Politikë
-
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nuk kanë gjetur konsensus për testimin e votimit dhe numërimit elektronik për zgjedhjet e 25 prillit. PS duket se është tërhequr nga ky projekt duke thënë se ka një kostot tepër të madhe, ndërsa PD vijon ta kërkojë atë në qarkun e Fierit dhe Korçës.
13 Janar 2021, 19:32 -
Mediu: Partia Republikane mund të jetë pjesë edhe në listat e LSI-së, në disa qarqe
13 Janar 2021, 19:18 -
Mediu në Report Tv: Basha të vlerësojë peshën elektorale të PR, nuk duam qoshe! Mund të kandidojmë edhe me LSI në një listë në disa qarqe! Me Ramën mund të pi kafe, s'e shoh si armik
13 Janar 2021, 19:01Në një intervistë për Report Tv, Mediu ka zbardhur detajet e takimit në selinë blu ditën e sotme me grupin negociator të demokratëve. Ai tha se e ka kusht të panegociueshëm përkthimin e peshës elektorale të Partisë Republikane në kandidatë për deputetë.
-
Histeria për 'Sami Frashërin', Veliaj: Monika duhet çuar në Prokurori për shpifje! Vetë nuk ka ndërtuar një shkollë
13 Janar 2021, 17:17Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha sot se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi duhet të paditet në Prokurori për shpifjet lidhur me rindërtimin e shkollës “Sami Frashëri”
-
'Pash dikë që nxori thikën', Spartak Braho: Njerëzit e Berishës tentuan masakrimin e Servet Pëllumbit në ’96-ën në Durrës, si i shpëtova arrestimit dhe dola në ilegalitet
13 Janar 2021, 17:03Spartak Braho rrëfen dhunën e Sali Berishës, Agim Shehut dhe Gazidedes ndaj krerëve të PS në mitingun e 22 maji 1996 në Durrës. “Një shufër e gjatë hekuri erdhi në drejtim të kokës së profesorit, e shtyva profesorin me forcë për ta shpëtuar”
-
-
Agron Duka arrin marrëveshjen me Bashën, në zgjedhje me listë të përbashkët! Flet për Report Tv: Jo poshtë vendit të 3-të në Durrës
13 Janar 2021, 16:17Kreu i PAA Agron Duka arrin marrëveshjen me kreun e PD Lulzim Basha për të hyrë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me një listë të përbashkët. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv Danjela Maloku ai ka konfirmuar se nuk do të jetë poshtë vendit të tretë në renditje për kandidat për deputet në Durrës, ndërsa në 11 qarqe të tjera ai tha se do ketë përfaqësues, por jo në zonat fituese
-
Veliaj nga Njësia 9: Basha do të mbahet mend për barsoletën e tramit! Politika jonë është shpresa (VIDEO)
13 Janar 2021, 16:07Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ironizoi sot kreun e PD, Lulzim Basha, për të cilin tha se e vetmja gjë që mbahet mend është barsoleta e tramit. Nga Njësia 9, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të zonës, Veliaj tha se Partia Socialiste përfaqëson politikën e shpresës dhe të punës.
-
Qeveria gjermane financon në Cërrik, një fushë kompostimi për mbetjet! Klosi: Kjo zonë shembulli se si mbetjet kthehen në pasuri dhe jo problem për komunitetin
13 Janar 2021, 16:01Në fushën e kompostimit të mbetjeve në bashkinë Cërrik punimet janë drejt fundit. Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, përfaqësuesja e Aambasadës gjermane Judith Hoffmann, Kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla, si dhe drejtues të projektit inspektuan punimet, të cilat pritet të përfundojnë në muajin prill.
-
Vaksina anti-COVID, Kuvendi miraton më 28 janar marrëveshjen me Pfizer
13 Janar 2021, 15:22Në seancën e parë të këtij sesioni parlamentar më 28 janar, Kuvendi i Shqipërisë do të miratojë marrëveshjen Pfizer për vaksinën anti-COVID. Kryeministri Edi Rama në fillim të vitit 2021 deklaroi se Shqipëria ka siguruar 500 mijë doza nga vaksina nga kompania Pfizer.
-
Kryemadhi takim në Njësinë 10 në Tiranë, prezanton Nora Malajn: Shteti është kthyer në xhelat ndaj qytetarëve (VIDEO)
13 Janar 2021, 13:27Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, zhvilloi paraditen e sotme një takim në Njësinë nr. 10 në Tiranë. Kryemadhi ka prezantuar Nora Malajn si kandidate për deputete në këtë zonë.
-
Vaksinat anti-COVID ruhen me policë te dera dhe kamera sigurie! Rama: T’ua tregojmë njerëzve, se konspiracionet bëjnë punën e vetë (VIDEO)
13 Janar 2021, 12:21Në ditën e tretë vaksinimit anti-COVID në vend, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu inspektuan sot frigoriferët në ISHP ku ruhen vaksinat, përfshirë dhe vaksinën Pfizer në temperaturë -80 gradë dhe në kushte optimale sigurie me efektiv policie.
-
Përçarje në opozitë, aleati historik i PD prezanton i vetëm 36 kandidatët për Tiranën! Mediu: Kërkojmë reciprocitet dhe respekt (VIDEO)
13 Janar 2021, 10:45Kur duhen edhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në opozitën shqiptare situata është shumë e paqartë, madje tashmë kanë nisur edhe përplasjet. Përmes një aktiviteti me rastin e 30-vjetorit të krijimit, Partia Republikane ka prezantuar 36 kandidatët për deputetë në Qarkun e Tiranës. Një lëvizje e tillë është një presion i hapur që i bëhet PD-së, teksa forca më e madhe në opozitë ende nuk ka vendosur se çdo të bëjë me aleancat e saj.
-
Presidenti Ilir Meta kthen ligjin 'Për taksat kombëtare': I shkakton një dëm buxhetit të shtetit prej 500 mln lekësh
13 Janar 2021, 10:41Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend për shqyrtim ligjin 'Për taksat kombëtare'. Në argumentet e dhëna, kreu i shtetit shprehet se ky ligj pritet të sjellë një efekt negativ në buxhetin e shtetit prej afërsisht 500 milion lekësh.
-
Rama publikon videon: Arsyeja pse Fushë-Kruja nuk u përmbyt siç ndodhte kur qeveriseshin nga politika e sharjeve dhe akuzave
13 Janar 2021, 07:46Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video ku vë në pah ndryshimin në Fushë-Krujë, pas ardhës së PS-së në pushtet, investime këto që për të janë faktor kryesor që shmangien e përmbytjeve këtë vit.
-
Palmer: SHBA u vu në provë më 6 janar! Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me BE, presim zgjedhje të lira më 25 prill
12 Janar 2021, 21:51Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencë së parë Ndërqeveritare dhe se BE duhet të tregohet vigjilente për rolin e fuqive të huaja në Ballkanin Perëndimor duke iu referuar Kinës dhe Rusisë. Ai tha se pret që më 25 prill vendi të mbajë zgjedhje të lira, ndërsa foli edhe për atë që pritet të sjellë presidenca e Joe Biden për Ballkanin.
-
Departamenti amerikan i mbrojtjes vlerësime për Olta Xhaçkën: Kontribut shembullor për mbrojtjen
12 Janar 2021, 19:00Në një letër drejtuar ministres së sapoemëruar për Europën dhe punët e jashtme Olta Xhaçka, ndihmës sekretarja amerikane për mbrojtjen, Laura Cooper nënvizon progresin në modernizimin e Forcave të Armatosura gjatë drejtimit të Xhackës në Ministrinë e Mbrotjes.
-
Pas largimeve të fundit nga LSI, Kryemadhi: Socialistët e gjejnë veten te ne! Rama shfaqje teatrale me fushatën e vaksinimit
12 Janar 2021, 17:55Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me strukturat e kësaj force në Shkodër, nga ku ka thënë se socialistët e gjejnë veten pranë LSI-së dhe se sipas saj Rilindja e shkatërroi emrin e PS-së.
-
Pas vizitës në Fier, Rama ndalet në Vlorë
12 Janar 2021, 16:46Pas vizitës së zhvilluar sot në spitalin e Fierit, kryeministri Edi Rama është ndalur edhe në Vlorë. Nuk dihet se cila ka qenë axhenda e tij në Vlorë, por ai është parë edhe nën shoqërinë e ministres së Infrastrukturës Belinda Balluk
-
Tabaku denoncon Ramën nga Zall Bastari: Banorët po izolohen nga mungesa e investimeve, qeveria e ka mendjen te darkat luksoze
12 Janar 2021, 16:30Pas dëgjimit të problemeve të qytetarëve, Tabaku ka denoncuar qeverinë se në vend që të merren me investimet ne rrugë dhe urën e fshatit për të shmangur izolimin e banorëve, merret me dreka e darka luksoze me oligarkët.