari i dytë
15 Qershor 2013, 15:43
për vrasjen e Krasniqit në BritaniArrestohet shqiptari i dytë i dyshuar për vrasjen e shqiptarit Xhem Krasniqi, babai i dy fëmijëve, në qytetin Hove të Anglisë muajin e kaluar. Sipas “Brighton and Hove News”, i dyshuari i dytë, Edmond Nela, 31 vjeç, u arrestua të premten herët në Milano të Italisë. (Në foto: vëllezërit Nela)
-
Tiranë, postbllok tek "Treshi", 6
15 Qershor 2013, 10:16
muaj pas aksidentit hekurudhoVetëm pak ditë më parë është bërë e mundur vendosja e trarëve për ndalimin e automjeteve gjatë kalimit të trenit në rrugën “Jordan Misja”. Vendi, ku humbën jetën një vajzë dhe u plagos vëllai i saj rreth 6 muaj më parë. Lajmin dhe foton për "Shqiptarja.com" e dërgon nga telefoni i tij një qytetar.
Aksidenti në 7 janar -
Tiranë, ekzekutohet pronari
15 Qershor 2013, 15:00
i autoshkollës, Luigj DukagjiniVrasja rreth orës 08:30 e mëngjesit të sotëm në rrugën "Hoxha Tahsin". Sipas të dhënave të para hetimore, viktima Luigj Dukagjini u ekzekutua me 3 plumba pistolete Pista kryesore e hetimit hakmarrja. Policia: Makina e autoreve u largua drejt veriut. (Foto:Makina e viktimës dhe viktima, Luigj Dukagjini)
Më 20 shkurt i vranë kunatin -
Ja përgjigjet e matematikës
15 Qershor 2013, 06:42Ministria e Arsimit ka publikuar përgjigjet e sakta të provimit të matematikës, që u zhvillua dje. Sipas maturantëve provimi ishte i vështirë, më i vështire nga çfarë e kishin parashikuar. Ja përgjigjet e sakta të testit të Matematikës
-
Matura 2013, teza e Matematikës
15 Qershor 2013, 05:31
zgjidhet para kohe në FacebookMinistria e Arsimit dhe Shkencës ka dështuar në menaxhimin e provimit të maturës shtetërore. Kjo pasi teza e zgjidhur e provimit të matematikës, ka përfunduar dje në “Facebook”, para se të rinjtë të dilnin nga klasat ku ishin të ngujuar duke ‘zgjidhur’ ushtrimet.
-
Aksident në Laprakë, furgoni
14 Qershor 2013, 19:45
përplas një motorçiklistNjë aksident ka ndodhur në Laprakë, ku një furgon pasagjerësh ka përplasur një motorçikletë. Drejtuesi i saj është në gjendje të rëndë si pasojë e goditjes që ka marrë dhe është dërguar me shpejtësi në Spitalin Ushtarak.
-
Napoli, në koma shqiptarja e
14 Qershor 2013, 17:08
mbyllur në qese, kapet i dyshuariNjë 25-vjeçare nga Berati, Xhulia Toska, nënë e një fëmije, e cila jetonte në Itali, është gjetur e rrahur në mënyrë barbare dhe futur në një qesë plehrash. Policia arreston si të dyshuar, të dashurin e vajzës tjetër shqiptare me të cilën Toska ndante shtëpinë.
-
Kandidati i PPSH mallkon: Kush
13 Qershor 2013, 17:49
s’më jep votën, u bëftë qen e maceKatër vite më parë, kandidati i PPSH për qarkun e Gjirokastrës, Azbi Kasaj, u bë i njohur me deklaratën e tij “ai që nuk më voton mua i daltë kanceri mu në grykë”. Kësaj here thotë “Ata që s’më japin votën u bëfshin qen e mace e bredhshin nëpër koshat e plehrave”.
-
Krujë, banorët e komunës Ishëm
14 Qershor 2013, 13:38
dy vjet pa ujë të pijshëmKreu i komunës Ishëm, Sulejman Ibrahimi shprehet i shqetësuar në “A1 Report” lidhur me këtë problem, ndërsa pohon se ka ngritur një padi në prokurori për të vënë përpara drejtësisë autorët që abuzuan me fondet e ujësjellësit.
-
Noteri korçar Duro tenton
14 Qershor 2013, 16:02
vetëvrasjen, hidhet nga pallatiNjë noter nga Korça ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga pallati. Ai quhet Pirro Duro, 58 vjeç dhe kishte probleme shëndetësore, qëkurse pësoi një aksident disa kohë më parë. Pas hedhjes nga lartësia, ai mori shumë plagë dhe u dërgua menjëherë në spital.
-
Sot provimi i Matematikës
14 Qershor 2013, 15:48
Maturantët: Ishte më i vështirëRreth 50 mijë maturantë në të gjithë vendin i janë nënshtruar sot provimit të dytë të detyrueshëm të Maturës Shtetërore, atij të lëndës së Matematikës. Provimi ka zgjatur 2 orë e 30 minuta, dhe sipas nxënësve siguria këtë herë ishte më e lartë së provimin e kaluar.
-
Pragë, arrestohen 7 shqiptarë
14 Qershor 2013, 14:01
kapen me 6.6 kg kokainëPolicët nga Qendra Kombëtare e Anti-Drogës në Pragë, arrestuan me 5 qershor të këtij viti shtatë shqiptarë të dyshuar për trafikim të drogës. Në momentin e arrestimit u konfiskuan 6.6 kilogramë kokainë. Njoftimin e bëri të ditur të enjten zëdhënësja e kësaj Qendre, Barbora Kudlackova.
-
Tiranë, 2 në pranga, rrahën
14 Qershor 2013, 13:03
2 vëllezër mbrëmjen e djeshmeDy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se kanë plagosur dy vëllezër në Farkë.
-
Francë, 4 marinarë shqiptarë
14 Qershor 2013, 12:26
"peng" prej 1 muajiPrej një muaji autoritetet franceze kanë bllokuar një anije në të cilën ndodhen 4 marinarë nga Durrësi. “River King” lundron nën flamurin e shtetit të Belizesë, i cili ndodhet në Amerikën Qendrore, raporton “Basse-Normandie”.
-
Pagë shtesë për 9300 mjekë e
14 Qershor 2013, 11:46
infermierë, 9 ditë para zgjedhjeveRreth 9 300 mjekë e infermierë të shërbimit parësor do të përfitojnë brenda muajit qershor të këtij viti një pagë shtesë. Ky shpërmbim vjen për këtë kategori mjekësh e infermierësh të qendrave shëndetësore, pikërisht 9 ditë para zgjedhjeve të 23 qershorit.
-
E mjekuan për kancer, Ekspertiza:
14 Qershor 2013, 08:41
Të gjithë mjekët gabuan me SonilënVajza nga Vlora, Sonila Neço (në foto), është mjekuar gabim nga të gjithë bluzat e bardha të onkologjikut. Ky është përfundimi i ekspertëve të mjekësisë ligjore, pas shqyrtimit të këtij rasti. Mjekësia ligjore: S’lexuan as analizat e gjakut
Çfarë ka ndodhur me vajzen nga Vlora?
Analize: Skemi aparatura, të gjithë me tumor....
Mjekimi i pakujdeshëm? Gjobë ose 5 vite burg -
Prokuroria: Pasojat e
14 Qershor 2013, 08:53
Neços? Jo të rëndaPor nëse prokurorët dhe ekspertët e mjekësisë ligjore nuk ndajnë të njëjtin mendim për dëmtimet që i janë shkaktuar nga kura e gabuar 25 vjeçares nga Vlora, Sonila Neço, tre mjekët (kirurgu A.B, hispatologu XH.H dhe terapeutja DH.T) nga ana tjetër ‘lajnë duart’ duke ua hedhur fajin aparaturave dhe metodave që përdorin në QSUT.
-
Arrestohet i shumëkërkuari për
13 Qershor 2013, 20:18
vrasjen e 32-vjeçarit Çela në 2002Arrestohet në Tiranë i shumëkërkuari Gerond Hasanbelli, i dënuar me 21 vjet burg nga Gjykata e Tiranës. Sipas policisë, Hasanbelli akuzohet për vrasjen e shtetasit Julian Çela në vitin 2002, si dhe për tentativë vrasjeje ndaj shtetasit Kasandër Noga.