Politikë
-
Ambasadori italian Alberto Cutillo ka pritur në një takim kryebashkiakët në ikje të PD, Voltana Ademi, Xhelal Mziu dhe Agron Kapllanaj të cilët ndryshe nga kolegët e tyre në partinë më të madhe opozitare, kanë shprehur bindjen se nuk do t'i lirojnë zyrat pavarësisht rezultatit të 30 qershorit.
10 Korrik 2019, 14:54 -
Shansi i fundit i PD-së për të bllokuar 30 Qershorin, Bardhi-gjykatësve: Mos legjitimoni kryebashkiakët e PS-së
10 Korrik 2019, 14:46Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i bëri thirrje gjykatave që të mos miratojnë vendimin e KQZ-së për shpërndarjen e mandateve të kryetarëve të 61 bashkive, fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
-
Shehi: Basha më i miri në krye të PD-së se s'ka tjetër (VIDEO)
10 Korrik 2019, 14:12 -
Opozita e bashkuar? Shehi në Report Tv : Do të mbyllin 'sytë' sa të rrëzojmë Ramën nga pushteti, pastaj reflektim!
10 Korrik 2019, 13:53Prej kohësh flitet se brenda opozitës, e cila është paraqitet si e bashkuar, ka pasur përplasje mes tyre. Një gjë e tillë është pranuar, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi. Ai tha se opozita do të jetë e bashkuar për aq kohë sa do të jetë Rama në pushtet dhe se pas largimit të tij duhet të riformatohet nga brenda për të larguar "të korruptuar" apo ata që janë konsumuar.
-
Bushati në Shkodër: Qyteti është lënë pas dore, s’ka administrim lokal (VIDEO)
10 Korrik 2019, 13:51Ndërsa partia socialiste pret nga ditë në ditë të marrin drejtimin e Bashkisë së Shkodrës, drejtuesi politik për këtë qark Ditmir Bushati tha se ‘fituesit nuk gjykohen’. Bushati u shpreh për të gjithë shkodranët se bashkia do të jetë apolitike dhe se ky institucion ka nevojë të ndryshojë.
-
Pasi u 'rrëmbye' nga tifozët e Sarajevës, Meta bën simbolin e shqiponjës me kampionët e Xhudos
10 Korrik 2019, 13:22Pas u "rrëmbye" nga tifozët në Sarajevë dhe dha një mesazh të koduar me macen dhe qenin, Meta vijon vizitën e tij në Bosnjes, ku ka takuar edhe një "ambasadore" të rëndësishme të Shqipërisë.
-
Deputeti i opozitës së re- Artan Fugës: Fol me nipin, ai i hedh trutë Ramës, ju problemin e keni në familje
10 Korrik 2019, 13:10Akademik Artan Fuga ka paraqitur në komisionin e Medias draftin e tij për Reformimin e Akademisë së Shkencave. Gjatë diskutimeve në komision Fuga u përball me një situatë të sikletshme pasi anëtari i këtij komisioni nga opozita e re, Halit Valteri iu drejtua atij që të mos flasë me askënd tjetër por direkt me nipin e tij, Endri Fuga i cili është edhe këshilltar për mediat i kreut të qeverisë, pasi ai ndikon drejtpërdrejtë tek Rama.
-
Ademi e ndarë nga PD-ja, i kërkon si 'qytetare' KQZ-së materialet e 30 qershorit vetëm për Shkodrën
10 Korrik 2019, 12:29Atë që PD-ja bëri dje me kërkesën e saj në KQZ ku i kërkonte materialet e 30 Qershorit, sot e ribën Voltana Ademi, por më të specifikuar vetëm për Shkodrën.
-
Rrëzohen 15 kërkesa/ Bindja kërkoi hapjen e kutive: Votuan edhe ata që nuk ishin fare në Shqipëri (VIDEO)
10 Korrik 2019, 11:19Kërkesat ankimore të Bindjes Demokratike që u rrëzuan nga KQZ me argumentin se nuk ka prova për bashkitë dhe këshillat: Saranda, Skrapari, Maliqi, Libohova, Gjirokastra, Himara, Patosi, Kurbini, Lushnja, Divjaka, Kolonja, Durrësi, Berati, Dibra dhe Malësia e Madhe.
-
-
-
Shtyhet seanca plenare e 11 korrikut
10 Korrik 2019, 10:40 -
-
Ligji për mbrojtjen civile/ Rama: Sanksione për çdo subjekt privat, nuk mund t'i hapim gropën vetes
10 Korrik 2019, 10:18Ministria e Mbrojtjes ka prezantuar sot reformën e re strukturore dhe organizative për mbrojtjen civile. Ky projektligj i ri do iu shërbejë komuniteteve që mund të përballen me fatkeqësi natyrore. Kryeministri Edi Rama deklaroi se kjo bazë e re ligjore ka për qëllim reduktimin e riskut nga fatkeqësitë. Rama tha se do të ketë sanksione për çdo institucion, pasi nuk duhet të presim t'i hapim gropën vetes kur vjen furtuna.
-
Paralajmërimi i Bashës: 'Rama ik', jo më me fjalë, por me vepra
10 Korrik 2019, 10:12Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon qëndresën e tij për të larguar kryeministrin Edi Rama, por mesa duket kjo gjë nuk do të arrihet vetëm nëpërmjet protestave, të cilat duke iu referuar atyre të fundit ka qenë paqësore.
-
Meta mesazh të koduar Ramës me qen e mace (VIDEO)
10 Korrik 2019, 09:18Presidenti Ilir Meta ka qenë në një vizitë zyrtare në Bosnje, ku mes të tjerave ka takuar një mik shumë të veçantë.
-
Meta takon Pendarovksin: Sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot nga dekreti për anulimin e 30 qershorit
10 Korrik 2019, 09:16Presidenti Ilir Meta ka takuar gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Sarajevës presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovksi. Teksa shpreh kënaqësinë e tij për këtë takim, Meta përcjell edhe një mesazh për palët politike në Shqipëri, teksa kujton se një muaj nga sot shpalli dekretin për anulimin e 30 qershorit.
-
Ja si votuan deputetët pro dhe kundër shkarkimit të Ilir Metës
10 Korrik 2019, 07:3427 deputetë të opozitës së re pro shkarkimit të Ilir Metës, ligjvënësit që votuan kundra, që abstenuan dhe munguan në seancë.
-
Shkarkimi i Metës/ Hajdari: Dënimi më i madh është ta lëmë brenda në Presidencë, rezolutën e votuam nën presion (Debati i plotë)
9 Korrik 2019, 21:16Pasditen e djeshme u miratua raporti i komisionit të Ligjeve për ngritjen e komisionit hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta me 102 vota pro, 7 deputetë nga opozita e re votuan kundër, ndërsa pati edhe dy abstenime.
-
Meta takon Bregun në Sarajevë: Po bën një punë të shkëlqyer për integrimin e Ballkanit (FOTO)
9 Korrik 2019, 19:49Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë qëndrimit në Sarajevë, kur mori pjesë në samit, zhvilloi një takim edhe me kryetaren e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.
