-
Nuk ka më princër e princesha!
Globalizmi, social mediat kanë përmbysur pika referimi, kanë hequr vello misteri, kanë hequr idealizimin e perfektes dhe magjikes që për shekuj të tërë janë fshëhur pas kangjellash dhe portash të rënda të pushtetit, apo të kështjellave të ngritura me shumë pasuri. Sot mbreti, është vërtetë lakuriq!
7 Mars -
Frika e pafalshme ndaj diversitetit që dikë po e vret!
Fqinji, miku, shoqja, mjeshtri i një race apo gjinie të ndryshme është vetëm pasuri për kë i bie për pjesë! Ata që nuk e pranojnë këtë hapje e ndryshim, ata janë pashmangshmërisht të rrezikuar të zhduken.
24 Shkurt -
Rithemelimi të gjejë mënyrën si të ngrihet në nivelin e shqiptarëve! Shqiptarët nuk ulen dot!
Për rithemeluesit që shohin të zeza gjithandej, veç kullës së liderit te “Mustafa Matohiti”, vilës me dhjetëra oxhakë në Lalëz, etj. etj.
21 Shkurt -
Cila është në të vërtetë arsyeja kryesore e thërrmimit të opozitës dhe a vlen për ta metoda japoneze e ngjitjes së thyerjeve
Me të drejtë një politikan i djathtë si Gazmend Bardhi kërkon bashkimin e copëzave të Partisë Demokratike. Do të ishte një mrekulli të mundte të bashkonte copëzat e thyera të kësaj partie si të një qeramike delikate japoneze: Kintsugi quhet metoda që me fletë ari dhe argjendi bashkon dhe ngjit copëzat e thyera. Por, a ka mbetur ar e argjend për të bërë këtë ngjitje?
12 Shkurt -
Lufta e klaneve anti Shtet dhe anti Drejtësi është vetëm transformuar!
Një aleancë e padukshme por e mirëfokusuar individësh nga e majta dhe e djathta ka lënë mënjanë shigjetat dhe molotovët, kacavjerrjet në pemë e varjet nëpër palma, duke u trasformuar me të njëjtin dhe të përhershmin qëllim: Shqipëria nuk do të bëhet!
1 Shkurt -
Hipokrizia e rrezikshme e disave kur thonë se opozita duhet mbrojtur me çdo kusht
Asnjë prej pushteteve në Shqipëri nuk e ka fituar respektin dhe imunitetin për të qenë të pakritikueshëm. Opozita gjithashtu. Ndaj kush përpiqet t’i vendosë sot një ombrellë veprimeve shkatërruese dhe vetëshkatërruese të saj ose është thjeshtë një hileqar, ose nuk i ka bërë mirë llogaritë. E fakteve.
30 Janar -
Lumturia si objektiv politik dhe pse nuk kanë të ardhme ata që e minojnë
Rritja e jetëgjatësisë, përpjekja për të ngjarë të rinj të përjetshëm është një motiv që ka nisur të prekë dhe shumë prej nesh. Yuval Noah Harari mendon se evolucioni ynë është të shndërrohemi në Homo Deus, pas Homo Sapiens. Sigurisht që edhe shqiptarët nuk bëjnë asnjë përjashtim dhe dinë kë mund të përjashtojnë.
27 Janar -
Aleks Nika, dashuria e një gruaje dhe dy vajzave do t’ju friksojë
Është mbresëlënëse të lexosh në 32 faqe, në krye dhe në fund të vendimit të Gjykatës së Strasburgut tre emra: Rajmonda Nika, ditëlindja, 1984 Lezhë, Amelia Nika datëlindja 2009 Lezhë dhe Mentila Nika, ditëlindja 2010 Lezhë. Një nënë e dy vajza po vendosin një gur të rëndësishëm në themelin e Drejtësisë së re shqiptare.
21 Janar -
13 vjet pas 21 janarit vetëm gazetarët e kanë bërë detyrën qytetare për të vërtetën
21 janari 2011 është dita kur Shteti i shqiptarëve ra në humnerën më të zezë të ekzistencës së tij dhe mori me vete në atë humnerë ndërgjegjet e shumë bashkëatdhetarëve
20 Janar -
Deputetet të mbajnë me vete një gotë miell, vezë apo kos për Nokën me shokë
Meqë politikanë si Flamur Noka as pendohen për atë që bëjnë, madje vazhdojnë të jenë stalker e bullizues për këdo që e mendon ndryshe nga ata, disa sende të thjeshta, nga ato të gjysheve, mund të mbahen me vete si vetëmbrojtje
18 Janar -
Përse Flutura Açka është 1000 herë më e fortë se një Nokë
Përballë telekamerave deputeti i Rithemelimit të Berishës u pa të shkulte mikrofonin e fjalës duke treguar se tashmë çdo logjikë atyre iu ka mbaruar dhe pas kësaj, vetëm forca dhe muskujt flasin për ta.
17 Janar -
Fëmijët janë me nënën dhe me ata është e vërteta!
Kur fëmijët bëhen dëshmitarë të dhunës që ka përjetuar nëna e tyre, një shoqëri ka për detyrë të heshtë e të lutet që e vërteta dhe drejtësia të bëjnë punën e tyre.
8 Janar -
Nëse duam, e kemi forcën t’i izolojmë denigruesit e kujtdo! Mund ta bënim dhe me nënën e vetëflijuar, por nuk e bëmë
Nuk ka asnjë justifikim indiferenca sociale dhe shtetërore përballë denigrimit në rrjete sociale të një nëne, të një gruaje! Nëse duam, i kemi mjetet dhe mundësitë të bëjmë një shoqëri të qytetëruar!
5 Janar -
Çfarë ndodh mes 21 dhe 24 dhjetorit dhe rëndësia e Dritës mbi Errësirën
Njerëzimi e ka parë përherë dritën si shpëtimin e tij, si kuptimin më të drejtë dhe të qartë për ndodhitë e jetës. Solstici i dimrit është për pak kohë triumfi i natës mbi ditën. A do të jenë për ne shqiptarët muaj drite për të gjithë?
21 Dhjetor 2023 -
Festat? Mezi po pres të shkoj në Shqipëri!
Përditë e më shumë has të huaj, por edhe shqiptarë që jetojnë jashtë, që kanë si prioritet të lartë kalimin e disa ditëve në Shqipëri. Tani shqetësimi është nëse gjejnë apo nuk gjejnë vend si për transporte, ashtu dhe në strukturat mikpritëse
19 Dhjetor 2023 -
Luksin apo të bukurën dhe të mirën e Festave në social media?
Disa prej nesh janë në garë për të publikuar vendin më luksoz, hotelin më me shumë yje, udhëtimin më të shtrenjtë, bizhuteritë më "cool". Do të përjetojmë edhe këto festa atë që përjetojmë përvit, por a është kjo gjëja më e drejtë? A është e bukura, e mira, gëzimi apo luksi, festimi më i mirë?
16 Dhjetor 2023 -
Një shqiptare si Mira Murati nuk lind nga asgjë dhe një dëshirë për 2024!
Sikur të shohim veten dhe Shqipërinë me sytë e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Bashkëatdhetarët tanë, të larguar pas viteve '90, po bëjnë gjëra të vlefshme për veten dhe fëmijët e tyre për t'u përmirësuar. Puna dhe përkushtimi nuk u lë kohë të merren me të tjerët apo me grindje e inate që brenda Shqipërisë i kemi të hiperbolizuara.
11 Dhjetor 2023 -
Berisha dhe armiqtë e pandershëm të Report TV
Sulmi me shpifje, fakte të deformuara, padituri e keqdashësi që Sali Berisha dhe disa ndjekës të tij kanë nisur ndaj Report TV, sa i shton një tjetër “medalje” të shëmtuar këtij lideri që nuk meriton tashmë të quhet as armik.
1 Dhjetor 2023 -
Shqiptarët që sot qëndisin pëlhurën e shtrenjtë të Pavarësisë
Djem e vajza sot në gjithë Shqipërinë, shqiptarët e punës, janë endësit e vërtetë të pavarësisë. Atyre iu shkon mirënjohja më e madhe.
29 Nëntor 2023 -
Kupola jonë, që jo të gjithë mund ta zënë me gojë
Zbërthimi më i fundit i aplikacionit Sky dhe zbulimi i bujshëm i zinxhirit polici-narkotrafikantë, ka lënë pa thënë as edhe një fjalë ata politikanë që do të kishin shumë për të thënë me këtë rast.
23 Nëntor 2023