Politikë

  • Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë në mbledhjen e pasdites së sotme vetëm vijueshmërinë e mandatit të deputetit të Qarkut të Shkodrës, Mark Frroku.
  • Olta Xhaçka: Po lobojmë
    për 50 % gra në parlament

    Gratë deputete po lobojnë për ndryshime ligjore që ashtu si për këshillin bashkiak, të bëhet e detyrueshme që një në 2 emra të jetë femër. Kryetarja e Forumit të Gruas në PS, Olta Xhaçka, tha në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” se është shpresëplotë për këto ndryshime.

  • Beteja për punën, viti 2020
    “parajsa” e ish-sigurimsave

     Ligji për hapjen e dosjeve do të penalizojë të gjithë ata të cilët do të synojnë një post të lartë në administratën shtetërore apo do të tentojnë të hyjnë në politikë përmes votës në Kuvendin e Shqipërisë. Afati 5 vjeçar i ligjit, ja si përfitojnë ata ish-spiunë që kanë qenë 18, 20, 25 e 30 vjeç kur ra diktatura.

  •  Ish-sigurimsat, largimet nga
      puna deri në 31 mars 2020

    Hapja e dosjeve të zyrtarëve publikë, apo verifikimi i atyre që duan të marrin një post të tillë, do të bëhet deri në 31 mars 2020. Zbardhen procedurat. Pas 5 vitesh bashkëpunëtorët e sigurimit do të marrin amnisti. Spiunët që në vitin 1991 ishin nën 18  vjeç, do t'u mbyllen dosjet, u shpëtojnë verifikimeve. Ja procedurat e reja për marrjen në punë.

  • Zgjedhjet, përçahen të rinjtë e
    PD-së, akuza ndaj kandidatëve

    Zgjedhjet për kryetarin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, kanë marrë ritmin e një përballje pa kompromis mes kandidatëve, ndryshe nga sa u tha në fillim për një garë të paracaktuar. 

  • Debate në kryesinë e PD në Kavajë
     Gjysma s’ka votuar kandidatin e PD

    Mbledhja e sotme e kryesisë së degës së Partisë Demokratike në Kavajë me rend dite analizën e humbjes së zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, është përfshirë nga debate të ashpra mes anëtarëve të kryesisë. Në prani të kryetarit të grupit të punës për zgjedhjet vendore, deputetit Eduard Halimi dhe të dërguarit nga kryesia për analizën, nënkryetarit të PD, Edmond Spaho, anëtarët e kryesisë kanë bërë përgjegjës njëri-tjetrin për humbjen e 21 qershorit. Kryetari i degës së PD, Engjëll Cara, i cili njëherazi ishte edhe kandidati i koalicionit të djathtë për Bashkinë e Kavajës, ka deklaruar përpara anëtarëve të kryesisë, se humbja erdhi si rrjedhojë e presionit shtetëror mbi qytetarët e thjeshtë dhe punonjësit e administratës. 

  • Nishani: Dekriminalizimi duhet
     kemi politikanë të inkriminua

    Presidenti i Republikës Bujar Nishani  ka hedhur poshtë qëndrimin e kreut të komisionit të sigurisë, Braho duke deklaruar se nuk ka elemente destabiliteti në vend. Kreu i shtetit e ka cilësuar tepër të rëndësishme reformën në drejtësi dhe dekriminalizimin, ku sipas tij përvec prokurorëve dhe gjyqëtarëve të korruptuar, ka edhe politikanë të inkriminuar.

  • ALUIZNI i përgjigjet Strazimit: PD
    në 8 vite, vetëm 22.000 legalizime

    ALUIZNI ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike lidhur me një tender prej 1.5 milionë dollarë. Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri tha se, tenderi është zhvilluar në kushtet e konfliktit të interesit dhe kur ALUIZNI nuk ka nevojë të paguajë për një punë që e ka kryer me punonjësit e tij.  VIDEO

  • Basha takim me biznesmenë në
    Lezhë: Qeveria ka si ofertë 'burgun'

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takim me biznesmenë në qytetin e Lezhës e ka cilësuar situatën me të cilën përballet biznesi si tejet të rënduar duke thënë se në fund përfundohet me fjalën “burg”.

  • Komisioni i Venecias shqyrton 
    draftin e “drejtësisë” në 24 teto

    Pas publikimit të progres raportit në datë 21 tetor edhe Komisioni i Venecias ka futur në axhendën e tij draftin e reformës në drejtësi. Dokumenti i hartuar nga ekspertët e drejtësisë së nivelit të lartë vendas e të huaj do të merret në shqyrtim në datën 24 tetor. Datë kjo e publikuar në kalendarin e punës së Komisionit Evropian për të demokraci përmes ligjit. 

  • Ambasadorja e re, Stancic: Zhvillimi
    ekonomik në qendër të vëmëndjes

    Shkëmbimet tregtare dhe ekonomike do të jenë në qendër të vëmendjes të ambasadores së re të Sllovenisë Lea Stančič. Kreu i Kuvendit priti sot në një takim mirëseardhjen e ambasadores Stančič të cilës i uroi suksese në misionin e saj në Shqipëri. 

  • Haxhinasto "duhet" të japë llogari 
    për humbjen e PD-së në zgjedhje

    Nostalgji e demokratëve për Haxhinaston, apo thjesht një lapsus? Ja çfarë thotë Partia Demokratike, në degën e Kavajës.

  • Fati i komisionit të dekriminalizimit
    Ja DEBATET e forta Ruçi - Bregu

    Debati se kush do ta bëjë dekriminalizimin, komisioni i posaçëm për këtë çështje, apo do të kryhet përmes një procedure të zakonshme parlamentare me një projektligj, ka shkaktuar debate në Konferencën e Kryetarëve

  • Erjon Braçe: Asnjë fermeri nuk
    do t’i kërkohet kasë për prodhimet

    Deputeti i Partisë Socialiste Erjon Braçe ka mohuar akuzat e opozitës për pretendimin e kontrolleve të tatimorëve ndaj bujqër. Sipas Braçes bujkut nuk i është kërkuar të shesë me kasë fiskale por i kërkohet grumbulluesit të japë faturë. 

  • Doli PRO Shqipërisë e Maqedonisë
    Kotzias pezullon ambasadoren e BE

    Themelet e ministrit të Jashtëm të Greqisë janë lëkundur pas një skandali të zbuluar nga mediat në Athinë. E përditshmja To Vima shkruan se shefi i diplomacisë greke ka pasur një konflikt me ambasadoren e Athinës në Bashkimin Evropian, pasi kjo e fundit nuk zbatonte urdhrat e shefit të saj kur ishte fjala për Shqipërinë dhe Maqedonisë. 

  • PD: Të nisin hetimet, drejtoresha e
    ALUIZNI-t i jep tender bashkëshortit

    Partia Demokratike i ka bërë thirrje Prokurorisë të nisë hetimet për denoncimin e skandalit me tenderët e ALUIZNI-t. Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Gent Strazimiri tha se në Prokurori është dorzuar i gjithë dokumentacioni përkatës i cili sipas selisë blu vërteton këtë skandal. VIDEO

  • Akuzat e PD-së, reagon OSHEE:
    Ja faktet e tenderimit online

    Pas akuzave të Partisë Demokratike për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për procedura korruptive në tenderim,  kjo e fundit ka reaguar nëpërmjet një njoftimi duke sqaruar se i gjithë procesi i tenderimit është zhvilluar online sipas rregullave.

  • PD: Rama, miliarda për ndërtuesin
    e tij që shpallen gjithmonë fitues
     

    Sipas Partisë Demokratike kryeministrin Edi Rama ka favorizuar si fitues të tenderave për ndërtimin e godinave, “ndërtuesin e tij”. Në një deklaratë për mediat, deputeti Luciano Boci, tha se janë bërë abuzime me tenderat, duke parapercaktuar fituesin, i cili sipas tij “shpallet fitues, ndonëse paraqet ofertën më të lartë”.  VIDEO

  • PD: Rama-Lame vodhën 1,5 mln
    USD nga taksapaguesit, po fshihen

    Vazhdojnë akuzat nga ana e Partisë Demokratike drejtuar kreut të ALUIZ-nit dhe kryeministrit Rama si të përfshirë në afera korruptive.1.5 mln dollarë kanë përvetësuar sipas demokratëve Rama dhe Lame nga taksat e qytetarëve.

  • 20 vjet nga vdekja e Remzi Hoxhës
    djali: Varet nga mëshira e Ramës

    Ardian Hoxha, djali i Remzi Hoxhës thotë se “tani rasti varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e Edi Ramës”. Sot 36 vjeç i martuar me Erën prej 10 vjetësh, babai i 2 fëmijëve Liza (9) dhe Remzi Hoxha II (3 vjeç), Ardiani ka qenë një adoleshent kur babai i tij u rrëmbye nga SHIK dhe u zhduk ndërkohë ai shprehet se zbardhja e gjithçaje varet vetëm nga vullneti dhe mëshira e kryeministrit Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv