Politikë
-
Presidenti i Republikës, Ilir Meta nisi sot vizitën e Tij shtetërore dy ditore në Kroaci, ku u prit Presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitarović. Pas ceremonisë zyrtare së mirëseardhjes, Presidenti Meta zhvilloi një takim me Presidenten Grabar-Kitarović dhe më tej, kryesuan bisedimet zyrtare mes delegacioneve respektive.
29 Tetor 2019, 14:42 -
Basha takon 'mikun' amerikan: Shqipëria ka altenativë rrugën europiane dhe anëtarësimin në BE
29 Tetor 2019, 13:10Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar me analistin për çështjet e Ballkanit Daniel Serwer gjatë një vizite që ky i fundit po zhvillon në Tiranë. Teksa ka ndarë një foto krah tij, Basha thekson se alternativa dhe shpresa e vetme e Shqipërisë është anëtarësimi në BE.
-
Basha zhvendoset në vilat e 'oligarkëve'/ Bashkia e Tiranës: Asnjë problem nga tërmeti në pallatin e tij, s'ka kërkuar as leje për punime
29 Tetor 2019, 12:43Bashkia e Tiranës ka hedhur poshtë pretendimet e PD një dite më parë ku thuhej se zhvendosja e Lulzim Bashës në vilën në ‘Long Hill’ vinte për shkak të dëmtimeve që banesa e tij kishte pësuar dëme nga tërmeti.
-
Kroacia në prag të marrjes së Presidencës së BE/ Meta takohet me Kolinda Grabar-Kitarović
29 Tetor 2019, 09:56Në Zagreb në maj 2020 do të zhvillohet edhe Samiti i radhës që do të marrë në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave me BE.
-
Kuvend/ Deputetët e rinj kërkojnë zyra e sekretarë, ja përgjigja e Ruçit
29 Tetor 2019, 09:20Grupet parlamentare të opozitës mosmarrëveshje për ndarjen e zyrave në zonat elektorale. Adriatik Alimadhi: Ne nuk na kanë lënë asgjë, në Vlorë më kërcënojnë.
-
Pas Athinës Rama brenda ditës në Bruksel, pritet të takohet me Mogherinin e liderët e Ballkanit Perëndimor
29 Tetor 2019, 09:16Pas vizitës në Athinë ku do të takohet me homologun e tij Kyriakos Mitsotakis, mbrëmja kryeministrin do ta gjejë në Bruksel. Federica Mogerini ka thirrur sërish në darkë liderat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të përfundimit të mndatit të saj si përfaqësuese e lartë e BE-së për Politikën e Jashtme.
-
Më 30 tetor thirrja e dytë për Programin IPARD II, Rama: Mbështesim fermerët e sipërmarrësit në fshat
29 Tetor 2019, 09:04Programi promovues i IPARD II do të vazhdojë në çdo qark të Shqipërisë deri në datën 30 Tetor, data e çeljes së thirrjes së dytë, për të njohur aplikantët potencialë nga afër me kushtet e aplikimit.
-
Takimi në Athinë/ Mitsotakis: Së shpejti do të njohim patentat! Rama: Shpresojmë një pakt për detin, hiqni ligjin e luftës (VIDEO)
29 Tetor 2019, 07:40“Shqipëria është shembull i shndritshëm i respektimit të minoriteteve”, kështu i është përgjigjur kryeministri Edi Rama homologut të tij grek Micotaqis pas deklaratave të këtij të fundit se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri është parakusht për vendin tonë për integrimin në Bashkimin Europian.
-
Bylykbashi në Report Tv: Debat publik për 'Zgjedhore', më e besueshme nëse është me konsensus nga dy palët
28 Tetor 2019, 22:49Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se duhet debat publik për Reformën Zgjedhore, ku sipas tij jo domosdoshmërish ajo se çfarë do të zgjedhin palët do jetë më e mira, por e rëndësishme është konsensusi.
-
Reforma Zgjedhore/ Gjiknuri dhe Hajdari takohen me reporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE-së: Procesi vijon deri në fund
28 Tetor 2019, 21:57Damian Gjiknuri, së bashku me Rudina Hajdarin kanë zhvilluar një takim me reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Andrej Hunko, Joseph O’Reilly dhe zv/shefin e Sekretariatit Bas Klein ku i kanë njohur me ecurinë e Reformës Zgjedhore.
-
Reagon Kajmaku: Nuk e dija që isha në hetim nga Greqia dhe se duhet ta deklaroja në formular, e mësova nga mediat
28 Tetor 2019, 18:38Në një dokument që mban datën 28 tetor drejtuar kryeprokurores Arta Marka dhe KQZ, Kajmaku sjellë dy argumente se përse nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit arrestimin e tij në Greqi për falsifikim të parave.
-
Fermerët të mërkurën në protestë/ Kryemadhi: LSI e mban fjalën, ne kemi një program që përkrahë bujqësinë e blegtorinë
28 Tetor 2019, 18:10Në një deklaratë për mediat, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo dhe partia që drejton e mbajnë fjalën e dhënë, kështu fermerët duhet tu besojnë atyre. Ndër të tjera Kryemadhi ka hedhur akuza ndaj qeverisë Rama, duke thënë se po vjedh edhe tek njerëzit më të varfër që ngrihen natën për të siguruar bukën e gojës.
-
Kur vjen puna tek 'hallet e popullit' deputetëve u 'kyçet' goja /REAGIMET
28 Tetor 2019, 17:55Edhe pse problematikat e zgjedhësve duhet të kishin fokusin kryesor të seancës së sotme plenare, akuzat dhe kundërakuzat politike morën thuajse të gjithë kohën e seancës. Të vetmit deputetë që folën për shqetësimet e zgjedhësve të tyre ishin Eljo Hysko dhe Ilir Beqja.
-
Stoltenberg: Shqipëria faktor i rëndësishëm për NATO-n! Meta nga Bruksel: Në vend nevojitet dialog!
28 Tetor 2019, 17:32Presidenti Meta ka mbajtur një konferencë të përbashkët për media me shefin e NATO-s, Stoltenberg. Meta duke folur rreth situatës politike në vend, ka deklaruar se është i nevojshëm dialogu. Ndërsa Stoltenberg ka deklaruar se Shqipëria luan një rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe paqen e rajonit si dhe është një avokat i fortë për anëtarësimin e vendeve të tjera në NATO.
-
-
'Më kërcënoi Rama' Gjuzi zbulon në Report Tv mesazhin: Do të nxjerr zvarrë nga Parlamenti nëse vjen i veshur si...
28 Tetor 2019, 16:25Deputeti Kujtim Gjuzi ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se e ka kërcënuar. Ai në studion e Report Tv ka zbuluar edhe disa mesazhe që sipas tij Rama i ka thënë se do ta nxirrte jashtë Parlamentit nëse do të shkonte i veshur njëlloj. Ndër të tjera Gjuzi ka thënë se Rama e ka quajtur edhe me një fjalë që ai nuk e tha publikisht por që e cilësonte si pjesë të komunitetit LGBT.
-
'U hetua në Greqi', Prokuroria-KQZ-së: Hiqini mandatin Kajmakut! PD: U vërtetuan akuzat tona
28 Tetor 2019, 16:14Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së heqjen e mandatit për kryebashkiakun socialist të Vorës, Agim Kajmaku sepse gënjeu në formularin e dekriminalizimit duke mos deklaruar se ka qenë në hetim nga drejtësia shqiptare. Lajmi konfirmohet për Report TV nga burime brenda organit të Akuzës. Ndërkohë, po sot, sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi tha se Prokuroria ka konfirmuar se Kajmaku është Jorgo Toto, emri i të cilit figuron i dënuar në Greqi.
-
PD: Agron Tufa është kërcënuar me vdekje për shkak se po zbardh krimet e komunizmit! Autorët të vihen para drejtësisë
28 Tetor 2019, 15:38Partia Demokratike ka bërë një deklaratë ku thotë se Drejtori i Institutit të Krimeve të Komunizmit Agron Tufa është kërcënuar me vdekje.
-
Ruçi pret kreun e NDI, Robert Benjamin: Jemi të interesuar dhe të hapur për bashkëpunim
28 Tetor 2019, 15:15Gjithashtu është falenderuar Institutin Kombëtar Demokrat, posaçërisht Presidentin Derek Mitchell dhe Presidenten e Bordit Madeleine K. Albright, për vëmendjen ndaj Shqipërisë.
-