Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • Dy alarme therëse që Genc Fuga na dha!

    Ndërsa pedagogu i Arteve dhe aktori, Genc Fuga, lufton me jetën e tij në një spital privat në Tiranë, ende asnjë shpjegim nga institucionet shqiptare: Përse kjo ndërhyrje në kokë nuk u bë në urgjencën e Spitalit tonë publik falas, duke  shmangur dhimbjen tjetër familjes, atë të grumbullimit të 19 mijë eurove për ta bërë këtë operacion në spitalin privat?! Edhe këtë herë zëmergjerësia dhe solidariteti i shqiptarëve të thjeshtë nuk pati kufi. 

  • Vilat 1 milion euro mund t’i marrin frymën Shqipërisë dhe... një leksion nga Berluskoni

    Vila gjigande buzë bregdetit të Shqipërisë, ngjitur me njëra tjetrën pa asnjë privatësi apo parametër luksi, po u rrëmbejnë vendin strukturave të thjeshta, të hijshme, të paranueshme në çmime dhe estetikë për turizmin e të rinjve dhe të shtresave të mesme. Nuk mund të konkurrojmë me luksin me kushtet që ofrojmë akoma përreth në Shqipëri.

  • Një vit i Presidentit Begaj në krye të vendit. E jashtëzakonshmja e… normalitetit

    A është normaliteti një fenomen "i jashtëzakonshëm" në Shqipërinë tonë të dopuar me "bomba", skandale, "shpërthime" të fjalës, të objekteve, por edhe të njerëzve? A është Presidenti Begaj, në një vit të detyrës së tij,  një President normal në një vend që këtë fjalë dhe gjëndje po e fiton me shumë sakrifica dhe përpjekje të shqiptarëve më të mirë? Reflektimi u takon qytetarëve, për keq apo për mirë.

  • Salih-janët e fundit

    Sali Berisha dhe të tijët u hodhën dje në një sulm të shëmtuar ndaj gazetarëve më profesionistë në vend dhe dy ambasadorëve të Shteteve të Bashkuara dhe të Britanisë së Madhe. Vazhdojnë ta shohin problemin e “non gratave” tek të tjerët, në vend që të shqetësohen për sjelljet e tyre ndaj Shqipërisë.

  • Alba Malltezi: Sikur Berisha të njihte luftën për 'non grata' të Konicës ndaj Nolit... do të heshtte ndaj SHBA e Britanisë

    Sali Berisha vazhdon të bëjë deklarata e konferenca për t'ua mbushur mendjen shqiptarëve se "non grata" ndaj tij është një hakmarrje alla shqiptarçe dhe se disa birbo nga Tirana ja mbushën mendjen si SHBA-ve, ashtu dhe Britanisë së Madhe. Hidhini një sy  fakteve se si dontë të bënte të njëjtën gjë Konica me Fan Nolin dhe si u sollën autoritetet e SHBA, jo tani, por në të largëtin 1930. Mbresëlënëse dhe ndriçuese!

  • Është një mrekulli që pushuesit iu mbijetojnë disa kurtheve alla shqiptare!

    Mrekullia e shtimit të numrit të turistëve në Shqipëri duhet të shoqërohet me rritjen dhe përmirësimin e masave të sigurisë si në det, ashtu dhe në të përditshmen. Qytete bregdetare ku mungojnë jo vetëm trotuare, por edhe vizat e bardha, janë të pafalshme në këtë sezon turistik!

  • Si përherë, edhe këtë verë, na vjen në ndihmë Faik Konica

    Gjërat ndryshojnë dhe përmirësohen nëse të gjithë vërtetë e duam këtë ndryshim dhe përmirësim. Duke nisur nga drejtësia, por edhe nga gjërat e vogla dhe të thjeshta të së përditshmes. Edhe pushimet në Shqipëri.

  • Saranda e thjeshtësisë fiton ndaj asaj të luksit edhe këtë verë

    Saranda mbetet "Mbretëresha" e pushimeve shqiptare. Edhe pse mes ndërtimeve, rrugëve që sa vijnë e ngarkohen e ngushtohen, njerëzit e saj bëjnë të pamundurën t'i mirëpresin e t'u shërbejnë sa më mirë pushuesve. Këtë vit qyteti mbushur si asnjëherë tjetër plot familje, çifte, të rinj nga e mbarë bota. Ja disa përshtypje dhe vënde të jashtëzakonshme e njerëz plot vlerë.

  • Ambasadorja e shqiptarëve!

    Ambasadorja Yuri Kim ndezi një dritë në Shqipëri dhe shumë shqiptarë, pas kësaj, panë gjëra që nuk i kishin parë më parë

  • Amelia, me vegjët e familjes, po bën më shumë se një pëlhurë për Shqipërinë

    Ata të rinj shqiptarë që me punën e tyre po rindërtojnë indet e çara të shoqërisë kanë nevojë për mbeshtetjen e të gjithëve. Media e shëndetshme i gjen dhe i nxjerr ata në dritë, shoqëria ka për detyrë t'i mbështesë, institucionet gjithashtu. 

