Kultura

  • Ndonëse me më pak tituj dhe me disa problematika këtë vit, Panairi i Librit vazhdon të tërheqë të dashuruar të shumtë pas librit. Sipas shitësve të librave në stenda, ajo që bie në sy është fakti se janë pak a shumë të njëjtë njerëz ata që shkojnë dhe interesohen për librat.
  • Panairi, Eric Faye: Si u njoha
    me Kadarenë kur ishte ne ekzil

    Eric Faye, botuesi i shkrimtarit Ismail Kadare në Francë, ka promovuar në Panairin e Librit  në Tiranë përkthimin shqip të romanit “Nagasaki”. I përkthyer nga Blerta Hyska dhe i botuar nga “Toena”, libri i Faye është vlerësuar nga botuesja Irena Toçi dhe shkrimtari Besnik Mustafaj.  Faye rrëfen disa nga sekretet e krijimit të romanit të tij.   VIDEO  FOTO

  • Ajka e artistëve shqiptarë në zemër të Vjenës

    “Vienna salutes to Tirana” është koncerti që do të zhvillohet me zërat e mrekullueshëm të artistëve shqiptarë dhe austriakë, me rastin e 105-Vjetorit të Shtetit Shqiptar.

  • Fatmir Toçi: Mos tatoni
    leximin, të rishikohet ligji

    Fatmir Toçi ish-drejtues i shoqatës së botuesve dhe një nga organizatorët e parë të Panairit Ndërkombëtar të Librit që mbahet prej 20 vjetësh në Tiranë në një konferencë për median ka bërë apel për ngritjen e nivelit dhe ruajtjen e traditës së mirë të këtij eventi. Toçi e ka konsideruar Panairin e Librit si nga eventet më të rëndësishme që ka kultura shqiptare, dhe gjithë kombit shqiptar.

  • Panairi i Librit 2017, të
    rinjtë kërkojnë risi dhe cilësi

    Është çelur këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Tirana 2017”. Panairi i hapur prej orës 9.00 të paradites , bashkon autorë, botues, lexues, përkthyes dhe përfaqësues të medias. Panairi edhe pse vjen më i zvogëluar ka ofruar më shumë lexues të rinj.  VIDEO

  • Çelet Panairi i Librit, botuesit
    protestojnë me parrulla për taksat

    Është çelur këtë të mërkurë në Pallatin e Kongreseve edicioni i 20-të i Panairit të Librit “Tirana 2017”. Panairi i hapur prej orës 9.00 të paradites , bashkon autorë, botues, lexues, përkthyes dhe përfaqësues të medias.   VIDEO  FOTO

  • Orkestra e Mikis Theodorakis
    vjen të shtunën në Tiranë

    Orkestra e themeluar nga kompozitori i madh grek, Mikis Theodorakis, do të vijë në Tiranë për një koncert në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.  VIDEO  FOTO

  • Ndahen Çmimet Kult 2017
    Ja kush janë fituesit

    Mbrëmjen e së martës në sallën e madhe të Katedrales Ortodokse u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Kult 2017.
    Prezantimin e çmimeve e kanë moderuar përmes batutave dhe humorit Leonard Bombaj dhe Vikena Kamenicës.

  • Prezantohet drejtoresha e re
    e Institutit Italian të Kulturës

    Alessandra Bertini Malgarini do të jetë drejtoresha e re e Institutit Italian te Kulturës. Prezantimi i saj është bërë këtë të martë nga ambasadori Alberto Cuttilo në rezidencën e Ambasadës Italiane në Tiranë.  VIDEO FOTO

  • Dokumenti/ Kumbaro gënjeu
    në komisionin për Butrintin

    Dalin në dritë fakte të reja se Ministria e Kulturës jo vetëm që nuk është konsultuar me UNESCO përpara se t’i jepte lejen një kompanie private për të ndërtuar një kompleks shërbimesh në brendësi të Parkut Kombëtar të Butrintit, por edhe pezullimin e punimeve nuk e ka bërë me kokën e saj por me kërkesë të UNESCO.

  • "Hekuba" në Teatrin Metropol, në 
    skenë me aktorë italianë e shqiptarë

    Drama “Hekuba” do të ngjitet në Teatrin Metropol në Tiranë më 16 nëntor. Shfaqja e regjisorit italian, Febo Del Zozzo, do të realizohet në bashkëpunim me trupën shqiptare.  VIDEO  FOTO

  • 80-vjetori i lindjes, përkujtohet
    në Tiranë Anton Pashku 

    Anton Pashku, mjeshtri i penës së letërsisë shqipe, është përkujtuar në Bibliotekën Kombëtare me rastin e 80-vjetorit të lindjes. Romani i njohur “Oh”, tregimet e tij antologjike, letërsia për fëmijë, dramaturgjia dhe cikle të tjera të krijimtarisë së Anton Pashkut janë diskutuar përgjatë konferencës në kumtesat e studiuesve dhe kritikëve nga Shqipëria e Kosova.   VIDEO  FOTO

  • Manastir, 109 vite nga fillimi i
    punimeve të ‘Kongresit të Alfabetit'

    Me 14 nëntor 1908  në Manastir filloi punimet Kongresi i Manastirit ose i njohur ndryshe  si Kongresi i Alfabetit.  Qëllimi i kongresit ishte të  për të krijuar një alfabet të njësuarqë do të ishte edhe një fillim i letërsisë në  trojet mbarëshqiptare.

  • Ministrja Kumbaro: Lasgush
    Poradeci i këndoi shpirtit të kombit

    Të lexosh sot Lasgush Poradecin do të thotë të rigjesh brenda vetes potencialin e pashtershëm të artit dhe të dashurisë, të cilat ai i sillte si forca e përjetshme e universit” ka pohuar Kumbaro në Pogradec në një homazh për 30-vjetorin e ikjes së poetit.  FOTO

  • Matteo Mandala rrëfen origjinën
    ​e qytetërimit të Voskopojës

    Qytetërimi i Voskopojës dhe shekulli i iluminizmit në Ballkan është trajtuar në një konferencë që u mbajt në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.  VIDEO  FOTO

  • Orkestra e Miki Theodhorakis të
    ​shtunën në katedrale në Tiranë

    Nëse dëshironi të kaloni një të shtunë fantastike nën tingujt e muzikës të kompozuar nga kompozitori që solli revolucion në kulturën greke. Atëherë do ju sugjerojmë të ndiqni koncertin muzikor që organizon Kryepiskopata e Tiranës, e Kishës Ortodokse Autoqefale, këtë të shtunë në orën 18:00 në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”.

  • Tirana gati për Panairin e librit
    15-18 nëntor,Ymeri:Më pak libra

    Edicioni i 20-të i panarit të Librit do të mbahet në Tiranë nga datat 15-18 nëntor. Ky panair është kosideruar gjithmonë si një ngjarje e rëndësishme kulturore për botën shqiptare, që ka si objekt paraqitjen e botimeve më të mira të hedhura në qarkullim në harkun kohor të një viti.  VIDEO

  • Anton Pashku, mjeshtri i penës
    përkujtohet në Bibliotekën Kombëtare

    Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë dhe Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, me rastin e 80-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Anton Pashku, zhvilluan këtë të martë në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Tiranë edicionin e dytë të Konferencës Shkencore dhe Ekspozitës “Anton Pashku – shkrimtari”, me pjesëmarrjen e studiuesve dhe kritikëve nga Shqipëria e Kosova.

  • Meta,vlerëson Besim Zekthin
    ​me Dekoratën “Nderi i Kombit”

    Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi gjatë një ceremonie të zhvilluar në Teatrin Kombëtar, me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” me rastin e 60-vjetorit të krijimit Ansamblin Popullor për kontributet e çmuara dhe interpretimet e shkëlqyera në më shumë se gjysmë shekulli, duke pasur një ndikim të jashtëzakonshëm, të ndjeshëm dhe të patjetërsueshëm në zhvillimin artistik e kulturor në mbarë vendin.

  • Triumfon filmi bullgaro-grek “Glory”
    në Tirana International Film Festival

    Filmi “Glory” një produksion greko bullgar ka marrë trofeun e filmit më të mirë artistik në edicionin e 15-të të Tirana International Film Festival. Filmi me regji nga Kristina Grozeva dhe Petar Valchanov, është një fabul sociale, realiste që eksploron temën e korrupsionit, ndryshimet klasore dhe ndarjen ruralo- urbane në shoqërinë bashkëkohore bullgare.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv