Politikë
-
Është shkarkuar nga detyra sekretari i këshillit Bashkiak Durrës, Armand Tragaj. Shkarkimi i tij u përfshirë në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit Bashkiak Durrës, ndërsa në vend të tij u emërua Dorina Milaj.
11 Tetor 2019, 19:01 -
Ambasadori i Gjermanisë : Angela Merkel do bindë vendet skeptike të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë
11 Tetor 2019, 18:48Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, për DW: Ka shpresa se Gjermania do të bindë vendet skeptike të BE për një vendim pozitiv për Shqipërinë lidhur me hapjen e negociatave të anëtarësimit.
-
Raporti i Venecias për Metën, reagon Rama: Përfundimet konfirmojnë drejtësinë e qëndrimeve tona
11 Tetor 2019, 17:36Me anë të disa fotove ku theksoheshin tre përfundimet kryesore të Komisionit të Venecias për Presidentin Meta ku thuhej se ai ka bërë shkelje, kryeministri Rama ka reaguar duke thënë se qëndrimet e mazhorancës ndaj Metës dhe ndaj procesit zgjedhor ishin të drejta.
-
Raporti i Venecias mbi Metën! Presidenca: U manipulua nga mazhoranca, zero shkelje të kushtetutës
11 Tetor 2019, 17:13Presidenca ka reaguar pas publikimit të raportit përfundimtar nga Komisioni i Venecias ku thuhet se Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta kapërceu kufijtë ligjor me anulimin e zgjedhjeve të 30 Qershorit, por kjo nuk mjafton për ta cilësuar si shkelje të rëndë dhe për ta shkarkuar nga detyra.
-
Unioni për Mesdheun, Cakaj, takon Ministrin e Jashtëm të Algjerisë
11 Tetor 2019, 16:45Një ndër temat kryesore në këtë takim ka qenë sjellja në vëmendje e shteteve pjesëmarrëse që ende nuk e kanë njohur Kosovën, pranimi i realitetit sa më parë dhe mbështetja e të gjitha nismave ndërkombëtare.
-
Presidenti i PPE (simotra e PD): Të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të dy vendet kanë bërë përparime
11 Tetor 2019, 16:51Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul, shprehu mbështetje për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
-
Lleshaj nga Malësia e Madhe: Shqipëria i ka bërë detyrat e caktuara nga BE, Holanda do të reflektojë
11 Tetor 2019, 16:48Teksa u përuruan sot ambientet e rikonstruktuara të ZSHQ në Komisariatin e Malësisë së Madhe, një projekt i financuar nga kontributet vullnetare të investitorëve vendas, Ministri Lleshaj foli edhe rreth integrimit europian të Shqipërisë duke thënë se vendi ynë i ka bërë detyrat që i ka kërkuar Bashkimi Europian.
-
Shameti: Maxhoranca do ta çojë deri në fund shkarkimin e presidentit! Gjykata Kushtetuese funksionale brenda këtij viti
11 Tetor 2019, 16:34Deputeti socialist Adnor Shameti, njëherazi anëtar i Komisionit Hetimor për kreun e shtetit deklaroi se në studion e emisionit '45 Minuta' me gazetarin Denis Minga se mazhoranca do ta çojë deri në fund procedurën për shkarkimin e Metës.
-
Paloka mbron Metën e sulmon qeverinë: Drejtësia do të rikthehet në këtë vend
11 Tetor 2019, 16:18Partia Demokratike vijon të hedh akuza ndaj qeverisë duke thënë se Raporti i Venecias 'fshikullon Ramën, Ballën dhe Spiropalin'. Edi Paloka deklaron se shpejt drejtësia do të rikthehet në këtë vend dhe të gjithë do japin llogari për mëkatet e tyre.
-
Raporti final i Venecias, Braimllari në Report Tv: Meta do të vijojë detyrën
11 Tetor 2019, 15:07Pas raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta ku theksonte se kapërceu kufijtë për anulimin e 30 Qershorit, por nuk mjafton për shkarkimin, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i LSI-së Braimllari në një intervistë në studion e Report Tv.
-
Udhëzimi i Bashës për strukturat: identifikoni votuesit tradicionalë, rikthejini anëtarë partie
11 Tetor 2019, 14:44Partia Demokratike ka shpërndarë një udhëzim për strukturat e saj, ku kërkon me urgjencë verifikimin e listave elektorale, si dhe shtimin e anëtarësimeve të reja.
-
Gramoz Ruçi pret delegacionin e Universitetit të Studimeve të Huaja të Pekinit
11 Tetor 2019, 14:38Delegacioni kinez është në Shqipëri në kuadrin e veprimtarive të përbashkëta me institucione akademike dhe universitare shqiptare, në kuadrin e 70 vjetorit të themelimit të Republikës Popullore të Kinës dhe 70 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis të dy vendeve.
-
'Kapërceu kufijtë për 30 Qershorin'/ Presidenca i përgjigjet 'Venecias' dhe PS-së në 17:00
11 Tetor 2019, 14:20Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi njofton se në orën 17:00 në Institucionin e Presidencës konferencë për shtyp.
-
Shërbimi i 6 institucioneve tek ADISA! PD: VKM e papranueshme! Denaj: Mund të rishikohet nëse ka pakënaqësi
11 Tetor 2019, 13:52Kalimi i shërbimeve i 6 institucioneve pranë ADISA-s me vendim të Këshillit të Ministrave, për opozitën është e papranueshme. Ndërkohë Ministrja e Financave Anila Denaj shprehet se ky vendim nuk është përfundimtar mund të rishikohet.
-
Çmimi për adhuruesin e Millosheviçit/ Basha: Tronditëse dhe revoltuese! Ditë e trishtë për vlerat tona
11 Tetor 2019, 12:45"Ditë e trishtë për vlerat tona"
-
“Mini-Shengeni Ballkanik”, LSI: Rama përjashtoi Kosovën, sfidë Bashkimit Europian
11 Tetor 2019, 11:40"Edi Rama zgjodhi të bëhet marionetë e Aleksandër Vuçiç, duke dëmtuar rëndë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në dy pika thelbësore."
-
Cakaj në Barcelonë: Shqipëria po forcon rolin në arenën ndërkombëtare, Portugalia pro negociatave
11 Tetor 2019, 10:46Fokusi i këtij Forumi ishte konsolidimi i bashkëpunimit euro-mesdhetar në tre shtylla kryesore: zhvillimin e burimeve njerëzore, stabilitetin e përgjithshëm shoqëror dhe politik dhe integrimin e mëtejmë rajonal.
-
Pushkatimi i 5 deputetëve 72 vite më parë, Basha: Edhe sot kemi një parlament monist
11 Tetor 2019, 10:02Basha shkruan se 72 vjet më vonë ndihet krenar për deklaratat që ata deputetë, tribunë të vërtetë të mendimit shqiptar, dhanë në gjyqin e montuar.
-
Hahn: Gabimi i madh politik nga BE-ja nëse shtyhet hapja e negociatave me Shqipërinë
11 Tetor 2019, 09:40Vendet anëtare të Bashkimit Europian, priten që me 17-18 të vendosin nëse do ketë një vendim pozitiv për hapje negociatash me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
Qeveria shkrin Agjencinë e Zhvillimit të Zonave Malore
11 Tetor 2019, 08:25Ky institucion funksiononte si një agjenci e specializuar për nxitjen e zhvillimit ekonomik në zonat rurale malore të Shqipërisë.