Kultura

  • Festivali i Butrintit në Sarandë u çel këtë të mërkurë me një dramë shqipe të Stefan Çapalikut. Ky festival pritet të vijojë edhe tre ditë të tjera me shfaqje të trupave teatrore të Spanjës, Greqisë e Bullgarisë.  Ndërkohë Alfred Bualoti, drejtori i festivalit ka rrëfyer sesi po mbijeton ky festival i krijuar 16 vjet më parë.  VIDEO
  • U hapet rruga moteleve në Kalanë
    e Lezhës. Kumbaro: Humbëm gjyqin

    Minisitria e Kulturës e ka humbur gjyqin për Kalanë e Lezhës. Vetë ministrja e Kulturës Mirela Kumabro e ka bërë sot publik këtë fakt përmes një deklarate denocnuese në Facebookun e saj. Kumbaro akuzon sistemin gjyqësor që del kundër interesit të Trashëgimisë Kulturore dhe të vlerave kombëtare!  VIDEO

  • Berati nesër hap portat për festivalin
    multikulturor, art, muzikë e kulinari

    Për tre ditë rresht nga 21 deri më 23 korrik qyteti muze i Beratit do të çelë portat për festivalin multikulturor. Në një konferencë për mediat Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka theksuar se mbështetja e këtij festivali përmbush qëllimin e institucionit për promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore. VIDEO 

  • Shalosh Trio emocionon me ‘sytë
    e një femre’ në festivalin e Jazz-it

    Grupi izraelit “Shalosh Trio” ka çelur ditën e parë të festivalit të xhazit në Shqipëri. Publiku është argëtuar me një trio të veçantë bazuar në stilet moderne të xhazit dhe në traditën njujorkeze dhe izraelite. VIDEO  FOTO

  • Kritiku italian i artit prezanton vajzën
    ''sekrete'' me këngëtaren shqiptare

    Sgarbi një figurë e njohur e artit italian ka zgjedhur revistën ‘’Chi’’ për të zbuluar një sekret që se kishte rrëfyer më parë, shkruan gazeta italiane il Giornale.it. Kritiku i artit Vittorio Sgarbi ka prezantuar për herë të parë Albën, vajzën sekrete që pati nga lidhja me një grua shqiptare.

  • Dritëro Agolli ngre zërin: Votoni o
    sot o kurrë Reformën në Drejtësi

    Teksa nuk kanë mbetur shumë kohë nga e enjtja e madhe ku pritet të vendoset për një reformë mjaft të rëndësishme për vendin atë në sistemin e drejtësisë intelektualë shqiptarë kanë ngriitur zërin dhe kërkojnë miratimin e Reformës në Drejtësi. 25 personazhe të botës akademike shqiptare kanë nënshkruar një peticion drejtuar deputetëve që të votojnë për Drejtësinë.

  • Sot nis Festivali i Butrintit 
    çelet me shfaqjen nga Shqipëria

    Qyteti turistik i Sarandës do të presë nga datat 19 deri në 23 korrik festivalin tradicional të teatrit në Butrint. Në festival do ta marrin pjesë trupa teatrore nga Spanja, Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria. VIDEO

  • Kosova dhe Shqipëria rrëfejnë artin
    pamor shqiptar sot në Budapest

    Dy qëndrime artistike të fuqishme dhe emocionuese. Dy skena artistike, kulturore, sociale dhe politike në kontekstin e Ballkanit prezantohen përmes punëve të 25 artistëve në një ekspozitë që hapet për herë të parë këtë të martë në Hungari.  VIDEO  FOTO

  • Gent Rushi: Ju rrëfej  risitë e
    festivalit të Jazz në Shqipëri

    Intervista me drejtorin artistik të Festivalit Ndërkombëtar JAZZ in Albania 2016

  • 4 ditë Fest-Jazz in Albania në Tiranë
    me artistë nga Shqipëria dhe bota

    Duke nisur nga dita e martë, më 19 korrik, deri më 23 korrik do të mbahet festivali ndërkombëtar i muzikës xhaz me pjesëmarrës nga Shqipëria dhe vende të ndryshme të botës. Risi e edicionit të pestë të këtij festivali janë kompozimet origjinale, pohon drejtori artistik i festivalit Gent Rushi. VIDEO  FOTO

  • Konsullata Italiane zhvillon në Vlorë
    edicionin IV të mbrëmjes Gala Italia

    Gala Italia evenimenti i kthyer tashmë në traditë nga kosullata e Italisë në Vlorë, tashmë në edicionin e tij te katërt. Organizuar si zakonisht në portin e jahteve në Orikum, qëllimi mbetet evidentimi i kulturës dhe modës italiane në vendin tonë dhe promovimi i saj. Pavarësisht motit me rreshje, mbrëmja gala dhe të ftuarit e shumtë kanë sfiduar në një mbremje të shtune dhe motin. Në edicionin e tij te katërt të Gala Italia, ekselenca e modës italiane është prezantuar nga shtëpia e modës romane Luigi Borbone, i ftuar nderi ne këtë mbremje gala, nje stilist që me punimet e tij ka arritur të stiloje dhe ne pasarelat më të mëdha dhe të njohura europiane dhe të botës.  VIDEO

  • ESE/ Miliona çadra...

    Hyra në një librari. Lashë çadrën e zezë në koshin pranë derës ku ishin disa çadra të qullura. Kishin ardhur librat e rinj, që po i shfletonte një burrë, shikimin e të cilit arrija ta ndieja, edhe pse isha me kokën ulur mbi libra. Jashtë, shiu vijonte. Kur u afrova drejt daljes, vura re se në kosh ndodhej vetëm një çadër.

  • Pse kati i parë i Muzeut Kombëtar
    është veshur me gurë të zinj?

    Më ka qëlluar të lexoj në gazeta, ndonjë  shkrim, koment, apo analizë, të specialistëve të fushave të artit, por kryesisht të atyre që rradhiten ndër hulumtuesit e shpirtit njerëzor, ku mundohet të zberthehet enigma e pa shpallur e veshjes së katit të parë të Muzeut Historik Kombëtar me gurë të zij.

  • Ekspozitë përkujtimore për 55 vjetorin
    e vdekjes së shkrimtarit Hemingway

    Kanë kalur 55 vite që nga vdekja e një prej kolosëve të letërsisë,Ernest Hemingway. Dhe si një homazh ndaj shkrimtarit, në Bibliotekën Kombëtare është çelur një ekspozitë përkujtimore me botimet e tij të hershme dhe të fundit në shqip. 

  • Jona Zeneli, vajza nga Kosova
    fiton çmimin e parë në Shkodë

    Është mbyllur mbrëmë me sukses festivali Mbarëkombëtar i këngës për fëmijë në Shkodër, ku çmimi i parë shkon në Kosovë. Festivali ka nisur më 13 korrik dhe u mbajt tre ditë resht në sheshin e Bashkisë në Shkodër.  VIDEO  FOTO

  • Adrian Paci: S’mjaftojnë artistët e
    sportistët të integrohemi në Europë

    Fjala e artistit Adrian Paci e mbajtur dje Panelin me temë “Përtej diplomacisë klasike” në Konferencën e Ambasadorëve në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Artisti thotë se, rreziku që ne të jemi një popull përgjithësisht i parealizuar që e shfryn frustrimin e mossuksesit të vet në entuziazmin për një grusht njerëzish, që aty këtu kanë bërë emër në botë është një rrezik real dhe ne mendoj se duhet te jemi të vëmendshëm që mos ta përdorim këtë entuziazëm, shpesh herë naiv, për të mbuluar mungesat sociale apo kulturore të cilat kanë nevojë për impenjim të thellë shtetformues, politik, juridik, ekonomik, organizativ e kulturor. Thënë kjo nuk mund te mos e konsiderojmë diplomacinë kulturore një mjet ne duart e institucioneve në të mirë të vendit.

  • Faton Mehmetaj, studim për dialogun 
    ndërfetar të shqiptarëve në shekuj

    “Toleranca fetare e shqiptarëve” me këtë motiv është zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar libri “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, ku studiohet historikisht bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar. Libri ka autor Faton Mehmetaj dhe është botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Prishtinë.

  • Diplomacia kulturore, Paci dhe
    Kumbaro dialog me ambasadorët

    Për herë të parë Konferenca e Ambasadorëve e mbajtur tre ditë rresht në Tiranë fokusohet te diplomacia kulturore. Artisti me famë botërore Ardian Paci i ftuar në një panel me ministren e kulturës Mirela Kumbaro është shprehur se nuk mjafton fama e artistëve shqiptarë në Europë, por duhet integrimi kolektiv e shteformues.  VIDEO  FOTO

  • DokuFest i thotë jo korrupsionit
    me 238 filma nga 57 vende të botës

    Dokufest do të mbahet nga data 5 deri 13 gusht në Prizren. Organizatorët sot kanë shpallur programin e filmave për edicionin e 15-të, duke theksuar se “janë bërë përzgjedhje nga një numër rekord aplikimesh”. Festivali do të prezantojë 238 filma nga 57 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale.  FOTO

  • Festivali i fëmijëve në Shkodër
    qindra spektatorë në sheshin e qytetit

    Mes tingujve të bukur muzikorë dhe zërave të ëmbël është çelur mbrëmë në qendër të qytetit të Shkodrës Festivali i 54-të Mbarëkombëtar i këngës për Fëmijë. Në natën e parë performuan 10 këngëtarët e parë, ndërsa ky festival do të mbahet edhe dy net të tjera në datat 14 dhe 15 korrik. Festivali ka mbledhur në qendër të qytetit qindra spektatorë. VIDEO  FOTO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv