Kultura

  • Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë do të jetë e hapur për publikun gjatë gjithë muajve të verës. Ndryshe nga institucionet e tjera që i kanë përfunduar premierat e sezonit artistik dhe do të qëndrojnë përafërsisht dy muaj të mbyllura, Galeria Kombëtare është i vetmi institucion që nuk ndërpret aktivitetin e saj. Deri në fund të gushtit do të vijnë ekspozita të reja, pohon Drejtori i Galerisë Kombëtare Artan Shabani, i cili na bën me dije se do të çelet edhe ekspozita e artistit të mirënjohur Alkan Nallbani, e cila do të hapet më 19 gusht dhe do të mbyllet në katër shtator.  VIDEO  FOTO
  • Shkodër, nis sonte festivali i
    këngës për fëmijë në teatrin ''Migjeni''

    Festivali i 44-t Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë, një nga traditat më të bukura muzikore çel siparin në mbrëmjen e sotme në Teatrin "Migjeni" në qytetin e Shkodrës. 

  • Mattarella nderon Roland Sejkon
     me Kalorësin e Urdhrit të Yllit

    Presidenti i Italisë Sergio Mattarella me propozim të Ambasadës Italiane në Tiranë, ka nderuar me titullin kalorës i Urdhrit të Yllit të Italisë regjizorin shqiptar Ronald Sejko, për kontriburtin e tij kulturor në fushën e kinemasë duke ndihmuar në njohjen e dy vendeve reciproke Itali-Shqipëri.

  • Mbyllet festivali “Vox Baroque” në
    Berat,performojnë Nuzzoli e Perrucci

    Dy artistë të njohur italianë Daniela Nuzoli dhe Xhovani Maria Perruçi kanë interpretuar muzikë live në Muzeun Onufri të Beratit. Performancat dhe ariet e dy artistëve kanë qenë edhe finalja e festivalit të muzikës barok që nisi më 4 korrik. VIDEO

  • Afron Festivali i Teatrit në Butrint
    Spanja vjen me dramën e Lorkës

    Qyteti Turistik i Sarandës edhe këtë vit do të mirëpresë Festivalin Ndërkombëtar të Teatrit BUTRINTI 2000. Edicioni i 14-të i këtij festivali do të zhvillohet në datat 19 deri 23 korrik 2016 në Teatrin e Qytetit Antik të Butrintit. VIDEO

  • Muzeu Arkeologjik i Tiranës
    13700 vizitorë, 80% turistë të huaj

    Nga rreth 13 mijë e 700 vizitorë të Muzeut Arkeologjik në Tiranë 80 për qind prej tyre janë turistë të huaj, pohojnë specialistët e këtij muzeu që ka të ekspozuara 2 mijë e 112 objekte.  VIDEO  FOTO

  • Orkestra gjigante me 7500
    muzikantë hyn në rekordet Guinness

    Orkestra më e madhe në botë, është mbledhur në “Commerzbank Arena” të Frankfurtit për një koncert të rrallë. Kjo orkestër përbëhej nga profesionistë e amatorë nga Gjermania Austria dhee Holanda. Mbi 7 mijë e 500 muzikantë kanë performuar në stadiumin gjerman të futbollit, duke vendosur kështu rekordin botëror, që kalon atë të vitit 2013 në Brisbane të Australisë, që zuri vend në librin e rekordeve “Guinness” me 7.224 muzikantë. 

  • Baltic Review: Shqipëria, ardhmëria
    e ndritur e një thesari të pazbulua

    Imagjinoni një vend ku qytetarëve u është  ndaluar të largohen, apo të zbulojnë se si njerëz të tjerë jetojnë jashtë habitatit të tyre. Një shtet ku ishte e ndaluar të dëgjoje radion, të shihje televizionet ndërkombëtare apo të lexoje lajme rreth botës. Një vend ku edhe të imagjinoje ishte e ndaluar sepse mund të konsiderohej një formë rezistence e heshtur kulturore.

  • Cezar Ivanesku, poeti i madh
    rumun me origjinë shqiptare 

    ​Një “In memoriam”, për nder të poetit të madh, njërit prej personazheve më të njohura të kulturës rumune, Çezar Ivanesku është mbajtur në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Ky aktivitet u organizua nga Instituti Kulturor Rumun në bashkëpunim dhe me Muzeun Kombëtar.

  • Si ishte Ksamili 159 vite më parë
    dhe shënimet e dy turistëve anglezë 

    Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli-Tre shkëmbinjtë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit , për në bregun përballë.

  • 5-vjetori i vdekjes, Dom Simon
    Jubani legjenda e qëndresës dhe lirisë

    Po afrohet, ndër ditët në vijim, pesvjetori i vdekjes së Dom Simon Jubanit, burrit të lavdishëm që me lëvizjet e veta bëri histori, e që ka mbetur i pashlyer në kujtesën e cdo shqiptarit. Mbasi e njihja nga afër dhe na lidhte miqësia, e ndjej si detyrim shpirtëror e qytetar që me këtë shkrim ta perkujtoj këtë gjigand të lirisë, demokracisë e të besimit në Zotin.

  • Ditari i Tefta Camit, raportet serbo
    shqiptare, beton poshtë apo akull?

    Çfarë zbulohet nga shënimet e udhëtimit në Kosovë, në tetor 1980 të ish-ministres së arsimit mbi pakënaqësitë, revoltat e të rinjve dhe demonstratat që nisinin me kërkesa ekonomike e përfundonin për Kosovën-Republikë...

  • Një letër e rrallë e Apolinerit
    drejtuar shkrimtarit Faik Konica

    Është faktikisht e vetmja letër, e zbuluar dhe e botuar gjer më sot, e shkrimtarit dhe poetit francez Gijom Apoliner drejtuar mikut të tij Faik Konica. Kur njihen tashmë shtatë shkrime apolineriane që portretizojnë Konicën dhe shqiptarët në përgjithësi.

  • Sa i përgjigjet së vërtetës
    shkrimi i Daniela Cavini-it?

    Çdo shkrim i gazetarëve të huaj për Vendin tonë, zgjon kureshtjen dhe interesimin e lexuesvet shqiptarë. Ky interes, në një farë mase, është një shprehje e trashëgimisë atavike të gjysmë shekullit komunist, në të cilin ishim kthyer në një lloj “muzeu” të një populli të ndryrë në “kullën e tij të fildishtë”. 

  • Intervista/ Drishti:Vilson Kilica nxiti i
    pari modenitetin në pikturën shqiptare

    Ka ndërruar jetë mbrëmjen e 7 korrikut në moshën 84-vjeçare “Piktori i Popullit” Vilson Kilica. Në një ceremoni familjare piktori u përcoll sot në banesën e fundit. Ai ishte themeluesi dhe dekani i parë i Institutit të Arteve në Shqipëri. Studiuesi i artit Ylli Drishti pohon se Vilson Kilica i përket brezit të nderuar të artistëve të artit shqiptarë.  VIDEO

  • Rama i jep lamtumirën Kilicës: Mik
    i shtrenjtë dhe i paharrueshëm
     

    Ditën e sotme u nda nga jeta piktori i madh Vilson Kilica i njohur për veprat e tij të shumta dhe për rolin vendimtar në krijimin e Institutit të Arteve. Rama i ka dedikuar një status duke u shprehur: ‘’ LAMTUMIRË PROFESOR
    U nda nga jeta Piktori i Popullit Vilson Kilica, mik i shtrenjtë dhe i paharrueshëm që jetoi me ngjyrat duke e ndarë bujarisht dijen e tij me të rinjtë’’.

  • Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare
    piktori i madh Vilson Kilica

    Piktori Vilson Kilica pas vuajtjes së gjatë nga një sëmundje e rëndë ka ndërruar jetë ditën e sotme. Kilica është një ndër krijuesit më të rëndësishëm të kulturës dhe artit shqiptar, i njohur për kontributin e tij të çmuar sidomos në përiudhën e diktaturës. FOTO

  • Baleti “Monger” i koreografit izraelit
    ringjitet në TKOB në 9 dhe 10 korrik

    Në datat 9 dhe 10 Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit ka zgjedhur për të ringjitur në skenë baletin ‘Monger’ të koreografit të njohur izraelit Barak Marshall. Premiera e suksesshme shënon edhe fundin e sezonit artistik në këtë institucion. VIDEO

  • Statuja e humanistes shqiptare
    Nënë Tereza në krah të Krishtit në Rio

    Statuja e shenjtores Nënë Tereza do të jëtë tashmë përballë statujës gjigande të Krishtit në një pikat më tërheqëse të Rio De Janeiros. Kjo shtatore do të jetë e lartë 2.2 metra, një zgjedhje kjo për të qënë më afër vizitorëve. 

  • Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë
     që magjepsi botën e operës

    Saimir Pirgu, tenori i Shqipërisë që magjepsi botën e operës; ky është kryetitulli që i ka dedikuar revista prestigjioze spanjolle Opera Actual, tenorit me famë botërore. Pirgu është zgjedhur të jetë ylli i faqes së parë të revistës ndërkombëtare të operës për muajin korrik-gusht 2016. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv