Kronikë
-
Pas një shpërthimi të komanduar, u rezultua se çanta nuk kishte lëndë eksploziv në të. Çanta e braktisur përballë Pallatit të Kulturës, në sheshin “Skënderbej” vuri në alarm policinë për më shumë se 30 minuta. 17 Qershor 2013, 13:23
-
Elbasan, dy grupe të rinjsh sherr
17 Qershor 2013, 13:04
me pistoleta në mes të qytetitNgjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 13:00, në një nga zonat e populluara të këtij qyteti, informon Andi Qosja.
-
Tiranë, dhunë mbi nënën dhe
17 Qershor 2013, 10:31
djalin e tij, arrestohet nga policiaPolicia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 47-vjeçarin Luan Elmaz Hoxha, sepse në mënyrë sistematike ka kërcënuar, ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike për motive të dobëta, ndaj nënës dhe djalit të tij, të cilët janë me urdhër mbrojtjeje.
-
Gjirokastër, romët të pakënaqur
17 Qershor 2013, 09:21
nga restaurimi i shkollësBordi i prindërve të fëmijëve romë nuk është i kënaqur me restaurimin e shkollës nga Bbshkia e Gjirokastrës. Mungesa e kushteve ka bërë që dhjetëra fëmijë romë përgjatë viteve të fundit të preken nga hepatiti viral.
-
Tropojë, prishet rruga Kam-Qafë
17 Qershor 2013, 16:40
Luzhë, e përuroi Berisha në 2011Edhe pse ka dy vjet që është ndërtuar, segmenti Kam-Qafë Luzhë, në rrugën Krumë-Bajram Curri, ndodhet në gjendje tepër të rënduar, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve të vogla. Çarjet e asfaltit dhe gropat e mëdha janë të pranishme në të gjithë gjatësine e tij. (Foto: Rruga e prishur)
-
Pesë shqiptarët e arratisur nga
17 Qershor 2013, 07:21
Trikalla vrasin policin grekNjë polic 37- vjeçar kanë vrarë gjakftohtësisht, 5 shqiptarët e arratisur nga burgu i Trikallës disa muaj më parë, mbrëmë natën rreth orës 02.30. Ngjarja ka ndodhur në Distomo. Makina e 5 shqiptarëve nuk ka ndaluar për kontroll në postbllok. Shqiptarët kanë qëlluar me kallashnikov .(Foto: Makina e policit të vrarë)
Ja shqiptarët e arartisur nga burgu i Trikalla
VIDEO
Vrasja e 25 vjaçares greke në prill
Arratisja me 23 mars -
Përurohet tuneli i papërfunduar
16 Qershor 2013, 17:44
katër të plagosur në KrrabëAksident në hyrje të tunelit të ri Tiranë – Elbasan, i cili sapo përfundoi sot dhe u inaugurua nga kryeministri Berisha. Ende pa u larguar prej atje, hyrja e tunelit nga krahu i Tiranës shënon të plagosurit e parë.
FOTO/Dy aksidente me dy të vdekur brenda një pasditeje në Tiranë e Durrës -
"Die Presse": Rene Rexhepi
16 Qershor 2013, 17:09
Steve Jobs-i i kuzhinësGazeta prestigjioze gjermane “Die Presse” ka vlerësuar kuzhinierin e famshëm shqiptar nga Tetova si “Steve Jobes-in e Kuzhinës". Këtë e ka bërë në një shkrim, dedikuar dje Rene Rexhepit dhe restorantit të tij "Noma" në Kopenhagen të Danimarkës dhe duke e vendosur cilësimin "Steve Jobes" që në titull.
-
Dy këmbësorë të vdekur në
16 Qershor 2013, 20:29
një pasdite në Tiranë e DurrësDy aksidente me dy këmbësorë të vdekur, një në Tiranë dhe një në Durrës, i quajtur Sali Gjoka, kanë ndodhur pasditen e sotme. Në të dyja rastet, drejtuesit e automjeteve nuk janë larguar.
-
Berisha përuron By Pass-in e Fierit
16 Qershor 2013, 14:29
dhe Kthesën e Qarrit-Poro-BregdetRruga ka një gjatësi 10.4 kilometra, gjerësi 6 metra dhe vlerë investimi 190 milionë lekë. Kjo rrugë është finacim i qeverisë shqiptare dhe bankave BERZH dhe BEI dhe do të bëjë përfitues mbi 20 mijë banorë të fshatrave të komunës Levan, por edhe të Fierit.
-
Librazhd, gjendet kufoma gjysmë e
16 Qershor 2013, 14:26
dekompozuar e një të moshuariKufoma e Dervish Tafanit është gjetur sot paradite, gjysmë e dekompozuar në rrjedhën e sipërme të lumit Drin.
-
Britani-Shqipëri, hyn sot në fuqi
16 Qershor 2013, 12:33
transferimi i të burgosurveSot ka hyrë në fuqi marrëveshja për transferimin e të dënuarve nga Britania në Shqipëri. "Në ditët në vijim, do të bëjmë të mundur, që të dënuarit shqiptarë të transferohen në Shqipëri, në mënyrë që të afërmit të mos harxhojnë miliona lekë për t’u takuar me ta", theksoi ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi.
-
Temperaturat, fluks shtrimesh në
16 Qershor 2013, 09:05
QSUT, 100 fëmijë çdo ditëRritja e papritur e temperaturave gjatë këtyre dy ditëve të fundit, ka rritur numrin e atyre që shkojnë në urgjencën e QSUT-së. Sidomos kjo te urgjenca e pediatrisë, ku numri i fëmijëve që shkojnë çdo ditë ka mbërritur në 100 të vegjël.
-
Gjimnazistët: Dhunë në provimin e
16 Qershor 2013, 08:44
matematikës, të hënën protestëTë rinjtë e Tiranës kanë paralajmëruar protesta ditën e hënë, përpara Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, për provimin e matematikës.
-
Mirditë, 75-vjeçari vret me
16 Qershor 2013, 14:31
çifte kushëririn, arrestohetVrasja paraditen e sotme. 75-vjeçari qëlloi me armë gjahu në drejtim të kushëririt të tij 55-vjeçar në fshatin Prosek të Mirditës.
-
Shkodër, shpërthim në banesën
16 Qershor 2013, 15:32
e kreut të komunës PostribëNjë shpërthim i fuqishëm tronditi banesën e kryetarit të komunës Postribë, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Nga sa mësohet prej burimeve policore, një sasi lënde shpërthyese ishte vendosur në makinën e djalit të kryetarit, Faz Shabajt.
-
Bulqizë, arrestohen tre persona
16 Qershor 2013, 22:14
përgjegjës për vdekjen e minatoritPolicia ka arrestuar tre persona si përgjegjës për vdekjen e minatorit Bujar Suroqi, 51 vjeç, që humbi jetën mëngjesin e dotëm në Bulqizë, pasi u rrëzua aksidentalisht nga ashensori i minierës. Pasdite familjarët insistuan që atij t'i kryhej ekspertiza mjeko-ligjore.
-
Premtimi i Bashës, sheshi “Italia”
16 Qershor 2013, 07:33
kthehet në parking lagjeshBashkia e Tiranës ka mashtruar me projektin për parkimin nëntokësor te sheshi “Italia”. Kryebashkiaku Basha firmosi marrëveshjen për ta kthyer atë në të parin parkim nëntokësor publik për Tiranën dhe e mbylli atë duke devijuar trafikun. Sot jo vetëm që nuk është bërë asnjë punim, por pronarët e kanë kthyer në parking me pagesë. (Foto: Sheshi Italia)
Çfarë ka ndodhur?
Basha shpalli fitues projektin e Ramës -
Defekt në motorin e një krocere
15 Qershor 2013, 22:57
Rrezikohet jeta e 7 personaveNjë krocere e nisur nga Korfuzi drejt Barit për pak sa nuk ka rrezikuar jetën e 7 personave që ndodheshin në bord. Shkak është bërë një defekt në motor, si dhe thyerja e direkut.
-
Alket Rizai: S'shkoj në Shqipëri
15 Qershor 2013, 17:24
në burg nuk më eliminojnë dotAlket Rizai, (foto) shqiptari, i cili vuan dënimin në burgun grek të sigurisë së lartë, ka deklaruar se nuk pranon deportimin në Shqipëri për të kryer pjesën tjetër të dënimit të mbetur.