Politikë

  • Këshilltarët bashkiake të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës denoncuan sot bilancin 1 vjeçar të punës së kryebashkakut Erion Veliaj, që sipas tyre është një bilanc rrënimi e paligjshmërie. Kreu i këshilltarëve, Leonard Olli deklaroi se Tirana ka mbyllje masive të biznese, rritje taksash, abuzime me fondet publike si dhe projekte klienteliste.  VIDEO
  • Kuvendi: Reforma në kalendar
    gabim teknik në zbardhjen e pr/ligjit

    Kuvendi ka reaguar zyrtarisht lidhur me përfshirjen e draftit e reformës në drejtësi në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Në një njoftim për shtyp thuhet se grupi i PD është keqkuptuar, pasi nuk bëhet fjalë për draft, por për një gabim teknik në zbardhjen dhe hedhjen e materialit në faqe. "Gabimi teknik në zbardhjen dhe hedhjen e matarialit në faqe, i njëjti projektligj u hodh dy herë", thuhet në reagimin e Kuvendit.

  • PD: Rama nis aferën e stadiumit
    'Qemal Stafa',  ikën si sheik në Francë

    Partia Demokraktike vijon me akuzat ndaj Kryeministrit Rama për çështjen e stadiumit ‘Qemal Stafa’. Sipas PD-së Rama ka nisur me aferat e stadiumit, duke prishur në mënyrë të paligjshme ansamblin në fasadën e Qemal Stafës, pjesë e trashëgimisë kulturore.

  • 'Drejtësia' Meta fton Bashën në
    takim: Të pres deri të hënën

    Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh në një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, se ka ftuar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim për të diskutuar reformën në drejtësi. Meta tha se drafti duhet të kalojë në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit, ndërsa gjithashtu theksoi se duhet adresuar zgjidhja e miratimit të reformës. Meta tha se takimi duhet të zhvillohet deri ditën e hënën. VIDEO

  • Paloka: Negociojmë për drejtësinë
     nëse tërhiqet drafti nga Kuvendi 

    Partia Demokratike i ka kërkuar administratës së Kuvendit që të sqarojë përfshirjen e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Kryetari i grupit parlamentar, Edi Paloka u shpreh se opozita është informuar për një gabim të administratës. Sipas tij, përfshirja e draftit nuk është lapsus, por një tentativë e Ramës për të kaluar në fshehtësi reformën në drejtësi. VIDEO

  • Vasili: Drafti i drejtësisë s'është
    futur në kalendar, ishte lapsus

    Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Petrit Vasili deklaron se drafti i reformës në drejtësi nuk është futur në kalendarin 3-javor të punimeve të Kuvendit. Sipas tij, publikimi i kalendarit me përfshirjen e reformës, ka qenë një lapsus i administratës së Kuvendit, qëduhet sqaruar.  VIDEO
     

  • Reforma në Kuvend, Berisha: Akt
    banditeskt, u falsifikua kalendari

    Ish- kryeministri Berisha ka reaguar për futjen e draftit të Reformës në Drejtësi në kalendarin 3-javor të Kuvendit duke e cilësuar si një akti banditeskt përmes falsifikimit.
     “Parlamenti i vrasësve, trafikantëve, hajnave, përdhunuesve, më së fundi falsifikon kalendarin e tij".

  • Negociatat për "drejtësinë"
    Lu e Vlahutin takim me Metën 

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu si dhe ajo e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin takuan për rreth 1 orë kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Takimi u zhvillua në zyrën e Metës, në kryesinë e Kuvendit.  VIDEO

  • PDIU, Mamo: Çështja çame 
    zgjidhje anëtarësimi në BE

    PDIU falënderon zyrtarët e lartë shqiptarë për qëndrimet e fundit për çështjen greke, por shprehet e pa kënaqur për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Në fjalën e tij në seancën plenare, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se kjo çështje zgjidhet me anëtarësimin në BE. Ai shtoi se Greqia kërcënon integrimin e Shqipërisë, ndaj tha se votimi i reformës në drejtësi, shmang mundësinë e Greqisë për të vendosur shkopinj nën rrota në procesin integrues.

  • Izet Haxhia: Si e solli UDB
    Sali Berishën në pushtet

    Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, identifikon UDB e ish-Jugosllavisë si themelin e lidhjeve të Sali Berishës me amerikanët. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Haxhia komenton luhatjet e raporteve ndër vite të Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin vendimtar të qarqeve e lobeve serbe.

  • Shenasi Rama: Saliu e bëri leckë
    Bashën para SHBA, s’ka reformë

    Ekskluzive/Veprimtari shqiptar në SHBA, Shenasi Rama, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ka komentuar përplasjen mes opozitës shqiptare dhe Uashingtonit për Reformën në Drejtësi. Rama shprehet se Sali Berisha e ka bërë leckë Lulzim Bashën, duke e kthyer në një kafaz ambasadash, referuar konfliktit me Perëndimin për projektin kushtetues. 

  • PS Tiranë feston 25-vjetorin, Ruçi:
    Lufta për fitore mbetet e ashpë

    Partia Socialiste e Tiranës ka festuar 25-vjetorin e krijimit. “Lufta mbetet e ashpër, po ashtu dhe mjetet e përdorura nga kundrështari” u shpreh kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili foli për një frymë të partisë për zgjedhjet e 2017-s.  VIDEO

  • Pas izolimit nga SHBA-BE, Berisha
    takim me qesharakun e Antonio Razzi

    Kur SHBA, Brukseli dhe Berlini, si rrallë ndonjëherë, kanë izoluar Partinë Demokratike, duke e shpallur kundërshtare të Reformës në Drejtësi, Sali Berisha trumbeton si një sukses në politikën e jashtme, një takim me një prej figurave më qesharake të politikës italiane, për habi mik i diktatorit Kim Jong Un.

  • Bllofi i radhës i Berishës, akuza
    Tahirit me foto droge të 1912 në Rusi

    Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka akuzuar sërish sot Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për plantacione të mbjella me drogë në Fier, por fotot që Berisha ka publikuar në Facebook janë në internet, madje njëra prej tyre i përket vitit 1920 në Rusi.

  • Flamur Noka kërcënon të riun: Ti që
    merresh me mua do të të rrjep si cjap

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një 23-vjeçar.
     

  • Kuvendi rrëzon dekretin e Nishanit 
     ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare’

    Me 73 vota në seancën e sotme plenare është rrëzuar dekreti i Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të republikës së Shqipërisë” .

  • VOA zbardh arsyen e deklaratës
    së fortë të SHBA kundër PD-së

    Reforma në Drejtësi, burime ndërkombëtare i thanë Zërit të Amerikës se para takimit Rama-Basha, palëve iu paraqit një variant i ri ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet: “Qeveria e pranoi 100 për qind. Opozita këmbënguli te vendet e rezervuara". VIDEO

  • Bamir Topi: Politika e mbushur me
    maskarenj, PD bllokon reformën

    Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e quan tendencë për të kapur sistemin e drejtësisë, insistimin e opozitës për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë. Topi thotë se opozita po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën në drejtësi. Topi nxit mazhorancën ta çojë draftin në kuvend dhe nëse ai nuk arrin të marrë 94 vota, atëherë t’i drejtohet popullit në Referendum.

  • PD ironizon panairin, Salianji:
    Mungon përgjuesi, Shullazi e Balili

    Partia Demokratike ironizon panairin e Policisë së Shtetit, ku janë ekspozuar disa prej pajisjeve dhe mjeteve të bluve. Sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji ishte sot pranë panairit të Policisë. Ai tha se panairit i mungon pajisja e përgjimit, Emiliano Shullazi, Kelmend Balili si dhe makina me targa AA 003 GB, akuzuar nga demokratët se transportonte drogë.  VIDEO

  • Mandati i Leskajt, Toçi: Vali është
    zonja që i dha leksion politikës

    Fitorja e Valentina Leskajt në betejën me opozitën në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj, është përcjellw me komente pozitive ndër socialistë. Kryeministri Rama u kërkoi sot në seancë demokratëve t’i kërkonin falje deputetes, teksa deputeti Fatmir Toçi, e ka quajtur Valentina Leskajn, si zonja që i dha leksion politikës. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv