Politikë
-
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë socialiste në një prononcim për mediat 3 deputetët, Koço Kokëdhima, Mimoza Hafizi dhe Namik Dokle kanë komentuar zhvillimet e fundit brenda partisë. 20 Korrik 2015, 14:04
-
Deputetët socialist do votojnë
20 Korrik 2015, 13:39
pro projektligjit të arsimit të lartëKa përfundon mbledhje e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste ku është diskutuar edhe projektligji për arsimin e lartë që do të votohet nesër në Kuvend.
VIDEO -
'Shpërthen' Arta Dade: Kriminel!
20 Korrik 2015, 11:49
Berisha çoi fishekë në SrebrenicëKryetarja e komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme Arta Dade hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha kur e cilësoi kriminel. "Berisha ka furnizuar me naftë makinerinë e Millosheviçit", - tha Dade, ndërsa i vijoi akuzat e saj edhe për raste të tjera që sipas saj e përfshijnë ish-kreun e qeverisë së djathtë edhe në masakrën e Srebrenicës. "Ministrat e PD-së kanë çuar fishekë në Ruanda. Berisha ka çuar edhe fishekë në Srebrenisë, atje ku është bërë masakra", -tha Dade.
VIDEO -
Ligji i arsimit të lartë, Fuga e Marku:
20 Korrik 2015, 11:19
Heshtja e opozitës gjysëm mbështetjeNjë ditë para se sa kuvendi të diskutojë në seancë plenare ligjin e arsimit të lartë , kryetari i opozitës ka njoftuar votën kundër këtij projekti që zoti Basha e cilësoi fatal për arsimin në vend.
VIDEO -
Rama në Rai 3: Nuk është e lehtë
20 Korrik 2015, 08:15
por e duam BE-në me çdo kusht!Mëngjesi i kësaj të hëne ka nisur ndryshe për kryeministrin Edi Rama. Kreu i qeverisë shqiptare ishte i ftuar në emisionin “Agora Estate” në televizionin italian Rai 3. "Ne duam të hyjmë në Evropë me të gjitha kushtet”, - tha Rama. Edhe pse i ndërgjegjshëm se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh: Vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh.
VIDEO -
Financial Times: Surpriza e Ramës
19 Korrik 2015, 11:39
për kancelaren gjermane MerkelNë fillim të këtij muaji, kancelaria gjermane Angela Merkel bëri një shkëputje të vogël nga negociatat torturuese për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën financiare në Greqi. Ajo udhëtoi me mision për të forcuar marrëdhëniet me vendet e Ballkanit. Ndalesa e parë ishte Shqipëria, ku kryeministri Edi Rama e mirëpriti atë me të gjitha adetet e zakonshme diplomatike (ishte vizita e parë e Merkel) – dhe një surprizë ekstra.
-
Mediu: Rama e Basha në tryezë
19 Korrik 2015, 10:10
të gjendet gjuha për reformatKa ardhur koha për të gjetur zgjidhje që u shërbejnë shqiptarëve dhe për të larguar të keqen. Kjo zgjidhje sipas Fatmir Mediut vjen duke u ulur në tryezë dy liderët e politikës Rama dhe Basha. Sipas kryetarit të PR-së ky bashkëpunim nuk duhet të referohet bashkëqeverisjes por praktikave më të mirat për të larguar të keqen dhe oligarkinë korruptive.
VIDEO -
CIA: Në 1994 Berisha kërcënoi:
19 Korrik 2015, 09:43
Bashkëpunoj me radikalët islamAgjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës ka shprehur shqetësimin se qeveria e Presidentit Berisha, në vitin 1994, kishte kërcënuar se do të merrte ndihmë ushtarake nga vendet islamike. Në një dokument të CIA-s përmenden qartësisht Irani dhe Libia, si vendet që Tirana i shikonte të mundshme për t’iu drejtuar për ndihmë.
-
Intervista/ Bedri Hoxha: Në krye të
19 Korrik 2015, 02:26
PD janë njerëz të futur nga dritarjaDeputeti demokrat i Qarkut të Dibrës, Bedri Hoxha konsideron se një nga faktorët e humbjes së thellë të PD-së në 21 qershor, ishin njerëzit e katapultuar e të vendosur në krye të skuadrave zgjedhore.
-
Zgjedhjet në PS, jashtë gare
19 Korrik 2015, 07:19
kandidatët që humbën votaPartia Socialiste nuk humb kohë për zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese të saj. Asambleja Kombëtare e mbledhur dje ka vendosur thirrjen e Kongresit në fillim të janarit të vitit 2016. Në këtë Kongres do të votohen ndryshimet në statut si dhe do të zgjidhen anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Asambleja, anëtarësia ndahet në gjashtë kategori
Freskohet anëtarësia, objektivi të arrihen 150 mijë -
Rriten kuotat për anëtarët e PS,
19 Korrik 2015, 02:25
nuk ndryshojnë për deputetëtAsambleja e Partisë Socialiste ka miratuar dje kuotat që duhet të paguajë secili anëtar i kësaj force politike.
-
PS freskon anëtarësinë, ikin
19 Korrik 2015, 02:23
jo aktivët, objektivi 150 mijëSynimi i Partisë Socialiste është që vitin tjetër, 25 vjetorin e saj ta festojë me një anëtarësi prej 150 mijë vetash.
-
S’votohet për kryetarin e PS,
19 Korrik 2015, 02:21
Blushi përplaset me RamënPartia Socialiste nuk do të zhvillojë zgjedhje për kryetarin e saj. Asambleja e mbledhur dje nuk mori ndonjë vendim për numrin një të partisë dhe asnjë nga 7 vendimet e marra, nuk përmendte zgjedhjet për rikonfirmimin e Ramës apo hapjen e garës.
-
PS përcakton kuotat e anëtarësisë
18 Korrik 2015, 16:50
studentët 30 lekë, deputetët 6000Një vendim i rëndësishëm që u mor në mbledhjen e asamblesë kombëtare të Partisë Socialiste ishin edhe miratimi i kuotizacioneve mujore.
-
Mbyllet Asambleja,Balla:Kur partia
18 Korrik 2015, 15:15
fiton zgjedhjet,kryetari i konfirmuaPas 3 orës diskutimesh, ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në përfundim të saj deputetët Taulant Balla dhe Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i cilësuan shumë të rëndësishme punimet e kësaj asambleje.
VIDEO -
Digjet makina e Telitit, Rroshi
18 Korrik 2015, 14:57
reagon ndaj akuzave të PD-sëDeputeti i PD, Eduard Halimi ka denoncuar në Durrës djegien gjatë natës së makinës së Armand Telitit. Sipas PD zjarrvënie ka qenë e qëllimshme për shkak të Teliti zbardhi gjatë zgjedhje, deportimin e votuesve në Durrës dhe Kavajë. Halimi hedh akuzat mbi kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako dhe atë të Kavajës Elvis Roshi. PD i ka bërë thirrje policisë të zbardhë ngjarjen.
VIDEO -
Këlliçi: PD-ja nuk do ta pranojë
18 Korrik 2015, 12:54
kurrë padrejtësinë ndaj pronarëve“Partia Demokratike nuk do ta pranojë kurrë padrejtësinë ndaj pronarëve”. Kështu është shprehur Belind Këlliçi, drejtor i Departamentit për të Përndjekurit Politikë dhe Pronarët, në një deklaratë duke theksuar se dyshja Rama-Meta vazhdojnë ta thellojnë rekordin e tyre negativ dhe korruptiv.
VIDEO -
Asambleja e PS, Rama: Kongresi
18 Korrik 2015, 08:09
do të mblidhet në Janar 2016-tëAsambleja Kombëtare e Partia Socialiste nisi sot punimet, ku në qendër të saj ishte analiza e rezultatit zgjedhor të 21 Qershorit. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama në fjalën e tij tha se me zgjedhjet e 21 qershorit PS-ja fitoi sfida të rëndësishme, por ka ende shumë punë përpara për të bërë e për të ecur në drejtimin e duhur.
VIDEO -
Asnjë pengesë për Veliajn, PK
17 Korrik 2015, 15:51
tërhiqet nga ankimimi për TiranënNuk ka më asnjë pengesë ligjore për ceremoninë e marrjes së detyrës nga kryebashkiaku i ri i Tiranës Erion Veliaj. Partia Konservatore që ankimoi në KQZ rezultatin në disa kuti për Këshillin Bashkiak nuk do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor për rrëzimin e kësaj kërkese nga KQZ, duke i dhënë kështu fund maratonës ankimore të partive politike për zgjedhjet e 21 qershorit. Javën që vjen KQZ pritet të certifikojë rezultatin për këshillin bashkiak.
VIDEO -
Vazhdojnë dorëheqjet në Bashki,
17 Korrik 2015, 09:38
njerëzit e Bashës me pushimeKanë ngelur vetëm pak ditë para se Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, të bëjë betimin në Këshillin Bashkiak. Ditët e fundit është vënë re se punonjësit në bashki shkojnë më herët në punë se orari zyrtar. “Check-in”, bëhet disa minuta para se të shkojë ora 8:00 e mëngjesit, ndërsa “Check-out”, bëhet pas orës 16:00.