Kultura

  • Artistët kanë protestuar sërish sot për zhvendosjen e Teatrit Kombëtar tek Turbina. Ata kanë hyrë me forcë në sallën e Teatrit Kombëtar dhe kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që Teatri të zhvendoset në mënyrë që ti hapet rrugë ndërtimit të ndonjë kulle. Aktorët kanë kërkuar nga ministrja që ditën e mërkurë në orën 16:00 të zhvillohet dialogu në ambientet e Teatrit Kombëtar.  VIDEO
  • Kush janë 3 këngëtarët shqiptarë që
    do ngjiten në skenën e 'Euro 2018'

    ​I pari, siç edhe dihet, është këngëtari shqiptar, Eugent Bushpepa, i cili u shpall fitues në Festivalin e Këngës në RTSH dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në ‘Euro 2018’. Gjithashtu, shqiptari i dytë që merr pjesë në këtë event është Ermal Meta, i cili fitoi ‘Sanremo’ dhe do të përfaqësojë Italinë.

  • Tre aktorët që kandidojnë për
    drejtor të Teatrit Kombëtar

    Pas shpalljes së konkursit, tre artistët Ema Andrea, Laert Vasili dhe Genc Fuga kanë vendosur që të kandidojnë për drejtor të Teatrit Kombëtar. Ema Andrea, Laert Vasili kanë njoftuar vendimin përmes një statusi në faqen e tyre në rrjetin social Facebook.

  • Tre këngëtarë shqiptarë ‘pushtojnë’
    ‘Eurovizion’-in në Portugali

    Shqiptari Ermal Meta u shpall mbrëmë fitues i Sanremos, ndërsa së bashku me Fabrizio Moro-n do të përfaqësojnë Italinë në ‘Eurovizion 2018’, që këtë vit do të mbahet në Portugali. 

  • Fitorja e Ermal Metës,mësuesja
    e parë: M’u mbush zemra plot
    Ermal Meta fiton 'Sanremo'-n

    Kur mësuese Margarita Feka i mësoi ABC-në Ermal Metës, nuk e kishte menduar që fama e tij do t’i kapërcente kufijtë e Shqipërisë. Mësuesja e tij e kujton Ermalin si një nxënës mjaft të rregullt, por gjithashtu shumë energjik. Edhe pse kanë kaluar rreth dy dekada qëkur mësuese Margarita i jepte mësim Ermalit, ajo mban mend çdo detaj që lidhet me të. VIDEO

  • Kumbaro i përgjigjet Ndrenikës: 
    Heshtët kur Teatri u kthye në bingo!

    Ministrja e Kulturës, me anë të një letre të hapur, i ka kthyer përgjigje akuzave dhe dyshimeve të aktorit të madh Robert Ndrenika, për të ardhmen e godinës së Teatrit Kombëtar. 

  • Tragji-komedia 'Zonjusha Margaritë'
    çel sezonin në teatrin e Shkodrës

    “Zonjusha Margaritë” është shfaqja që hapi siparin e sezonit të ri në teatrin “Migjeni” në Shkodër. Aktorja Rajmonda Marku solli në skenë një një mësuese të pazakonte që flet edhe për tema që konsiderohen tabu. Tragji-komedia edhe nën regjinë e Merita Smajës dhe u duartrokit nga publiku shkodran. VIDEO

  • Patozi: Pse nuk duhet të jemi
    shumë krenarë me Ermal Metën?

    Ish-n/kryetari i PD, Astrit Patozi pas triumfit të Ermal Metës në ‘Sanremo’ radhit disa arsye në një status në Facebook se përmes nuk duhet të jemi krenarë. Ish-deputeti i PD, thotë se “sado krenarë që të ndjehemi sot, nuk duhet të na gënjejë mendja se kemi "pushtuar" Italinë dhe muzikën e famshme të saj”.

  • Ikën Hervin Çuli, 'Kultura' shpall 
    konkursin për drejtorin e Teatrit

    Pas mbarimit të mandatit të Hervin Çulit, Ministria e Kulturës ka shpallur konkursin për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar. Në faqen zyrtare të Ministrisë së Kulturës janë publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojë kandidati në procedurën e konkurimit publik.

  • Harta e Evropës sipas veprave
    kryesore të artit për çdo shtet

    Një përdorues i rrjetit social Reddit, “Halfabluesky”, është zbavitur duke e bërë hartën e Evropës duke i caktuar çdo shteti veprën e tij më të rëndësishme. Mundet që jo të gjithë të jenë në një mendje me autorin, por ideja e tij ka korrur tejet sukses, duke tërhequr mijëra përdorues, të cilët i kanë hyrë të gjithë garës në përpjekje për të dalluar secilën vepër.

  • Sonte nata finale e Sanremo
    Ermal Meta e Moro pretendentë

    Sot në mbrëmje mbyllet festivali i Këngës Italiane, Sanremo, në të cilin do të dali edhe fituesi i çmimit të parë.Ndërkohë sipas renditjes së deri tanishme, edhe këngëtari Shqiptar Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, janë ndër pretendentët për fitimin e çmimit të parë. 

  • Aktorja Eni Jani ironizon kriteret
    për zgjedhjen e drejtorit të TK

    Aktorja dhe regjizorja Eni Jani ka reaguar përmes një statusi në Facebook për pranimin e kritereve për drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar, të përcaktuar nga Ministria e Kulturës.

  • Itali, gjendet biberoni i rrallë, më
    shumë se 2300 vjeçar /FOTO

    Sipas zbulimeve më të fundit të bëra në Itali, edhe bebet në lashtësi përdornin biberon. Në  Agrigento, Itali, arkeologët kanë gjetur një biberon të lashtë që daton nga fundi i shekullit të 4 para lindjes së Krishtit.

  • Ja si i transformon “Makbethi”
    aktorët N. Liçaj e Suela Bako

    Realizohet premiera e "Makbethit" nga dy aktorët e njohur shqiptarëNeritan Liçaj dhe Suela Bako. Premiera pritet të shfaqet gjatë muajit shkurt.

  • Arkiva e Ficos/Himni Mbretëror e
    i Flamurit shkojnë në Arkivin e Shtetit

    Arkiva e Shtetit është pasuruar me disa dokumente me vlera të rralla historike, që i përkisnin arkivës private të Reuf Ficos, ish këshilltarit të Qeverisë së Ismail Qemalit dhe personalitetit të shquar të viteve ’20. Dokumentet i janë dorëzuar institucionit nga familja Fico  VIDEO  FOTO

  • Ja çfarë kundërshtojnë
    artistët nga projektligji 2018

    Projektligji për Artin dhe Kulturën që ka publikuar Ministria e Kulturës, ka ngritur në protestë ditën e enjte artistët më të njohur të skenës dhe ekranit. Ky projektligj synon të ndryshojë për herë të dytë Ligjin “Për Artin dhe Kulturën”, të miratuar në vitin 2010 dhe të ndryshuar në vitin 2014. Artistët kanë reaguar kundër ministres Mirela Kumbaro duke e akuzuar se me këtë projektligj ajo mbështet forcimin e pushtetit të saj në të gjitha sferat e kulturës.

  • Kumbaro iu përgjigjet artistëve: 
    Projektligji, për konsultim publik

    Ministrja e Kulturës Mirela kumbaro ka reaguar për protestën e e artistëve që u mbajt ditën e enjte në Tiranë. Kumbaro ka premtuar takim me artistët, ndërsa kërkesës së Ndrenikës për të mos lëvizur Teatri Kombëtar, i përgjigjet se kjo lëvizje nuk do të bëhet derisa të mbarojë Turbina.  VIDEO

     

  • Revanshi i Ermal Metës/ Pas
    pezullimit, në krye të Sanremos

    Nata e tretë në Sanremo kaa qenë mbrëmja e revanshtit të tyre. Sigurisht renditjet janë ende të përkohshme, por Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, pas polemikave të shumta të ditëve të kaluara, morrën një pëlqim të gjerë nga publiku, duke u ngjitur në krye, së bashku me këngën-surprizë të festivalit të sivjetëm në Sanremo, me titull “Stato Sociale”.

  • Zbulohet në Vjenë libri i një
    shqiptari anonim për princ Vidin

    Është zbuluar në Bibliotekën e Vjenës libri i një shqiptari anonim i titulluar “Principata Shqipëri” që mban pseudonimin Karl Thopia. Përurimi i këtij libri në gjuhën shqipe është zhvilluar në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ambasadën Austriake.   VIDEO

  • ‘Hapësira negative’ i Luljeta
    Lleshanakut, botohet në Angli

    Sapo ka dalë në treg, libri me poezi në gjuhën angleze “Hapësira negative” i poetes Luljeta Lleshanaku, botuar nga shtëpia botuese Bloodaxe në Mbretërinë e Bashkuar. Ky libër është një përmbledhje në anglisht e dy librave të botuar në origjinal nga shtëpia botuese OMBRA GVG: “Pothuajse dje” (2012), dhe “Homo Antarcticus” (2015).

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv