Kultura
-
Botohet libri studimor “Histori e mendimit shqiptar” të studiuesit Ndriçim Kulla nga “Plejad”. Studimi, që nga trashëgimia ilire. KUlla: “në thellësi të shekujve, eruditët vlerësojnë se “në parahistori ilirët, tashmë të gjithëpranuar si të parët e shqiptarëve, ishin kulmi i kulturës europiane.
15 Shtator 2019, 08:09 -
'Aventurat e Tom Sojerit'! Magjia e ka emrin Mark Tuein
15 Shtator 2019, 08:05Ardian Klosi: “E vërteta është që ‘Aventurat e Tom Sojerit’ hyn që prej një shekulli e ca në pesë – gjashtë librat më të dashur të fëmijëve nga të gjitha vendet e kontinentet dhe në klasikët e letërsisë, që i rrituri u kthehet herë pas here nga malli për botën e humbur të fëmijërisë a për të qeshur edhe një herë me veten”.
-
Në gjurmë të piktogrameve pellazge në Xhuxhë të Mirditës ku u zbulua guri prehistorik
15 Shtator 2019, 07:56Zbulimi i gurit me piktograme në Xhuxhë e zgjeron zanafillën dhe gjeografinë e qytetërimit prehistorik të Pellazgëve në trevën e Mirditës, në Xibër, Blinisht, Orosh, dhe në Rubik, në vitin 2015, në vendbanime shpellash, objekte të epokës së Gurit, Bakrit e deri në formimin e etnokulturës iliro- Piruste
-
-
A është Marin Barleti me origjinë nga Berdheti mesjetar i Pukës?
15 Shtator 2019, 07:44Si e vërteton Eqrem Çabej dhe përkthyesi i veprës Historia e Skënderbeut, Stefan Prifti, origjinën e Barletit, ku ky i fundit e lidh mbiemrin e Barletit me emrin që mbante Berdheti deri në fillim të viteve 1700
-
Festivali i Filmit/ Marco Bellocchio çel IHRFFA-n e “Marubit”, Çashku rrëfen surprizat
14 Shtator 2019, 07:28-“Injoranca vret”, kjo është tema e edicionit të katërmbëdhjetë të Festivalit të të Drejtave të Njeriut në Akademinë e Filmit “Marubi”. Drejtori i festivalit, Kujtim Çashku, rrëfen se për pesë ditë me radhë do të prezantohen plot 44 filma të zgjedhur, të huaj edhe shqiptarë
-
Ekspozita dedikuar njerëzve të thjeshtë, një rrugëtim shprese dhe transformimi
13 Shtator 2019, 22:43Në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar World Vision në Shqipëri dhe Kosovë, ka ekspozuar në katër pavione qindra copëza jete, fatesh dhe historish ndryshimi, nëpërmjet fotove, instalacioneve dhe videove.
-
Artisti i 11 rekordeve Guinness, Saimir Strati: Në Shqipëri s’gjej hapësirë për të ekspozuar (VIDEO)
13 Shtator 2019, 15:42Mjeshtëri i mozaikëve bashkëkohorë, Saimir Strati, rrëfen për kamerën e “ReportTV” 11 rekorde në librin e rekordeve guinness. Ndonëse, është një ndër artistët më të njohur në botë, për realizimin e mozaikëve, Strati tregon, se prej vitesh në Shqipëri nuk i japin një hapësirë për të ekspozuar veprat e tij
-
Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin me 44 filma tek ‘Marubi’, tematika: 'Injoranca vret'
13 Shtator 2019, 15:29Festivali i të Drejtave të Njeriut ngre siparin në Akademinë “Marubi”. Në këtë edicion të 14-të do të prezantohen 44 filma të huaj edhe shqiptarë përgjatë një jave. Ndërsa, tematika e festivalit, që do të jetë edhe në qendër të forumeve është “Injoranca vret”
-
Intervista/ Luan Rama rrëfen thesaret e arkivave arvanitase nga bibliotekat e Francës
13 Shtator 2019, 07:26-Studiuesi flet për librat e rinj “Konsullatat franceze në Shqipërinë e shekujve XVII-XIX” dhe “Udhëtim në Athinë dhe në Konstandinopojë”. Promovimi në Akademinë e Shkencave, vlerësimi i Aurel Plasarit: janë me interes shkencor dhe albanologjik, që në kulturën shqiptare duhej të ishin kryer qysh para një shekulli
-
Ekspozita /Zanatet tradicionale në vendin tonë në zhdukje (VIDEO)
12 Shtator 2019, 16:54Artizanët shqiptarë ekspozojnë prodhimet e tyre tradicionale në Kalanë e Tiranës. Ata rrëfejnë se nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti, që këto zanate t’i ruajnë. Ndërsa, më të interesuarit për këto prodhime janë të huajt
-
3 të huaj dhe 2 shqiptarë, ngrihet Këshilli i Miratimeve të Projekteve në Qendrën e Kinematografisë
12 Shtator 2019, 13:49Janë bërë publikë emrat e 5 anëtarëve, ku mes tyre tre të huaj edhe dy shqiptarë të Këshillit të Miratimit të Projekteve në Qendrën Kombëtare të Kinematografisë. Për herë të parë pjesë e këshillit janë edhe të huajt, gjë që nuk është mirëpritur nga të gjithë kineastët vendas
-
'Western Promises', ekspozita ku 'strehohen' konfliktet e botës perëndimore
12 Shtator 2019, 12:32Në ekspozitë do të ketë art, imagjinatë dhe teknikë kuruar nga skulptorët italianë Gaetano Centrone dhe Genti Gjikola.