  • Alba Malltezi: Bukuri ka kudo, turizmi i mikpritjes duhet të jetë medalja jonë!

    Struktura të bukura, natyrë të bukur ka kudo në mbarë botën, por të dallohesh nga turizmi i mikpritjes nga të gjithë të tjerët në Ballkan e më gjërë, është sfida më e bukur që mund të përballojmë. Shqiptarët, këtë verë, të gjithë të gatshëm e së bashku ta përballojnë!

  • Alba Malltezi: Alarmante! Albin Kurti dhe ministri i tij nuk kanë folur as me familjet e tre policëve!

    Sot në konferencë para gazetarëve treguan se nuk kanë folur me askënd! As me familjarët e tre policëve të rrëmbyer. Një pandjeshmëri alarmante dhe e pashpjegueshme.

  • Alba Malltezi: Mos ja përkëdhelni Albin Kurtit sedrën e sëmurë!

    Demokracia që kemi fatin të shijojmë sot është një mrekulli që lejon edhe vetë mbijetesën e atyre që e kërcënojnë me shfarosje. Por ama i lejon, i dëgjon e përpiqet t’i korrigjojë me forcën e logjikës, negociatës, dialogut, hapjes mendore dhe shpirtërore.

  • Një histori e thjeshtë: Alfonsi, nga Kallmeti i Lezhës në kantinën ekselente në Piemonte të Italisë

    Në Itali të paktën, tashmë të takosh një bashkëatdhetar është krenari e madhe. Shpesh janë në pozicione drejtimi njësoj apo më mirë krah italianëve. Është një eksperiencë që një ditë, herët a vonë, do ta sjellin në Shqipëri. Njësoj siç ka bërë Altin Prenga, Fundim Gjepali e shumë të tjerë. Janë pikërisht këta djem e vajza që e përmirësojnë Shqipërinë

  • Shqipëria është përmirësuar, sepse shqiptarët kanë kuptuar një sekret

    Stina e bukur dhe sezoni turistik po sjell shumë të huaj në Shqipëri. Disa mbeten të mahnitur duke parë ndryshimet me Shqipërinë e viteve '90. Eshtë një ëndërr e të gjithëve që po bëhet realitet: Përmirësimi i një vendi që kaq shumë ka vuajtur, varet nga të gjithë ne. 

  • Alba Malltezi: Pse 'enverizmi' i Albin Kurtit nuk i duhet Kosovës, Shqipërisë, Ballkanit!

    Një enverist është një komunist i degraduar i prodhuar në këtë cep të Ballkanit Perëndimor. Një enverist në të vërtetë nuk është as i majtë dhe as komunist, thjeshtë është një njeri i ngurtë dhe i paaftë të negociojë, e të gjejë një kompromis. Sa herë ndodhet në një situatë apo moment të vështirë. Vendi dhe ai. 

  • Alba Malltezi: Kur Michelle dhe Barak Obama flasin për dinjitetin në punë

    Dinjiteti në punë duket se është një temë mëse qëndrore dhe aktuale në mbarë botën. Të rinjtë, por edhe punëmarrësit në përgjithësi, refuzojnë kushte pune që cënojnë të drejtat themelore dhe në këtë miniserial në Netflix, Barak dhe Michelle Obama sjellin shembuj se si gjërat funksionojnë mirë kur të gjitha hallkat e zinxhirit të hierarkisë në punë, ndjehen të vlerësuara.

  • Greqia nuk ka nevojë për Belerin dhe as ne

    Mendoni se një vend si Greqia, ku logjika, arsyeja dhe demokracia lindën atëherë kur mbarë bota mbante në dorë një dru dhe një ashtë, të ketë nevojë për fenomene si Beleri? As ne në Shqipëri nuk mund ta vendosim në qendër të vëmendjes një individ me disa identitete e një të kaluar të paqartë. Fredi Beleri nuk mund të jetë çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë.

  • Alba Malltezi: Nuk mund të mallkohen shqiptarë për një humbje politike

    Është e trishtë, e papranueshme që shqiptarë të flasin me kaq përbuzje për të tjerë bashkëatdhetarë duke vënë në diskutim qytetërimin e mundimshëm e plot sakrifica që përditë bëjmë si shoqëri. Qytetërimi kalon edhe përmes humbjeve.

  • Njerëzit që “të shkrijnë” me fjalën dhe mendimin e mirë

    Në kohët e teknologjisë së sofistikuar ka njerëz, shqiptarë, që komunikojnë përmes mendimit dhe fjalës së mirë. Sa keni të tillë përreth vetes dhe sa ju ndihmojnë fjalët dhe mendimet e tyre pa interes, për t'u përmirësuar? 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv