-
Leksioni më i fundit nga Partia Socialiste
30-vjetori i PS-së ishte një leksion nën qiell të hapur, një festival të papriturash, ngjarjesh, largimesh, prurjesh, kujtimesh, nderimesh, kritikash dhe mirënjohjesh. E gjitha me një qëllim: ripërtëritjen dhe forcimin e siglës më të vjetër dhe jetëgjatë në historinë politike të vendit tonë.
13 Qershor 2021 -
Kur një artist puth një mur, atëherë momenti, është ai i duhuri
Nëpër galeritë e Tiranës, nëpër muzeme kudo në Shqipëri, në qendra kulturore takimesh të ngritura nga të rinj, mund të ketë gjithnjë një mesazh për secilin prej nesh: një foto, një pikturë, një libër, një takim, një dëshmi, mund të jenë mesazhe, ide për përmirësim, nxitje për rrëzime muresh, paragjykimesh, gjykimesh.
8 Qershor 2021 -
Nëse demokratët nuk kanë nxjerrë mësim nga i 100-ti leksion, meritojnë fundin
Qershori është prova e madhe e Partisë Demokratike, aq e madhe sa edhe ajo e prillit, ku shqiptarët me një zë të fortë e të dukshëm u thanë jo politikanëve më destruktivë, më antishtet që Shqipëria jonë e vogël pati fatin e keq të njihte
6 Qershor 2021 -
INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli 'Non grata' Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë
Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: "Ja si Sali Berisha filloi shkatërrimin e drejtësisë që nga 1992. Politika përpiqet të vendosë nën kontroll prokurorinë dhe gjyqtarët. Veprimet e Ilir Metës të turpshme. Presidenti i Republikës duhet dhe mund të zgjidhet nga populli"
2 Qershor 2021 -
Vdektë Gucci dhe Prada për ty, e për të tjerë të ngjashëm me ty!
E keni pyetur ndonjëherë veten se pse ambasadoret e shteteve më të rëndësishme, gazetaret më të njohura e më të pasura në botë, nuk i shohim kurrë të veshura me firmatot aq të lakmuara për Vipat tanë? Edhe këngëtaret e influencerat e njohur, me miliona e miliona ndjekës në rrejtet sociale, shpesh i veshin pasi u bëjnë reklamë, pra paguhen që t’i veshin, e që më pas kapedanet tona t’i shohin, t’i lakmojnë e t’i blejnë.
31 Maj 2021 -
Kur një vajzë shqiptare ëndërron të bëhet prokurore, era e mbarë ka ardhur vërtetë në vend
Përtej filtrave të Instagramit, përtej pozave në rrjetet sociale, shumë të rinj shqiptarë kanë ëndrra të mrekullueshme dhe punojnë fort për t'i realizuar. Dikush bën një aplikacion të dobishëm e të suksesshëm, dikush stërvitet, e dikush, ëndërron të bëjë më të mirë Shqipërinë e sidomos, Drejtësinë
26 Maj 2021 -
Mirënjohje për Ambasadorët, që mbrojnë Shqipërinë nga disa shqiptarë
Puna e jashtëzakonëshme e ambasadores amerikane Yuri Kim dhe e ambasadorit të BE Luigi Soreca, në këtë udhëkryq të vështirë për Shqipërinë, sot janë si dy gurë të çmuar që vendosen në themelet e demokracisë shqiptare. Nga Veriu në Jug, për të treguar të mirën e të bukurën mes nesh, duke u bërë arbitër në një vend që u la pa Drejtësi.
19 Maj 2021 -
Trembuni vetëm nga një nënë, një motër, një grua shqiptare
Një nënë shqiptare di të përballojë dhimbjen, di të përballojë humbjen e një njeriu të shtrenjtë, por një nënë, një grua, një motër shqiptare nuk duron dot padrejtësinë.
13 Maj 2021 -
Do të ishin qetësuar
Vetëm marrja e pushtetit do të qetësonte ata që sot vazhdojnë të jenë kaq shkatërrues e blasfemikë.
12 Maj 2021 -
PD vlerë kombëtare, në kërkim të një lideri që të nxjerrë të mirën në dritë
Jo vetëm në një parti, por kudo, në një familje, në një ndërmarrje, në shkollë, në çdo komunitet, është mësuesi, kryefamiljari, drejtuesi që i japin drejtimin të përbashkëtës, ashtu siç deri tani Sali Berisha dhe Lulzim Basha, ia kanë dhënë PD-së, me gabime, duke e damkosur me sensin e tyre destruktiv, të pamerituar për këtë parti.
30 Prill 2021 -
Mbyllni sytë... dhe dëgjoni zemrën
Të votojmë, është detyrë patriotike. Të votojmë duke dëgjuar zemrën. Mbyllim sytë dhe kalojnë në skanerin e mendjes gjithë Shqipërinë, nga Jugu në Veri. A po i mbyllen plagët e hapura në këto 30 vite Shqipërisë? A kemi sot mundësinë të njohim vetveten nga Vermoshi në Konispol, nga Malësia në Labëri? A po shkojmë sot atje ku dje nuk kishim as dëshirë dhe as mundësi? A po njohim sot bukuritë tona e po braktisim shëmtinë? Pas bukurisë, punës, qetësisë dhe harmonisë, vjen dhe mirëqënia.
18 Prill 2021 -
Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt, gjesti më fisnik në Drejtësi që nga 1994
Solidariteti i 50 prokurorëve ndaj Elisabeta Imerajt është një shenjë e mirë dhe sinjal i domosdoshëm që vajzat dhe djemtë e Drejtësisë shqiptare të fitojnë pavarësinë dhe dinjitetin e nëpërkëmbur duke i thënë një Jo! të fortë marifetçinjve që deri më sot kanë qenë të lirë në marifetet e tyre
14 Prill 2021 -
Përse Albin Kurti po lodhet kaq shumë të risjëllë në pushtet atë që ndihmoi Millosheviçin gjatë embargos?
Eshtë e habitshme se si nga mendja, hundët, sytë e Albin Kurtit u zhdukën si në një amnezi totale ato pamje të tmerrshme të naftës që kishte pushtuar, ndotur, bllokuar gjithë veriun e Shqipërisë për të rrjedhur si një linfë e zezë për të furnizuar ushtrinë serbe, ndaj të cilës i njëjti Albin ishte dhe është kundërshtar i flaktë.
14 Prill 2021 -
Deklarata shokuese e Lulzim Bashës për Moratoriumin e gjuetisë dhe kjo video e frikshme e 2009 na kujton!
Shikoni mirë këtë video të gjuetisë së tmerrshme në vitin 2009 në Divjakë, në kohën e qeverisjes të PD-së dhe kuptoni se çfarë do të thonte Lulzim Basha me heqjen e Moratoriumit që mbron kafshët dhe shpendët.
11 Prill 2021 -
Largimi i modelit Berisha dhe Meta nga politika, është patriotizëm
Nëse dy partitë kryesore të opozitës nuk patën kurajon të trasformoheshin, atëherë u takon shqiptarëve të bëjnë punën e tyre patriotike. Pas 25 prillit mund të shohim nëse shumë prej nesh janë të interesuar për punën, përmirësimin, apo për një evolucion që nga shtiza të na cojë në punë brirësh.
7 Prill 2021 -
Edhe bashkëpuntor i Sali Berishës, edhe anti-komunist, edhe anti-korrupsion, nuk shkon
Nëse sot ju qëllon të takoni këta "antikomunistë", "antikorrupsionistë" e të tjerë "istë", ta dini, e bëjnë se nuk flasin dot për çmendurinë dhe korrupsionin e Sali Berishës, njeriut më të talentuar antiligj që Shqipëria ka para ndonjëherë që nga kohët e regjimit komunist
24 Mars 2021 -
Sa keq që RAI-n nuk e shohim më si dikur
Të rinjtë e sotëm në Shqipëri, shtëpiaket, intelektualët, edhe pse jo më ne zinxhirët e diktaturës, kanë humbur përqëndrimin dhe vëmendjen ndaj Italisë, ndaj kulturës, artit e spektaklit që ndikoi breza të tërë shqiptarësh, këtij fqinji të rafinuar, zemërgjerë e unik në botën e zhvilluar dhe kulturuar.
21 Mars 2021 -
Nga Bjeshkët në veri, te kanionet në Labëri, ëndrrat tona s’përkojnë më me ato të Sali Berishës e Ilir Metës
Nuk jemi të dënuar të bëjmë ecjen mbrapsht. Ja pra. Këta dy liderë politikë, sot janë kapur përdore dhe kërkojnë të kapin sa më shumë shqiptarë të bëjnë ecjen në të shkuarën, në atë që nuk duam ta përjetojmë më. Një popull që ka kaluar 50 vite dikaturë, që përjetoi emigrimin e dhimbshëm të ambasadave dhe të anijeve, nuk mund ta rinjohë sot vetveten tek dy liderë primitivë.
19 Mars 2021 -
Detyra jonë është të jemi seriozë e të qetë
“Si mund të dallojmë njerëzit inteligjentë profesor?”, do të pyeste një studente, pasi kishte dëgjuar leksionin e profesorit të saj mbi vlerën e njerëzve inteligjentë në shoqëri. “Nuk janë mëndjemëdhenj. Nuk bërtasin. Nuk urrejnë”.
16 Mars 2021 -
Njeriu i ri salishian apo berishoid, paraziti frymëmarrës i opozitës dhe Shqipërisë
Edhe listat e kandidatëve i kanë bërë keq. KQZ ua ktheu t'i ribëjnë mirë. I kanë bërë pa respektuar rregullat. Ashtu siç kanë treguar se dinë të bëjnë keq Shqipërinë. Ndërkohë salishianët apo berishoidët, në vend që të revoltohen, heshtin në të pafundmen gafë e në të pafundmin gabim e paaftësi.
11 Mars 2021
