Alba Malltezi

Jam gazetare prej vitit 1994. Shkrimet e mia të para ishin për kulturën në redaksinë e "Gazeta Shqiptare", më pas kam qenë mes drejtuesve të Balkanweb dhe News24 . Nga 2011 deri më sot jam në bordin e grupit editorial të Report TV dhe Shqiptarja.com. Rubrika "Periferi" është një nga blogët e parë në shtypin e shkruar shqiptar, nisur që në vitin 2000 si një ide e trajtimit të temave të konsideruara "periferike" në të përditshmen tonë, me shpresën dhe dëshirën që cilido e lexon dhe e klikon, ta bëjë, sepse "periferike" nuk konsideron asnjë detaj të vogël të jetës sonë.

Periferi
  • S’bëjnë përshtypje Berisha e Këlliçi, por gazetarë pro tyre të financuar dhe nga USAID apo fonde BE

    Faktikisht duhet të ishin gazetarët më të lirë dhe më pak të manipulueshëm në tregun mediatik shqiptar: Janë të lirë nga tregu lokal i reklamave dhe të mirëpaguar nga projekte të USAID dhe fonde komunitare. E megjithatë nxitojnë përherë të bëhen kori i manipulimeve berishiste, pa pritur asnjë sekondë verifikim dhe duke u bërë mburojë e gënjeshtrave

  • “Benvenuto” i Milanos, një ide mikpritjeje për t’u kopjuar edhe në Tiranë

    Shoqata nga dhjetëra deri qindravjçare që mbledhin filantropë, artëdashës, njerëz të biznesit, apolitikë me dëshirën për të ndarë bashkë pasione dhe eksperienca të vlefshme për anëtarët dhe për qytetin. Pse jo dhe në Tiranë?

  • Një kandidat i Saliut dhe Ilirit nuk ka nevojë për diplomë pjekurie, pse budalla është ai?

    Me 14 maj do ta kuptojmë nëse Shqipëria nuk u bën më “skonto” askujt që kapërcen radhët e gjata, rigoroze dhe të mundimshme  të jetës, qoftë edhe të një shkolle,dhe kemi ardhur vërtetë në pikën e artë të zhvillimit tonë kur njerëzit dimë t’i peshojmë nga ajo që bëjnë dhe jo nga ajo që thonë e premtojnë, apo përfaqësojnë. Qoftë ai Saliu apo Iliri.

  • Shqiptarët vigjilentë të dyfishtë, jo vetëm ndaj shkatërruesve, por edhe ndaj limuesve të tyre

    Në Shqipëri duhet të bëjmë një sforco të dyfishtë: ndaj keqbërësve dhe ndaj limuesve të tyre. Përditë, në 30 vite demokraci, ka sa keqbërës të shtetformimit, aq dhe limues të punëve të tyre që nuk i shërbejnë vendit.

  • Pse berishanët në rrugën “Mustafa Matohiti” ecin me kokën nën asfalt?

    Të ripropozosh sot politikanin Sali Berisha e pinjollwt e tij pa parë në sy veprimet që ai ka bërë dhe bën, është për të qeshur dhe për të qarë, duke filluar që nga shtëpia ku jeton dhe zyra ku Sali Berisha punon, të dyja në kullat e para të ndërtuara në Tiranë, mbi rrënoja vilash historike, të ngritura nga i njëjti, i dashuri i tij, oligark. 

  • Alba Malltezi: Pse korrupsioni në opozitë është shumëfish më i dëmshëm për një popull

    Opozitarët që në të njëjtën kohë baltosin ambasadoren SHBA dhe deri presidentin dhe gjithë administratën amerikane se deklaroi “non grata” idhullin e tyre, për Belindi Këlliçin, SHBA bëhet papritur një fanar ndriçues, që zbut verbërinë dhe bëhet garant kundër falsifikimit të dokumenteve.

  • Alba Malltezi: Për Ermonelën dhe për ekskluzivitetin e të bukurës dhe talentit

    Nëse talenti, e bukura e mirësjellëshmja do të ishin masive, do të shndërroheshin në vulg, në vulgarë, ndaj, Masterclass-i bosh  i Emanuela Jahos në Tiranë nuk ka pse të mërzisë as atë, as këdo që e adhuron. Një Maestro do të ishte i vlefshëm edhe për një nxënës të vetëm, nëse nxënësi nxë. 

  • Alba Malltezi: Këlliçi i Berishës, trishtimi më i madh i kësaj fushate

    Pamjet e hyrjes së autobusit elektoral me emrin "Belo" në fushën e gjelbërt të stadiumit të Arenës Kombëtare, janë të njohura për ne shqiptarët: Skena tipike të arrogancës së berishizmit dhe të shërbyesve të tij, që personalen e vendosin mbi të përbashkëtën, me një ego të tejskajshme

  • ADN-ja e njerëzve të mirë në gazetari ekziston edhe pse gabojnë

    Është e drejtë dhe indinjata në rrjet, kjo indinjatë na detyron të korrigjohemi, të reagojmë, por përpiquni të bëni një dallim mes atyre që gabojnë pa dashje dhe atyre, që “të keqen” e të shëtmuarën e kanë mision dhe pasion. Në Report TV dhe te Shqiptarja.com janë bërë dhe me siguri do të bëhen gabime edhe në të ardhmen, por ADN-ja jonë është dhe do të jetë ajo e njerëzve të drejtë dhe të mirë, që nuk duan të lëndojnë me dashje dhe padrejtësisht Askënd.

  • Nga Yuri Kim te vëllai i Bashkim Gazidedës, helmi i Berishës nuk ka kufi

    Për ata që ka dosje, apo fakte kompromentuese shantazhet i bën nën zë, ndërsa për ata që nuk gjen asgjë, ai dhe mediat e tij nisin linçimin publik, si me vëllanin e Bashkim Gazidedes

  • Utopia: Sikur të punohej 4 orë në ditë

    "Ka jetë përtej punës" protestojnë në Francë. Pas pandemisë, edhe në Europën e sakrificave, e ditëve mes trafikut për të arritur në vendet e punës, njerëzit po fitojnë një tjetër ndërgjegje: më shumë orë në ditë për veten, për familjen, për natyrën, artin. Punë, por edhe jetë e socializim jashtë saj. 

  • Sondazhet e tregojnë: Opozita e keqja e vetes, askënd të mos akuzojë!

    Sondazhet më të fundit të Institutit Piepoli e tregojnë qartë se nëse opozita shqiptare do të vazhdonte të ishte e bashkuar, do të ishte një forcë mëse dinjitoze dhe e madhe për të kundërshtuar pushtetin e gjatë të socialistëve. Kush ja ka fajin që vazhdojnë të "masakrohen" me njëri-tjetrin?

  • Alba Malltezi: E mbaj mend saktësisht kur gazetaria shqiptare u pushtua nga llumi

    Ky llum që sot shohim në gazetarinë shqiptare e ka ekzaktësisht një kohë, një fillim. E mbaj mend futjen në këtë fushë kaq të bukur, të drejtë, të vlefshme dhe elitare për një vend, të afaristëve dhe të "gazetarëve" të paskrupujt. Ata vazhdojnë të "plasin bomba", të shpifin, të krijojnë urrejtje, dizinformim e të shpërthejnë, por edhe kjo, nuk mund të vazhdojë përjetësisht, pavarësisht momenteve të famës apo triumfeve.. 

  • Korbat puplarënë të Berishës fluturojnë edhe mbi Vjosë

    As lajmi i mirë i shpalljes së Vjosës Park Kombëtar nuk kënaq shërbëtorët e fundit dhe më të ngushtë të Sali Berishës. Ata si korba puplarënë duan të bëjnë pis çdo gjë të mirë shqiptare që arrihet me kaq vështirësi. Por e kanë kot, puplat u kanë rënë dhe kakarisja e tyre humb nga kënga e Vjosës së lirë. 

  • Të vetmet “shpërthime” që duhet të na interesojnë

    Kushedi pse në Shqipëri ka përditë "shpërthime" njerëzore ndaj asaj apo ndaj këtij. Nuk janë kritika, fakte, por vetëm urrejtje të mbledhura nga padituria apo paragjykimet. Ka mënyra edhe për t'i shmangur këto. Shqipëria nuk është një vend në luftë. 

  • Drejtësia e Denisës për nënën e saj, Shqipen, që u vra vetëm 25 vjeçe në Gërdec

    Denisa është sot studente Drejtësie dhe flet për mamanë e saj, Shqipen, të vrarë në shpërthimin e fabrikës së demontimit të fishekëve në Gërdec, kur ishte vetëm 25 vjeçe. 

  • Alba Malltezi: Një keqkuptim i rrezikshëm me lajmin e mirë dhe roli i medias si “nxirëse” e realitetit

    Herë pas here hidhen teza se "media po nxin realiteti". Nuk janë "lajmet e këqija" me vrasje, tritol, trafiqe apo dhunime që dëmtojnë një shoqëri, por reagimi i saj ndaj padrejtësive dhe krimeve. Lajmet e mira duhet të pasqyrohen për të frymëzuar një shoqëri, por jo të zëvendësojnë të shëmtuarën dhe problematiken. Kjo është një lojë e rrezikshme me lirinë dhe demokracinë.

  • Sa qesharake bëhemi me 8 Mars

    Nis parada e 8 Marsit për të treguar se sa afër grave, nënave, motrave jemi të gjithë. E vërtetë, apo është një shaka?

  • Alba Malltezi: Oborri plot me Range Rover e Benz-Mercedesa, protestuesit vend gati te kangjellat

    Paradokset e një "force revolucionare" që kërkon të nxisë mbështetësit në protestë duke parë nga xhamat e Range Rover-ave apo Benz-Mercedesave. A e kuptojnë që nuk shikojnë dhe dëgjojnë?

  • Si lind një Elly Schlein në krye të PD-së… italiane

    Ndërsa në një vend të civilizuar si Italia liderët politikë ua lëshojnë vendin më të rinjve dhe kush konkurron pas humbjeve, në Shqipëri liderë të gangrenizuar në pushtet dhe korrupsion mbajnë një shishe helm në dorë me të cilën spërkasin çdo farë të re që "guxon" të lindë e të ndryshojë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv