-
Mjaft më edhe burra, edhe gënjeshtarë
Nuk ishte dëgjuar kurrë më parë që dikush të ngjiste shkallët e respektit dhe të preferencave duke qenë edhe burrë, edhe gënjeshtar. Por kohët e fundit shumë u mësuan me këtë. Madje aq shumë saqë të jesh sot edhe burrë, edhe gënjeshtar, është mëse normale.
19 Janar 2020 -
Provoje me një "Po!"
Në të vërtetë ky vend ka nisur të bëhet mes 1000 problemeve, edhe pse janë më shumë se 100 mijë ata që në vend që të thonë një “Po!” për të ecur përpara, janë mësuar të thonë 20 “Jo!”, ose të shtyjnë punët në pafundësi.
15 Janar 2020 -
Muskujt e kryetarit të PD-së dhe forca e logjikës
Por që të fitosh apo triumfosh në lundrimin kundër rrymës duhet të jesh gjeni i argumentit, gjeni i marrjes së zemrave, si ata gjenitë që kanë bërë historinë e botës; e meqë nuk kemi të bëjmë me një rast të tillë rruga më e thjeshtë, e dobishme, e padiskutueshme mbetet jo ajo e muskujve, por ajo e logjikës.
14 Janar 2020 -
Aty ku ka errësirë, është plot me hileqarë. Edhe në Tiranë
Jemi në epokën e çudirave, ku të vërteta përzihen fare kollaj me sajime, ku përfitues reklamohen si shkencëtarë e shkencëtarët heshtin e flasin gjithnjë e më pak
6 Janar 2020 -
Nënë Vitores bëjini një dhomë më shumë
Bëjini një dhomë e një banjo më shumë në planin e ri për rindertimin e shtëpisë nënë Vitores. Pastaj, ministritë përkatëse, pushteti vendor të impenjohen si në një emergjencë kombëtare për të mësuar çdo fshatar si t’i mirëmbajë, të futen në rrjetin e turizmit lokal e botëror e të presin familje, çifte, të rinj në vende unikale, plot diell, gjelberim, ujë e natyrë të buku
3 Janar 2020 -
Një urim e dëshirë për këtë 2020
Ndoshta, në këtë 2020 që po troket, të gjithë ne shqiptarët kemi nevojë të ndjekim e të kërkojmë të mirën e të bukurën, në radhë të parë mes nesh. Ndoshta kështu do të gjejmë rrugën e duhur për t'u përmirësuar e paqtuar.
12 Dhjetor 2019 -
Bëmë një Bukuroshe apo një Përbindësh?
Të ndërtosh një "Bukuroshe Durrësi" në jetë, duhet pak: Ca guralecë me ngjyra, një çekiç, dhe një shpirt i bukur dhe elegant. Të ndërtosh një "Përbindësh" duhet shumë: Shumë para, shumë njerëz, shumë materiale dhe shumë mendjemadhësi
6 Dhjetor 2019 -
Lexuesit të etur për lajme e njerëz me integritet
Lajmi më i lexuar gjatë të hënës së kësaj jave të fundit të nëntorit është shkruar nga kolegu Adriatik Doçi dhe ka si protagoniste Prokuroren e Krimeve të Rënda Doloreza Musabelliu
25 Nëntor 2019 -
Sa i bukur stadiumi, tani na duhet... futboll
Ka arsye që shumë nga sportistët tanë të jenë në depresion? Kur i sheh të luajnë, më shumë se sportistë, duken pacientë të një sistemi jo aq të shëndoshë.
18 Nëntor 2019 -
Pse kaq ekstremë me Shqipërinë
Jeta në një vend ende pa një Shtet dinjitoz e të barabartë, siç është akoma i yni, është shumë e vështirë, por ama, negativiteti ekstrem shpesh i pasinqertë dhe i sponsorizuar nga interesa të ngushta, është më e keqja që mund të bëjmë për veten, familjen dhe Shqipërinë
13 Nëntor 2019 -
Gjyshi im tregtar ndihmonte Qemal Stafën, por u torturua, sot Shijaku ka të tjerë "tregtarë" që vlerësohen
Do të doja të bëhej sot një fotografi mbështetësish e kontribuesish partish politike, po prej Shijaku. Nuk e imagjinoj dot se si do të ishin të veshur, dhe cilët emra do të rreshtoheshin në mbështetje të demokratëve, socialistëve, agrarëve apo të cilësdo parti e ideologji të pas '90-s. Me siguri nuk do të mungonin varëset e floririt, xhinset versace, dhe e shkuara apo e tashmja si trafikantë droge apo qëniesh njerëzore. Ky ishte Shijaku i gjyshit tim para çlirimit, nuk dua të flas për Shijakun e ditëve të sotme.
4 Nëntor 2019 -
Arrestimi i Shkëndijes, simboli i punës "burrërore" në Drejtësinë tonë
Nuk njoh Shkëndijen që gaboi me kanabisin për bashkëshortin e saj, por di që Tirana pëlqen, frekuenton, e adhuron nëpër tavolina e media gra e familje trafikantësh droge me biznese e pasuri aq të dyshimta e të trasha e të dukshme, sa s'ka ku të shkojë më.
4 Nëntor 2019 -
Pse në Shqipëri nuk dallohet humnera sociale?
Vilat me vlerë mbi gjysëm milionë euro e sipër, apo pallatet në zonat më luksoze të Tiranës të mbushur me prokurorë, gjykatës, nëpunës të shtetit dhe politikanë të rangjeve të ulëta, matematikisht e logjikisht të bëjnë të mendosh se kur këta "çerra" të strukturës shtetërore shqiptare, që jetojnë me grimcat apo thërrimet e "bosëve" të tyre, arrijnë këto nivele, cili është realiteti korruptiv mes shqiptarëve, cila është humnera reale e pabarazisë sociale të krijuar në Shqipëri?
29 Tetor 2019 -
Kur s'na shpëtoi Freddie Mercury, do të na shpëtojnë telenovelat turke?
Kapërcyem edhe vitet 2000 dhe gjendja pak ka ndryshuar: Njerëzit ende ndahen në ata që admirojnë një këngë me vlerë, një punë të mirë, një art të bukur, me ata që përqëndrohen te... (ndjesë) prapanica e atyre që e kanë realizuar.
22 Tetor 2019 -
Presidenti Macron dhe ne, azilkërkuesit shqiptarë
Besoj Macron na tha "Jo" se nuk na njeh, shqiptarët nuk janë thjeshtë shifra azilkërkuesish, janë më ëndërrimtarët, shtetdëshiruarit e liridashësit për në Europë. E megjithatë asgjë e bukur nuk bëhet me zor, me siguri do të vijë dhe koha jonë
17 Tetor 2019 -
Joker ka disa gjëra për t'ju thënë
Filmi është i thellë, mesazhet fine dhe të ashpra. Në Shtetet e Bashkuara, para premierës së tij, bënë gati një terrorizëm psikologjik: Mund të ketë të shtëna, thanë, filmi nxit dhunë, policia në gatishmëri. Ende pa u projektuar nëpër salla kinemaje Joker e kishte kryer punën e tij. Joaquin Phoenix, si rrallë aktorë në histori, nuk interpretoi Jokerin. U bë ai.
7 Tetor 2019 -
Të infektuar me urrejtje
Duket një shaka të luajmë sot me urrejtjen: dikush e ka bërë gati profesion, është bërë mjeshtër i përzgjedhjes së lëndës së parë, gënjeshtrës, për të ndërtuar mbi të një industri të së keqes që prek këdo që ka imunitet të brishtë.
1 Tetor 2019 -
Ja pse disa të 'mëdhenj' e urrejnë Gretën e vogël
Greta Thunberg ua prishi disave planet. Vajza me gërsheta nuk është aq e rritur dhe aq e indoktrinuar për të mos bërtitur të vërtetën në kohë dhe për fat, në mënyrë dhe vendin e duhur.
26 Shtator 2019 -
Fillimshkollë, kjo ditë pa fjalë të rënda. Veç njërit
Nuk dimë nëse dita e parë e shkollës ishte thjeshtë një “armëpushim” sa për të thënë, apo linja politike që nis me vjeshtën e parë drejt integrimit europian, për të vazhduar si një epokë e re në politikën tonë
16 Shtator 2019 -
Politikanët flokëbardhë të tranzicionit janë hileqarë
Eshtë për të qeshur e për të qarë të dëgjosh sot politikanët e fillimviteve të tranzicionit të ankohen për gjendjen e Kuvendit sot, për nivelin arsimor apo kulturor të vajzave dhe djemve që më në fund u rritën dhe synojnë elitën, politikën, administratën.
10 Shtator 2019
