-
Luljeta Bozo dhe Najada Çomo dy vlera që bashkojnë, nuk ndajnë
Kostoja për dy gratë nuk do të jetë e vogël. Linçimi është i gatshëm të serviret edhe për to, por pranimi i përbaltjes më të egër që prodhohet në një vend si yni, dëshirues i Demokracisë, është shërbimi më patriotik që njerëz të drejtë, të aftë, të vendosur për të përmisuar Shqipërinë, duket se janë të pakursyer ta përballojnë.
5 Mars 2021 -
Ermal Meta, shqiptari ynë po fiton me poezi, finesë, elegancë, zemrën e Italisë
Suksesi dhe karriera e Ermal Metës në Itali, ashtu si edhe i balerinëve dhe këngëtarëve tanë lirikë, është 100 fish më e vështirë, e 1000 fish më e merituar: Të bësh për vete vendin e Domenico Modugno-s, Carla Fracci-t, Luciano Pavarotti-t duhet të jesh i jashtëzakonshëm dhe Ermal Meta po tregon se është i tillë
4 Mars 2021 -
Një si Ismail Kadare vjen njëherë në 500 vjet
Ne, shqiptarët bashkëkohorë, nuk duhet ta humbim këtë mundësi epokale, (institucione e individë bashkë), për të pasur një shqiptar me Nobel në letërsi. Ismail Kadare e ka nisur rrugën. Të gjithë duhet ta dëshirojmë, ta themi, të lutemi që ta marrë. 500 vjet të tjera për të prodhuar një tjetër Kadare, për një vend të vogël si i yni, janë vërtetë shumë.
2 Mars 2021 -
Gruaja më frymëzuese shqiptare? Eshtë Ornela Canaj dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Vetëm falë motrës më të madhe, Ornelës, dhe së fundmi disa gjyqtarëve me ndërgjegje, Alda 16 vjeçare, me nënën e saj Mbarime, mund të përqafohen më të qeta atje ku janë. Në Parajsë.
23 Shkurt 2021 -
Eksperienca e Julit si dhuratë për ata që duan të ndryshojnë
Julian Lala ka çfarë të thotë dhe e thotë mençur dhe bukur. Sikur të ishte një koncentrat dije dhe eksperience njerëzore, maturie plaku dhe entuziazmi dhe kurioziteti fëmije. Kritikon pa ofenduar realitetin tonë, ka pastërtinë dhe sinqeritetin e një njeriu që i ka të fituar këto karakteristika me lirinë që shijon.
17 Shkurt 2021 -
Kostumet tona popullore janë chic, pop, rock!
Artistët tanë më të mirë e më të njohur, artizanët më të talentuar, do të na ndihmojnë që vlerat tona ende të fshehta e të panjohura një ditë të jenë pasaporta jonë: Pas mbylljes së epokës së trafiqeve dhe korrupsionit, epoka e kostumeve shumëngjyrëshe, si simbol i shpirtit tonë original, duhet të triumfojë. Ato kostume, janë rrënjët tona. Të rinjtë do ta kuptojnë.
15 Shkurt 2021 -
Nënshtetësia, Meta, dhe presidenti italian Mattarella
Fjalët e Roberto Savianos dhe impenjimi i qindra mijëra italianëve në çështjen Zaki, na tingëllojnë si diamantë ndriçues neve, në këtë cep të Ballkanit perëndimor, në Shqipërinë e 2021, ku Presidenti ynë i Republikës Ilir Meta, jo vetëm që e zhvleftëson dhënien e Nënshtetësisë shqiptare, por guxon dhe të kërcënojë gazetarët që e denoncojnë për këtë shpërdorim të tij, e ku një taborrë e tërë indiferentësh, ose më keq, mbrotjësisht, e justifikojnë.
9 Shkurt 2021 -
Imagjinoj… një mrekulli!
Kur secili prej nesh ta bëjë vërtetë mirë, me përkushtim e saktësi punën e tij, vetëm atëherë e përgjithshmja, nuk ka asnjë dyshim, se do të jetë një Mrekulli!
9 Shkurt 2021 -
“Sfidë Presidentit”, Comey i FBI-së si i yni Zef Brozi
Pasi shoqëria shqiptare e la të kalonte e paprekur, e pandëshkuar, e paanalizuar, e pahetuar kjo ngjarje e parë dhe e rëndë, (shantazhimi dhe largimi i Zef Brozit) atëherë dimë se cili ishte fati i të gjitha institucioneve shqiptare më pas: Kryeprokurorë, Gjykatës, Drejtorë Bankash, Universitete u shndërruan në kostume të porositura për një person, jo për shqiptarët
5 Shkurt 2021 -
E dashur Kosovë, të pëlqen Albin Kurti? Është si Sali Berisha, ndaj ti vendos!
“Më thuaj me kë rri, të të them se cili je”, thonë fjalët e urta të popullit shqiptar. Albin Kurti në Shqipëri zgjodhi haptazi e qartazi Sali Berishën & ndjekës dhe politikën e tij si të ngjashëm dhe doli krah tij për t’i orientuar shqiptarët duke treguar se jam si ai.
1 Shkurt 2021 -
Drita që Helena Kadare pa tek fëmijët kavajas
Bëhen 10 vite që nga botimi i “Kohë e pamjaftueshme”, siç me 28 janar 2021 Ismail Kadare mbush 85 vjeç. Do të ishte një kohë e mjaftueshme për çiftin më interesant të trojeve mbarëshqiptare për të thënë shumë gjëra, për t’u shprehur, takuar, ndikuar, orientuar, për të ofruar në të gjitha mënyrat talentin, dëshmitë dhe përvojën e tyre për shqiptarët e sotëm dhe të nesërm.
27 Janar 2021 -
Ndrangheta dhe maestrot e sistemit “gjingjon”
Italia ka mafian, por ka dhe antimafian, ka Ndraghetën, por dhe njërëz të përbetuar, djem e vajza që e përndjekin këmba këmbës, që gjurmojnë fakte dhe pasurinë, mbushin mijëra faqe me dëshmi, prova dhe i arrestojnë. Djem e vajza që janë vrarë duke ëndërruar drejtësi. I çojnë mafiozët pas hekurave dhe në gjykatë. Italia ka gazetarë që vërtetë investigojnë e nuk bëhen vetëm si kuti postare të krimit, politikanëve të korruptuar apo ish-kryeprokurorësh që shkatërruan çdo gjë
26 Janar 2021 -
Fjalët pa urrejtje të Presidentit Joe Biden
Tani është radha jonë të tregojmë se dimë të kapërcejmë edhe gjuhën e dhunës, kërcënimet e kota në emër të partisë apo politikanit që preferojmë. Jemi të ndryshëm dhe kjo është shfaqja më e natyrshme e lirisë. Ne, duhet të jemi të ndryshëm, por jo të dhunshëm dhe urryes.
20 Janar 2021 -
Shkarpat e mësues Maliqit
Çdo shkarpë në krahët e mësues Maliqit është simbol, është kunjë në brinjë të kujt nuk ka bërë e nuk po bën punë që të mësohet ngrohtë e me kurrizin drejt në çdo cep të Shqipërisë. Kohë e humbur në gjithë këto 30 dimra të gjatë.
19 Janar 2021 -
Shteti paralel rreth spitaleve, gjykatave, burgjeve
Ani, Mbaresa tregojnë për sëmundjen e madhe në Shëndetësinë tonë. Nëse nuk i dëgjojmë, nëse nuk veprojmë, kushdo që do të duhet të mbarojë një punë, në vend të Shtetit dhe strukturave të tij, do të gjej Tiren e radhës që do ta ngushëllojë. Në çdo institucion.
16 Janar 2021 -
Tirania e “tireve”
Askush nuk duhet të jetë i qetë për atë që doli në dritë nga dhimbja e një bije për nënën e saj. Por më shumë nga të gjithë nuk duhet të jenë të qetë njerëzit e drejtësisë. Nëse hetojnë, ndjekim, investigojnë mirë, mund të kemi rastin që nga kjo baltë e shëmtuar të mësojmë e të shërojmë
15 Janar 2021 -
Vetëm nga frika do t’ju respektojnë!
Deri tani, respekti i treguar, më shumë se respekt, në të shumtën e rasteve, është një servilizëm i detyruar nga frika ose nga bakshishet nën dorë. Dhe derisa t’ju kenë frikë, do t’ju shërbejnë! Do të ishte iluzion që në Shqipërinë e sotme të kishim të kundërtën.
13 Janar 2021 -
Simbolika e numrit 7 që na dhuruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Me 7 janar 2021, sulmi absurd që pësoi Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vendi që ka ndërtuar demokracinë më të afërt ndaj dinjitetit njerëzor, u shua, u mpak e u zhduk si të ishte një flakë qiriu nën shi.
10 Janar 2021 -
Nuk vihet në diskutim ëndrra shqiptare për Perëndimin. E vjetër sa shekujt
Provoni të udhëtoni në Itali, nga jugu në veri; Shkoni në ristorante, piceri, spitale, bashki, zyra juridike, startupe dhe shihni nëse nuk takoni aty një shqiptar/e të mirë
7 Janar 2021 -
Gëzuar komentues të mirë e urryes anonimë!
Në lejimin e komenteve të lira nuk jemi penduar e nuk pendohemi edhe sot. Më mirë një sharje më shumë, një urrejtje më shumë sesa pamundësia për të thënë atë që mendon, atë që ndjen, atë që intrigon.
29 Dhjetor 2020
