Politikë

  • Mbërrin sot për një vizitë disa ditore në Tiranë Presidenti i së majtës në Parlamentin Evropian, Gianni Pittella. Pas takimeve në Tiranën zyrtare, Pittela do të vijojë turin në Maqedoni dhe në Serbi së bashku me raportuesin për Shqipërinë në PE Knut Fleckenstein
  • PD kërkon uljen me 30% të taksës
     së pronës, dorëzon kërkesën

    Kryebashkiakët dhe këshilltarët bashkiakë të Partisë Demokratike në bashkitë e vendit kanë dorëzuar pranë Këshillave Bashkiake kërkesën për të ulur me 30 % taksat mbi pronën. Kërkesa për të ulur maksimalisht taksat mbi pronën vjen pas apelit publik të kryetarit të opozitës Lulzim Basha.

  • Basha i ankohet misionit të FMN
    për situtën ekonomike në vend

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim në selinë blu misionin e FMN-së, i cili po viziton Shqipërinë në kuadrin e rishikimit periodik të ecurisë së marrëveshjes mes Qeverisë së Shqipërisë dhe FMN. Gjatë takimit u diskutua për situatën ekonomike në vend dhe vizionin e opozitës për zhvillimin e Shqipërisë.

  • Gjyqësori, ekspertët e Venecias
    të hënën në Tiranë, ja axhenda

    Ashtu sic ishte paralajmëruar raporterët e Komisionit të Venecias do të zbarkojnë në Tiranë ditën e hënë. Qëllimi i kësaj vizite do të jetë Reforma në Drejtësi. Të dërguarit e venecias do të dëgjojnë opinionet e ekspertëve ligjorë të Partisë Demokratike, pasi këta të fundit kanë shprehur skepticizmin e tyre lidhur me draftin e hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë.

  • VIDEO/Sallon dedikuar artistëve
    të rinj, kryeministri vizitori i parë

    Njё sallon dedikuar artistёve tё rinj bashkëkohorë shqiptarë u hap mbrwmjen e sw shtunws nё galerinё e ekspozitave tё Muzeut Historik Kombёtar nё Tiranё. Njё prej vizitorёve tё parё ishte edhe Kryeministri Edi Rama, i cili ishte i pranishёm nё çeljen e Sallonit pёr artёdashёsit.  VIDEO

  • Sherret për FRPD/Basha: Mos përdorni
    emrin tim, në garë të gjithë të barabartë 

    Përplasjet verbale mes mbështetësve të kandidatëve për kryetarin e ardhshëm të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë bërë që kryetari demokrat, Lulzim Basha të thërrasë në një takim në selinë e PD, 6 kandidatët.

  • Kreu i PSD-së, Gjinushi përçan
    koalicionin e Bashës, i merr 4 parti

     Kreu i PSD Skënder Gjinushi mbledh partitë e vogla, ku diskutuan e institucionalizuan tryezën e reformës zgjedhore. Ajo që bie në sy është pjesëmarrja në këtë tryezë e 4 partive aleate të PD, me peshë në atë koalicion, përkatësisht PLL e drejtuar nga Sulejman Gjana, PBK me kryetar Adriatik Alimadhi, PBKD me kryetar Artur Roshi dhe LDK me kryetar Mhill Geci, duke e lënë këtë aleancë me vetëm 9 parti. 

  • Pobrati:Ja kush është "Belini"
    sigurismi që raportonte artistët

    INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Rrëfimi për vizitën në qelinë e Todi Lubonjës dhe batutat me shefin e sigurimit të kohës.Gazidede bashkëpunoi me Serbinë për Adem Jasharin. Ja çfarë di për Remzi Hoxhën. Luan Pobrati eksperti i Sigurimit të shtetit në një intervistë ekskluzive për shqiptarja.com flet për sigurimsat dhe hapjen e Dosjeve.

  • Meta nga SHBA: Qeveria po merr
    masat pas raportit të 'Doing Busines'

    Qeveria e Shqipërisë po merr të gjitha masat për të adresuar problemet e evidentuara në raportin e fundit të “Doing Business”. Kështu ka deklaruar Kryetari i Parlamentit Ilir Meta gjatë takimit me Drejtorin Ekzekutiv të Bankës Botërore për Rajonin në Uashington DC.

  • Gjylameti i radhit Bashës “aftësitë”
    në 4 postet e tij më të rëndësishme 

    Në një deklaratë për mediat nga selia rozë, deputetja socialiste tha se Basha si politikan ka mashtruar në të gjitha postet e rëndësishme që ka mbajtur, nga ministri Transporteve, i Brendshëm, i Jashtëm, e së fundi si kryetar Bashkie i Tiranës.  VIDEO

  • Fotolajm/ Zyrtarisht kryetari i PD!!
    Basha në poster gjigand si Hoxha 

    Një foto me përmasa kaq të mëdha sapo e sheh të sjell ndër mënd diktatorin Hoxha. Por këtu nuk jemi në një zyrë të Partisë Komuniste por në një të Partisë Demokratike, dhe ky në foto është kreu i të djathtëve Lulzim Basha.

  • Akuzat e PD-së,Tatimet: Punonjësit
    me konkurse, jo me tesera partie

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i ka quajtur shpifje akuzat e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha se në administratën tatimore janë emëruar njerës me kërkesë të partive të koalicionit. Akuzave të Bashës për shkelje ligji i janë përgjigjur edhe Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj.

  • Aksioni kundër informalitetit, Basha
    "Përpjekje për të mbuluar vjedhjet"

    Aksioni kundër informalitetit është luftë ndaj biznesit të vogël, ndërkohë që deputetët dhe ministrat e qeverisë po pasurohen. Kështu është shprehur këtë të shtunë në një konferencë për shtyp kryetari i opozitës Lulzim Basha.  VIDEO

  • Hetimi i dosjeve/ AKKP ndjekje
    penale për ish-drejtorin e Tiranës

    Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka nisur verifikimin e dosjeve të pronave që kanë probleme në dokumentacion si dhe kallëzimin penal për ish drejtuesit e agjencive. AKKP ka bërë të ditur dje se ka dërguar për ndjekje penale një ish punonjës të zyrës së hipotekës Tiranë, drejtorin e Agjencisë Rajonale të Tiranës, grupin e punës së Agjencisë si dhe trashëgimtarët e një sipërfaqe toke. 

  • DEBATET/ Topalli-Bashës: Disa
    kryetarë shitën zgjedhjet në 2013

    Analiza e zgjedhjeve/ Gazeta Shqiptarja.com zbardh debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura në PD. Kritika mbi grupin parlamentar dhe drejtuesit lokalë. kërkohet rishikim i koordinatorëve në rrethe.

  • Projekti/ Kodi Zgjedhor, partia
     e parë merr plus 20 deputetë

    Nëse Partia Socialiste dhe ajo Demokratike bien dakord për ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe zgjedhjen e sistemit me “prim”, dy modelet të cilëve mund t’u referohen janë: sistemi zgjedhor i Greqisë dhe ai i Spanjës.

  • Meta në SHBA takon kongresmenin 
    Pittenger: Vlerësojmë partneritetin 

    Gjatë qëndrimit të tij në SHBA kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka zhvilluar një takim të veçantë me kongresmenin, Robert Pittenger, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.Kongresmeni Pittenger vlerësoi partneritetin me shqipërinë. “E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni sot këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. 

  • Ristani: Tahiri pjesë e trafikut të
    drogës, u përgjua nga italianët

    Partia Demokratike ka akuzuar për të disatën herë Ministrin e Brendshëm të vendit Sajmir Tahiri se është i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike. Në një deklarëtë për mediat sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani akuzoi ministrin se ka dekonspiruar informacionin e policisë italiane.  VIDEO

  • Debate në grupin e PD, përplasen
    deputetët me kryetarët e degëve

    Deputetet e Partisë Demokratike ndihen të përjashtuar nga kryetarët e rinj të degëve në rrethe, në procesin analitik të zgjedhjeve të 21 qershorit. Deputetët i kanë shprehur shqetësimin kryetarit Basha, se po krijohet një hendek në strukturat në bazë duke e bërë më të vështirë analizën e rezultatit zgjedhor. Kjo pakënaqësi e të vjetërve u shfaq në mbledhjen me dyer të mbylluar të thirrur nga kryetari Lulzim Basha

  • Veliaj: Të unifikojmë shoqatat e
    pushtetit vendor në një të vetme

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ndërmarrw i pari hapin për ti shtrirë dorën e bashkëpunimit të gjithë kolegëve të tij të djathtë për të lënë mënjanë bindjet politike dhe për tu bashkuar në një front në mbrojtje të interesave të qytetarëve dhe pushtetit vendor. I pranishëm në Konferencën Kombëtare për Qeverisjen Vendore, Veliaj, ka dalë me një propozim konkret, për të unifikuar shoqatat e pushtetit vendor në një të vetme.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv