Politikë
-
Në mbledhjen e djeshme të KQZ-së, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti kërkoi që për të gjithë kryetarët aktualë të komunave, njësi të cilat nuk do të ekzistojnë pas ndarjes territoriale, të kërkohet mbledhja e firmave nëse do të duan të garojnë për bashkitë e mëdha. 8 Prill 2015, 07:42
-
Haxhinasto: Personat me aftësi
7 Prill 2015, 21:02
të kufizuar, lehtësira në transportMinistri i prezantoi përfaqësuesit e shoqatës me planin e masave të qeverisë, për të plotësuar edhe me tej kuadrin rregullator në këtë fushë dhe më konkretisht për përshtatjen e kushteve teknike të autobusëve për personat me aftësi të kufizuar.
-
KQZ:Brenda 9 prillit partitë të sjellin
7 Prill 2015, 18:37
propozimet për anëtarë të KZAZ-veKomisioni Qendror i Zgjedhjeve caktoi të martën datën 9 prill si afatin brenda të cilit partitë politike duhet të sjellin emrat e anëtarëve me të cilët do të përfaqësohen në komisionet zonale të administrimit zgjedhor (KZAZ).
-
PD-ja përcakton kandidatin për
7 Prill 2015, 17:58
Gjirokastrën, në garë Igli KokalariIgli Kokalari do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për kryetar bashkie në Gjirokastër. Ky emër është bërë i bërë publik nga anëtari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Demokratike, Tritan Shehu.
-
Reforma në drejtësi, Ibrahimi: Ne
7 Prill 2015, 16:44
ofrojmë alternativa, vendos politikaPas më shumë se dy muaj punë grupi i 20 ekspertëve të drejtësisë kanë bërë gati draftin me evidentimin e problematikave apo fotografimin e situatës në institucionet e drejtësisë. Në një intervistë për televizionin A1 Report një prej ekspertëve të drejtësisë që ështe pjesë e ketij grupi Gent Ibrahimi është shrehur se shpejti materiali prej 400 faqësh do t’i prezantohet komisionit të posaçëem për refomën në drejtësi.
VIDEO -
Administrativja rrëzon PD për
7 Prill 2015, 17:02
AMA-n Boçi:Ankimojmë vendiminGjykata administrative ka rrëzuar Partinë Demokratike e cila paditi Kuvendin për procedurën e ndjekur për zgjedhjen e anëtarëve të AMA dhe të kryetarit të këtij institucioni. Deputeti Luçiano Boçi tha se vendimi do të ankimohet në shkallët e tjera të gjyqësorit.
VIDEO -
Gjata për dekriminalizimin: Duhen
7 Prill 2015, 15:30
ndryshime rrënjësore, të pyetet KQZNë kohën kur debati politik vijon për mënyrën se si duhet realizuar dekriminalizimi, konstitucionalistët hedhin idenë e ndryshimeve rrënjësore në kushtetutë. Çlirim Gjata mendon se kjo kërkon një ndërhyrje serioze në mënyrë që kushtetuta të mos ndryshohet sipas orekseve politike, ndërsa mendon se KQZ duhet të japë mendim në këtë proces.
VIDEO -
PD: Prenga me precedentë në Itali
7 Prill 2015, 15:02
ndryshoi emrin. Deputeti: ShpifjePartia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme Armando Prengën si një deputet tjetër nga mazhoranca për të shkuar kriminale dhe që është futur në Kuvend nga Edi Rama. Por në një reagim për A1 Report, deputeti i PS Prenga i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura duke i cilësuar si një fushatë shpifshjesh ndaj tij.
-
Blushi: Kandidatët e Tiranës i ka
7 Prill 2015, 14:52
propozuar një njeri, pa transparencëKandidatët e Tiranës fatkeqësisht janë propozuar vetëm nga një i person dhe procesi duhet të kishte qenë më transparent. Kështu ka thënë sot menjëherë pas mbledhjes së Grupit Socialist deputeti Ben Blushi.
VIDEO -
Padia ndaj Bodes, PD: Rama-Meta
7 Prill 2015, 14:36
sulm politik përmes ILDKPPartia Demokratike ka reaguar pas kallëzimit të bërë nga ILDKP për ish-Ministrin e Financave Ridvan Bode i akuzuar për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Përmes një njoftimi për mediat, PD e cilëson këtë si një porosi politike e Edi Ramës për të sulmuar opozitën.
-
Basha: Vijojmë bisedimet me aleatët
7 Prill 2015, 14:10
Bashkëpunojmë me ‘vullnetmirët’
Aleatët:25 BashkiKryedemokrati Lulzim Basha konfirmon vijimësinë e negociatave me aleatët e djathtë, por kësaj radhe zoti Basha ishte i qartë kur tha se do të ketë bashkëpunim me të gjitha ato forca politike që kanë vullnet pozitiv për ringritjen e vlerave të së djathtës. Deklarata vjen një ditë pasi Republikanët propozuan zyrtarisht kandidaturën e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit, duke lënë të hapur mundësinë për të shkuar të vetëm në zgjedhje nëse nuk merret në konsideratë ky propozim.
VIDEO
Doda: Shkodër, të kandidojë Ademi
ARKIVA - Lajme të tjera pë zgjedhjet e qershorit -
Lirimi i Frrokut, Berisha publikon
7 Prill 2015, 14:05
sms: Favoret që përfitoi gjykatësiIsh-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një mesazh të dërguar nga një qytetar, që sipas tij fakton se gjykatësi i cili vendosi të shpallë të pafajshëm Arben Frrokun për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj, ka zbatuar porosinë e dyshes Rama-Meta. Po pervec tekstit te mesazhit, Berisha si gjithmone nuk ka sjelle asnje prove.
-
Serbi, Vuçiç-Ramës: Shqipëria
7 Prill 2015, 13:30
dhe Kosova s’do bashkohen kurrë!Kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Kosova dhe Shqipëria nuk do të bashkohen kurrë së bashku, duke iu kundërpërgjigjur kështu deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.
VIDEO -
Meta me delegacionin saudit: Shtim
7 Prill 2015, 13:09
të investimeve arabe në ShqipëriKryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot një delegacion parlamentar të Arabisë Saudite të kryesuar prej Dr. Zuhair bin Fahad bin Jaber Al-Harthy, Nënkryetar i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë. Delegacioni shoqërohej prej Ambasadorit të Arabisë Saudite në Shqipëri Talat Salem Radëan.
-
Hapja e dosjeve, Doda: Rezolutë
7 Prill 2015, 12:13
për dënimin e figurës së HoxhësKomisioni i Sigurisë shqyrtoi sot dy projektligjet për hapjen e dosjeve teksa vendosi që të kalojë për votim në parlament ligjin e hartuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale. Por krahas kësaj debatet ndërmjet përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës kanë shoqëruar mbledhjen e Komisionit të Sigurisë.
VIDEO -
PD: I dhatë Lagunën e Patokut
7 Prill 2015, 11:03
Prenga: Shpifje, e ka Paulina HotiPD akuzoi qeverinë se i ka dhënë në mënyrë klienteliste lagunën e Patokut vëllait të deputetit të PS Armando Prenga. Reagon deputeti Prenga per A1 Report. Laguna i është dhënë me tender klientelist nipave të ish-deputetes së PD Paulina Hoti. PD: Prenga me të shkuar kriminale në Itali, ndryshoi identitet
VIDEO -
PD pa kandidat për Durrësin
6 Prill 2015, 18:41
Mediu prezanton Dukën nga PRFatmir Mediu prezantoi Agron Dukën si kandidatin e Partisë Republikane për Bashkinë e Durrësit. Ndonëse Partia Demokratike nuk ka vendosur ende përballë propozimit të republikanëve, kryetari i kësaj force politike Mediu tha para strukturave të PR-së në qytetin bregdetar, se Duka është i vetmi kandidat që mund të përfaqësojë interesat e qytetarëve.
VIDEO -
Milo: Gati koalicioni me PS nëse
6 Prill 2015, 17:14
respektohet marrëveshja e 2013Partia Demokracia Sociale e drejtuar nga Paskal Milo mund t’i bashkangjitet koalicionit të majtë të drejtuar nga Partia Socialiste. Për A1 Report zoti Milo shprehet se është i gatshëm të pranojë ofertën e PS, por më parë duhet të respektohet marrëveshja për bashkëqeverisje e 2013-ës.
VIDEO -
Zgjedhjet e 21 Qershorit me Kod
6 Prill 2015, 16:22
të ri, Nishani dekreton ndryshimetPresidenti i Republikës Bujar Nishani ka dekretuar ligjin e ri për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, të cilat vijnë si rrjedhojë e hartës së re territoriale me 61 njësi vendore.
-
Shkëlzen Berisha koalicioni Rama–
6 Prill 2015, 14:57
Topi: Më kujton "Tope Tope o Papagalos"Shkëlzen Berisha, djali i ish-Kryeministrit, Sali Berisha ka reaguar në facebook në lidhje me koalicionin e mundshëm që partia Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Bamir Topi, do të bëjë me mazhorancën për të hyrë sëbashku në zgjedhjet e 21 qershorit.