Politikë

  • Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko është shprehur dje se, 6 ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë “Berisha”, të paktën në zgjedhjet e fundit vendore kanë punuar kundër Partisë Demokratike. "Nje ish-minister financoi PS-ne.
  • Berisha nuk e mohon takimin me 
    Bin Laden më ‘94: Kurrë me ‘95

    CIA informacion per takimin Berisha Bin Laden ne Tirane me 1994. Ish-presidenti Berisha në reagimin e tij e imposton me dashje takimin më 1995, duke deklaruar se s’ka pasur ai takim me të në këtë vit, aq me ndonjë rast tjetër. Pa mohuar faktin e ndonjë takimi në prill 1994, siç raportin CIA.

  • Veliaj me Al Bader: Bashkëpunim
    për projektet zhvillimore të Tiranës

    Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në një takim, në ambientet e bashkisë së Tiranës, ambasadorin e Shtetit të Kuvajtit në Republikën e Shqipërisë, Najeeb Abdulrahman Al-Bader. Ambasadori Al-Bader bëri me dije se gjatë takimit i përcolli urimet e tij Veliajt me rastin e zgjedhjes në postin e kryetarit të bashkisë së Tiranës.

  • Projekti i qeverisë, në fund të vitit
    26 bashki do kenë plan rregullues

    Brenda tre muajve 26 kryetarë bashkie do të kenë në tryezën e tyre planet e reja rregullues të njësive vendore që drejtojnë. Kjo konfirmohet nga zëvendës ministri i zhvillimit të urban Gjon Radovani, i cili në një intervistë për A1 Report sqaron projektin e qeverisë për finalizimin e këtij procesi jetik të zhvillimit të zonave, sipas hartës së re territoriale.  VIDEO

  • Ku do t'i kalojë pushimet Meta?
    "Më shumë kohë më familjen"

    Në fund të një sesioni “të gjatë” në Kuvend të shoqëruar me debate dhe incidente të shumta, kreu i Kuvendit Ilir Meta sërish nuk heq dorë nga puna. Por, të paktë deri në javën e parë të shtatorit nuk do t’i duhet të drejtojë 139 deputetët e Kuvendit.

  • Meta flet për raportin me Ramën
    "S'janë as në ftohje, as në ngrohje"

    Pozitiv e vlerëson kreu i Kuvendit Ilir Meta këtë sesion parlamentar, duke e mbështetur më së shumti këtë qëndrim në rikthimin e opozitës në Kuvend. Në një intervistë për “Albanian Daily Neës” Meta thotë se parlamenti pati debat aktiv dhe të “ndezur”. Sa i përket zgjedhjeve vendore kryeparlamentari thotë se ato u zhvilluan brenda standardeve të kërkuara.

  • PD: Rama i shfrytëzoi minatorët
    për fushatë, ende pa kushte sigurie

    Partia Demokratike ka akuzuar këtë të mërkurë kryeministrin Rama se ka mashtruar  minatorët për përmirësimin e  kushteve të punës si edhe për paga më të larta. Nga foltorja e selisë blu, Alban Zeneli deklaroi se kryeministri Rama i shfrytëzoi minatorët veç për fushatë elektorale, dhe më pas u kthen atyre kurrizin.

  • Sherri Pollo-Ndoka, PD: Do ta
    çojmë deri në fund dekriminalizimin

    Partia Demokratike ka dënuar incidentin e ndodhur mes deputetit socialist, Arben Ndoka dhe demokratit Genc Pollo në Facebook. PD ka dënuar sulmin e Ndokës duke thënë se “ka beikimn e Ramës për sulmet që bën”.  VIDEO

  • ​Basha: Paratë që mungojnë kanë
    përfunduar në xhepat e qeveritarëve

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon se paratë që mungojnë nga mbledhja e të ardhurave nga doganat dhe tatimet në gjashtë muajt e fundit kanë shkuar në xhepat e qeveritarëve.

  • Veliaj tri detyra administratorëve:
    Tirana xix para fillimit të shkollës

    Tre detyra i la kryebashkiaku Erion Veliaj administratorëve të 24 njësive të bashkisë së madhe të kryeqytetit. E para është ajo e pastrimit të Tiranës në aksionin e 4 shtatorit ku veç firmave kontraktore të pastrimit dhe ushtrisë do të angazhohen edhe qytetarë. Brenda javës ata duhet të kenë gati raportet për të gjitha sheshet dhe trotuaret e zaptuara nga tregtia e paligjshme. Aty ku rezulton se zyrat e shërbimit ndaj qytetarëve nuk janë në katin e parë të njësisë, do të ndërhyhet.  VIDEO

  • Berisha mbështetje Bashës
    deri më 2017, fitorja e shpëton

    Analiza e PD/ SI jane ndare grupimet ne seline e PD dhe linjat qe mbeshtesin. Tre klanet ne PD, strategjite me koalicion me PS apo LSI. Berisha nuk ka ndërmend të rikthehet në PD, duke e lënë Lulzim Bashën të drejtojë këtë parti deri në zgjedhjet e 2017. 

  • Paloka: Koalicioni me PS iluzion 
    mediatik, LSI s'e shohim dot me sy

    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka hedh poshtë në mënyrë kategorike çdo mundësi koalicioni qeverisës të Partisë Demokratike me dy partitë e majta, PS ose LSI. 

  • Reforma në drejtësi, ndryshimet
    në Kushtetutë brenda vitit 2015

    Ndryshimet më të rëndësishme kushtetuese dhe ligjore, në kuadër të reformës në sistemin e drejtësisë, pritet të miratohen gjatë vjeshtës së këtij viti. Kompetencat e Presidentit rishihen ne vjeshte. Miratohet edhe Ligji Organik. Kodi Penal e Civil dhe “Përmbarimi” ndryshojnë në 2016 

  • Pollo-Ndoka sherr virtual në FB
     përmenden gratë dhe kunatat

    Deputeti demokrat Genc Pollo dhe ai socialist Arben Ndoka janë përfshirë në një sherr virtual mes tyre ku janë përmendur kunatat dhe gratë e njëri-tjetrit. E ndërsa Pollo ka publikuar një shkrim ku thuhej se Arben Ndoka ka çuar për prostitucion të kunatën. Ky i fundit i ka komentuar duke i kujtuar atij gruan, ish-gruan dhe ish-vjehrrën. Ndoka e quan injorant, madje dhe perves Pollon dhe e këshillon të merret me punët e familjes së tij.

  • Veliaj: Administratorët sinjal
    bashkisë për ndërtimet pa leje

    “Do zbatohet memorandumi për ndalimin e ndërtimeve për 1 vit”, - Kështu është shprehur kreu i ri i Bashkisë Tiranë gjatë një takimi me banorë të njësisë numër 7, ndërsa theksoi se do të lirohen hapësirat publike për t’a rikthyer komunitet. Sipas Veliajt sfida emergjente është pastrimi i kryeqytetit.  VIDEO

  • Financat e partive, përzgjidhen
    ekspertët që do realizojnë auditimet

    Mbi 20 ekspertë do të hidhen në short për auditimin e fondeve të shpenzuar nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Me përfundimin e afatit të përcaktuar nga KQZ për ekspertët auditues të financimit të partive politike ka rezultuar një numër I ulët I kërkesave , ndonëse është kaluar pragu ligjor për këtë proces.

  • Plani rregullues, 730 mln lekë 26
    bashkive, i bashkohen 5 të djathta

    5 bashki të drejtuara nga demokratët ende pa u zyrtarizuar kanë nisur bashkëpunimin me qeverinë socialiste. Arsyeja e këtij bashkëpunimi në pamje të parë si i vështirë është plani rregullues i qyteteve ku ata drejtojnë.  VIDEO

  • Spaho: Janë 134 milionë dollarë
    të vjedhur nga ulja e traut në dogana

    Pas qëndrimit të ashpër të ish-kryeministrit Berisha për politikat fiskale të qeverisë të cilat sipas tij detyruan FMN të largohej nga Shqipëria, ka ardhur reagimi zyrtar i Partisë Demokratike. Nga selia blu nënkryetari Edmond Spaho tha se performanca e dobët e qeverisë së majtë bëri që FMN të ndërmarrë një vendim të tillë ekstrem.  VIDEO

  • Ligji për “Noterët” ndryshon në 
    2016, numri sipas bashkive të reja

    Reforma ne drejtesi/ Shërbimi i “Noterisë” do të pësojë ndryshime të rëndësishme nga reforma në sistemin e drejtësisë. Licencimi sipas numrit te banoreve. Shkolle e posacme per noteret e ardhshem.

  • Në 26 bashki bllokohen lejet e
    ndërtimit, do ketë plane të reja

    Qeveria ka miratuar fondin e posaçëm për rishikimin e planeve urbanistike në 26 bashki të reja. Me një vendim të tillë lejet e ndërtimit do të jenë të pezulluara në të gjitha bashkitë deri në daljen e një plani të ri rregullues. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv