Politikë

  • Dibra voton nesër për zgjedhjen e kryetarit të ri të bashkisë. Procesi i votimin fillon në orën 07:00, ku të gjitha qendrat e votimit do të jenë të hapura. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon se e gjithë baza materiale zgjedhore u mor në dorëzim nga Komisionet e Qendrave të Votimit pranë KZAZ-së, nr. 19, Dibër.  Administrata e KQZ-së e cila ndodhet në Dibër, ka bërë trajnimin e komisionerëve të Qendrave të Votimit, të cilët u paraqitën për të tërhequr bazën materiale zgjedhore pranë KZAZ-së, nr. 19.
  • Nga makina super luksoze te SHIK-u
    i Gazidedes,tabloja e PD-së në Dibë

    Fushata për Dibrën ka qenë një fushatë e shkurtër në kohë por intensive në përmbajtje. Këtë e kanë treguar më së miri edhe ngjarjet e ndodhura. Që nga kërcënimi i kandidatit Shehu ndaj një polici te rrahja barbare që ju bë administratorit Nuri Meda, që nga zbarkimi i gjithë politikanëve kryesorë nga të dyja kampet e deri te videoja e famshme e kandidatit Rama që la në mes fushatën për të mjekuar të dhunuarin nga PD, janë momentet që do mbeten në memorjen e të gjithëve, jo vetëm të dibranëve.

  • LSI letër Veliajt: Merr masa për
    lehtësimin e trafikut në Tiranë

    Këshilltarët e LSI i kërkojnë kryebashkiakut Veliaj që të hapë sa më parë "Unazën e Vogël" e cila do të shërbente si një zgjidhje afatmesme dhe jo afatgjatë. Këshilltarët e LSI e cilësojnë alarmantë situatën e krijuar pas bllokimit të qarkullimit në shëshin "Nënë Tereza" dhe stadiumit "Qemal Stafa". Ata i bëjnë thirrje bashkisë që të marrë masa urgjente për të siguruar lëvizjen e qytetarëve.

  • Zgjedhjet, KQZ: Partitë po pengojnë
    shpërndarjen e bazës materiale

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një deklarate për mediat ngre shqetësimin dhe u bën apel komisionerëve të partive politike që të paraqiten për të tërhequr materialet zgjedhore.  VIDEO

  • 2 momentet simbol të fushatës në
    Dibër që flasin për kandidatët (video)

    Nesër dibranët do të votojnë për të zgjedhur Kryetarin e ri të Bashkisë. Edhe pse fushata zgjedhore ka qenë e shkurtër, ajo ka qenë mjaft intensive. Partia Demokratike ka zbarkuar e gjitha në Dibër, me shpresën se një fitore e mundshme do të rikthejë shpresat e demokratëve për një rezultat pozitiv në vitin 2017. 

  • PD takim me maturantët, Duma:
    Ekselentët janë jashtë universiteteve

    Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike dhe ai për Aksionin Qytetar Ervin Salianji kanë takuar sot maturantët të cilët nuk janë shpallur fitues në fazën e parë të përzgjedhjes së maturantëve për në universitete.  VIDEO

  • Dibër, partitë politike ndryshojnë
    komisionerët 24 orë para zgjedhjeve

    Partitë politike ndryshojnë komisionerët e tyre në qendrat e votimit. Një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme për bashkinë e Dibrës, partitë politike kanë ndryshuar komisionerët në 116 QV nga 118 që janë gjithsej.  VIDEO

  • Zgjedhjet e Dibrës,nis shpërndarja e
    materialeve zgjedhore për çdo qendë

    Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka nisur shpërndarjen e materialeve zgjedhore në të gjitha Qendrat e Votimit në këtë bashki, proces i cili ka nisur pas trajnimit të anëtarëve të Qendrave të Votimit.  VIDEO

  • Zgjedhjet lokale, sot heshtje në Dibër
    nesër sfida në kutitë e votimit 

    Beteja mes Muharrem Ramës dhe Sherefedin Shehut zhvillohet në heshtje që prej sekondave të para të ditës së sotme deri në mesnatë. Zyrtarisht dhe ligjërisht dy shtabeve elektorale nuk ju lejohet të bëjnë fushatë, të paktën publikisht, teksa verdikti i qytetarëve dibranë do të vendoset nesër në kutitë e votimit.  VIDEO

  • 'Peshqit' e mëdhenj, 3 kategoritë
    e zyrtarëve që rrezikojnë prangat

    Tre janë kategoritë e funksionarëve të lartë, në radhët e të cilëve Brukseli pret arrestime dhe dënimet të formës së prerë, si shenjë e zbatimit të Reformës në Drejtësi dhe vullnet për të avancuar në rrugën e integrimit. Ata i përkasin botës së politikës dhe drejtësisë.  VIDEO

  • Prapaskenat, Washingtoni
    shuplakë PD-së për Vettingun

    Partia Demokratike ka një arsye më shumë për t’u menduar para se të ankimojë ligjin e Vetingut në Gjykatën Kushtetuese, sikundër ka paralajmëruar. Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka konfirmuar ligjshmërinë dhe përputhshmërinë me standardet më të mira ndërkombëtare të 71 neneve të ligjit për vlerësimin kalimtar të prokurorëve dhe gjyqtarëve, i quajtur ndryshe ligji i Vetingut.  VIDEO

  • Gara për Dibrën, mbi 57 mijë
    zgjedhës do votojnë të dielën

    Mbi 57 mijë qytetarë më të drejtë vote do ti drejtohen këtë diel kutive të votimit në Dibër për të zgjedhur  kryebashkiakun  e ri  të tyre. Në këtë garë, kandidai i maxhorancës Muharem Rama mban numrin një në fletën e votimit, ndërsa kandidati i opozitës Sherefedin Shehu i opozitës mban numrin dy në fletën e votimit. Banorët  e 14 njësive admisnitrative të kësëj bashkie do të votojnë në 118 qendra votimi në të gjithë zonën.
     

  • Emigrantët, Bushati: Shqipëria
    në operacionin e NATO-s në Egje

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën për Siguri dhe Stabilitet,  që po zhvillon punimet në Rodos në datat 8-9 shtator 2016.  Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, kandidate, dhe Vendeve Arabe.

  • Foto/ Betohet para presidentit
    Nishani ministri Sokol Dervishaj

    Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj u betua sot para Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Kuvendi miraton me 72 vota dekretin për shkarkimin e Edmond Haxhinastos si Ministër i Transporteve, pas dorëheqjes së tij. 

  • Nishani pret zyrtaren e lartë amerikane
    së shpejti takimi me Obamën në OKB

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Zëvendës Asistenten Kryesore të Sekretarit të Shtetit në Zyrën për Burimet Energjetike, Ambasadoren Mary Burce Warlick, e cila ndodhet në Shqipëri në një vizitë pune në kuadrin e një turi rajonal.
     

  • Zgjedhjet në Dibër, KQZ apel partive:
    Dërgoni komisionerët për trajnim

    Në një kohë që na ndajnë vetëm tre ditë nga zgjedhjet për kryetar bashkie në Diber, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka drejtuar një apel partive politike. KQZ u ka komunikuar partive që të dërgojnë pranë këtij institucioni komisionerët për trajnim.

  • PD mbyll fushatën në Dibër,Basha:
    Rama varrosi rrugën e Arbrit

    Partia Demokratike ka mbyllur fushatën elektorale në Dibër. Në takimin përmbyllës të së djathtës, në mbështetje të kandidatit Sherefedin Shehu për Bashkinë e Dibrës ishin të pranishëm të gjithë aleatët e së djathtës, kreu i PR, Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dashamir Shehi, kreu i PDK Nard Ndoka, kreu i AK Kreshnik Spahiu dhe kreu i PAA Agron Duka. VIDEO 

  • Revoltohet qytetarja tek kryesia
    e Kuvendit, largohet nga policia

    Pranvera Mehmeti është një nënë 56-vjeçare e cila këtë të premte kërkonte zgjidhje nga depuetetet e zonës, pasi i ishin përplasur më herët shumë dyer institucionesh lokale e qendrore.  VIDEO

  • Vëzhguesit Vendorë: Dibra,fushatë
    e ngarkuar dhe me akuza politike

    Fushatë e ngarkuar me akuza politike. Me këtë konkluzion ka dalë Koalicioni i Vëzhguesve Vendor në përfundim të fushatës elektorale për zgjedhjet në Dibër. Këto të dhëna u bënë publike nga drejtues të koalicionit të vëzhguesve.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv