Kultura
-
Pas restaurimit edhe muzealizimit Muzeu i Arsimit “Mësonjtorja e parë shqipe” është çelur nga ministrja e Kulturës. Elva Margariti për zhvendosjen e obeliskut simbol ABC nga pjesa qendrore në atë anësore, shprehet se “Keq kur vë beton edhe keq kur heq”.
13 Mars 2021, 15:12 -
'Boeing-Boeing' ngjitet në teatrot e Kosovës. Regjisori: Situata e artit skenik në Shqipëri, dëshpëruese! (VIDEO)
12 Mars 2021, 15:57Ish- drejtori i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Kiço Londo do të ngjit shfaqjen “Boeing boenig” brenda në skenat e teatrove të Kosovës. Regjisori bën apel edhe politikës zyrtare në Shqipëri, që të kthejë sytë nga teatri
-
30 vite nga eksodi i parë i shqiptarëve drejt Italisë, kineasti: Nuk e dinim se ku po shkonim! (VIDEO)
11 Mars 2021, 14:53Dokumentari “Anija e ëmbël” ((2012) i Daniele Vicari-it u prezantua në Bibliotekën e Institutit Italian të Kulturës, për të kujtuar 30-vjetorin e eksodit të parë të shqiptarëve drejt Italisë. Kineasti Ilir Butka rrëfen se shqiptarët asokohe u larguan pa ditur se ku shkonin.
-
Dosja e xhubletës drejt UNESCO-s, si dukuri në rrezik. Margariti: Vitin tjetër kthehej në një fenomen të humbur! (VIDEO)
10 Mars 2021, 16:32Takimi “Gratë në trashëgiminë kulturore” u zhvillua në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Në qendër të diskutimit, studiueset edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti renditën arsyet se përse Dosja e Xhubletës do të dorëzohet në UNESCO, si dukuri në rrezik
-
Akademia e Shkencave boton veprën madhore të Aleksandër Xhuvanit 'Fjalor i gjuhës shqipe'
10 Mars 2021, 08:20Ndër botimet që Akademia e Shkencave ka realizuar këtë vit, Fjalori i Gjuhës Shqipe i prof. Aleksandër Xhuvanit, merr një vlerë të posaçme veçanërisht sot kur gjuha shqipe ashtu si gjuhët e tjera gjendet nën trysninë e deformimeve të ndryshme që vijnë veçanërisht nga përdorimi i saj në internet dhe nga marrëdhëniet me gjuhët, të cilat mund edhe ta dëmtojnë leksikun dhe gramatikën e saj.
-
In memoriam/8 tablo të artistes Lumturi Blloshmi ekspozohen te galeria 'Kalo' (VIDEO)
9 Mars 2021, 13:48Ekspozita “Mendje e bukur” e Lumturi Blloshmit është çelur në galerinë “Kalo”. Për kuratoren Suzana Varvarica kjo është mënyra më e bukur, që të nderohet figura e artistes, që u shua para tre muajsh nga Covid 19
-
Nga 8 Marsi në diktaturë tek ëndrrat e vajzërisë, poetja Rita Petro: Si i sfidova paragjykimet!
8 Mars 2021, 15:55Poetja Rita Petro rrëfen në “ReportTV” jetën e saj, si grua e lirë, nënë dhe partnere. Ndërsa, kujton debatet mbi vargjet e saj poetike që përshkruajnë ndjesitë e gruas, u uron të gjithave Gëzuar 8 Marsin.
-
Kompozitori Limos Dizdari që ‘shpëtoi’ Pallatin e Kulturës në Ksamil: 22 vite më parë ishte katrahurë, dhashë gjithçka që ta ringrejë
7 Mars 2021, 19:03Report tv tregon se si kompozitori Limos Dizdari i mbështetur edhe nga bashkëshortja e tij, e cila e ndoqi hap pas hapi, me sakrifica ekonomike arriti të shndërronte tërësisht fytyrën e pallatit të kulturës të Ksamilit.
-
Bahri Beci feston sot 85-vjetorin e lindjes. Gjuhëtari: E vërteta ime për shqipen në një botim!
6 Mars 2021, 16:52Akademiku dhe gjuhëtari Bahri Beci feston sot 85-vjetorin e lindjes. Ndërsa, promovoi edhe librin e tij më të fundit, “Përjetimet 1936-2021” në të cilin ndalet edhe për zhvillimin e gjuhës shqipe nga Kongresi i Manastirit deri në ditët e stome
-
Shuhet në moshën 90-vjeçare 'Mbreti i Tangos' Rudolf Stambolla (VIDEO)
6 Mars 2021, 12:32Është shuar në moshën 90-vjeçare këngëtari i njohur Rudolf Stambolli. Artisti i vlerësuar, si mbreti i tangos, në vitet ’60 regjistroi mbi 35 këngë në Rumani, Bullgari, Çeki, Lituani dhe Rusi, që do të trashëgohen brez pas brez
-
Sonte finalja e Sanremo 2021, pretendent për çmimin e parë Ermal Meta
6 Mars 2021, 11:07Finalja e Festivalit Sanremo 2021 do të transmetohet sonte në mbremje. Në skenën e Ariston do të performojnë 26 këngëtarët big, mes tyre edhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta. Ndërsa, nuk do të mungojnë as të ftuarit special
-
Nga katër dukuri të rralla, Ministria dorëzon vetëm dy dosje këtë vit në UNESCO, “Dijebërjen e xhubletës”dhe “Kcimin e Tropojës”
5 Mars 2021, 17:00Zv.ministrja e Kulturës, Meri Kumbe, flet për dorëzimin e dosjeve për dukurit e rralla shqiptare në UNESCO. Ndonëse, po punohej për katër dukuri, Kumbe thekson se deri në fund të marsit do të dorëzohen vetëm dy prej tyre, ajo e Xhubletës edhe e Kcimit të Tropojës
-
Hapet së shpejti ekspozita me imazhe të përzgjedhura nga Arkivi i Filmit/ Drejtoresha e AQFSH-së rrëfen detajet nga puna e Xhanfize Kekos (VIDEO)
5 Mars 2021, 14:28Në një intervistë në “ Rreze Dielli” folëm për filmat shqiptarë të cilët kanë shënjuar kujtesën e secilit shqiptarë, që edhe pas shumë vitesh vazhdojnë ende të shikohen dhe të komentohen. Në një lidhje skype me drejtoreshën e AQFSH-së Iris Elezi diskutuam për historinë e filmit shqiptarë, fillesat e tij, suksesin që ka korruar dhe komentimin e tyre pas kaq shumë vitesh.
-
Kënga me poetike në Sanremo 2021, 'Një milion gjëra për të të thënë' e Ermal Metës (VIDEO)
4 Mars 2021, 17:58Në edicionin 71 të Sanremo 2021 janë në garë 26 këngëtarë. Kantautori me origjinë shqiptare Ermal Meta rikthehet sërish me një këngë për dashurinë.
-
7 muaj pa Arben Bajon/Artisti vlerësohet me titullin ‘Mjeshtër i madh’, studiuesi: Me veprat e tij duhet të hapet një muze! (VIDEO)
4 Mars 2021, 15:117 muaj pasi u nda nga jeta skulptori Arben Bajo është vlerësuar me titullin “Mjeshtër i madh”. Studiuesi i arteve, Ermir Hoxha, e cilëson këtë vlerësim të merituar dhe u sugjeron institucioneve, që të hapin një muze me veprat e tij
-
Akademia e Shkencave, veprimtari shkencore në nder të gjuhëtarit të shquar, Bahri Becit! Promovohet studimi i tij i fundit
4 Mars 2021, 15:04Në nder të gjuhëtarit të njohur në 85-vjetorin e lindjes, akademikut Bahri Beci, Akademia e Shkencave organizoi një veprimtari shkencore-jubilare si dhe promovoi botimin të tij të fundit 'Lidhja gjuhësore ballkanike nën dritën e të dhënave të gjuhës shqipe'.
-
Mësuesja e muzikës në Fier vjen me një ekspozitë pikture
3 Mars 2021, 19:21Prej 40 vitesh mësuese muzike, Rajmonda Paloli ka zbuluar kohët e fundit edhe pasionin për pikturën. Ajo ka hapur një ekspozitë në Fier, ndërsa tregon se çfarë e shtyn drejt arteve figurative.
-
Piktori Edi Hila ekspozon “Princin e liqenit” në galerinë ‘Mitterrand’ në Francë
3 Mars 2021, 15:57Artisti ka çelur në Francë ekspozitën personale me vepra të realizuara gjatë vitit 2018-2020. Në informacionin e publikuar në faqen e galerisë për ekspozitën, arti i piktorit shqiptar gjatë këtyre 20 viteve cilësohet, si një pikë referimi në Evropë.
-
Vargjet e Alda Merinit në gegërisht, përkthyesja: Lexuesi shqiptar e sheh dashurinë në mënyrë poetike! (VIDEO)
3 Mars 2021, 15:43U promovua sot vëllimi poetik “E çmendun, e çmendun dashunie për ty” i Alda Merinit i përkthyer në gegërisht nga poetja Ledia Dushi. Përkthyesit dhe botuesit e cilësojnë shqipërimin në këtë dialekt, si mënyrën më të mirë për të ruajtur imazhin edhe muzikalitetin e vargjeve poetike
-
Shuhet Agim Krajka/Tekstshkruesi i këngës ‘Lemza’: Ishte kompozitor i rinisë edhe fizarmonicist virtuoz (VIDEO)
2 Mars 2021, 16:43Shuhet në moshën 83-vjeçare kompozitori i njohur Agim Krajka. Artistët rrëfejnë kontributin e tij në muzikën shqiptare. Ndërsa, autori i këngës “Lemza” Haxhi Rama rrëfen bashkëpunimet me të.