-
Shuhet albanologu Wilfried Fiedler
11 Shtator 2019, 16:10Albanologu Wilfried Fiedler është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare. Në diskursin kulturor intelektual shqiptar dhe ballkanik është cilësuar, si njohësi më i thelluar dhe më produktiv në studimet gjuhësore albanologjike
-
Komisioni i Medies rrëzon dekretin e Metës për Akademinë, deputetët-kryetares: Modero gjuhën kur flet për akademikët
11 Shtator 2019, 15:50Në Komisionin e Medias është rrëzuar dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta, për rishikimin e ligjit të “Akademisë së Shkencave”. Diskutimi është shoqëruar me debate. Ndërsa, deputetët i kërkuan kryetares së komisionit,që të tregohej e kujdesshme, kur fliste për akademikët
-
Shqip në Kishën e Balldrëmit, 35 vjet para Kongresit të Manastirit
11 Shtator 2019, 07:27Dorësëpari në të lexohet: “Gjelosh Marashi 1813 - 1873”…. Ky epitaf është shkruar me alfabet paramanastirian kuptohet (jemi afro 35 vjet para Kongresit të Manastirit)… Sa shumë heshtje thyen një gur varri! Mjafton me u ul gjunjazi pranë tij e me mbajtë vesh. Jemi të rrethuar nga shenjat tona. Duhen thjesht sy me i pa e shpirt me i dashtë.
-
Intervista / Biblioteka Kombëtare, Piro Misha: Gjendja është dramatike, s’ka hapësira
10 Shtator 2019, 17:06Studiuesi dhe publicisti Piro Misha rrëfen për kamerën e “ReportTV” prioritetet, si drejtor i Bibliotekës Kombëtare. Teksa ndalet tek domosdoshmëria e një Biblioteke të re kombëtare edhe për qytetin, tregon kushtet dramatike të godinës aktuale, ku ruhen vlerat më të rëndësishme të kulturës shqiptare
-
Neritan Ceka: Si u zbulua qyteti 2600-vjeçar Arnisa, 70 vite më parë
10 Shtator 2019, 07:23Qyteti i humbur i Arnisës u zbulua nga babai i arkeologjisë shqiptare, Hasan Ceka. Ndërkohë që këto ditë priten rezultatet e zbulimeve më të fundit nga një ekip arkeologësh shqiptaro-gjermanë, arkeologu Neritan Ceka rrëfen për objektet e dala në dritë dhe çfarë ka ndodhur gjatë 70 vjetëve me zbulimet e qytetit antik në Babunjë të Lushnjes.
-
Shpërndahen çmimet në “Koko fest” në Korçë, triumfon Altin Basha
9 Shtator 2019, 22:34Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë “Koko fest” në Korçë ka mbyll siparin mbrëmjen e djeshme. Trupat teatrore nga mbarë trevat shqipfolse u prezantuan në këtë edicion të gjashtë në qytetin e Korçës, për të sjellë pranë publikut artëdashës veprat shqiptare.
-
Ekspozita /Prezantohen fotografi edhe dokumente për 110-vjetorin e Kongresit të Elbasanit
9 Shtator 2019, 15:37Për 110-vjetorin e Kongresit Kombëtar të Elbasanit është çelur një ekspozitë në Muzeun Historik. Drejtori i Muzeut gjatë inaugurimit e cilësoi ekspozitën, si një mundësi që publiku të njihet me rrugëtimin e shkrimit të gjuhës shqipe, që ka lënë gjurmë në afirmimin ndërkombëtar të kombit tonë
