Kultura
-
Në “Unë jam Memfisto”, me pjesëmarrjen e veçantë të Ema Andreas dhe Ilire Vincës eksperimentohet me “Faustin”, duke i servirur publikut një lojë komplekse. Zgjimi i veprës bëhet përmes copëzimit të saj, dhe afrimi i publikut, gati të pajtuar me mungesën e Teatrit, ka një kosto. Mustafiç rizgjon subjektin, duke e bërë Faustin, thuajse objekt të një skandali. E megjithatë artistët, janë gati për reagimet.
9 Shkurt 2022, 22:32 -
'Zgjoi' s'u nominua për Oscar, Producenti në Report Tv: Arritëm sukses të madh, histori reale! Filmi kushtoi 500 mijë euro, ideja nisi 10 vite më parë
9 Shkurt 2022, 20:06Paskal Semini, tregoi se nuk arritën të nominoheshin në 5-shen konkurruese të Oscar por pavarësisht kësaj, e quan një sukses të madh ndërsa tregoi detaje mjaft interesante, nga kostot e realizimit tek pretendimet që kishin si produksion. Pse qeveritë duhet të japin mbështetje për filmat, producenti theksoi se ai është mjeti më i drejtëpërdrejtë për të komunikuar, edukuar, argëtuar dhe për të promovuar një komb.
-
Pas 39 vjetësh, dorëshkrimet e Musinesë i dhurohen Arkivës, Bibika Kokalari: Në shtëpinë e saj gjeta 27 vepra të diktatorit, ju rrëfej çfarë më tha kur më dorëzoi shënimet.
9 Shkurt 2022, 16:12Pas 39 vitesh, dorëshkrimet e Musine Kokalarit i dhurohen Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Të afërmit tregojnë momentin kur shkrimtarja ua dorëzoi, si dhe ndalen tek vuajtjet e saj. Ata kërkojnë që shtëpia e Kokalarit në Gjirokastër të hapet për publikun dhe krijimtaria e saj të jetë pjese e teksteve shkollore.
-
Pamjet e transformimit të Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, Ministria e Kulturës: 28.5 mln lekë për 2 fazat e para të punimeve! Drejtori Misha: Nxjerrim nga thasët libra me vlerë të jashtëzakonshme
9 Shkurt 2022, 10:19Aneksi i Bibliotekës Kombëtare është në prag të përfundimit të fazës së parë të rikonstruksionit, një investim prej 14 mln lekësh, ndërsa në fazën dytë do të investohen 14,5 mln lekë. Drejtori i Bibliotekës Kombëtare Pirro Misha shpjegon si do të vihet në funksion për publikun hapësira e rinovuar.
-
'Prekje', 31 portrete si pikturë, Linda Guri ekspozitë në Kryeministri! Ergys Zhabjaku ‘trupëzon’ emocione në fotografi
9 Shkurt 2022, 09:11Linda Guri dhe fotografi Ergys Zhabjaku ekspozojnë 31 fotografi dhe një video instalacion në Kryeministri. Artistja e re rrëfen pse zgjodhi gruan në qendër të ekspozitës “Prekje” dhe si ka ndikuar në realizimin e punëve, profesioni si make up artiste.
-
Rijetësimi i objekteve historike, 100 mln lekë për vetëm për vitin 2022, Ministria e Kulturës: Punimet do të bëhen nga privati, ja ç’ndodh për ata që refuzojnë skemën
8 Shkurt 2022, 16:20Vetëm për vitin 2022, Ministria e Kulturës ka parashikuar 100 milionë lekë për rijetëismin e objekteve historie në mbarë vendin. Shefi i Kabinetit të kësaj ministrie Ergis Sefa, tregon për “Report Tv” se restaurimi do të bëhet nga firmat private, ndërsa në rast refuzimesh nga pronarët, do të zbatohet ligji.
-
Ishte në garë për çmimin Oscar, filmi ‘Zgjoi’ i regjisores kosovare nuk arrin të nominohet
8 Shkurt 2022, 16:01Filmi “Zgjoi” i regjisores kosovare, Blerta Basholli, nuk arriti të nominohet për Çmimin Oscar, në kategorinë e filmit më të mirë ndërkombëtar.
-
Daija dhe Kanaçi, ‘Opera’ rikthen kolosët në 2 mbrëmje! Liljana Cingu: Kur Kanaçi 'montonte' vallen, ne lotonim
7 Shkurt 2022, 16:07Teatri i Operas dhe Ansambli Popullor i dedikojnë 2 mbrëmje gala, kompozitorit Tish Daija dhe baletmaestros Panajot Kanaçi. Dy nxënësit e koreografit kujtojnë momente skenike dhe porosi të tij, ndërsa Venera Lumani rrëfen emocionet si artitste e re ndaj skenës dhe veprës së Daisë.
-
Instalacion me portrete refugjatësh, Adrian Paci ekspozitë në Izrael me 'Histori shqiptare e siriane'
7 Shkurt 2022, 15:45Një nga muzetë më të rëndësishëm në Haifa të Izraelit, i dedikon Adrian Pacit një hapësirë të veçantë. Nga 11 shkurti ekspozita retrospektivë e video instalacioneve të tij, kushtuar portreteve njerëzore, mirëpret vizitorë deri më 25 qershor.
-
Lea Ypi rrëfen kalvarin e familjes së saj nën regjimin e Hoxhës në Financial Times: Për mua Marksi nuk është as shenjtor, as armik!
7 Shkurt 2022, 14:03Lea Ypi, autorja shqiptare dhe profesoresh në Departamentin e Qeverisjes në “London School of Economics” në Londër, gjatë një interviste me gazetarin e “Financial Time”, Alex Rusell ka rrëfyer historinë e jetës së saj gjatë kohës së komunizmit.
-
Nga Diznej në Teatër, Metaj sjell “Përbindëshin” e detit: Herkolet mendjemëdhenj, të pranishëm dhe në teatër
7 Shkurt 2022, 09:09Klejdi Metaj sjell në Teatrin Eksperimental, “Lukën”, një nga filmat më të suksesshëm të animuar të vitit që lamë pas. Miqësia si mjet për të arritur ëndërrat, është boshti qëndror i kësaj vepre, ndërsa artisti tregon se sa funksionon kjo formulë në teatër.
-
Helidon Gjergji nga Amerika në Shqipëri për të sfiduar teknologjinë me gjuhën e artit
6 Shkurt 2022, 20:09“Në kërkim të artit ” është ekspozita që Helidon Gjergji ka zgjedhur ta hapë me disa bashkëpunëtorë të vegjël. Ata kanë lënë mënjanë për disa ditë teknologjinë dhe kanë prezantuar punimet e tyre në Qendrën për Hapje dhe Dialog në Kryeministri.
-
Preç Zogaj prezanton në Lezhë dy botimet e reja: Biseda me njerëzit e letrave, emocion i veçantë
6 Shkurt 2022, 15:50Poeti Preç Zogaj ka prezantuar në Lezhë dy librat e tij më të fundit novela "Bija e vjetër e nënës së re" si dhe botimin me poezi "Një e tretë, dashuria". Takimi promovues u organiza nga Klubi Letrar "Ndoc Gjetja", ndërsa ishin të pranishëm shkrimtarë, poetë publicistë dhe miq të librit.
-
Sanremo ‘dridhet’ nga dueti italo-egjiptian me ‘Brividi’, këngëtarët Mahmood e Blanco fitojnë festivalin
6 Shkurt 2022, 10:49Dueti italo-egjiptian Blanco dhe Mahmood dhe fituan “Sanremo 2022” me këngën “Brividi”, “Të dridhura”. Artistët kanë rrëmbyer zemrat e publikut me talentin e tyre, ndërkohë që do të përfaqësojnë Italinë në Eurovizion këtë vit, që mbahet në Torino.
-
Shqipëria në antologjinë e artit bashkëkohor botëror! 81 vjet art, Shpend Bengu pjesë e atlasit ndërkombëtar
5 Shkurt 2022, 19:32Botohet Antologjia e Artit Bashkëkohor Botëror e konsideruar si ‘guidë’ për kontekstin artistik ndërkombëtar. Shqipëria bëhet pjesë e saj, përmes artistit shumëdimensional Shpend Bengu.
-
Nga diletantizmi te kryeveprat historike! Helidon Gjergji i bën rezistencë internetit: Në merak për artin
4 Shkurt 2022, 18:55Shqiptari i njohur Helidon Gjergji, krijon dhomën e tij të artistit në Kryeministri, si rezistencë ndaj risqeve që interneti krijon për artin e mirëfilltë. Për Report tv ai tregon keqedukimin e publikut përmes dizinformimit dhe shqetësimin e tij për artin.
-
‘Përballje mes brezash’, Leonard Bombaj me familjen në skenë: Pse solla ‘Pëllumb Kullën’ në shfaqje
4 Shkurt 2022, 15:45Përmes një shfaqjeje ndryshe, Leonard Bombaj performon me familjen e tij dhe sjell aspekte të realitetit dhe jetës së përditshme në Tiranë, dhe rrëfen për Report Tv “përplasjen” e botëkuptimeve mes dy brezave.
-
Autor i shumë hiteve para ’90, kompozitori Enver Shëngjergji në një rrëfim jashtë kornizave dhe një bisedë mbi të kaluarën: Brenga më e madhe që kam…
4 Shkurt 2022, 14:26Enver Shëngjergji është kompozitor i shumë këngëve të njohura para viteve ’90 si ‘ Vajzat e fshatit tim’ ‘ Ninulla’ etj. Ai i takon emrave që i kanë dhënë vlerë të veçantë e tepër autentike muzikës shqiptare.
-
Pas vdekjes së poetit Arben Duka, ndërroi jetë edhe i biri në SHBA! Miqtë kërkojnë ndihmë: Funerali ka kosto të larta, të mbështesim familjen
4 Shkurt 2022, 14:17Miq dhe familjarë janë bashkuar për të krijuar një llogari në GoFound për të ndihmuar me mbështetjen e kostove të funeralit për Denis Dukën, djalin e poetit të njohur shqiptar, Arben Duka, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në SHBA.
-
Nga pengesat në diktaturë tek momentet e vështira me prindërit, i biri i Edi dhe Mihal Luarasit me “Rrëfime” në FAB, Eldoni: Si e realizova portretin e nënës
3 Shkurt 2022, 19:59Eldon Luarasi çel ekspozitën e parë personale në galerinë “Fab”. Mes 35 pikturave, spikat portreti i nënës, artistes Edi Luarasi të ndarë nga jeta dy muaj më parë. Ai tregon si ka ndikuar i ati Mihali në krijimtarinë e tij dhe momentin kur i penguan të konkurrojë në Akademinë e Arteve.
