-
Stresi mori në duar 'pacientin' e gabuar
Stresi ishte shpresa e fundit e babit të tij për të rianimuar një politikë të vdekur prej kohësh, në koma e në braktisje të përditshme. Do të mblidhte me mijëra zemërlënduar për të kënduar e shijuar dhimbjen e revoltën e këngëve të tij, por mblodhi me vështirësi pak qindra që kënduan këngën më të shëmtuar politike.
14 Dhjetor 2020 -
Sa keq! Berisha, Meta, Basha e Kryemadhi nuk kanë kuptuar asgjë!
Nuk mund të shndërrohet kështu një malësor! Ka gjëra që ne nuk i dimë, nuk i njohim, të cilat, edhe pse në të kapërcyer të shtatëdhjetave me kohë tashmë, e bëjnë Sali Berishën në vend të një të moshuari të matur e të mencur, politikanin më të frikshëm; liderin që në cdo fjali ka një sharje, kërcënim, shpifje, urrejtje për dikë! E si gjithmonë, ai/ajo dikë, është nga ata shqiptarë që nuk ja kanë mbështetur e mbështesin mendimin e veprimin.
11 Dhjetor 2020 -
Klodjani dhe Tirana kërkojnë drejtësi
Kërkon drejtësi Klodjani 25 vjecar, por kërkon drejtësi edhe Tirana. Ndërsa ndërgjegja jonë rritet, pretendon, e njëjta ndërgjegje nuk mund të torturojë përherë një qytet që po ngrihet e rrëzohet, ngrihet e rrëzohet në gjithë këto 30 vjet.
10 Dhjetor 2020 -
Në Shqipëri nuk ka vend për egërsinë e Berishës dhe Metës
Nëse rezultatet e këtij sondazhi, të publikuar në ReportTV dhe Shqiptarja.com, do të rezultojnë të sakta si sondazhet më parë, këta dy politikanë po shkojnë drejt shuarjes. Dhe injorimi i njerëzve që kanë harruar mirësjelljen, drejtësinë, të vërtetën, shtetformimin, është shërbimi më i mirë që mund të bëjmë bashkë si qytetarë, si shqiptarë.
9 Dhjetor 2020 -
Sa të bukura fotot tuaja me shokët në kafe!
Covid ende ekziston dhe njerëzit ikin përditë nga kjo jetë. Dikush arrin të shërohet, dikush ka të ardhura të mjaftueshme për t’u kuruar e shpëtuar në klinikat më të mira në Europë, dikush bën apel për të mbledhur fonde, dikush… nuk arrin të shpëtojë edhe nga mjekët më të specializuar, edhe pse familja e dëshpëruar mblodhi mijëra e mijëra euro për të dashurin e zemrës.
8 Dhjetor 2020 -
Të falenderojmë mjekët dhe ata që na kritikojnë!
Pas çdo vdekjeje me Covid është një moment, një individ, një situatë që është krijuar dhe ka infektuar një njeri të dashur që nuk është më.
5 Dhjetor 2020 -
Kur flasim për një grua e me një grua shqiptare
Kur flasim për një grua e me një grua, secili është i lirë të thotë nëse nje punë, një fjalë, një veprim e bëri pëlqyeshëm ose jo, qoftë politikane, mjeke, artiste, shkencëtare, aktiviste, gazetare, por përbuzja, ofendimet, etiketimet, përndjekjet nëpr rrjete sociale, cilësdo spektri të jetës i takojnë, duhet të largohen përgjithmonë nga shoqëria jonë
2 Dhjetor 2020 -
Nuk jemi të gjithë njësoj! Dallimi, është patriotizëm
Përqëndrimi te detajet, dallimi i një njeriu që vepron mirë e vlefshëm mes mijëra aspekteve njerëzore që secili prej nesh shpalos, është shërbimi më patriotik që bashkë mund t’i bëjmë Shqipërisë dhe vetes.
28 Nëntor 2020 -
Si po thahen dita ditës antitrupat jetësorë në politikën shqiptare
Si gazetarë, në këto vite, e kemi gjetur veten në pozicionin e sikletshëm dhe të palogjikshëm të bëjmë rolin jo të natyrshëm të antitrupave të antitrupave: pra të opozitës, me shpresën që ajo të gjejë rolin e vet të natyrshëm si roje dhe shëndoshëse e shoqërisë shqiptare.
23 Nëntor 2020 -
Shqipëria dhe Kosova kaq zemërgjerë me Lulzim Bashën
Ende pa përfunduar studimet, ende pa u diplomuar, merr një nga postet më të rëndësishme pranë strukturave të Tribunalit të Hagës që po investigonte për krimet e luftës të kryera në ato anë. Bëhet veshi, syri dhe goja në shqip e anglisht i njerëzve që kërkonin të vërtetën. Cili i ri do ta kishte këtë fat pa patur ende një diplomë në CV? Akoma është mister kjo çudi e Mr. Lulzim Bashës, siç bëhen përditë mistere deklarata, veprime e dëshmi rreth tij.
20 Nëntor 2020 -
Logjika e sëmurë e Monikës dhe e Bashës edhe në rastin e Besart Kadisë
Asnjë shqiptar nuk është i keq nëse punon me qeverinë e tij, por si punon me qeverinë e tij për Shqipërinë. Asnjë shqiptar nuk është i keq sepse punon me një biznes shqiptar, por sa ndershmërisht punojnë bashkë në respekt të ligjit dhe në përmirësim të jetës dhe shërbimeve në Shqipëri.
12 Nëntor 2020 -
Gerta Loku Tushaj pranoi të përbaltet për Shqipërinë. Po ti?
Mirëserdhe në botën e përbaltjes e dashur Gerta! Aty ku bashkëatdhetarë të partive, llogoreve, passhpine e anonimë, mendojnë të të dekurajojnë, të të heqin dëshirën për të ndërtuar e për të përmirësuar Shqipërinë tonë: Do të të thërrasin dhi, kafshë, bagëti, do të shpikin e do të të përbaltin sa më s’ka, por besoj se këtë ti e ke ditur dhe e di mirë.
2 Nëntor 2020 -
Shanci i fundit për ju djem e vajza të mira të Shqipërisë: Ja shenjat!
Shqiptarët e mençur, të ditur, deri më tani të papunë e të pafjalë duhet të gjejnë forcën e të veprojnë, të kuptojnë më të mirën e të punojnë fort. Duhet të marrë fund, i duhet vënë fre ambicjes së dëmshme e shkatërruese të kujt vodhi dhe dogji Shqipërinë vetëm për një vilë më shumë e për udhëtime luksi jashtë.
31 Tetor 2020 -
Qytetërimi në provë të vështirë. Edhe ne si shqiptarë
Globalizmi ka afruar tepër afër të kundërtat e që të kudërtat të qëndrojnë bashkë mirë, lypset shumë dashuri e tolerancë.
29 Tetor 2020 -
Sa me fat Armand Shkullaku që sulmon Ramën, në krahasim me Adriatik Doçin që denoncon Metën
Në të njëjtën ditë kur ndodhi ‘’incidenti’’me Shkullakun një tjetër gazetar, Adriatik Doçi nga Shqiptarja.com ka përcjellë gjithë aferën e dhënies së nënshtetësive me procedura të privilegjuara nga Presidenti Ilir Meta. Të gjithë mund të konsultojmë përgjigjet vulgare, ofenduese si nga ana e vetë Presidentit ashtu dhe të zëdhënësit të tij të cilët pa asnjë përpjekje për të përgenjeshtruar me fakte dokumentat e gazetarëve (si bëri Rama me Shkullakun) janë marrë drejtpërdrejt vetëm me gazetarin personalisht.
18 Tetor 2020 -
SHBA dhe Britania e madhe flakin Steve Bannon dhe Cambridge Analytica, ndërsa PD ua adhuron njerëzit dhe metodat
Pse pakkush njeh në Shqipëri gazetaren e The Guardian Carole Jane Cadwalladr, ish punonjësen e Cambridge Analytica Brittany Kaiser, profesorin David Carroll dhe të gjithë procesin e tij kundër Cambridge Analytica për t’i kthyer mbrapsht të dhënat që kjo kompani i ka marrë ashtu si të miliona përdoruesve të FB në botë, për t’i përdorur si lëndë të parë në manipulimin e mendimeve dhe në fitoren e klientëve të tyre kudo në botë: Në SHBA, Angli, Nigeri, Gana, Rumani, Ukrainë, e kushdo i pagoi për të fituar në vendin ku garonin në zgjedhje?
14 Tetor 2020 -
Janë kohët e mëndjemadhësisë apo të mirëkuptimit?
Mendoj se nuk ka qeveri që duhet të na mësojë të mbajmë distancën e të mos hedhim përballë nesh stërklat e kollës, tështimës dhe të folurit tonë. I jepni superfuqi qeverive, ndërsa në të vërtetë jemi ne që vendosim çdo veprim.
13 Tetor 2020 -
Ka një keqkuptim të madh: Berisha, Basha nuk janë as të Djathtë!
E djathta është gjeneratore e të bukurës, pasurisë dhe mirëqënies. Kujtoni familjen italiane fiorentine: I Medici. Të pasur sa më s’ka dhe mbështetës të së bukurës që sot është pasuri e Italisë dhe e mbarë botës: Pa i Medici nuk do të ishte Leonardo, Michelangelo dhe kryeveprat e tyre.
9 Tetor 2020 -
Jam me kë nuk urren. Ka të tillë?
Shtypja e kohës ndjehet ende në shpërthimet e forta dhe të pakontrollueshme të sotmet. Urrejtja dhe ligësitë janë papastërtitë që dalin e ndotin akoma shumë mjedisin. E largët duket zgjidhja, e vështirë qetësia, por deri atëherë duhet të bëjmë zgjidhjen më të mirë.
7 Tetor 2020 -
Bukowski dhe Osho na mësojnë
Charles Bukowski (1920-1994) do të ishte pijaneci, pisanjosi, perversi, vagabondi, që askush nuk do ta donte as në pallat, as në lagje, as në qytet po të mos takonte John Martin që krijimin e tij u kujdes t’ja jepte njerëzimit si një nga pasuritë më ndriçuese, me talentin më të fuqishëm që kemi njohur. Përtej Bukowskit njeri-imperfekt, mbetet vepra e tij afër hyjnores
4 Tetor 2020
