-
Konservatori
Por një konservator i tillë, një konservator shërbëtor që sjell kafenë, nuk është konservator i lartë, i ndritur, është konservator hyzmeqar, konservator kallp që shitet dhe blihet.
18 Janar 2019 -
Babale dhe Balilë
Ata që prej 6 vitesh merren me montazhin e video-përgjimeve dhe “gjetjen e dosjeve sekrete” për pushtetarët, ata që bënë namin derisa Babalja i Vlorës të arrestisej duke e quajtur “hero”, po shfryjnë sot me arrestimin e Klement Balilit, për të cilin deri dje deklaronin se “nuk do policia që ai të arrestohet”.
17 Janar 2019 -
Rezervuari hipotetik i votave të djathta dhe PD-ja e Bashës
Deficiti mes votave të partitive të vetëquajtura të djathta në zgjedhjet e fundit dhe rezervuarit potencial të votave të djathta është pothuaj gjysmë milioni (950,000 – 460,000). Në qoftë se partitë e vetëquajtura të djathta duan ta marrin një ditë pa paterica apo pa pazare pushtetin, duhet ose të zgjedhin një udhëheqës tjetër (të përkrahur fuqimisht si nga Berisha, edhe Topalli), ose ta shtrëngojnë Bashën të bëhet një udhëheqës i besueshëm edhe për ata 500 mijë votues të djathtë, që nuk morën pjesë në zgjedhjet e 2017-ës…
17 Janar 2019 -
Bollino: Oxhaku, Vali Bizhga dhe...hipokrizia e opozitës
Dy betejat e fundit politike të Partisë Demokratike dhe Lsi përfundimisht kanë rrëshqitur në terrenin qesharak duke treguar edhe njëherë se ata nuk kanë kuptuar që luftërat e gabuara, janë opozitë e gabuar, dhe si rrjedhojë, dobësuese.
17 Janar 2019 -
Presidenti në kërkim të shansit për kryeopozitar
"...Rruga më e mirë për të, është të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj shkeljeve për të cilat është paditur, dhe ta përdorë atë moment për një akt politik. Deri atëhere, Ilir Meta ka shansin ta mendojë se si do t’i përgjigjet vendimeve të Gjykatës si president, apo si lider opozite".
16 Janar 2019 -
'Albania First' e Ilir Metës!
Ajo çka dua të them është gjakftohtësia që e ka karakterizuar mazhorancën në përgjithësi dhe vetë kryeministrin Rama në veçanti në lidhje me këtë çështje.
15 Janar 2019 -
Ilir Meta mes zgjidhjes false dhe shtetit fals
Edi Rama ka bërë gjestin më diabolik të mundshëm për të mos u tërhequr, por për ta zhytur Ilir Metën në paligjshmëri kushtetuese, duke e detyruar të pranojë se ka shkelur Kushtetutën, duke mos shkarkuar Ditmir Bushatin.
14 Janar 2019 -
Po opozita ç'do bëjë? (Manual përdorimi)
Partia Demokratike, si partia kryesore e opozitës, meqenëse është ende në proces riorganizimi në qendër, duhet të mbledhë sa më parë Këshillin Kombëtar dhe të plotësojë hierarkinë e saj drejtuese me figura të reja politike, të cilat duhet t’i përgjigjen zhvillimeve të reja brenda PD-së.
14 Janar 2019 -
Basha fal pushtet nga PD, por jo pushtetin brenda PD!
Lulzim Basha ka shtyrë pafundësisht për gati një vit, ballafaqimin me ta për këtë çështje, duke i mbajtur jashtë Parlamentit dhe duke tentuar të ndryshojë temën e debatit politik, për shkak se Reforma Zgjedhore ishte një pikë që mund të plasariste koalicionin.
13 Janar 2019 -
Përse Basha u lutet mediave?
Herë kritik dhe herë lutës, kreu i PD Lulzim Basha shfaqet shpesh me dy role të ndryshme, por që realisht nuk dihet se cilin ka për “zemër”.
13 Janar 2019 -
A kanë garanci për sigurinë kombëtare vetë Presidenti Meta dhe ndihmësit e tij?
Për Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta “Gent Cakaj ka treguar mungesë të theksuar të përgjegjshmërisë gjatë ushtrimit të detyrës së Zëvendësministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke neglizhuar zbatimin e ligjit dhe akteve nënligjore që garantojnë qarkullimin e sigurt të informacionit të klasifikuar sekret shtetëror”.
13 Janar 2019 -
Ja përse çështja shqiptare është në një udhëkryq të rrezikshëm
Shkodrës i morën të keqen, por Mitrovicën e morën. "Për Shkodrën shkoj në luftë botërore", tha atëherë politika austrohungareze dhe çoi flotën për të bombarduar Ulqinin.
13 Janar 2019 -
Edhe njëherë për VV-në dhe Gent Cakajn
Propagandat e tilla janë reminishenca të diktaturave të shekullit të kaluar. VV-ja e ka dëshmuar me vite që është një ricikluese e zonja e relikteve të totalitarizmave.të githa potencialet që kanë dështuar të reformohen në përputhje me praktikat demokratike kanë përfunduar në impiantin e kësaj partie.
12 Janar 2019 -
Ngërçi i opozitës
Nuk e di ndonjë rast tjetër kur opozita shqiptare të jetë gjendur në një nivel kaq të mjerueshëm dhe, njëkohësisht, kaq të pabesueshëm.
12 Janar 2019 -
Dubël-standarti, Meta, ’gëzuar’ me një destruktiv e cenues paqeje e sigurie në rajon
Nisur nga standarti i gjykimit që Meta vendos për Cakajn, duke ia amballazhuar me destruktivitet një koment diplomatik krejt legal, të qartë, pa ekuivoke, e “bërë hasha” nga pozita e presidentit për ministër të Jashtëm, kur vjen puna te Thaçi, nuk duhet t’ja shohë as sytë e jo më të ngrejë dolli buzë një oxhaku flakërues.
12 Janar 2019 -
Papërgjegjshmëri apo injorancë? Ja si zëdhënësi i Metës fabrikoi të pavërtetën për Gent Cakajn (Video)
Si mundet që një president, që supozohet të përfaqësojë insitucionin më të lartë, më serioz dhe më të besueshëm në vend, të kthehet në një shpërndarës fjalish të nxjerra jashtë konteksti, si të ishte një zgjatim i atyre portaleve që e prodhuan këtë lajm të rremë sipas të cilit, Cakaj ishte shprehur pro korrigjimit të kufijve? Është e pafalshme që një ish redaktor dhe drejtues medieje si Blushi, përveçse bëhet megafon i deklaratave të deformuara, nuk e merr mundimin ta shohë deri në fund intervistën, ku Cakaj, përkundër asaj që shkruan Blushi, deklaron se “ndryshimet e kufijve në rajon duhet të përjashtohen kategorikisht”.
11 Janar 2019 -
Zoti President, nëse doni ta krijoni ju qeverinë, dorëhiquni dhe fitoni zgjedhjet!
Ku e gjen të drejtën Presidenti që të propozojë se në ç’detyrë ministrore duhet vendosur një person? Ilir Meta e di shumë mirë se e drejta e zgjedhjes së ministrave është ekskluzivitet i kryeministrit dhe jo e presidentit. Ky i fundit thjeshte firmos emrat e kryeministrit dhe kaq!
11 Janar 2019 -
Ilir Meta, si përçarës i unitetit kombëtar dhe Lulzim Basha si zëdhënës
Lulzim Basha ka dalë sonte në “Opinion” përballë gazetarëve dhe është përqëndruar tek mos-dekretimi i Cakajt duke u sjellë hapur dhe pa asnjë ndrojë si zëdhënës i Ilir Metës. Ata që kanë sulmuar Cakajn janë Serbia, Greqia, Sali Berisha dhe Ilir Meta. E ky nuk është sulm ndaj një personi, por ndaj vetëvetes, ndaj shqiptarëve të Kosovës. A është ky uniteti kombëtar?
10 Janar 2019 -
Gent Caka nuk 'tradhton' dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
Unë nuk di çfarë mund të bëjë Gent Caka kundër Kosovës, që nuk e ndal dot Ilir Meta apo Edi Rama. E rrezikshme mund të jetë vetëm politika e Shqipërisë ndaj Kosovës, dhe ajo varet nga Edi Rama, ose Ilir Meta, por jo nga Gent Caka. Gent Caka nuk “tradhton” dot, pa leje të Ilir Metës dhe Edi Ramës!
10 Janar 2019 -
Protesta që rikonfirmoi Edi Ramën
... Me një personazh si Rama që zotëron në perfeksion batutën dhe ironinë, është e vështirë ta nxjerrësh të humbur. Përtej kësaj, Rama ishte më i vëmendshëm ndaj kërkesave të studentëve sesa ndaj akuzave që i bëheshin atij për gjithfarësoj hyneresh.
10 Janar 2019
