Kultura
-
Eshtrat e zbuluara në “Shën Llezhdër” nuk janë njerëzore, ndërsa gëzhojat e plumbit mendohet të jenë të Luftës së Parë Botërore. Ky është përfundimi i grupit të specialistëve, të cilët sqarojnë më tej për “Report” tv se punimet që po bëhen nuk kanë prekur shtresa kulturore.
3 Shkurt 2022, 18:22 -
Banori i Pallatit 176
3 Shkurt 2022, 11:52Dhe kështu, një ditë u largua nga pallati, por jo nga Pallati 176, Anastas Kristofori. Duam s’duam në vende të vogla kemi fatin të njohim nga afër njerëz të mëdhenj. Banojmë në pallate me shkrimtarë, piktorë, kompozitorë, futbollistë, analistë (këta të fundit vetëm për humor po i fus te kategoria e njerëzve të mëdhenj) dhe i marrim ata si të mirëqënë. në fund të fundit, banorë janë.
-
E rëndë/ Pak javë pas vdekjes së babait të tij poetit Arben Duka, ndërron jetë Denis Duka
3 Shkurt 2022, 00:06Pak javë pasi arti shqiptar ishte në zi nga vdekja e poetit të njohur shqipar, Arben Duka një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në familjen Duka.
-
SPECIALE/ Fatos Kongoli u jep ‘leksion’ politikanëve shqiptarë: Nuk e kanë konceptin e edukatës demokratike, jetojmë në një realitet të korruptuar
2 Shkurt 2022, 20:37Përmbledhur në një mendim të hapur kritik se si duket Shqipëria, pas 30 viteve tranzicion paskomunist shkrimtari i njohur bashkëkohor Fatos Kongoli, ka rrëfyer në një intervistë për Report TV se klasa politike shqiptare nga të gjithë kahet për vite me radhë është vetëm një zhgënjim që në vend të një demokracie të shëndoshë, ka prodhuar në vazhdimësi një realitet të korruptuar që riciklohet sa herë ndërrohen pushtetet.
-
-
'Viti i Zadesë', si e sulmuan kompozitorin në vitet ’70, i biri: Shkroi vetëm një arie nga 'Dasma' e Kadaresë, nuk e dinim që survejohej
2 Shkurt 2022, 17:03“Zadeja” mbledh artistët për Fondin e Krijimtarisë. Nxënësi i tij, kompozitori Thoma Gaqi tregon për vshtirësitë e muzikantëve të mirëfilltë dhe sulmin që iu bë “babait të muzikës” në fillimvitet ’70. I biri, Alban Zadeja flet për survejimin që i bëri Ish Sigurimi dhe si ndikoi kjo te krijimtaria e Zadesë.
-
-
Eshtrat e zbuluara në "Shën Llezhdër", specialisti: Të ngrihet një ekspeditë arkeologjike, babai i Skënderbeut i shkroi letër Papës për këtë kishë
2 Shkurt 2022, 14:12Eshtrat që u zbuluan në kishën e Shën Llezhdrit besohet se i përkasin një epoke të hershme, por do jenë specialistët ata që do të saktësojnë datimin e tyre. Ndërkohë eksperti i monumenteve të Kulturës në Lezhë, Paulin Zefi tregon zanafillën e ndërtimit të objekit në shekullin e XIII-të, si dhe flet për letrën që i ati i Skënderbeut i shkroi Papës
-
Ikën një tjetër legjendë e teatrit dhe kinematografisë shqiptare! Ndahet nga jeta 'drejtori i Jovan Bregut', Anastas Kristofori! Mevlan Shanaj prek me fjalët: Iku një mik i lashtë
2 Shkurt 2022, 13:08Anastas Kristofori, aktori i njohur shqiptar, i dashuruar nga të gjithë shqiptarët për rolin e drejtorit në 'Pallati 176', është ndarë sot nga jeta në moshën 78-vjeçare. Ceremonia e varrimit të 'Artistit të Merituar' do të kryhet nesër në Vuno.
-
Gjenden eshtra në kishën historike të Shën Lezhdrit! Asnjë arkeolog në kishën monument kulture të Lezhës
1 Shkurt 2022, 22:11Gjatë punime rutine në kishën historike të "Shën Llezhdrit" janë zbuluar disa eshtra dhe plumba që nuk dihet se cilës periudhë kohore i përkasin. Zbulimi është kryer nga banorët e zonës, të cilët kërkojnë ndihmën e arkeologëve dhe specialistëve të monumenteve
-
Filarmonia e Tiranës, Bashkia hap audicionet për instrumentistët e rinj
1 Shkurt 2022, 20:11Bashkia e Tiranës hap audicionet për të gjithë artistët e rinj të talentuar në një instrument muzikor dhe duan t’i bashkohen Filarmonisë së Tiranës. Nga data 2 Shkurt në Qendrën Ten janë të ftuar të gjithë instrumentistët që janë në hapat e parë të karrierës së tyre muzikore dhe aspirojnë të bëhen pjesë e orkestrës filarmonike të Tiranës.
-
Inteligjenca artificiale dhe ndikimi i saj në armatimet ushtarake! Frymëzuar nga Kissinger
1 Shkurt 2022, 18:43Implikimet e AI-së për të sotmen dhe të ardhmen, priren të shkojnë paralelisht me parashikimet e Kissinger-it. Për të arritur në kushtet dhe aftësitë e tij parashikuese, paraqiten të dhënat dhe planet e mëposhtme, të cilat shpjegojnë se si shumë shtete, dhe veçanërisht shtetet më të dalluara në skenën botërore po armatosen vazhdimisht, dhe pse përdorimi i AI-së në ushtri kombinuar me armët atomike nënkupton një rrezik më katastrofik.
-
Biblioteka në krizë, a do të ketë godinë të re?! Pirro Misha për Report Tv: Nuk kemi fonde investimesh, një pasuri e jashtëzakonshme që rri nëntokë
1 Shkurt 2022, 17:03Plani për një godinë të re të Bibliotekës Kombëtare duket se do të mbetet në letër…Një premtim i bërë për 30 vite me rradhë, por që nuk është realizuar asnjëherë. Drejtori Pirro Misha thekson se kjo godinë nuk duhet të jetë e mbyllur, por të hapet për të gjithë publikun e të njihet për pasuritë e jashtëzakonshme që ajo mbart.
-
'Faust', 'Hitler' e 'Kokalari' në një skenë, Ema Andrea ftesë Ramës për 'Mephiston': Politika agresive me intelektualët, postet jo tek zërat opozitarë
1 Shkurt 2022, 14:29Në këtë fundjanari, “Arturbina” bëzan... Ndërsa Altin Basha thërret në ndihmë Shekspirin për të shpëtuar Teatrin nga koma, boshnjaku Dino Mustafiç provokon me Gëten.
-
-
Përurohet statuja e “Mbretëreshës Geraldinë” te Bulevardi “Zogu I”, Veliaj: Raporti mes Shqipërisë dhe Hungarisë, special! Princ Leka: U përmbush një amanet që vjen nga historia
1 Shkurt 2022, 14:06Është vendosur sot në Bulevardin Zogu i I shtatorja e Mbretëreshës Geraldinë. I pranishëm në ceremoninë e përurimit të shtatores ishte edhe Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili vuri theksin te marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Hungarisë.
-
Enver Qerimaj, “Mjeshtri i Madh” i violinës
29 Janar 2022, 14:39Violinisti Enver Qerimaj është nderuar të premten nga Presidenti I Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh”, një vlerësim që admiruesit e shumtë të tij ia kishin dhënë prej kohësh, jo vetëm në qytete të ndryshme të Shqipëri, por edhe në skenat e vendeve të tjera
-
Ermonela Jaho anëtare nderi e shoqatës lirike në Spanjë
29 Janar 2022, 14:06Sopranoja e shquar Ermonela Jaho, anëtare e jashtme e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë është zgjedhur anëtare nderi e Shoqatës Lirike “Alfredo Kraus”, në Spanjë.
-
Saimir Strati mes pesë mjeshtërve të mëdhenj të mozaikut botëror: Arti për mua është përjetësi! Liria pasuria më e madhe
29 Janar 2022, 10:28Artisti Saimir Strati që ka pushtuar me 11 rekorde botërore librin Guinness rrëfen në një intervistë për Report TV veprat e tij dhe sfidat e vështirësitë që e rritën dhe përsosën duke e çuar drejt majave të artit botëror
-
Akademia e Shkencave vlerësime në 86-vjetorin e Kadaresë! Studiuesi francez: Autori u bën bisht parimeve të realizmit socialist
28 Janar 2022, 20:58Studiuesi francez Jean-Paul Champseix autor i veprës "Ismail Kadare", një disidencë letrare" dhe përkthyesi Bashkim Shehu e cilësuan Kadarenë si shkrimtarin që sfidoi ideologjinë e diktaturës dhe vetë Enver Hoxhën.
