Media

  • E themeluar prej kohësh dhe e njohur gjerësisht, e drejta për qasje në informacion reduktohet ashpër në shumë shtete evropiane për shkak të zbatimit të mangët të ligjeve ekzistuese. Në rast se u ka ikur, sivjet u shënua përvjetori i 250 të ligjit të parë të transparencës që u miratua në Suedi në 1766. 
  • Zgjedhjet, Borchardt: "Kasetat e 
    partive", jo transmetim në lajme

    Kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt, përcolli mesazhe të forta për mediat, në hapje të Forumit për Zhvillimin e Medias, që u zhvillua në Tiranë.

  • Mbyllet A1 News? Gazetarët në
    polici për të kallëzuar Kokëdhimën

    Pas më pak se 5 muaj në treg ka mbyllur dyert duke lënë gazetarët në rrugë televizioni A1 News në pronësi të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima dhe drejtor Neritan Gjojdeshi

  • Konferenca 'Media e Shoqëria Civile':
    Propaganda politike,sfida më e madhe

    Ndikimi dhe propaganda politike vazhdojnë të jenë armiqtë më të mëdhenj të medias në një rajon me demokraci të brishtë si Ballkani, ndërsa sfida më e madhe për gazetarët mbetet ruajtja e profesionalizmit në të tilla kushte. Të këtij mendimi ishin shumë gazetarë dhe ekspertë që u mblodhën për 2 ditë në Tiranë në kuadër të një konference rajonale me temë “Media dhe shoqëria civile në Ballkanin Perëndimor”.  VIDEO

  • Shpifjet online diskutohen në KiE
    Laura Boldrini: Të dënohen ashpë

    Sulmet dhe shpifjet online janë bërë temë diskutimi edhe në Këshillin e Europës. Laura Boldrini, kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Italia ka kërkuar që kjo dhunë online të dënohet. Sipas saj, duhet një reagim i fortë për të ndaluar këto sulme që sipas saj janë njësoj të dënueshme, online ose jo. VIDEO 

  • FOTO/ Përlotet gazetari,surpriza 
    emocionuese që merr për ditëlindje

    Ai feston sot 30-vjetorin e lindjes. Sigurisht që stafi ku punon kishte menduar për Isli Islamin një surprizë shumë emocionuese.Ndërkohë që ishte në transmetim të drejtpërdrejt në lidhje telefonike u dëgjua zëri i të ëmës e cila e uroi të birin “live”.

  • Skandali/Ja si mashtrojnë Eni
    Çobani dhe Lolita e Leskovikut!

    Ndoshta e paska ne gjeneze, ndoshta e shet veten lire kur ndodhet ne situata kritike. Nje nga tre administratoret e faqes sociale “Lolita” , perkatesisht 23 vjecarja Lorena Hida eshte perfshire ne nje tjeter skandal mediatik.

  • Adi Krasta rikthehet në Top
    Channel, i besohet "E diell"

    Krastës i është besuar drejtimi i programit të madh të çdo të diele në Top Channel, “E Diell”, në të cilin ai do të jetë i shoqëruar nga një staf profesional i televizionit më të madh në vend

  • ​BalkanWeb vjedh lajmin e
    Shqiptarja.com

    BalkanWeb vjedh lajmin e Shqiptarja.com. Bëhet fjalë për artikullin me përgjimet nga trafikantëve të drogës në Vlorë ku sipas prokurorisë janë të përfshirë agjenti i policisë Renaldo Avduli, i shpallur në kërkim. Artikulli i Shqiptarja.com për përgjimet e drogës është publikuar fillimisht në Shqiptarja.com në print dhe më pas në ueb

  • Spikeri i lajmeve Dhimitër
    Gjoka largohet nga News 24 

    Dhimitër Gjoka nuk do të jetë më spikër lajmesh në News 24. Nuk dihen ende arsyet e largimit të spikerit të njohur nga News 24 dhe planet e tija se ku mund ta shohim në televizionet shqiptare. 

  • Një ditë nga debati i parë, Trump
    ngushton në 2% distancën nga Clinton

    Vetëm një ditë përpara debatit të parë televiziv në Denver të Koloradës, Donald Tramp ka ngushtuar në vetëm 2% avantazhin e rivales së tij Hillary Clinton. VIDEO 

  • Zgjedhjet në SHBA, "Jam republikane
    por nuk do të votoj për Donald Trump"

    Nuk aspak çudi që Donald Trump nuk gëzon mbështetje të madhe mes vetë republikanëve, duke pasur parasysh vlerat konservatore që mbart kjo parti.  VIDEO

  • Vota për partitë e vogla që pritet “të
    vjedhë” fitoren në zgjedhjet në SHBA

    Shumë pak vetë në Shqipëri mund të njohin Gary Johnson apo Jill Stein sepse fushata e tyre në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ka bërë dot aq shumë zhurmë sa deklaratat skandaloze të manjatit republikan Donald Trump dhe natyrisht s’krahasohen me famën e ish sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton. E megjithatë këta dy kandidatë që vijnë nga parti të treta dhe më të vogla e kanë komplikuar shumë këtë garë dhe përllogaritjet elektorale të dy partive të mëdha.  VIDEO

  • Millennials, gjenerata përcaktuese
    për zgjedhjet presidenciale në SHBA

    Ndërsa fushata presidenciale sa vjen e bëhet më interesante në SHBA, the Millenials, brezi i mijëvjeçarit janë gjenerata për të cilët flasin të gjithë në Uashington DC. Ky brez që tashmë përbën grupin më të madh me 75,4 milion do të jetë përcaktuesi i kësaj gare mes ish-sekretares amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe manjatit republikan Donald Trump.  VIDEO

  • SHBA, Erjona Rusi: Votuesit të 
    pakënaqur me të dy kandidatët

    Gazetarja e Report Tv, Erjon Rusi, e cila është përzgjedhur që të jetë pjesë e shtypit të huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit, për të ndjekur nga pranë zgjedhjet Presidenciale, thotë se qytetarët amerikanë kanë pakënaqësi ndaj të dy kandidatëve.

  • Mentor Kikia: E vërteta e largimit
    nga Top Channel pas 15-vitesh 

    Largimeve nga Top Channel i shtohet edhe kryeredaktori i vetëm i këtij televizioni që nga themelimi në vitin 2001, Mentor Kikia. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, Kikia sqaron të vërtetën e largimit si dhe rrethanat që sollën vendimin e drejtuesve të Top Channel, pas 15-vitesh kontributi të tij në këtë televizion.

  • Zgjedhjet, Report Tv raporton nga
    SHBA për fushatën Presidenciale

    Gazetarja e televizionit Report TV, Erjona Rusi është përzgjedhur që të jetë pjesë e shtypit të huaj në Departamentin Amerikan të Shtetit duke iu dhënë e drejta e raportimit dhe mbulimit të plotë të fushatës presidenciale në SHBA

  • AMA i heq licencën Radio +2
    të ish-deputetit Kokëdhima

    Në thelb të arsyetimit të vendimit të AMA-s ishte “mosrespektim i kushteve të licencës në ofrimin e shërbimit”. Mësohet se Kokëdhima nuk ka paguar taksat rregullisht, çka ka qenë një nga arsyet e revokimit të licencës së radios. Gjithashtu, mungesa e programacionit të duhur dhe mos shtrirja e sinalit në të gjithë vendin, pasi "Radio +2" ka licencë kombëtare, kanë dy arsye të tjera të cilat kanë detyruar AMA-n të marrë këtë vendim. 

  • Del në ankand për 1.3 milionë
    euro, TV ALSAT i Rezart Taçit

    Televizioni ALSAT, në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi është hedhur në ankand për shkak të kredive të pashlyera. Objektet në pronësi të këtij televizioni janë nxjerrë në shitje nga shoqëria përmbarimore TDR Group, e cila bën me dije se ankandi do të rrijë i hapur deri më 28 shtator.
    VIDEO

  • Gazetarja-Bushatit: Sheh deri aty
    ku fillon dhe mbaron interesi i lekut

    Shkrimi i fundit i Andi Bushati për Kosovën ka ngjallur reagime nga ana tjetër e kufirit. Arbana Xharra, kryeredaktorja e ‘’Zwrit’’ në Kosovë përmes një reagimi e ka kritikuar qëndrimin e Bushatit dhe e ka akuzuar atë për provincializëm. “Nuk keni kohë as tani të na njihni sepse shihni deri aty ku fillon e mbaron interesi i lekut”, shkruan ndër të tjera Xharra për gazetarin nga Shqipëria.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv