Kultura
-
Specialistët e Bibliotekës Kombëtare vazhdojnë digjitalizimin e antikuarëve, librave dhe periodikëve. Për 2020-n rreth 10.800 vizitorë kanë pasur akses në 850 vepra të digjitalizuara nga arkivi i këtij institucioni
1 Mars 2021, 16:28 -
Romani 'Zogjtë e qyqes' i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit Kadare
28 Shkurt 2021, 12:44Romani "Zogjtë e qyqes" i autorit Gani Mehmetaj shpallet fituesi i Çmimit letrar "Kadare" 2021, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj dhe Marcel Hila.
-
Një muze për figurat historike në Durrës/ Idriz Balani: Me skulpturën e parkut jemi deficitarë (VIDEO)
27 Shkurt 2021, 14:17Idriz Balani rrëfen jetën e tij, si skulptor. Artisti që prej 40 vitesh trajton tematikat historike, këto ditë e gjejmë duke punuar që studion e tij në qytetin e Durrësit ta kthejë në muze
-
'Jeta ime mes njerëzve të detit' nga Dashamir Janina, rikthen lundrimet e Flotës në shekullin e XX
26 Shkurt 2021, 20:07Libri “Jeta ime mes njerëzve të detit” të autorit Dashamir Janina është një shenjë nderimi dhe kujtese për të gjithë ata që punuan dhe sakrifikuan për krijimin, rritjen dhe modernizimin e Flotës sonë Tregtare.
-
Luan Përzhita rrëfen ‘Arkeologjinë e Tiranës’. Arkeologu: Problem për turistët, infrastruktura
26 Shkurt 2021, 16:49Arkeologu Luan Përzhita rrëfen Tiranën arkeologjike nga neoliti 6000 deri në 7000 vjet para erës sonë deri në ditët e sotme. Pavarësisht rëndësisë që kanë këto monumente, sipas Përzhitës, mungesa e infrastrukturës i bën ato të paaksesueshme nga vizitorët
-
‘Bukë e kryp e zemër’ / Rikthim në traditë, me recetat dhe ritet e sofrës së moçme shqiptare (VIDEO)
26 Shkurt 2021, 11:23Në një intervistë në “Rreze Dielli” Elektra Haxhia Çapaliku rrëfen për një kohë tjetër, ndalet tek elementët tipik shqiptarë të kohës si mbrumja e bukës, harxhet, mullinjtë, sofra, e dajlanet e peshkut.
-
Arkivi ekspozon dokumentet origjinale/ Studiuesja prezanton librin 'Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës'
25 Shkurt 2021, 16:05Dokumentet origjinale që ruhen në Arkivin e Shtetit ekspozohen për publikun në Kalanë e Tiranës. Ndërsa, studiuesja Persida Asllani prezanton botimin e ri me studime, “Musine Kokalari, vetëdija e shkrimit dhe qëndresës”.
-
Protestat në dhjetor/Muzeu Historik pas dëmtimeve ende me kompensata, KKTKM miraton projektin
24 Shkurt 2021, 17:34Muzeu Historik Kombëtar për më shumë se dy muaj qëndron mbyllur për shkak të dëmtimeve, që u shkaktuan gjatë protestave për vrasjen e Klodian Rashës. Drejtori i Muzeut, Dorian Koçi, tregon se projekti është gati, ndërsa zbatimi nis pasi Ministria e Kulturës të mbyllë tenderin e xhamave
-
Muaji i Kujtesës në Muze/ 40 vite pa Drita Çomon, shfaqet dokumentari 'Dritë në humnerë'
24 Shkurt 2021, 17:23Në 40-vjetorin e ndarjes nga jeta të Drita Çomos u prezantua në Muzeun Historik Kombëtar, dokumentari “Dritë në Humnerë”. Drejtoresha e Arkivit të Filmit Iris Elezi shprehet se ndonëse kanë kaluar tre dekada nga rënia e regjimit, ende s’kemi reflektuar si duhet
-
Vallja e Tropojës, përgatitet dosja për në UNESCO/ Ja si mund të bëheni pjesë e komunitetit mbështetës (VIDEO)
24 Shkurt 2021, 11:42Vallja e Tropojës, kjo pasuri e çmuar kombëtare është shpallur nga Ministria e Kulturës dhe Akademia e Shkencave, si pjesë e listës së kryeveprave të Trashëgimisë Kulturore jo materiale.
-
Poetja Luljeta Lleshanaku rrëfen ‘Muzeun Virtual për Kampet e Punës në Maliq’
23 Shkurt 2021, 15:40Skenaristja Luljeta Lleshanaku rrëfen filmin dokumentar “Muzeu Virtual i Kampeve të Maliqit” me regji të Elton Baxhakut bazuar mbi tre rrëfimet origjinale të të mbijetuarve të këtyre kampeve. Sipas skenaristes, për këto kampe sot nuk ka më asnjë dokument apo projekt inxhinierik
-
Instalacioni/ Skënderbeu, Shën Tereza dhe Musine Kokalari ‘mesazhe’ qytetarëve për korrupsionin
22 Shkurt 2021, 16:10Përfaqësuesit e Qëndresës Qytetare kanë ekspozuar të kalaja e Tiranës instalacionin me 11 heronj të njohur shqiptarë. Ideatori Migen Qiraxhi rrëfen se këto mesazhe për korrupsionin janë jo vetëm për qytetarët e ditëve të sotme, por edhe për zyrtarët e shtetit.
-
Publicisti Frano Kulli vlerësohet çmimin 'At Zef Pllumi'
22 Shkurt 2021, 16:07Publicisti Frano Kulli është vlerësuar me çmimin mbarëkombëtar “At Zef Pllumi. Kulli na rrëfen se gjatë tre dekadave në krijimtarinë e tij ka qenë i lirë, duke mos qenë pjesë e burokracive shtetërore.
-
Rikthehen në Pogradec 'Ditët e humorit Niko Nikolla'! Edicioni i dytë pritet të zhvillohet në shtator
21 Shkurt 2021, 18:59Aktiviteti "Ditet e Humorit Niko Nikolla" rikthehet në edicionin e dytë në Pogradec. Këtë të diel janë përzgjedhur shtatë anëtarët e jurisë, ndësa pritet të marrë jetë në muajin shtator. Kjo bienale synon ti jap një shtysë dhe zhvillim më të madh gjinisë së letersisë humoristike.
-
Afrim Krasniqi rrëfen ‘Krizën e Ambasadave, Shqipëria në vitin 1990’, studiuesi: Intelektualët nuk i mbështetën refugjatët
20 Shkurt 2021, 17:14Studiuesi Afrim Krasniqi boton studimin “Kriza e Ambasadave, Shqipëria në vitin 1990”. Krasniqi përmes dokumenteve arkivore analizon qëndrimin e intelektualëve të kohës dhe ndikimin e kësaj ngjarje te Lëvizja e Studentëve të Dhjetorit në ’90 dhe pluralizmi në Shqipëri.
-
‘Shkeljet’ në Opera/ Regjisori letër Margaritit, Gurakuqi: Përveç logos së re 'plagjiaturë', janë zhdukur skenografitë
19 Shkurt 2021, 17:36Regjisori Nikolin Gurakuqi bën publike letrën që i ka dërguar ministres së Kulturës, Elva Margarit për logon e re të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, dhe asgjësimin e skenografive të repertorit të 20 viteve të këtij institucioni
-
Prezantohet 'Parku i Artit' në ish-Kinostudio, arkitekti: Do heqim rrethimet, do shtojmë gjelbërimin dhe do ekspozojmë vepra arti (VIDEO)
19 Shkurt 2021, 17:33Ministrja e Kulturës Elva Margariti edhe kreu i Bashkisë Erion Veliaj prezantuan projektin e Parkut të Artit në ish-Kinostudion “Shqipëria e re”. Arkitekti Gentian Agolli shpjegon qëllimin i studios projektuese “iRi”, se si hapësira prej 16 mijë metra katrorë do të shfrytëzohet jo vetëm nga artistët, por edhe nga komuniteti
-
Ekspozita ‘Arkitektura popullore në akuarel’ në muze. Mitrojorgji: Ne duhet të ruajmë identitetin tonë arkitekturor
18 Shkurt 2021, 16:29Arkitekti Maksim Mitrojorgji çel në Muzeun Historik Kombëtar ekspozitën “Arkitektura popullore në akuarel”. Për të bërë të njohur identitetin tonë arkitekturor në Shqipëri, Mitrojorgji sjell në 180 akuarele banesat tradicionale nga Jugu në Veri
-
Ekspozitë për 13 vjet pavarësi/Ambasadori i Kosovës: Na keni mbështetur në kohën e Zogut, Enver Hoxhës dhe të demokracisë (VIDEO)
17 Shkurt 2021, 17:08Në këtë 13-vjetor të Pavarësisë së Kosovës është çelur ekspozita me dokumente të Arkivit të Shtetit nga viti 1912 deri sot tek Kalaja. Ambasadori i Kosovës në Tiranë, Nait Hasani shprehet se në çdo regjim Shqipëria e ka mbështet Kosovën
-
Plagjiatura, artistët-Margaritit: Nëse heshtni për operën, nisim protestat. Ministrja: Logoja e kopjuar, problematikë e vogël
16 Shkurt 2021, 16:23Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë i dorëzon nesër ministres së kulturës Elva Margariti shkresën zyrtare që të auditojë logon e re plagjiaturë të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Ndërsa, artistët e njohur i bëjnë apel që të kthejë logon e vjetër, ministrja e cilëson këtë çështje një problematikë të vogël për institucionin që drejton
