Kultura

  • "Një nga pikat më të papranueshme të ligjit të ri për artin dhe kulturën është heqja e referencës, ajo mund të negociohet por jot ë hiqet, pasi dhe ne aktorët duhet të jetojmë. Në rastin që hiqet referenca do të detyrohen artistët që ta bëjnë falas. Ne kemi ardhur në një peticion të caktuar, ne kërkojmë brenda javës tjetër një takim me ministren e kulturës për të përcaktuar secili qëndrimet e veta", thorë fuga.  VIDEO
  • Aktorët kundër Kumbaros:Duam
    Teatrin tonë ose do bojkotojmë

    Dy kanë qenë pikat më të forta të protestës së artistëve të skenës dhe ekranit, që përfundoi sot me një peticion dërguar  Ministres Mirela Kumbaro: Ndryshimet në projektligjin 2018 për Artin dhe Kulturën dhe bojkotimi i premierave të Teatrit Kombëtar tek Turbina. Aktori i njohur Robert Ndrenika ka argumentuar arsyet e refuzimit të skenës së re.  VIDEO

  • Ermal Meta vazhdon garën në
    ‘Sanremo’ pas pezullimit

    Këngëtari shqiptar Ermal Meta rikthehet në konkurim në festivalin preztigjoz të muzikës italiane Sanremo. Meta konkurron në këtë festival në bashkëpunim me Fabrizio Moro me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”, e cila sipas organizatorëve ka ngjashmëri me këngën “Qetësi” e Amber Calvani dhe Gabriel de Pacali, konkuruese në vitin 2016.

  • Rikthehet për të tretin vit  “Tirana
    Art Fest”, hapen audicionet

    “Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë të bukur artistike, ku protagonistë janë të rinjtë. Për të tretin vit radhazi në të gjitha gjimnazet e  Tiranës (publike dhe jopublike), të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç, do të performojnë në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.

  • Pezullimi nga Sanremo, reagon
    Meta: Nuk e kemi kopjuar këngën

    Ermal Meta ka reaguar në facebook, pas pezullimit të tij dhe të Fabrizio Moro-s nga festivali i Sanremos, me dyshimin se kënga e tyre është e kopjuar. Meta ka sqaruar se nuk bëhet fjalë pë rnjë plagjiaturë, por se një pjesë e këngës është përdorur nga një tekst i shkruar tre nvite më parë nga autori i së njëjtës këngë, në marrëveshje me të.

  • Ermal Meta pezullohet nga
    Sanremo, dyshohet për kopje

    Ermal Meta dhe Fabrizio Moro janë pezulluar nga konkurrimi në festivalin e muzikës italiane, Sanremo. Dy artistët priteshin të shfaqeshin sërish sot në mbrëmje, pas debutimit të djeshëm, me këngën “Nuk më keni bërë asgjë”.  VIDEO

  • Duka akuza Kumbaros:Përgjegjëse
    për zhdukjen e monumenteve

    Deputetja e PD, Valentina Duka ka akuzuar ministren e Kulturës Mirela kumbaro, ku me tone të ashpra thotë se “Mirela Kumbaro është përgjegjëse për zhdukjen e monumenteve të kulturës”.  VIDEO

  • Flamuri i vjedhur në dasmën e
    Zogut në Arkivin e Shtetit/FOTO

    Arkivi i Shtetit shqiptar ruan disa nga flamujt e rrallë që i përkasin periudhës së pavarësisë. Pavarësisht rëndësisë së tyre, këta flamuj mbeten ende anonimë dhe nuk kanë asnjë përkatësi apo datim historik.

  • VD/'Sanremo 2018',Ermal Meta
    rrezikon skualifikimin,ja arsyeja

    Festivali i Këngës Italiane, Sanremo ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku kanë performuar emra të mëdhenj të muzikës italiane dhe jo vetëm. Mes këngëtarëve të cilët kanë qenë pjesë e natës së parë ishte edhe këngëtari Shqiptar Ermal Meta me këngën “Nuk më ke bërë asgjë”. Ndërkohë duket se për Metën kanë nisur problemet e para pasi akuzohet për plagjiaturë, gjë e cila mund të sjellë skualifikimin e tij. VIDEO

  • Ndryshimet në ligjin për kinematografinë
    kineastët kundërshtojnë

    Gjatë ditës së sotme është mbledhur anëtarësia e gjashte shoqatave kinematografike për të diskutuar lidhur me projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, si dhe projektvendimin e Këshillit të Ministrave “Për riorganizimin e shkollës së lartë jopublike “Marubi”.  FOTO

  • Gentiana Sula: Përgatitet 'Dosja
    Kadare', do t’i jepet ekskluzivisht

    Sula ka konfirmuar se dosjen e ka kërkuar më parë një qendër studimesh për veprën e Kadaresë. Ajo është shprehur se dosjen Kadare, do t’ia dorëzojnë shkrimtarit dhe jo kësaj qendre, e cila ka kërkuar të bëjë një studim më të gjerë rreth dosjes Kadare.

  • Ekspozohen për herë të parë
    nudot e grave ruse të Pandi Meles

    Janë ekspozuar për herë të parë në Galerinë e Fakultetit të arteve nudot e grave ruse të bëra në vitet ’50-’60, kur piktori i mirënjohur Pandi Mele ishte në Shën Petërburg. Veprat u prezantuan ne ekspozitën e plotë të artistit, i cili është ndarë nga jeta tre vjet më parë.  VIDEO  FOTO

  • Brenga e humoristit Edmond
    Halili: Gjetja e eshtrave të vëllait

    Edmond Halili tregon se ka një brengë të thellë në shpirt. Në vitin 1982, vëllai i tij Tristani tentoi të arratisej jashtë shtetit për një jetë më të mirë por mbeti i vrarë në kufi sëbashku me shokun e tij të ngushtë. Trupi i tij pa jetë, pasi u shëtit nëpër rrugët e Shkodrës asnjëherë nuk ju kthye familjes dhe nuk u mor vesh se ku u varros.

  • Aktorja Tinka Kurti në zi, vdes djali
    i saj i vetëm, jetonte në Kanada

    Aktorja e madhe e skenës shqiptare, Tinka Kurti është në zi. Djali i saj i vetëm, Zef Kurti është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai jetonte në Kanada, ndërsa mësohet se shkak për vdekjen ka qenë një infarkt në zemër. 

  • Kadare dhe nobelisti Orhan Pamuk
    nominohen për EBRD 2018

    Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është nominuar për çmimin e madh të letërsisë EBRD 2018 me 5 autorë të tjerë. I vlerësuar pwr veprën “Kamarja e Turpit”, Ismail Kadare është në garë, edhe me Nobelistin turk Orhan Pamuk.   VIDEO

  • "Shirli Valentina" në TK, Olta
    Daku rrëfen lidhjet me rolin

    Kjo është Shirli Valentina që sjell Olta Daku nën regjinë e Driada Dervishit! Shfaqja është konceptuar në formën e një “One Woman show”, ku përmes humorit tregohet udhëtimi i jashtëzakonshëm i një gruaje të zakonshme. Regjisorja Dervishi flet për premierën e parë të kësaj komedie.  VIDEO

  • Shembet ura e Hoshtevës në
    Zagori, shkak moti e mosndërhyrja

    Për shkak të reshjeve të shumta të shirave ura e Hoshtevës në Zagori, një urë shekullore është shembur. Lajmin e ka dhënë Auron Tare në Facebook, i cili hedh edhe fotot e urës kur ka qenë e rregullt dhe fotot ku ura nuk është më, por e ka marrë rrjedha e ujit.  FOTO

  • Ndarja nga jetë të Todi Bozo
    homazhe në Muzeun kombëtar

    Për dy disa rresh, familjarë, artistë dhe miq të shumtë kanë i kanë dhënë lamtumirën e fundit kineastit Todi Bozo. Kineasti ndërroi jetë mesnatën e së dielës, në moshën 84 vjeçare. Producenti i filmave më të njohur si “Debatik”, “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Oshëtimë në bregdet” etj u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme rreth orës 13:30.  VIDEO

  • Ndahet nga jeta kineasti i
    njohur shqiptar Todi Bozo

    Është ndarë nga jeta sot kineasti i njohur shqiptar Todi Bozo. Kanë qenë familjarët që e kanë bërë të ditur lajmin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv