Politikë
-
2 Shkurt 2019, 16:58
-
Petrit Vasili: Edi Rama s'do jetë kryeministër për zgjedhjet e 30 qershorit
2 Shkurt 2019, 16:50 -
-
Iu drejtua me fyerje Ulsi Manjës/ Vasili për Report Tv: S'dua ta komentoj, Rama nuk do jetë kryeministër në 30 qershor
2 Shkurt 2019, 16:05I ftuar në studion e Report Tv, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se Kuvendi dënon vetëm deputetët e opozitës dhe jo ata të shumicës. Ai solli në vëmendje fjalët fyese të kryeministrit Edi Rama, ndërsa shtoi se Kuvendi nuk e ka dënuar asnjëherë edhe pse opozita e ka kërkuar një gjë të tillë.
-
-
Rama: Rektorët dhe dekanët zihen për tendera për rojet qesharakë, jo për studentët
2 Shkurt 2019, 12:34 -
-
Bllokimi i fakulteteve, Rama-studentëve: Nxirrni rektorin nga shtëpia, merr paga edhe nga 13 borde, çfarë bën ai?
2 Shkurt 2019, 12:02Gjatë takimit sot me studentët, Rama u ka kërkuar studentëve që t'i kërkojnë llogari rektorit për gjendjen e krijuar.
-
Grupi i pedagogëve në grevë/ Rama: Kanë hallin e revolucionit të 16 shkurtit, studentët mos rrinë si pula
2 Shkurt 2019, 11:24Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se grupi i pedagogëve që nisën grevën pasditen e djeshme kanë hallin e protestës së opozitës në datë 16 shkurt para Kryeministrisë për të rrëzuar qeverinë. Ai u drejtori tre pyetje grupit të pedagogëve. Gjatë takimit me studentët e Mjekësisë, Rama theksoi se qeveria po punon për prishjen e kontratave me ata që kanë zaptuar hapësirat në Qytet Studenti, ndërsa shtoi se drejtuesit e universiteteve zihen për tenderat dhe jo për të përmbushur kërkesat e studentëve.
-
PD nis protestat në rrethe/ Tubim në Burrel, demokratët: Rama, armik i popullit, duhet të largohet (VIDEO)
2 Shkurt 2019, 11:14Të organizuar nga partia Demokratike, një grup qytetarësh të Burrelit marshuan për 30 minuta në këmbë për të protestuar në kryqëzimin e Urës së Matit, në dalje të qytetit.
-
Dekriminalizimi/ Gjykata rrëzon padinë e Aqif Rakipit për t'u rikthyer në Kuvend: Shkarkimi, i drejtë
2 Shkurt 2019, 10:58Ish-deputeti Aqif Rakipi humbet drejtën për t'u rikthyer në Parlament aty ku një vit më parë u shkarkua si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. ReportTv ka siguruar vendimin e gjykatës Administrative e cila ka rrëzuar kërkesën e Rakipit për të fituar mandatin. Sipas vendimit KQZ ka vepruar drejtë në rastin e heqjes së mandatit për ish deputetin e PDIU-s.
-
Protesta/ Basha në Ballsh: Rrugët politike mbaruan, ejani merrni në duar fatet tuaja, duam qeveri kalimtare
2 Shkurt 2019, 10:31Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijoi sot takimet me qytetarët në Ballsh duke u bërë thirrje që t'i bashkohen protestës së opozitës në datë 16 shkurt për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti.
-
Gazetari Mero Baze zbulon: Ja si Berisha më serviri lajmin për djalin e Ramës dhe dyshimet mbi 'kartelën'
2 Shkurt 2019, 09:32Mero Baze përmes një shkrimi të gjatë tregon si qëndron e vërteta pas akuzave të Berishës për një temë tepër delikate. Ai thotë se dokumentet për dosjen e gjyqit ia ka ofruar Sali Berisha, ndërsa thekson se ka dyshime për atë që iu paraqit si “kartelë” shëndetësore e Edi Rames. ''Dhe meqë përmend dosjen origjinale, ajo me siguri është në Gjykatë''
-
Ndryshojnë rregullat/ 15 hapat për arrestimin dhe kontrollin e deputetëve
2 Shkurt 2019, 07:30Rikthimi i nismës pas një viti, relacioni i shumicës: Projektvendimi përputh Rregulloren e Kuvendit me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016
-
Gent Cakaj i hedh “kunja” Daçiçit në takimin e BE: Kosova me tre ministra të Jashtëm (Replikat)
2 Shkurt 2019, 02:03Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, e ka cilësuar praninë e Gent Cakajt ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në detyrë një provokim të pastër ndaj Serbisë. Reagimi i Daçiç vjen nga origjina e Cakajt pasi ai është Shqiptar nga Kosova.
-
Nga se ka frikë Monika Kryemadhi? Kryetarja e LSI: Do më gjejnë të vdekur në shtëpi...
1 Shkurt 2019, 22:47Monika Kryemadhi tregoi se tani e priste shoferi te dera dhe shkonte në shtëpi me makinë, por shqetësimi i saj ishte se gjëja që e frikësonte kishte të bënte me të ardhmen, kur ajo të jetë 80 vjeç...
-
Kufijtë Kosovë- Serbi në fokus të 'Repolitix'/ Milo: Thaçi ka garanci nga SHBA! Nurellari: Moment historik për një marrëveshje
1 Shkurt 2019, 22:06Ish- ministri i Jashtë Paskal Milo dhe këshilltari i Kadri Veselit kanë qenë të ftuar sot në Repolitix për shkëmbimet e mundshme të territoreve Kosovë- Serbi. Në panelin e sotëm të të ftuarve kanë qenë dhe ish- ambasadori në OKB i Shqipërisë Agim Nesho si dhe analisti Ilir Kalemaj. Ata janë shprehur lidhur me hipotezën e fundit për territoret se një zgjidhje e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë mund të çojë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shumëvjeçare mes dy vendeve.
-
Vizita e parë jashtë vendit si ministër/ Cakaj në Rumani: BE të vlerësojë arritjet e Shqipërisë
1 Shkurt 2019, 21:52Në Bukuresht të Rumanisë, vend i cili mban presidencën e radhës të Bashkimit Europian, Gent Cakaj theksoi se Shqipëria ka shënuar progres në reforma dhe pret nga BE një njohje dhe vlerësim të arritjeve të shënuara.
-
Prania e mediave ’mollë sherri’ mes studentëve dhe ministres, anulohet takimi në Universitetin e Shkodrës (VIDEO)
1 Shkurt 2019, 17:59Për të zhvilluar takimin, ministrja e Arsimit tha se studentët e universitetit të Shkodrës kishin kërkuar që në sallë të mos kishte prani mediash. Të kundërtën kanë pretenduar studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi“.
-
Programi i Bashës, Spiropali: 'Alternativa për Zhvillim' ka zëvendësuar 'Republikën e Re', dokumenti i njëjtë (VIDEO)
1 Shkurt 2019, 17:00Detaji që nuk i ka shpëtuar ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka të bëjë me fletëpalosjet e shpërndara nga PD sot gjatë prezantimit të programit të qeverisë në hije. Sipas saj, janë identike me ato të "Republikës së Re" në 2017.
